18 Nentor 2017
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Me dt.20 dhjetor 2015 në Galerinë e Arteve të Shkodrës, në praninë e përfaqësuesve të pushtetit lokal, mediave dhe artistëve, u zhvillua konferenca për shtyp e shpalljes së fituesve të “ Sallonit të vjeshtës 2015”, ekspozita ishte mbajtur e hapur nje muaj per art-dashesit. Juria që përcaktoi tre çmimet fituese të edicionit të 9-të të “Sallonit të vjeshtës 2015”përbëhej nga : Z. Artan Shabani, Drejtor i GKA Tiranë; prof. Gazmend Leka, artist, UA Tiranë; z.Ylli Drishti – studjues arti pranë GKA Tiranë. Në emër të jurisë, z.Artan Shabani shpalli veprat fituese të artistëve:

 

Diomen Boriç, çmimi i pare, pikturë, titulli: Pasqyra, objekte te pikturuar nga kujtesa.

 

Fatlum Doçi, çmimi i dyte, pikturë, pa titull

 

Sokol Kola, çmimi i tretë, instalacion, pa titull.

 

 E.T

Shkodra Press



Gjykata e Shkallës së Parë në Shkoder zbuti masën e sigurisë ndaj 9 ish zyrtarëve të komunës Velipojë, të akuzuar për dhënie të lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligji në qendër të plazhit.
Trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Luveda Dardha pasi u njoh me akuzat e ngritura nga prokuroria, e cila përfaqësohej nga prokurori Arben Smaçi, vendosi lehtësimin e masës së sigurisë ndaj ish kreut të komunës Nikoll Marku dhe 8 ish anëtarëve të KRRT-së Velipojë. Për shkak të hetimit dhe përgjimeve që shoqërojnë këtë çeshtje, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

Gjovalin Bregnaj, Marash Keçi, Dilë Ndoka, Lekë Simoni, Filip Kercunga, Enver Kotrri, Gëzim Sala dhe Emiljan Dashi, të gjithe këto ish-anëtarë të KRRT, Velipojë kanë si masë “detyrim paraqitje”. Megjithatë çeshtja do të shkojë në dyert e gjykatës së Apelit, pasi sërish masa e dhënë nga shkalla e parë nuk pranohet nga të akuzuarit.

Sipas prokurorisë së rrethit në mbledhjet e K.RR.T të Komunës Velipojë ku kanë marrë pjesë të gjithë të akuzuarit kanë votuar pro dhënies së lejeve të sheshit të ndërtimit dhe lejeve të ndërtimit për subjektin “Fishta” sh.p.k, të gjitha këto në vitin 2010.


Shkodra Press

Gjatë gjithë natës forcat Speciale të RENEA-s, kanë mbajtur nën rrethim autorin e vrasjes së komandantit të njësisë të FNSH-së Shkodër, Simon Gjeta. Autori i krimit, Ruzhdi Aishta,  përgjatë natës, në mënyrë të vazhdueshme ka hapur zjarr në drejtim të RENEA-s. Kjo e fundit ka përdorur gaz lotsjellës, tymuese e strune dhe i ka bërë thirrje të dorëzohet, por autori i krimit thirrjeve të policisë u është kundërpërgjigjur me zjarr të vazhdueshëm.

Në orën 07:10 të mëngjesit të sotëm, në kushtet e ndriçimit të plotë, efektivat e RENEA-s, i kanë bërë përsëri thirrje të dorezohet, por autori nuk është përgjigjur. Forcat RENEA kanë ndërhyrë në banesë dhe në momentin e ndërhyrjes autori i krimit ishte fshehur në aneks të baneses dhe ka hapur zjarr me breshëri ndaj tyre. Efektivat i jane kundërpërgjigjur, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë autori i krimit.

Një ditë më parë, policia e Shkodrës kishte bërë një aksion për arrestimin e Ruzhdi Arishtës sepse kishte plagosur me armë një person. Gjatë këtyre momenteve ai ka qëlluar mbi policinë, deke vrarë efektin e FNSH-së.

Kush ishte Simon Gjeta?

Simon Gjeta, Komandanti i Grupit të FNSH-së që mbeti i vrarë sot, ishte 47 vjeç dhe baba i dy fëmijëve. Ai ishte me origjinë nga Rrësheni, ndërsa prej pak vitesh jetonte në Shkodër, në lagjen “Mark Lula”. Gjeta kishte mbaruar Shkollën Ushtarake Skënderbej por më pas kishte kaluar në forcat e Policisë. Në ngjarjen e sotme, komandanti Simon Gjeta vendosi të hynte në shtëpinë e autorit, banesë njëkatëshe me katër dhoma­ dhe ta zinte në befasi 52-vjeçarin por, ky i fundit ishte i armatosur me një kallashnikov dhe hapi zjarr me breshëri ndaj tij.

Shkodra Press



Komandanti i grupit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër ka mbetur i vrarë në një operacion për arrestimin e autorit të një plagosjeje. Ngjarja ka ndodhur në Obot i Ri në Shkodër, ku i vrarë mbeti Simon Gjeta, ndërsa autor i vrasjes është Ruzhdi Aishta.

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me FNSH Shkodër rrethoi banesën e autorit që plagosi 21-vjeçarin, Besar Sherbela në Obot i Ri.

Autori i plagosjes për t’i shpëtuar rrethimit hapi zjarr ndaj policisë dhe si pasojë e zjarrit u plagos rëndë dhe më pas humbi jetën në spital komandanti i grupit të FNSH-së Shkodër, Simon Gjeta. 

Kreu i grupit të FNSH-së në Shkodër, Simon Gjeta rezulton se është qëlluar me plumb në kokë, ndërkohë autori Ruzhdi Aishta nuk është kapur ende. Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë po mbajnë të rrethuar autorinn dhe në vendngjarje kanë mbërritur edhe disa snajpera.

Gjithashtu, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako është nisur drejt qytetit të Shkodrës.


Shkodra Press



Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për disa ish-zyrtarë të komunës Velipojë, pasi dyshohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin, në vijën bregdetare të kësaj zone. Pasi ka marrë lejen e gjykatës, Prokuroria ka nxjerrë urdhërat e ekzekutimit të masës së sigurisë “arrest me burg”, të cilat janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, për personat si më poshtë:

Nikollë Marku, ish-Kryetar i Komunës Velipojë, në cilësinë e ish-Kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT) Velipojë,

Gjovalin Bregnaj, ish-anëtar i KRRT, Velipojë

Marash Keçi, ish-anëtar i KRRT, Velipojë

Dilë Ndoka, ish-anëtar i KRRT, Velipojë

Lekë Simoni, ish-anëtar i KRRT, Velipojë

Filip Kercunga, ish-anëtar i KRRT, Velipojë

Enver Kotrri, ish-anëtar i KRRT, Velipojë

Gëzim Sala, ish-anëtar i KRRT, Velipojë

Emiljan Dashi, ish-anëtar i KRRT, Velipojë

Nga hetimi ka rezultuar se këta shtetas, në disa mbledhje të KRRT Velipojë, në vitin 2010, kanë dhënë, në kundërshtim të plotë me ligjin, leje në favor të një subjekti të vetëm ndërtues, “ F….”sh.p.k, si më poshtë:

- leje ndërtimi për 8 ndërtesa 3 kate +1 kat nëntokë (mbledhje e datës 18.5.2010)

- leje ndërtimi për 9 ndërtesa 5 kate +1 kat nëntokë (mbledhje e datës 13.8.2010)

- leje ndërtimi për 4 ndërtesa 4 kate +1 kat nëntokë (mbledhje e datës 13.8.2010)

- leje ndërtimi për 9 ndërtesa 4 kate +1 kat shërbime (mbledhje e datës 28.12.2010)

- leje ndërtimi për 8 ndërtesa 3 kate +1 kat shërbime (mbledhje e datës 28.12.2010)

- leje ndërtimi për 12 ndërtesa 5 kate +1 kat nëntokë (mbledhje e datës 29.12.2010)

Në këto mbledhje të datave 18.05.2010, 13.08.2010, 28.12.2010 dhe 29.12.2010 të K.RR.T të Komunës Velipojë kanë marrë pjesë anëtarët Nikoll Marku, Marash Keçi, Gjovalin Bregnaj, Emiljan Dashi, Filip Kercunga, Enver Kotrri, Gëzim Sala, Lekë Simoni dhe Dila Ndoka, dhe të gjithë këto anëtarë kanë votuar pro dhënies së lejeve të sheshit të ndërtimit dhe lejeve të ndërtimit për subjektin “F....” sh.p.k.


Shkodra Press



Të dashur besimtarë, vëllezër dhe motra muslimanë!
Të nderuar bashkëqytetarë shkodranë!


Lebbejkall-llahumme lebbejke, lebbejke la sherike leke lebbejke, innel-hamde ven-ni’mete leke vel-mulk, la sherike leke, lebbejke!

Tashmë që mbarë bota islame është përqendruar me zemër e shpirt në vendin më të pastër e fushën më të begatë të adhurimit dhe lutjeve, Arefatin Sherifë, aty ku miliona haxhilerë nga mbarë globi, me rrobat e tyre të bardha, janë tubuar në lutje dhe adhurim drejtuar Zotit të Vetëm të botëve, All-llahut të Madhëruar, më lejoni t’ju drejtohem me këtë mesazh urimi.

Në mbarë botën sot, padrejtësia, anarshia morale, korrupsioni, haramet dhe veset më të ulëta njerëzore, po bëhen përherë e më shumë një thirrje për zgjimin e vëmendjes së besimtarëve për të dëshmuar fenë e tyre, Islamin e pastër, Dritën e tij, forcën e bashkimit dhe bashkëpunimit në mes vete, tamam si ata miliona njerëz me zemra të bardha dhe ihrame përkushtimi, të cilët po thërrasin me zemër, edhe në emrin e secilit prej nesh: “Lebbejkall-llahumme lebbejke”, duke dëshmuar dorëzimin dhe përgjigjen ndaj thirrjeve të Hakut.

Sot, më shumë se kurrë, po na vërtetohet sesa e rëndësishme është ta dëshmojmë fenë tonë dhe të kapemi fort pas saj; të tjerët nuk e kanë humbur shansin e tyre! Sot, ne si muslimanë e kemi për detyrë të shenjtë të rikthejmë vëmendjen tek mësimet dhe simbolet e fesë tonë, për ta dëshmuar moralin e fesë, me dinjitetin e dëshmimit të Islamit në jetë.

Të shumta janë sot thirrjet që ju tërheqin drejt largimit nga krenaria dhe dinjiteti islam, drejt thirrjeve të tjera në emër të kombit, harmonisë, shoqërisë etj, por që kanë për qëllim dobësimin e bindjes dhe besimit tonë; t’i bëjmë lanet e t’i gjuajmë me moralin e besimit tonë, tamam si haxhilerët që gjuajnë me guralecët e bindjes, simbolikën e shejtanit të mallkuar!

Të jeni të bindur, se me forcën e besimit tonë, do të jemi pa asnjë dyshim praktikues më të mirë të fesë, shqiptarë më të mirë, mbrojtës të denjë të interesit kombëtar, që nuk mund të jetë asesi tjetërsimi fetar a zhveshja nga përkatësia jonë e shenjtë islame!

Dita-ditës po shohim sesi bota islame është ndezur në luftra e dhunë, vrasje e zhvatje të pasurive kombëtare, laborator human për zhvillimin e viruseve më të egra të terrorizmit, ekstremizmit të urryer fetar, intolerancës, mosrespektimit të vlerave fetare të kujtdo dhe lirisë së shprehjes, besimit dhe përkatësisë, tamam si katrahura komuniste (një prodhim i kobshëm joislam), krimi i pashoq, terrorizmi shtetëror dhe padrejtësia shekullore ndaj muslimanëve shqiptarë, që për 23 vite u persekutuan dhe u dhunuan për shkak të fesë.

U trillua historia e jonë, u abuzua me simbolet tona, u shkatërruan xhamitë e teuhidit, u persekutuan hoxhallarët tanë, u ndalua rreptësisht praktika fetare dhe dëshmimi i shpirtit islam në një shoqëri thuajse islame, për të mbërritur në këto ditë, ku intrigat, padrejtësitë, shkeljet flagrante, mungesa e ekuilibrave, laicizmi selektiv dhe abuzimi me të drejtat legjitime të muslimanëve, po kthehen në një zakon ndaj të cilit duhet edhe të heshtim!?

Kurban Bajrami vjen pikërisht për të zgjuar ndjenjat e besimit dhe për ta forcuar krenarinë e përkatësisë islame në zemrat e pjesës dominuese të këtij kombi, që Islamin e përqafoi si alternativë largpamëse, dritë për të sotmen, siguri dhe garanci për të adhmen; në dije, moral, pastërti, harmoni komunitare, tolerancë ndaj jomuslimanëve, respekt dhe vlerësim ndaj krejt qënieve, si krijesa të Një Zoti!

Më lejoni t’ju uroj me zemër këtë Kurban Bajram, që përkon edhe me 25 vjetorin e rihapjes së xhamisë së parë në Shqipëri, pas viteve të errësirës, si një datë dhe ditë e shtrenjtë, që na fton përherë e më shumë drejt vlerësimit të mirësisë së Zotit ndaj nesh, xhamitë e shumta të Shkodrës e mbarë Shqipërisë, nga minaret e të cilave ezani ju fton pesë herë në ditë për të mos shitur fenë, për të mos thyer besën, për të mos devijuar rrugën!

Përhapeni gëzimin tuaj legjitim, festën e madhe të Kurban Bajramit! Mos kini ndrojtje për ta dëshmuar Islamin tuaj dhe mos u tundoni nga trendi i shëmtuar i kohëve që kalojmë, që ju bën të kompleksoheni nga përkatësia e juaj fetare; mos u tundoni para thirrjeve të shejtanit dhe taborrave të tij!

All-llahu i Madhëruar jua begatoftë jetën, jua mbushtë me besim, dashuri, prehje shpirtërore dhe tërheqje të vazhdueshme drejt Thirrjes së Tij, tamam si tërheqja e haxhilerëve drejt Qabes së Madhnueshme!


Gëzuar e me zemër të mirë Kurban Bajramin! 

All-llahu i Madhëruar i begatoftë haxhilerët e Shtëpisë së Tij, i faltë dhe i mbushtë me Dritë besimi!


Shkodra Press



Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare, Tonin Tërshana. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga familjarët. Tërshana ndërroi jetë në spitalin “Nënë Tereza” pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Tonin Tërshana përbën një rekord në skenën shqiptare, pasi që në debutimin e parë, në Festivalin e 4 në Radio, me këngën “Kur vjen pranvera” merr çmimin e parë kur ishte vetëm 16 vjeç.

Ka fituar çmimin e parë dhe në Festivalin e 11-të të RTVSH. Ka marrë pjesë në mbi 20 festivale duke fituar 4 çmime të para duke u bërë një ndër këngëtarët me më shumë trofe në Festivale. Tërshana është dekoruar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Këngëtari shkodran pak ditë më parë përfitoi nga shpërndarja e banesave sociale ne zonen e Shkozës. Ishte vetë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili i dhuroi çelsat e shtëpisë.

Shkodra Press



Përfaqësues të sindikatave, të biznesit dhe qytetarë të Shkodrës janë mbledhur këtë të shtunë në shenjë proteste kundër masave të Qeverisë ndaj informalitetit.

Tubimi ka nisur në pedonalen e qytetit. Sindikatat, sipërmarrësit dhe qytetarët që kanë dalë në mbështetje të tyre shprehen kundër masave, sipas tyre, drastike të Qeverisë kundër biznesit informal.

Njëri prej organizatorëve të protestës, kreu i Bashkimit të Sindikatave, Alfred Tukaj, i cilësoi masat e Qeverisë ndaj shkelësve si tepër të ashpra. “Ne jemi për luftën ndaj informmalitetit, por jo për masat drastike ndaj biznesit.” - tha Tukaj.

Protestuesit kërkojnë nga Qeveria zbutjen e masave dhe dhënien më shumë kohë biznesit për t’u formalizuar.


Shkodra Press



Një person është plagosur me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja është regjistruar në orët e paradites së sotme në zonën e njohur si “Dollari”, ku shtetasi Lulzim Leckaj është qëlluar me armë zjarri.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ngjarja ka ardhur pas një konflikti që Lelckaj ka pasur me një person të dytë, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Lulzim Leckaj mësohet se është transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës për marrjen e ndihmës mjekësore.

Ndërkohë policia e mbërritur në vengjarje ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.


Shkodra Press

Page 1 of 94

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO