18 Nentor 2018
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Sheri Tuzi & Drini Draçini: 'Medaljet që morëm në Amerikë janë si rezultat i punës'

Shkodra është një oaz talentesh dhe kjo traditë nuk mund të ndryshojë. Më të fundit janë Drini Draçini dhe Sheri Tuzi, dy gjimnazistët që na kanë zbardhur faqen duke u renditurit të tretët në botë në konkursin ndërkombëtar të shkencës për të rinjtë. Projekti i tyre konstaton në zhvillimin e disa reaksioneve kimike nëpërmjet të cilave realizohet konvertimi i oksideve të azotit dhe karbonit, që janë faktorët kryesorë të ndotjes dhe përbërës të smogut, në disa substanca krejtësisht të padëmshme për mjedisin. Prakticiteti i kësaj shpikje i ka dalluar shkodranët në mesin e 700 konkurentëve të tjerë.

- Vendi i tretë në një kompeticion ku morën pjesë tridhjetë shtete me shtatëqind përfaqësues. Çfarë kishte projekti juaj më shumë se i konkurentëve të tjerë? 

Drini: Mendoj se ishte prakticiteti, fakti që projekti mund të aplikohej dhe nuk sillte efekte anësore në mjedis. 

Sheri: Ideja jonë ishte që të gjenim zgjidhje për një problem i cili është mjaft prezent në ditët e sotme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mbarë botën. Donim që kjo zgjidhje të ishte e thjeshtë, praktike dhe të mos kishte efekte të tjera negative në ambient. Pas disa kërkimeve zbuluam substancën e dioksidit të titanit me të gjitha vetitë që kishte dhe vendosëm që ta përdornim për të ulur nivelet e smogut. Këtë substancë mund ta përdorim si spraj mbi sipërfaqet e asfaltit, çimentos apo bojërave të shtëpive ose mund të përzihet me sipërfaqet e lartpërmendura gjatë përgatitjes së tyre. 

- A do të gjejë realisht aplikim ky projekt? 

Drini: Projekti e ka potencialin që të gjejë aplikim, por në mënyrë që sillet në jetë duhet të ketë pajtueshmërinë dhe vullnetin e mirë të disa faktorëve që janë qeveria vendore, pushteti lokal dhe bizneset private. 

- A kishit besim se do të kishit rezultate të tilla, siç i arritët?

Drini: Në fillim kishim dyshime ndoshta nga fakti se ishin shumë projekte pjesëmarrëse por me ardhjen e jurisë e kuptuam entuziazmin edhe optimizmin e tyre. Kjo gjë na bëri që të kishim besim dhe të ishim më optimist. 

Sheri: Kur ne e morëm vesh se do të konkurronim në SHBA dhe atje do të kishte konkurrentë nga 70 shtete e dinim se gara do të ishte shumë e fortë dhe vërtetë ashtu ishte pasi atje morën pjesë rreth 427 projekte. Megjithatë, besimi në vetvete nuk na mungoi. Kishim besim se projekti ynë ishte mjaft i mirë dhe prezantimi aq i denjë sa të merrnim një çmim në këtë konkurs. 

- Si arritët të përfaqësoni Shqipërinë në SHBA? A mund të na tregoni si arritët deri në atë nivel?

Ne në muajin shkurt morëm pjesë në konkursin ASEF, që zhvillohet mes disa shkollave në Shqipëri. Mes 130 projekteve puna jonë mori pikët më të larta duke fituar kështu automatikisht të drejtën për ta përfaqësuar Shqipërinë në SHBA, në konkursin ISËEEEP tashmë që u zhvillua nga data 7 deri më 11 Maj. 

- Ju keni qëndruar një javë në Teksas të SHBA-së, na tregoni pak për organizimin dhe mbarëvajtjen e konkursit? 

Drini: Organizimi ishte fantastik. Përveç pjesëmarrjes në olimpiadë që ishte mjaft e rëndësishme ne patëm mundësi të vizitonim edhe disa vende si qendra e NASA-s në Hjuston dhe muzeun e shkencave të natyrës. Ceremonitë e hapjes dhe të mbylljes ishin të organizuara në mënyrë perfekte me emocion dhe seriozitet në të njëjtën kohë. 

- A ndjetë racizëm në vendimin përfundimtar duke gjykuar faktin se vinit nga një vend i vogël si Shqipëria? 

Drini: Të them të drejtën të gjitha medaljet e arit u morën nga studentë amerikan, por nuk besoj se kjo vinte si pasojë e një racizmi karshi nesh, por si rezultat i kushteve të mira teknologjike të aplikuara në shkollat Amerikane. 

- A do të kemi projekte të reja po kaq të suksesshme nga ju? 

Për momentin nuk mund të them se kemi plane për projekte të tjera, pasi tani duhet t’i përkushtohemi përgatitjeve për Maturën Shtetërore dhe universitetin. Nuk mund të them se nuk do të ketë shpikje të reja pasi ne e adhurojmë shkencën dhe studimet duam ti vazhdojmë në degë të tilla që njohuritë që kemi rreth shkencës të thellohen akoma më shumë dhe të vazhdojmë me hulumtime në fushat e saj 

- Çfarë përfaqëson ky sukses për ju? 

Të dy: Kjo medalje është arritja më e madhe për mua personalisht. Nënkupton shpërblimin e një pune të gjatë dhe të palodhur. Është vërtetë simbol i asaj që mund të arrihet me punë dhe se asgjë nuk është e pamundur. Të gjithë e ëndërrojnë Amerikën dhe ne patëm fatin të prekim ëndrrën tonë falë vullnetit dhe pasionit për shkencën. 

- A mund të na tregoni emocionet që ndjetë në ato momente? 

Të dy: Emocionet janë të papërshkrueshme pasi të shikosh emrin tënd fitues mes qindra konkurrentëve është një kënaqësi që nuk përsëritet dy herë. Fakti që përfaqësonim Shqipërinë dhe Shkodrën e bën këtë eksperiencë edhe më të bukur.

Intervistoi: Eraldo HARLICAJ

Shkodra Press

 


Të gjitha të drejtat janë të rezervuara ©. Ky është një prodhim i Shkodra Press, ndalohet rreptësisht publikimi apo riprodhimi në çdo formë i këtij materiali pa miratimin paraprak me shkrim nga Shkodra Press. Autorësia mbrohet me ligj!

Lexuar 10653 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO