24 Shtator 2017
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36
E shtune, 08 Gusht 2015 16:17

Ja 15 “titanët” e teknologjisë

Shkruar nga

Dikur Oscar Wilde thoshte “Rinia tretet në rini”. Kjo shprehje në fakt nuk përshtatet me rastin e këtyre sipërmarrësve, të cilët kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm brenda pak vitesh.

Duke formuar një të ashtuquajtur “klub elite”, janë plot 28 miliarderë në botë, që i kanë siguruar vetë këto të ardhura e jo të trashëguara, të cilët janë ende mes të 20-ave dhe të 30-ave. Shumica e tyre, konkretisht 21, i kanë siguruar të ardhurat prej teknologjisë, ndërsa 15 prej tyre sapo janë futur edhe në listen e 100 më të pasurve të teknologjisë.

Më i riu mes të këtyre të 100-tëve, e njëkohësisht edhe miliarderi më i ri në botë, është 25-vjeçari bashkëthemelues i Snapchat, Evan Spiegel, i cili krijoi aplikacionin me foto që zhduken kur ishte ende student në Stanford. E sigurisht, të qenit kaq shumë i pasur dhe me famë, e ka ndihmuar atë të ketë një lidhje me modelen dhe aktoren Miranda Kerr.

E ndërsa ai rezulton si më i riu i të rinjve, bashkëthemeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, mban mbi shpinë “titullin” e më të pasurit mes të rinjve. 31-vjeçari, i cili sapo ka njoftuar se do të bëhet edhe baba, ka një pasuri prej 41 miliardë dollarësh, ndërkohë që 14 teknologët e tjerë nën të 40-ave kanë së bashku një pasuri prej 59 miliardë dollarësh. Pasuria aktuale e bën atë të jetë i katërti mes titanëve të teknologjisë, por gjithashtu edhe i teti më i pasur i planetit. Vetëm së fundi, Zuckerberg është renditur mes 10 më të pasurve në botë, për herë të parë.

Zuckerberg ishte vetëm 2 vite më i ri sesa Spiegel aktualisht, kur arriti shifrën e 1 miliardëshit në moshën 23-vjeçare. Ai gjithashtu të kujton fillimet e numrit 1 të teknologjisë në botë, Bill Gates, pasi ashtu si themeluesi i Microsoftit, edhe Zuckerberg është larguar nga Harvardi për të hedhur hapat e parë të zhvillimeve teknologjike dhe historisë që e ndoqi më pas.

Por, cila është lista e plotë me 15 “titanët” e teknologjisë me moshë nën 40 vjeç?

1. Mark Zuckerberg, 41.2 miliardë dollarë, mosha 31 vjeç

2. Dustin Moskovitz, 9.6 miliardë, mosha 31 vjeç

3. Jan Koum, 7.9 miliardë, mosha 39 vjeç

4. Travis Kalanick, 6 miliardë, mosha 38 vjeç

5. Garrett Camp, 6 miliardë, mosha 36 vjeç

6.Eduardo Saverin, 5.7, mosha 33 vjeç

7. Frank Wang, 3.6, mosha 34 vjeç

8. Brian Chesky, 3.3 miliardë, mosha 33 vjeç

9. Joe Gebbia, 3.3 miliardë, mosha 33 vjeç

10. Nathan Blecharczyk, 3.3 miliardë, mosha 32 vjeç

11. Sean Parker, 3 miliardë, mosha 35 vjeç

12. Zhou Yahui dhe familja, 2.6 miliardë, mosha 38 vjeç

13. Jack Dorsey, 2.3 miliardë, mosha 38 vjeç

14. Evan Spiegel, 2.1 miliardë, mosha 25 vjeç

15. Robert Pera, 2 miliardë, mosha 37 vjeç

Shkodra Press

Në këtë video është një bebe e cila sheh për herë të parë prindërit e saj qartë, kjo pasi i janë vendosur syzet. Reagimi i Piper Verdusco nuk ka të paguar. Videoja është bërë nga mamaja e vajzës në Ohajo të SHBA-së. Shikoni videon në fund të faqes.

Shkodra Press

Diel, 12 Korrik 2015 23:49

Ja si shtrembërohet Iphone 6+ (VIDEO)

Shkruar nga

Qëkur ka dalë në qarkullim Iphone 6+ ka patur akuza se ky model nga lloji i metalit dhe i përbërjes që ka mund të shtrembërohet, të shumtë kanë qenë zërat që janë shprehur se telefonat e tyre u janë shtrembëruar në xhepat e pantollëve. Për më shumë shihni videon në fund të faqes se çfarë ndodh me Iphone 6+.

 

 

Nëse dëshironi të fitoni sa më shumë në 5 vitet që pasojnë, çfarë shkolle duhet të zgjidhni? Ky është një studim i publikuar në The Telegraph.

Studentët që kërkojnë të fitojnë para sa më shpejt të jetë e mundur duhet të studiojnë ekonomi në universitet.

Të diplomuarit në ekonomi pritet të fitojnë rreth 45 mijë paund brenda 5 viteve, sipas uebsajtit Emolument që merret me krahasimin e rrogave.

Drejtësia është diploma e dytë më fitimprurëse, me një rrogë prej 42 mijë paundësh brenda 5 viteve. Matematika dhe statistika (39 mijë paund), kimia dhe shkencat natyrore (38 mijë paund) dhe kontabiliteti, biznesi e financa (37 mijë paund) mbyllin 5-shen e parë në listë.

Ne foto: Rroga sipas diplomave (me blu – ne 5 vitet e ardhshme ; me te kuqe – ne 15 vitet e ardhshme) / Shkronja “k” nenkupton Mijë

Në krahasim me to, të studentët e arteve pamore dhe dizajnit duhet tëp resin të fitojnë 25 mijë paund  në 5 vitet pasi kanë lënë universitetin, ndërsa Letërsia Angleze, Filozofia dhe Gjuhët Moderne arrijnë në 32 mijë paund.

Megjithatë, studentët që janë të gatshëm tëp resin pak më gjatë për të fituar më shumë para do të bënin mirë të studionin për Kontabilitet, Biznes e Financë, që fitojnë një shumë prej 128 mijë paundësh pas 15 vitesh punë, tre deri në 4 herë më shumë se 10 vjet më parë.

Të dhënat parashikojnë një rënie të rrogës së shkencëtarëve në dekadën e ardhshme.

Njerëzit që studiojnë Menaxhim dhe Strategji mund të presin të fitojnë 36 mijë paund pas 5 vitesh por tre herë më shumë se 10 vjet më parë.

Por mos harroni, që 1/3 e njerëzve më të pasur në botë nuk janë diplomuar fare në universitet.

Shkodra Press

Nuk ka rëndësi se ku do të shkoni këtë verë, por duhet të dini disa gjëra të thjeshta që duhet të bëni para se të largoheni për pushime, dhe të mos stresoheni. CNN na jep pesë mënyra që të gëzoni pushimet tuaja.

 

1. Paketo mirë

Merr çanta që palosen vetw, në mënyrë që të vendosni suveniret nga vendi që do vizitoni. Mos harroni, nëse fluturoni, është më lirë të paguash për një çantë ekstra se një valixhe që tejkalon limitin e peshës të vendosur nga linja ajrore.

Asnjë nuk dëshiron të lajë dhëmbët me gishta, apo të shpenzojë 5 dollarë për të blerë një furçë dhëmbësh. Merrni një set tualeti dhe paketojeni më parë. Kështu që do të jeni gati para se të largoheni pa harruar sendet personale. 

 

2. Të ndiheni më mirë sa më shpejt

Ndoshta në makinë ju mund të keni një kuti të thjeshtë të ndihmës së shpejtë. Nëse do të shkoni në një udhëtim të gjatë, ndoshta nuk do të mund të shkoni në farmacinë më të afërt. Sigurohuni që i keni marr të gjitha mjekimet e nevojshme si fasha, hydrocortisone, ibuprofen dhe një antibiotik.

 

3. Vendosni sigurinë në vend të parë

Kudo që të shkoni, aplikacioni i ndihmës së parë të Kryqit të Kuq mund t’iu ndihmojë si të veproni në situata emergjente, ku mund të priteni, emergjencë diabetike, djegie, apo alergji. Në ekranin e telefonit tuaj do të keni disa të dhëna për këto situata. Nëse nuk dini numrin e urgjencës në vendin ku do të udhëtoni, shkarkoni aplikacionin e Travel Safe. 

 

4. Hani shëndetshëm

Të hani jashtë në pushime tuaja nuk është gjithmonë një zgjedhje mes çmimit të lirë, ushqimit jo shumë të shëndetshëm dhe të shtrenjtë, dhe një kuzhine të shëndetshme. Së pari, anashkaloni bukën dhe gjalpin që ju sjellin në tavolinë teksa prisni porosinë. Qëndroni larg ushqimeve të skuqura. Dhe mos u ndjeni sikur duhet të mbaroni të gjithë pushimin. Paketojeni pjesën që ju mbetet, pasi pjesa më e madhe e hoteleve kanë një frigorifer dhe mikrovalë, kështu që mund t’i ngrohni dhe t’i hani më vonë.

 

5. Evitoni debatet e fluturimeve

Të dini se ku të drejtoheni nëse keni probleme gjatë udhëtimit me avion, mund t’ju ndihmojë të shijoni pushimet tuaja. Së pari, duhet të dini të drejtat tuaja. Departamenti i Transportit shpjegojnë se linjave ajrore u kërkohet se çfarë duhet të bëjnë nëse ka vonesa në fluturim apo jeni mbifaturuar.  Dhe kryesorja? Gjërat tuaja dhe mund të humben ose të harrohen diku, kështu që mos harroni të bëni sigurimin e gjithçkaje që keni marr me vete.

Shkodra Press

Qeniet humane do të bëhen hibridë që mund të lidhin trurin e tyre me internet nga viti 2030. Ray Kurzweil, shefi i inxhinierisë tek Google, e bëri këtë deklaratë të pazakonshme në konferencën “Exponential Finance” në Nju Jork.

Sipas tij, truri mund të lidhet me nanobotë, robotë të vegjël të krijuara nga fibrat e ADN-ës, dhe do të jetë në gjendje të shfrytëzojë serverët në ‘cloud’ (re), për të rritur inteligjencën tonë.

“Mendimet tona do të jenë një hibrid i mendimeve biologjike dhe jo-biologjike”, deklaroi Kurzweil.

“Kështu, gradualisht jemi duke përmirësuar veten. Në pikëpamjen time, kjo është natyra e njeriut, të kapërcejë limitet e veta. Ne do të jemi në gjendje të zgjerojmë limitet tona dhe të mendojmë në ‘cloud’. Ne do të vendosim portat e reve në trurin tonë”, tha Kurzweil

Kurzweil parashikoi se singulariteti teknologjik, kur inteligjenca artificiale tejkalon inteligjencën humane, do të ndodhë nga viti 2045.

Ai ka bërë edhe më parë parashikime për të ardhmen dhe kanë rezultuar të sakta. Në vitet ’90 ai bëri 147 parashikime për vitin 2009. Në vitin 2010 ai shqyrtoi parashikimet e tij dhe pa që 86% e tyre ishin të sakta.

Shkodra Press

Mes të nxehtit, ujit dhe rërës... pushimet e verës mund të jenë shkatërrimtare për telefonin tuaj. Temperaturat e larta mund të shkaktojnë mbinxehje të pajisjeve tuaja brenda çastit, sidomos nëse janë lënë brenda në makinë apo nën dritën e diellit.

“Apple paralajmëron në faqen e tij në internet, se telefonët celularë duhet të mbahen në temperatura nën 35 gradë Celcius”, raporton gazetarja për pajisjet teknologjike në NBC News, Julianne Pepitone.

Të mbash pajisjet në temperaturën e dhomës është një rregull i mirë. Nëse shihni një mesazh paralajmërues apo e ndjeni që ekrani është nxehur shumë, fikeni celularin dhe lëreni të ftohet. Mos e vendosni në frigorifer apo temperatura të tjera ekstreme.

Një ekran i plasaritur mund të mbushet me gurëza rëre apo diçka tjetër, por për t'i shpëtuar kësaj, i vendosni një ngjitës transparent sipër, derisa të ndërroni ekranin apo telefonin.

Nëse ecja po vrapimi në plazh është në axhendën tuaj këtë verë, rëra dhe papastërtitë mund të shkaktojnë probleme.

“Në këto lloj telefonësh ka kanale dhe çarje të ndryshme që mund të mbledhin papastërti apo rërë, e që e dëmtojnë seriozisht telefonin apo ndjeshmërinë e prekjes”, thotë Pepitone.

Disa kompresorë të vegjël me ajër, që përdoren për të pastruar tastierat e kompjuterit do t’ju bënin shumë punë.

Notimi është pjesë e kënaqësisë verore, por uji dhe teknologjia nuk kanë pse ngatërrohen. Një këllëf i papërshkueshëm nga uji është një ide e mirë.

Nëse nuk doni të harxhoni lekë për të blerë një telefon të ri, një qese e thjshtë plastike mund ta mbrojë nga dëmtimet dhe lagështira. “Në të shumtën e rasteve, mund të përdorni telefonin me prekje dhe nëpërmjet këtyre qeseve. Nuk është se garanton mbrojtje absolute, por është më mirë se asgjë”, këshillon Pepitone.

Dhe së fundi, mbrojtja më e mirë nga të gjitha? Lëreni telefonin në shtëpi!

Shkodra Press

E marte, 05 May 2015 13:36

Kënga e Tre Heronjve të Shkodrës (VIDEO)

Shkruar nga

Jordan Misja, Branko Kadia dhe Perlat Rexhepi janë tre heronjtë e qytetit të Shkodrës. Në nder të tyre është krijuar edhe kjo këngë e krijuar nga vargjet popullore dhe poezitë e e poetëve tanë.

 

Tërmeti i rënë në Nepal ka shkatërruar gjithçka duke shkaktuar edhe viktima të shumta në njerëz, një katastrofë e vërtetë. Një video amatore që qarkullon në internet, e transmetuar nga BBC tregon se si shkatërrohen tempujt e lashtë, për më shumë shikoni videon e bashkangjitur. Shkodrapress

“Fëmija Ylber është diagnostiguar për herë të parë në vitin e dytë të lindjes së tij, në vitin 2010, atëherë kur gjendja shëndetësore nuk po njihte përmirësim, ftohje të vazhdueshme, vështirësi në frymëmarrje, dobësi e përgjithshme dhe kjo nuk po kalonte” – tregon nëna Albana. 

“Mjeku i ka bërë edhe përshkrimin e parë të ilaçeve për fëmijën. Gjatë kësaj kohe fëmijën e kam shtruar disa herë në spital ku ka marrë shërbim parandalues ndërsa nga ana tjetër ne si familje kemi arritur të sigurojmë vetëm gjysmën e mjekimit trajtues në pamundësi ekonomike për ti siguruar të gjitha”.

Pas një viti trajtim të përgjysmuar dhe me një gjendje shëndetësore që nuk njihte përmirësim, nëna Albana sëbashku me fëmijën Ylber është shoqëruar tek një mjek tjetër, i cili gjithashtu ka bërë të njëjtat konstatime si mjeku pararendës dhe ka përshkruar të njëjtat medikamente. Mjeku në fjalë na bën një përshkrim në detaje të situatës….

Emrat e medikamenteve:

“Rrasti i alergjisë në fjalë e ka të domosdoshëm trajtimin me  SERETIDE 50/100 mg,  i cili do të merret çdo muaj dhe sipas përshkrimit të mjekut kushton rreth 50 euro (blihet çdo muaj nga 50 euro). Krahas këtij mjekimi është e nevojshme të perdoret edhe imunoterapia,  e cila realizohet përmes një terapie me vaksina.

Kjo vaksinë tregon mjeku është e personalizuar (analiza e bërë e femijes  i dërgohet laboratorit, i cili e prodhon në përputhje me nevojën e femijës,  më pas  i dërgohet mjekut alergolog që do t'ia injektojë fëmijës gjatë vitit sipas periudhave të përcaktuara nga mjeku që mund të jenë çdo muaj apo çdo 3 muaj.  Mjekimi me vaksinë (imunoterapia) zgjatë minimalisht 3 vite dhe maksimalisht 5 vite”.

Vitin e parë, sipas mjekut,  vaksina kushton rreth 255 euro dhe përdoret përgjatë gjithë vitit, vitin e dytë dhe të tretë kushton nga 220 euro. Vaksina pra blihet një herë në vit dhe fëmija kontakton mjekun sipas intinerarit të percaktuar nga ai për ta bërë vaksinën. Mjeku gjithashtu shtoi që trajtimi është i domosdoshëm dhe se gjendja e femijës sa vjen dhe përkeqësohet nga mungesa e trajtimit.

Trajtimi që merr fëmija aktualisht është një trajtim i përkohshëm për të siguruar një gjendje stabël të fëmijës, por fëmija mjekimin e mësipërm e ka të domosdoshëm. 

Gjëndja aktuale e fëmijës edhe pas dy viteve mjekim të cilët prindërit me shumë vështirësi kanë arritur ta sigurojnë ashtu të përgjysmuar. Mjekja pas vlerësimit të situatës së fëmijës  me datë 20/02/14 dhe pas konstatimeve të njëjta e rekomandimeve si mjek pararendës , në Përgjigje-Rekomandimi mjeku përmend  edhe vlerësimin e rastit për përfitimin e KEMP-it, gjë e cila nuk është vëne ende në zbatim. 

Emrat e medikamenteve: Nëna Albana tregon se gjatë këtyre viteve ata kanë mundur të sigurojnë për fëmijën vetëm trajtimin me pompë “Butoazma” dhe “Ventoline”, e cila futet në listen e ilaçeve gjysëm  të rimbursueshme për të cilat familja shton rreth 2000 lekë të reja, ndërkohë trajtimi me vaksinë ka qenë i papërballueshëm nga familja duke qënë se nuk janë të rimbursueshme. 

Gjendja shëndetësore e fëmijës vazhdon të jetë problematike dhe familja ndihet e pafuqishme në mbështetjen e tij.

Kushtet e shtëpisë (plot lagështi dhe pa ngrohje) në të cilat rritet Ylberi janë të papërshtatshme dhe po agravojnë çdo ditë e më shumë situatën.

Shkodrapress

Page 1 of 2

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO