18 Nentor 2018
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

INTERVISTË / DRITAN SMAJLI: Tek Kukësi nuk kthehem edhe nëse shkon Mourinjo, jam i gatshëm të luaj për Vllazninë



Ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Dritan Smajli, është një nga emrat që po përflitet më shumë për një rikthim tek ekipi shkodran. Mbrojtësi lezhjan u largua nga ekipi kuksjan pas mosmarrëveshjeve me trajnerin aktual të Kukësit Radanoviç dhe zv.trajnerin Gvozdenoviç.

Në një intervistë për Shkodra Press, Smajli akuzon hapur dy drejtuesit e stafit teknik të Kukësit për shkatërrimin e këtij ekipi dhe i cilëson si fajtorët kryesor në humbjen e kupës së Shqipërisë në finalen ndaj Laçit. Gjithashtu, Smajli është i vendosur se nuk do të rikthehet më tek ekipi i Kukësit dhe ndihet i gatshëm të afrohet tek ekipi kuqeblu. Ai vlerëson punën e drejtuesve shkodran që kanë bërë këtë sezon në afrimin e talentëve në ekipin e parë dhe është i bindur se pas pak vitesh këto të rinj do të fitojnë trofe me ekipin e Vllaznisë.

Përveç Vllaznisë dhe Kukësit, më parë Smajli ka luajtur edhe për Kastriotin e Krujës dhe Besëlidhjen e Lezhës. 

Ja intervista me Smajlin:

1. Si e konsideroni periudhën që keni kaluar tek Kukësi në këto dy sezone ?

Mendoj se kam kaluar një sezon të parë të shkëlqyer, ndërsa sezoni i dytë nuk ka qenë shumë pozitiv për mua,  sepse atje duhet të jesh gjithmonë perfekt dhe gabimet nuk të falen. Kjo gjë nuk më ka pëlqyer tek Kukësi. Nuk e kam fjalën për tifozët, pasi ata gëzojnë respektin tim, sidomos tifozët e vërtetë të Kukësit, por e kam fjalën për drejtuesit.

2. Cfarë ndodhi në ndeshjet e fundit me Smajlin dhe përse akuzoni kaq hapur trajnerin serb Radanoviç dhe zv.trajnerin Gvozdenoviç ?

Do t’ju them se si është ngjarja. Një punonjës anonim në atë klub merret me merkaton edhe pse nuk i’a ka idenë asaj pune. Ky person, nga lojtar që ishte, i’a mbushi mendjen presidentit Safet Gjicit që ta emëronte zëvendës te ish-trajnerit Artim Shaqiri, që ky të kontrollonte çdo gjë. Besoj e kuptuat se bëhet fjalë për Gvozdenoviçin. Ne arritëm të zbulonim që ai po bënte rolin e spiunit dhe fliste të pavërteta tek presidenti, në mënyrë që ky i fundit të “urrente” ish-trajnerin Shaqiri. Këtë e kuptova në takimet që kam bërë personalisht me mbrojtësin Dushku dhe presidentin Gjici. Pas disa mundimesh të Gvozdenoviçit, ky ia mbushi mendjen presidentit të sillte drejtor këtë trajnerin e notit që është edhe sot dhe aty u prish çdo gjë. U bën dy serb që “villnin” vrer për Shaqirin, mua dhe Dushkun, pasi ne të dy shkonim shumë mirë me Shaqirin dhe ishim lidera të padiskutueshëm të ekipit. Me pak fjalë Gjicin e “hipnotizuan” se nuk ka fjalë tjetër për ta shpjeguar atë çfarë bënë dy serbët. Në fund e arritën qëllimin e tyre, por finalja e kupës u’a nxorri gjitha të palarat dhe ta marrin vesht të dy se këtë që kanë bërë e di gjithë Kukësi. Unë besoj se nuk do të jenë më trajnerë për edicionin e ri dhe nuk i’a vlen të flasësh më për ata.

3. Sipas jush, ndikoi kjo situatë e turbullt në humbjen e finales së kupës ndaj Laçit apo kurbinasit ishin më superior ndaj Kukësit në atë takim ?

Padiskutim që ka ndikuar, pasi Kukësi me mua Dushkun dhe Shaqirin doli në finale dhe ishte e padrejtë që ne mos ta shijonim finalen. Prandaj, Zoti është i madh e gjykon dhe ato që bëjnë padrejtësi nuk i do askush. Më vjen keq vetëm për shokët e ekipit dhe tifozët e Kukësit, pasi për të tjerët  nuk më intereson. Duke ndodhur këto gjëra Laçi përfitoi shumë mirë dhe domimoi takimin, duke arritur edhe fitoren në fund. E përgëzoj profesor Armando Cungun për suksesin e arritur, pavarësisht se kemi pasur disa mosmarrëveshje, por nuk duhet harruar periudha ku unë dhe Cungu kemi punuar bashkë.

4. Po nëse largohet ky staf teknik që është për momentin në krye të Kukësit, egzistojnë mundësitë për një rikthim të Smajlit tek Kukësi apo cdo gjë ka përfunduar me atë ekip ?

Jo jo nuk bëhet fjalë të kthehem më tek ai ekip. Edhe nëse Mourinjo shkon aty, une nuk bëhem më pjesë e atij ekipi. Kam respekt vetëm për tifozët dhe miqtë që zura atje, ndërsa të tjerët janë njerëz amatora dhe të pavlerë, që nuk e kanë idenë se çfarë është futbolli.

5. Po flitet për një rikthim tuajin tek Vllaznia. Sa të vërteta janë këto lajme që qarkullojnë ditët e fundit ?

Të them të drejtën kam lexuar vetëm në facebook dhe normalisht që më bëhet qefi. Deri në këto momente që po flasim bashkë nuk kam asnjë kontakt nga drejtusit e Vllaznisë. Smajli ka qenë dhe është i gatshëm të rikthehet në shtëpinë e tij, që është Shkodra dhe Vllaznia. Nga Vllaznia nuk jam larguar asnjëherë me dëshirë dhe e di e gjithë Shkodra se si jam larguar. Vllaznia është dhe do mbetet në zemrën time dhe me Vllazninë nuk kam bërë kurrë pazare. Ish-presidenti Valter Fushaj dhe miku im Armir Grima më njohin shumë mirë. Jam i gatshëm në cdo moment të rikthehem tek Vllaznia, por një gjë e tillë të bëhet sa më shpejt, në mënyrë që të mos jetë vonë pastaj.

6. Pritet të ketë këto ditë bisedime mes jush dhe drejtuesve të Vllaznisë ? Duke qenë se deri tani kanë qarkulluar vetëm thashetheme dhe asgjë konkrete. 

Nuk e di saktësisht se çfarë do të ndodh. Ndoshta mund të takohem këto ditë me drejtuesit e Vllaznisë dhe shpresoj që një gjë e tillë të ndodhë sa më shpejt.

7. Si e vlerësoni sezonin 2014 - 2015 të Vllaznisë dhe a besoni se situata do të ndryshojë për sezonin e ardhshëm ?

Normalisht për nga emri dhe historia që ka Vllaznia, ky sezon që u mbyll nuk i shkonte për shtat këtij ekipi. Por, një gjë pozitive është aktivizimi i djemve të rinj të Akademisë, që janë me të vërtetë lojtarë shumë të mirë, por duan dhe pak kohë që të jenë ata udhëheqësit e Vllaznisë drejt trofeve. Këtë sezon, Vllaznia fitoi shumë qe afroj këto djem të shkëlqyer dhe nuk ka dal e humbur.

Denis BAJRAKTARI
Shkodra Press

Lexuar 10362 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO