22 Korrik 2017
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

1. Sa vite ka “Rrënjët Shqiptare-Albanian Roots”?

Këtë vit “Rrënjët Shqiptare-Albanian Roots” mbush plot 9 vjeç.

 

2. Nga se u nis “Rrënjët Shqiptare” dhe e kujt ishte idea e vënies së këtij emri?

Ishim një grup të rinjsh që donim të krijonim një organizatë që të kishte frymë unifikuese mes shqiptarëve. Donim një organizatë që të ishte jashtë politikës, fesë dhe diferencave krahinore. Një sugjerim të tillë na e pati dhënë edhe miku ynë Joseph DioGuardi. Emri u propozua nga kryesia dhe gjeti një miratim unanim. Kështu lindi “Rrënjët Shqiptare-Albanian Roots”.

 

3. Cila është struktura e “Rrënjëve Shqiptare”? Si jeni të organizuar e ku jeni të shtrirë si degë?

Është grupi ekzekutiv, i cili ka selinë qendrore në New York dhe ka këtë strukturë: Marko Kepi (president), Nikë Beqi (zv./president), Bujar Gjata (zv./president), Enkolana Çekaj Mundija (sekretare), Vijona Malota (financiere).

Kemi degët në Michigan (me perfaqësues Endrit Topallin), në Texas (me përfaqësues Besmir Hoxha) dhe dega në Illinois.

Gjithashtu, kemi degët në grupet universitare: “John Jay College Albanian Roots Club”, “St.Francis College Albanian Roots Club” si dhe grupin që u themelua sivjet nga zonja Afërdita Delaj: “Albanian Roots Cheerleaders”.

I gjithë ky staf punon vullnetarisht dhe burimet e fondeve tona janë: anëtarësitë dhe sponsorizimet.

4. Marko, çfarë do të thotë për ty të drejtosh “Rrënjët Shqiptare”?

Ndjej krenari, pa diskutim. Kur shoh që na bashkohen shqiptarë nga shumë shtete të Amerikës, ndjej kënaqësi dhe njëkohësisht një përgjegjësi të madhe që të punoj edhe më fort për komunitetin shqiptar.

 

5. Stafit: Si vijon puna me Marko Kepin në krye?

Jo sepse duhet thënë se është kryetari, por deri tani gjërat kanë shkuar mirë. Kjo tregohet edhe nga jetëgjatësia e organizatës. Brenda grupit ekzekutiv ka dakordësi dhe vizioni me të cilin presidenti e udhëheq organizatën tonë, është një vizion që i përshtatet edhe botëkuptimit tonë, pa u imponuar. Mendojmë se ky është çelësi i suksesit.

 

6. Ku shtrihet interesi i “Rrënjëve Shqiptare”?

Fokusi jonë kryesor është grup-mosha 15-30 vjeç, brezi i ri i shqiptarëve që kanë lindur këtu në Amerikë. Me kontributin tonë, duam që të ndihmojmë këtë grup-moshë që të integrohen në kulturën amerikane duke mos u asimiluar. Secili aktivitet i yni përqëndrohet tek ky qëllim.

Një tjetër angazhim i yni është ndihmesa tek po i njëjti grup-moshe, por për shqiptarët në trojet e tyre. Në këtë projekt kemi një bashkëpunim shumë të mirë me fondacionin “Mbretëresha Geraldinë”, ku përpiqemi që t’i krijojmë kushte më të mira edukimi e shkollimi të rinjve shqiptarë.

 

7. Kush ka besuar në ju që në fillim kur keni prezantuar këtë projekt: “Rrënjët Shqiptare - Albanian Roots”?

Joseph DioGuardi ka qenë personi që na ka besuar menjëherë dhe na ka mbështetur vazhdimisht. Gjithashtu edhe Richard DioGuardi. Mjaft anëtarë të “Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane/Albanian-American Civic League” na kanë promovuar si organizatë dhe kanë dhënë donacione. Kemi marrë mbështetje edhe nga senatori Martin Golden dhe këshilltari i Bashkisë së New York-ut David Greenfield, etj.

 

8. A mund të na flisni pak për aktivitetet që ju organizoni? Bëni një plan vjetor për to?

“Parada Shqiptare” është aktiviteti jonë kryesor. Për pjesën më të madhe të aktiviteteve, sigurisht që bëhet një plan vjetor. Përmendim këtu Paradën, aktivitetet për festat zyrtare e data simbolike si p.sh. festat e flamurit e të pavarësisë, pavarësia e Kosovës etj.

“Rrënjët shqiptare” janë të pranishëm në komunitet duke organizuar edhe panaire, pikniqe, festivale, protesta, takime me personalitete, promovime, qofte librash apo talentesh, përmendim rastin e sportistit Reshat Mati etj.

 

9. “Rrënjët shqiptare - Albanian Roots” identifikohet me “Paradën Shqiptare”. Na flisni pak për këtë aktivitet kryesor tuajin.

Deri tani kemi organizuar nëntë të tilla. Në secilën parade ne mundohemi që t’i kushtohemi një çështjeje apo një personaliteti që na identifikon, që na duhet ta promovojmë në mënyrë që t’i tregojmë botës mbarë se nga vijmë, kush jemi e çfarë duam ne si komb. Disa nga paradat e organizuara ndër vite janë: Çamëria (2010), Shqiptarët në Mal të Zi (2011), Shqipëri Etnike (2012), Jemi një (2013), Të gjithë kemi rrënjë shqiptare (2014), Ilirida është Shqipëri (2015), Nënë Tereza (2016) si dhe sivjet: Arbëreshët

 

10. Çfarë iu kërkoni sot shqiptarëve të Amerikës?

Iu bëjmë thirrje që të angazhohen më tepër për komunitetin shqiptar. Të rinjve iu bëjmë thirrje që të anëtarësohen në organizatën tonë. Procedura bëhet online dhe anëtarësimi është thjesht 20$ në vit. Këto fonde shërbejnë për mbulimin e aktiviteteve që organizata zhvillon. Që nga dita e themelimit, numerojmë 5 mijë anëtarësime në organizatën tonë.

 

11. Cili është mesazhi për të rinjtë shqiptaro-amerikanë që duan të jenë të suksesshëm në SHBA?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vendi i vetëm në botë ku mundësitë janë pafund. Është e rëndësishme që të kenë idetë e qarta se çfarë duan. Të rinjve shqiptaro-amerikanë iu themi që të integrohen në shoqërinë amerikane por jo duke u asimiluar. Të ruajnë ekuilibrin mes origjinës dhe kulturës së re ku duan të bëhën pjesë.

 

12. Na tregoni një link ku mund t’ju ndjekin shqiptarët në çdo njoftim apo aktivitete që ju zhvilloni.

Më së shumti na gjeni ne faqen tonë në facebook: Albanian Roots – Rrënjët shqiptare. Por kemi edhe website-in: www.albanianroots.org si dhe në Instagram: albanianroots.

 

13. Na jepni një mesazh në prag të paradës: pse shqiptarët duhet të vijnë në New York, të shtunën me 17 qershor, në 43rd Street 6th Ave?

Ka shumë arsye pse çdo shqiptar duhet t’i bashkohet Paradës Shqiptare.

Së pari, të përcjellim shembullin tek ata komunitete ku nuk respektohen e nuk ndihen të lirë shqiptarët. Së dyti, t’i tregojmë botës mbarë se është kombësia ajo që i bashkon shqiptarët dhe se ne, jo vetëm e njohim por edhe e gëzojmë harmoninë ndërfetare e ndërkrahinore ndaj duhet të mblidhemi të gjithë. Së treti, të ekspozojmë para syve të të gjithëve kulturën tonë, traditat tona dhe të dëshmojmë se jemi ndër popujt më të vjetër të Europës. Së katërti, është një detyrim ndaj atdheut tënd por gjithashtu edhe një largim nga rutina e përditshme e jetës amerikane dhe shijon një ditë plot me festime në shoqërinë e bashkëatdhetarëve të tu.

 

14. A mund të na zbuloni ndonjë detaj posaçërisht për ne?

Kemi mjaft surpriza të bukura që nuk duam t’i zbulojmë megjithatë, një prej tyre po jua tregojmë lexuesve të kësaj interviste: kemi një të ftuar special nga Europa që na e ka konfirmuar praninë.

 

Intervistoi: Arjeta Ferlushkaj

8 qershor, 2017

Një udhëtim nga Prishtina në Sarande për të sensibilizuar sa më shumë qytetarë që të kontribuojnë për shkollën e Thethit në Shkodër. Kjo është kauza e 11-vjeçarit Fresk Sylhasi që sot ka mbërritur në Milot për të vijuar ne udhëtimin e tijë.

11-vjecari Fresk Sylhasi

I shoqëruar edhe nga babai, Fresku do të përshkojë 500 km me biçikletë si një dedikim për bashkmoshatarët e tijë që mësojne në shkollen e Thethit. Paratë e grumbulluara do të përdoren për të blerë mjete mësimore për ketë shkolle, qe për 11-vjecarin duhet ti përshtatet mrekullive të kesaj zone. Udhëtimi drejt Sarandes ishte planifikuar më parë, ndërsa tashmë i ka bashkuar edhe kauzën për mbledhjen e fondeve për shkollën të cilën e vizitoi kur ishte në Theth si vizitore 1 vit më parë.

11-vjecari me babain e tij

“Mu duk mirë që për një shkollë të kontribuoj, si njerëz të tjerë që kanë kontribuar për sendet e tyre. Disa menduan se nuk mund ta bëjë, por unë i thashë se do ta bëj. Kam takuar edhe presidenten e Kosovës dhe i kam dhënë një fletushkë dhe mbase ka kontrobuar dhe ajo. Sot ishte udhëtimi i vështire, pasi po fyente edhe shumë erë, por unë do tja dal që të shkoj në Sarandë me biçikletën time. Njerëzit kudo që po ndalojmë po na presin shumë mirë dhe po japin kontributin e tyre dhe kjo me inkurajoj edhe më shumë për këtë nisëm që unë kam ndërmarrë” tha Fresk Sylhasi

Veton Sylhasi jep detaje të shkollës në Theth, e cila tashmë ka edhe vemendjen e të birit 11-vjeçar Freskut, ndërsa shpresojnë që të mbledhin sa më shumë ndihma.

“Kemi menduar që mund të ndihmojmë nxënësit e shkollës në Theth. Kemi qenë vitin e kaluar, shkolla ishte në gjendje të mjerueshme në aspektin e klasave. Fresku është i aposinuar pas udhëtimeve që kur ka qenë i vogël dhe këtë udhëtim e kishte planifikuar kohë më parë dhe tani ai ja arriti qëllimit. Do ndalojmë në disa vendi sipas një programi që kemi përcaktuar më parë dhe njerëzit këtu në Shqipëri po na presin shumë mirë” tha  Veton Sylhasi  babai i Freskut

Udhëtimi i Freskut që ende nuk i ka mbushur te 11-vjeç është planifikuar që të përfundojë brenda 6 ditësh me destinacion Sarandën, ndërsa ai është i aposionuar pas sporteve dhe sfidave të qëndrueshmërisë.


Shkëputur nga e përditshmja 'Panorama'

Shkodra Press



Ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Dritan Smajli, është një nga emrat që po përflitet më shumë për një rikthim tek ekipi shkodran. Mbrojtësi lezhjan u largua nga ekipi kuksjan pas mosmarrëveshjeve me trajnerin aktual të Kukësit Radanoviç dhe zv.trajnerin Gvozdenoviç.

Në një intervistë për Shkodra Press, Smajli akuzon hapur dy drejtuesit e stafit teknik të Kukësit për shkatërrimin e këtij ekipi dhe i cilëson si fajtorët kryesor në humbjen e kupës së Shqipërisë në finalen ndaj Laçit. Gjithashtu, Smajli është i vendosur se nuk do të rikthehet më tek ekipi i Kukësit dhe ndihet i gatshëm të afrohet tek ekipi kuqeblu. Ai vlerëson punën e drejtuesve shkodran që kanë bërë këtë sezon në afrimin e talentëve në ekipin e parë dhe është i bindur se pas pak vitesh këto të rinj do të fitojnë trofe me ekipin e Vllaznisë.

Përveç Vllaznisë dhe Kukësit, më parë Smajli ka luajtur edhe për Kastriotin e Krujës dhe Besëlidhjen e Lezhës. 

Ja intervista me Smajlin:

1. Si e konsideroni periudhën që keni kaluar tek Kukësi në këto dy sezone ?

Mendoj se kam kaluar një sezon të parë të shkëlqyer, ndërsa sezoni i dytë nuk ka qenë shumë pozitiv për mua,  sepse atje duhet të jesh gjithmonë perfekt dhe gabimet nuk të falen. Kjo gjë nuk më ka pëlqyer tek Kukësi. Nuk e kam fjalën për tifozët, pasi ata gëzojnë respektin tim, sidomos tifozët e vërtetë të Kukësit, por e kam fjalën për drejtuesit.

2. Cfarë ndodhi në ndeshjet e fundit me Smajlin dhe përse akuzoni kaq hapur trajnerin serb Radanoviç dhe zv.trajnerin Gvozdenoviç ?

Do t’ju them se si është ngjarja. Një punonjës anonim në atë klub merret me merkaton edhe pse nuk i’a ka idenë asaj pune. Ky person, nga lojtar që ishte, i’a mbushi mendjen presidentit Safet Gjicit që ta emëronte zëvendës te ish-trajnerit Artim Shaqiri, që ky të kontrollonte çdo gjë. Besoj e kuptuat se bëhet fjalë për Gvozdenoviçin. Ne arritëm të zbulonim që ai po bënte rolin e spiunit dhe fliste të pavërteta tek presidenti, në mënyrë që ky i fundit të “urrente” ish-trajnerin Shaqiri. Këtë e kuptova në takimet që kam bërë personalisht me mbrojtësin Dushku dhe presidentin Gjici. Pas disa mundimesh të Gvozdenoviçit, ky ia mbushi mendjen presidentit të sillte drejtor këtë trajnerin e notit që është edhe sot dhe aty u prish çdo gjë. U bën dy serb që “villnin” vrer për Shaqirin, mua dhe Dushkun, pasi ne të dy shkonim shumë mirë me Shaqirin dhe ishim lidera të padiskutueshëm të ekipit. Me pak fjalë Gjicin e “hipnotizuan” se nuk ka fjalë tjetër për ta shpjeguar atë çfarë bënë dy serbët. Në fund e arritën qëllimin e tyre, por finalja e kupës u’a nxorri gjitha të palarat dhe ta marrin vesht të dy se këtë që kanë bërë e di gjithë Kukësi. Unë besoj se nuk do të jenë më trajnerë për edicionin e ri dhe nuk i’a vlen të flasësh më për ata.

3. Sipas jush, ndikoi kjo situatë e turbullt në humbjen e finales së kupës ndaj Laçit apo kurbinasit ishin më superior ndaj Kukësit në atë takim ?

Padiskutim që ka ndikuar, pasi Kukësi me mua Dushkun dhe Shaqirin doli në finale dhe ishte e padrejtë që ne mos ta shijonim finalen. Prandaj, Zoti është i madh e gjykon dhe ato që bëjnë padrejtësi nuk i do askush. Më vjen keq vetëm për shokët e ekipit dhe tifozët e Kukësit, pasi për të tjerët  nuk më intereson. Duke ndodhur këto gjëra Laçi përfitoi shumë mirë dhe domimoi takimin, duke arritur edhe fitoren në fund. E përgëzoj profesor Armando Cungun për suksesin e arritur, pavarësisht se kemi pasur disa mosmarrëveshje, por nuk duhet harruar periudha ku unë dhe Cungu kemi punuar bashkë.

4. Po nëse largohet ky staf teknik që është për momentin në krye të Kukësit, egzistojnë mundësitë për një rikthim të Smajlit tek Kukësi apo cdo gjë ka përfunduar me atë ekip ?

Jo jo nuk bëhet fjalë të kthehem më tek ai ekip. Edhe nëse Mourinjo shkon aty, une nuk bëhem më pjesë e atij ekipi. Kam respekt vetëm për tifozët dhe miqtë që zura atje, ndërsa të tjerët janë njerëz amatora dhe të pavlerë, që nuk e kanë idenë se çfarë është futbolli.

5. Po flitet për një rikthim tuajin tek Vllaznia. Sa të vërteta janë këto lajme që qarkullojnë ditët e fundit ?

Të them të drejtën kam lexuar vetëm në facebook dhe normalisht që më bëhet qefi. Deri në këto momente që po flasim bashkë nuk kam asnjë kontakt nga drejtusit e Vllaznisë. Smajli ka qenë dhe është i gatshëm të rikthehet në shtëpinë e tij, që është Shkodra dhe Vllaznia. Nga Vllaznia nuk jam larguar asnjëherë me dëshirë dhe e di e gjithë Shkodra se si jam larguar. Vllaznia është dhe do mbetet në zemrën time dhe me Vllazninë nuk kam bërë kurrë pazare. Ish-presidenti Valter Fushaj dhe miku im Armir Grima më njohin shumë mirë. Jam i gatshëm në cdo moment të rikthehem tek Vllaznia, por një gjë e tillë të bëhet sa më shpejt, në mënyrë që të mos jetë vonë pastaj.

6. Pritet të ketë këto ditë bisedime mes jush dhe drejtuesve të Vllaznisë ? Duke qenë se deri tani kanë qarkulluar vetëm thashetheme dhe asgjë konkrete. 

Nuk e di saktësisht se çfarë do të ndodh. Ndoshta mund të takohem këto ditë me drejtuesit e Vllaznisë dhe shpresoj që një gjë e tillë të ndodhë sa më shpejt.

7. Si e vlerësoni sezonin 2014 - 2015 të Vllaznisë dhe a besoni se situata do të ndryshojë për sezonin e ardhshëm ?

Normalisht për nga emri dhe historia që ka Vllaznia, ky sezon që u mbyll nuk i shkonte për shtat këtij ekipi. Por, një gjë pozitive është aktivizimi i djemve të rinj të Akademisë, që janë me të vërtetë lojtarë shumë të mirë, por duan dhe pak kohë që të jenë ata udhëheqësit e Vllaznisë drejt trofeve. Këtë sezon, Vllaznia fitoi shumë qe afroj këto djem të shkëlqyer dhe nuk ka dal e humbur.

Denis BAJRAKTARI
Shkodra Press

 

Fëmijët shqiptarë gjithnjë e më tepër janë të predispozuar të kenë probleme me shikimin, qofshin ato  të lindura ose të fituara. Problemi bëhet akoma më i madh kur shumë familje nuk kanë mundësitë ekonomike për t’i trajtuar fëmijët e tyre në një klinikë të specializuar okulisti.

Për t’u ardhur në ndihmë këtyre familjeve dhe fëmijëve që kanë këto probleme, prej më shumë se dy vitesh, në veriun e Shqipërisë dhe në Kosovë operon fondacioni gjerman jofitimprurës, DAIKA (Deutsch-Albanische Initiative Kinderaugen - Iniciativa Gjermano-Sqiptare për kontrollin e syve tek fëmijët).

DAIKA u themelua në vitin 2013 nga Elfriede Joos-Kratsch and Dr. Dietrich Kratsch në Tybingen të Gjermanisë dhe që prej asaj kohe, në zona të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës si p.sh. në Shkodër, Koplik, Bogë, Theth, Valbonë, Fushë-Arrëz, Krujë, në zonat e thella të Kelmendit si dhe në Prizëren, ka ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme të syve duke ofruar syze falas për të gjithë ata që kanë nevojë.

Gjatë një interviste ekskluzive të dhënë për Shkodra Press, themeluesit e këtij fondacioni jofitimprurës, Elfriede Joos-Kratsch and Dr. Dietrich Kratsch, na treguan më tepër në lidhje më shoqatën e tyre bamirëse, shërbimet që ofrojnë dhe kujt i vijnë në ndihmë.

 

Cili është misioni i fondacionit DAIKA këtu në Shqipëri?

Ne jemi shoqatë bamirëse që kemi si detyrë të japim ndihmë e të përkrahim me çdo kusht përmes vizitave speciale diagnostike (screening) dhe oftalmologjike, njerëzit me shikim të dobët.

Një nga detyrat e rëndësishme që i kemi vënë vetes janë edhe specializimet para dhe pasuniversitare të personelit mjekësor si dhe ndihmë për pajisje me veglat e duhura mjekësore okulistike si dhe aparatura për të ndihmuar të parit tek personat që nuk shikojnë ose shikojnë shumë keq.

 

Pse zgjodhët Shqipërinë për këtë nismë tuajën dhe në çfarë zonash jeni të përqendruar?

Ne zgjodhëm Shqipërinë për t’a ndihmuar për shumë arsye. Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Europës, Shqipëria ka përqindjen më të lartë të popullsisë me fëmijë deri në moshen 14 vjeçare (22% në krahasim me Gjermani që ka vetëm 13,3%), vendi me më shumë popullsi fshatare ( 46,6% në krahasim me Gjermani që ka vetëm26%). Pas viteve të tranzicionit gati  1/3 e mjekëve shqiptare ka ikur nga Shqipëria si dhe numri i qendrave mjekësore ra me 40% dhe se Shqipëria nuk ka asnjë koncept për parandalimin dhe trajtimin  mjekësor të fëmijëve që kanë probleme me shikimin.

Deri tashmë ne kemi dhënë shërbimet tona në Shkodër, Koplik, Bogë, Dukagjin, Theth, Valbonë, Fushë-Arrëz, Krujë, Tamarë, Selcë, Lëpushë, Vermosh, Prizren, por mendojmë t’a zgjerojmë akoma më shumë aktivitetin edhe në tjera zona të thella të Shqipërisë.

 

Kush e financon shoqatën tuaj bamirëse DAIKA?

Ne financohemi nga disa institucione gjermane ku mund të përmendim Lions Club Tübingen, Deutsches Komitee zur Verhütung von Blindheit si dhe nga disa individë mbështetës. 

 

Ju ofroni kontrolle të syve falas, ndërsa për ata që kanë nevojë jepni edhe syze falas. Mund të më shpjegoni, për cilat mosha dhe shtresa të shoqërisë i ofroni këto shërbime?

Mosha më e mirë për të bërë kontrollet e syve është nga 3 deri në 8 vjeç. Ndërsa në shumë zona të thella, ne ofrojmë shërbime edhe për fëmijë më të mëdhenj duke qenë se shumë pak prej tyre kanë bërë kontrolle më parë. Jemi të përqendruar tek shtresat e varfëra të shoqërisë shqiptare.

 

Besoj se për të zgjeruar aktivitetin tuaj bamirës dhe për t’u ardhur sa më shumë në ndihmë fëmijëve shqiptarë, u është dashur të bashkëpunoni me dikë. Cilët janë partnerë tuaj këtu në Shqipëri?

Po është e vërtetë, sapo kemi ardhur në Shqipëri na kanë mbështetur shumë persona. Në Shkodër bashkëpunojmë me Dr. Beci, i cili na ka mundësuar përdorimin e klinikës së tij pa pagesë si dhe kemi gjetur mbështetjen e Suela Halilaj, Vilma Dufalija dhe Dritan Nikolli, të cilëve iu kemi mësuar të bëjnë kontrollin paraprak të syve (screenings).

Në Krujë kami gjetur mbështetjen e Dr. Hibraj.

Një ndihmë të madhe na kanë dhënë edhe Caritas Kosova, Malteser Shkodra, Missionsstation Fushë-Arrëz, Allianz für Kinder (Austria), Mutter Teresa, Spirituelle Weggemeinschaft (Sr. Christina). 

 

U bënë pothuajse tre vite që ushtroni këtë aktivitet bamirës në Shqipëri, Cila është përshtypja juaj gjatë vizitave në zona të ndryshme?

Jemi shumë të lumtur që kemi zgjedhur Shqipërinë për të ushtruar aktivitetin tonë bamirës, sepse kemi gjetur shumë shqiptarë, të cilët vlerësojnë ndihmën tonë. Tashmë Shqipëria është shtëpia jonë e dytë dhe sa herë që vijmë, e kemi gjithnjë e më të vështirë për t’u larguar.

 

Intervistoi  Emanuel Smaka

Shkodra Press

 


Të gjitha të drejtat janë të rezervuara ©. Ky është një prodhim i Shkodra Press, ndalohet rreptësisht publikimi apo riprodhimi në çdo formë i këtij materiali pa miratimin paraprak me shkrim nga Shkodra Press. Autorësia mbrohet me ligj!

Page 1 of 11

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO