18 Nentor 2017
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

'DAIKA', Shoqata gjermane që përmirëson shikimin e fëmijëve shqiptarë

 

Fëmijët shqiptarë gjithnjë e më tepër janë të predispozuar të kenë probleme me shikimin, qofshin ato  të lindura ose të fituara. Problemi bëhet akoma më i madh kur shumë familje nuk kanë mundësitë ekonomike për t’i trajtuar fëmijët e tyre në një klinikë të specializuar okulisti.

Për t’u ardhur në ndihmë këtyre familjeve dhe fëmijëve që kanë këto probleme, prej më shumë se dy vitesh, në veriun e Shqipërisë dhe në Kosovë operon fondacioni gjerman jofitimprurës, DAIKA (Deutsch-Albanische Initiative Kinderaugen - Iniciativa Gjermano-Sqiptare për kontrollin e syve tek fëmijët).

DAIKA u themelua në vitin 2013 nga Elfriede Joos-Kratsch and Dr. Dietrich Kratsch në Tybingen të Gjermanisë dhe që prej asaj kohe, në zona të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës si p.sh. në Shkodër, Koplik, Bogë, Theth, Valbonë, Fushë-Arrëz, Krujë, në zonat e thella të Kelmendit si dhe në Prizëren, ka ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme të syve duke ofruar syze falas për të gjithë ata që kanë nevojë.

Gjatë një interviste ekskluzive të dhënë për Shkodra Press, themeluesit e këtij fondacioni jofitimprurës, Elfriede Joos-Kratsch and Dr. Dietrich Kratsch, na treguan më tepër në lidhje më shoqatën e tyre bamirëse, shërbimet që ofrojnë dhe kujt i vijnë në ndihmë.

 

Cili është misioni i fondacionit DAIKA këtu në Shqipëri?

Ne jemi shoqatë bamirëse që kemi si detyrë të japim ndihmë e të përkrahim me çdo kusht përmes vizitave speciale diagnostike (screening) dhe oftalmologjike, njerëzit me shikim të dobët.

Një nga detyrat e rëndësishme që i kemi vënë vetes janë edhe specializimet para dhe pasuniversitare të personelit mjekësor si dhe ndihmë për pajisje me veglat e duhura mjekësore okulistike si dhe aparatura për të ndihmuar të parit tek personat që nuk shikojnë ose shikojnë shumë keq.

 

Pse zgjodhët Shqipërinë për këtë nismë tuajën dhe në çfarë zonash jeni të përqendruar?

Ne zgjodhëm Shqipërinë për t’a ndihmuar për shumë arsye. Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Europës, Shqipëria ka përqindjen më të lartë të popullsisë me fëmijë deri në moshen 14 vjeçare (22% në krahasim me Gjermani që ka vetëm 13,3%), vendi me më shumë popullsi fshatare ( 46,6% në krahasim me Gjermani që ka vetëm26%). Pas viteve të tranzicionit gati  1/3 e mjekëve shqiptare ka ikur nga Shqipëria si dhe numri i qendrave mjekësore ra me 40% dhe se Shqipëria nuk ka asnjë koncept për parandalimin dhe trajtimin  mjekësor të fëmijëve që kanë probleme me shikimin.

Deri tashmë ne kemi dhënë shërbimet tona në Shkodër, Koplik, Bogë, Dukagjin, Theth, Valbonë, Fushë-Arrëz, Krujë, Tamarë, Selcë, Lëpushë, Vermosh, Prizren, por mendojmë t’a zgjerojmë akoma më shumë aktivitetin edhe në tjera zona të thella të Shqipërisë.

 

Kush e financon shoqatën tuaj bamirëse DAIKA?

Ne financohemi nga disa institucione gjermane ku mund të përmendim Lions Club Tübingen, Deutsches Komitee zur Verhütung von Blindheit si dhe nga disa individë mbështetës. 

 

Ju ofroni kontrolle të syve falas, ndërsa për ata që kanë nevojë jepni edhe syze falas. Mund të më shpjegoni, për cilat mosha dhe shtresa të shoqërisë i ofroni këto shërbime?

Mosha më e mirë për të bërë kontrollet e syve është nga 3 deri në 8 vjeç. Ndërsa në shumë zona të thella, ne ofrojmë shërbime edhe për fëmijë më të mëdhenj duke qenë se shumë pak prej tyre kanë bërë kontrolle më parë. Jemi të përqendruar tek shtresat e varfëra të shoqërisë shqiptare.

 

Besoj se për të zgjeruar aktivitetin tuaj bamirës dhe për t’u ardhur sa më shumë në ndihmë fëmijëve shqiptarë, u është dashur të bashkëpunoni me dikë. Cilët janë partnerë tuaj këtu në Shqipëri?

Po është e vërtetë, sapo kemi ardhur në Shqipëri na kanë mbështetur shumë persona. Në Shkodër bashkëpunojmë me Dr. Beci, i cili na ka mundësuar përdorimin e klinikës së tij pa pagesë si dhe kemi gjetur mbështetjen e Suela Halilaj, Vilma Dufalija dhe Dritan Nikolli, të cilëve iu kemi mësuar të bëjnë kontrollin paraprak të syve (screenings).

Në Krujë kami gjetur mbështetjen e Dr. Hibraj.

Një ndihmë të madhe na kanë dhënë edhe Caritas Kosova, Malteser Shkodra, Missionsstation Fushë-Arrëz, Allianz für Kinder (Austria), Mutter Teresa, Spirituelle Weggemeinschaft (Sr. Christina). 

 

U bënë pothuajse tre vite që ushtroni këtë aktivitet bamirës në Shqipëri, Cila është përshtypja juaj gjatë vizitave në zona të ndryshme?

Jemi shumë të lumtur që kemi zgjedhur Shqipërinë për të ushtruar aktivitetin tonë bamirës, sepse kemi gjetur shumë shqiptarë, të cilët vlerësojnë ndihmën tonë. Tashmë Shqipëria është shtëpia jonë e dytë dhe sa herë që vijmë, e kemi gjithnjë e më të vështirë për t’u larguar.

 

Intervistoi  Emanuel Smaka

Shkodra Press

 


Të gjitha të drejtat janë të rezervuara ©. Ky është një prodhim i Shkodra Press, ndalohet rreptësisht publikimi apo riprodhimi në çdo formë i këtij materiali pa miratimin paraprak me shkrim nga Shkodra Press. Autorësia mbrohet me ligj!

Lexuar 2686 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO