24 Shtator 2017
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

SKEDA / Sytki Brahimi 

 

1951 – U lind në Shkodër

1975 – Përfundoi studimet në ‘Akademinë e Arteve’, Tiranë.

1976 -  Merr pjesë në ekspozita të ndryshme lokale dhe kombëtare

1988 -  Ekspozitë e artit kolektiv, Prishtinë (Kosovë).

1992 -  Ekspozitë e artit kolektiv, Mal i Zi

1993 -  Ekspozitë e artit kolektiv, Shkodër (Shqipëri)

1994 -  Ekspozitë e artit kolektiv, Tiranë, Galeria Kombëtare e Arteve (Shqipëri)

1996 -  Ekspozitë personale, Tirana, NAG (Shqipëri)

1998 -  Ekspozitë e artit kolektiv, Galleria in der Vativkirche Vienna (Austri)

1999 -  Ekspozitë e artit kolektiv, in die pfarrlirch, Greinfenburg (Austria)

2000 -  Ekspozitë personale, UPA Geneve (Swissland)

2001 -  Ekspozitë e tre autorëve, Diozesanhaus Klagenfurt (Austria)

2002 -  Ekspozitë personale der Kartner Sparkasse, Straburg (Austria)

2003 -  Ekspozitë e tre autorëve, Ulqin (Mali i Zi)

2004 -  Ekspozitë personale, ‘Lind Art Galeri’, Tiranë.

2006 -  Ekspozitë personale, ‘Galeria Zenit’, Tiranë.

2007 -  Ekspozitë personale, ‘Atelier Mirso’, Podgoricë (Mal i Zi)

2010 -  Ekspozitë personale, ‘Galerie Lucke’, Austri.

2011 - Ekspozitë personale pikture (Bruksel / Belgjikë) 

2013 - Ekspozitë personale pikture (Bruksel / Belgjikë) 

2013 - Ekspozitë e artit kontemporan (Luksemburg)

Aktualisht është mësues i artit në një shkollë të Shkodrës.

 

 

Fatmir Juka - shkëputur nga "Visare të pikturës Shkodrane"

 

Me Sytki Brahimin shënojmë agun e platmimit të një plejade të re, e të konsoliduar piktorësh profesionistë të këtyre 20 viteve të fundit.

Brahimi ekspresionisti imponues me një gjurmë të fortë në telajo, një gjurmë të fortë në njollë plot me lëndë e pastë që futet thellë në mishin e imazhit të vizatuar deri në gdhendje, sikur tenton ti japë forcë e zë asaj çfarë ai ka më emergjente në veprën e tij; dhënien e mesazhit të drejtë për drejtë, të një ekzistence të brendshme që  shënon me forcë përkatësinë në këtë origjinë të përbashkët artistësh. Ai është unik në stilin dhe mesazhin e tij. Një qëndrestar i vlerave origjinale dhe kujdestar i trashigimisë sonë. i vlerave të kulturës arkitektonike dhe shpirtërore, por që flet në gjuhën e artistit modern.

Ai shndërrohet në nyje të rëndësishme të bashkëbisedimit me artin e kohës brenda dhe jashtë Shqipërisë, me gjuhën e një pikture bashkëkohore shpreh zërat e traditës...

 

 

Sytki Brahimi - Ekspozitë Online

Ismail Lulani lindi më 1933 në Tuz, Mal të Zi — vdiq më 6 tetor të 2002 në moshen 69 vjeçare në qytetin e Shkodrës, Shqipëri. Ishte një piktor shqiptar.

Në moshën 9 vjeçare së bashku me familje vendoset në qytetin e Shkodrës. Në vitin 1967 mbaron Akademinë e Arteve të Bukura për pikturë monumentale, puna e tij e diplomës "Ded Gjo Luli me trima", u vlerësua mjaft nga kritika e kohës. Emërohet dhe punon si profesor në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe më pas vendoset, me dëshirën e tij, në qytetit e Shkodrës ku punon si profesor në Liceun Artistik të këtij qyteti deri sa del si piktor në krijmtari të lirë. Ai ishte një ndër themeluesit e degës së Arteve Vizive (në shkollën e mesme artistike Prekë Jakova)në qytetin e Shkodrës. Ai ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ismail Lulani është një ndër piktorët më origjinal e më të fuqishëm në historinë e Artit Shqiptar, ai ishte një piktor shumë aktiv në krijimtarinë e tij, eksploroi me mjeshtri në të gjitha gjinit e pikturës, si kompozim, pejsazh, portret , natyra të qeta,. Pikturat e tij shquhen për forcën dhe lojrat magjike të ngjyrës, për vizatimin ekspresiv dhe mjetet shprehëse.

Për meritat e tij ai është nderuar me çmime dhe tituj të kalibrit të lartë

•Në vitin 1979 i jepet titulli "Piktor i Merituar"

•Në vitin 1989 i jepet titulli i lartë "Piktor i Popullit"

•I është akorduar titulli "Naim Frashri i klasit të Parë"

•Në vitin 1999 në Biennialen e Romës për Artet Vizive merr çmimi i dytë dhe i jepet medalja e argjentë, me tabllon (Ikja në Egjipt)

•Pas vdekjes, në 70 vjetorin e lindjes iu akordua titulli "Krenaria e Shkodrës" i cili iu dorëzua të shoqes së artistit.

Ismail Lulani mori pjesë në të gjitha ekspozitat lokale që u zhvilluan në qytetin e Shkodrës si dhe ato kombëtare që u zhvilluan në Tiranë, rreth 20 punime të tij ndodhen në arkivat e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, si dhe shumë të tjera pronë e galerive e muzeumeve në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Ai ka ekspozuar në shumë vende të huaja si Frascat, Romë (Itali), Paris( Francë), Linz (Austri), New York, Boston (USA), Toronto (Canada), Athinë (Greqi), Pekin, Shangai (Kinë), Irlandë, Rumani, Belgjikë, Beograd(Serbi), Podgoric, Cetinj, Tivar, Ulqin (Montenegro), Prishtinë (Kosovë), Aleksandri (Egjipt), Turqi , Tunizi, Hungari, duke marë vlersimet më të larta nga kritika e huaj. Shumë nga pikturat e tij janë pronë e koleksionistëve të ndryshëm në Francë, Austri, Itali, USA, Gjermani, etj.

 

Ai mbetet një nga emrat më të respektuar të Shkodrës dhe një nga emrat më të shquar në historinë e artit shqiptar.

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO