21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

8 muaj pasi Bashkia e Shkodrës dhe qyteti Shaoxing i Republikës popullore të Kinës firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën ekonomike, atë të tregtisë, kulturës, sportit, shëndetësisë etj, 2 qytetet kanë hedhur hapin e radhës. Gjatë një takimi të zhvilluar në bashkinë Shkodër drejtuesit e delegacionit kinez kanë kërkuar nga nënkryetari i bashkisë Ahmet Omi lidhjen e kontakteve të drejtëpërdrejta edhe me bizneset që operojnë në këto fusha për të shtrirë linjat e veprimit.

Wei Wei, kryetar i delegacionit të bashkisë Shaoxing: “Kjo është një vizitë e shkurtër, por do të kemi mundësi të njihemi më në detaje rreth Shkodrës. Shaoxing është një qytet 2500 vjeçar dhe që atëherë njihet industria e tekstilit. Këtu kemi çfarë të themi, pasi edhe Shkodra është një qytet me aq vite mbi supe, duke ruajtur emrin e vet dhe traditat. Këto tradita na dëshmojnë se kemi pika të përbashkëta, prandaj le t’i gjallërojmë. Jemi vend i politikës së hapjes, ku mirëpresim investime të huaja dhe ne vetë investojmë në vende të tjera. Kështu ndodh edhe pasurimi apo ajo që njihet përmirësimi ekonomik. Pas kësaj tryeze, do të takohemi me biznese të kësaj fushe, por edhe sipërmarrës që më herët kanë patur lidhje me Kinën, apo vende të tjera”.

Nënkryetari i bashkisë Shkodër Ahmet Omi garantoi përfaqësuesit e bashkisë Shaoxing që edhe pse jemi në periudhë zgjedhjesh dhe pushteti lokal pas 21 qershorit do të ndryshojë, kjo marrëveshje nuk do të ndalet, por do të ketë vazhdimësi.

Ahmet Omi, nënkryetar i bashkisë Shkodër: “Jemi një qytet që ka investuar shumë në rritjen e cilësisë së shërbimeve, ka ndryshime cilësore në të gjitha aspektet. Jam i sigurtë që ky bashkëpunim i parë do të pasohet edhe me qytete të tjera”.

I njohur si qytet i tekstilës, Shaoxing prodhon dhe shet lëndën e parë dhe atë të përpunuar. Mbetet një nga qendrat më të fuqishme jo vetëm e Kinës por edhe e Azisë, ndërsa numëron 11 miliardë dollarë eksporte gjatë vitit 2014.  1500 tregtarë nga e gjithë bota vijnë në qendrën e madhe të këtij qyteti për tregti. Me Shkodrën parashikohet që në vitet në vijim të krijohen qendra të përbashkëta operimi në këtë sektor, por edhe më gjërë duke krijuar edhe lehtësi tregtare.

Marrë nga Ora News

Shkodra Press

Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Shkodrës Voltana Ademi vijon takimet me banorët e bashkisë së re të Shkodrës. Kësaj radhe ajo u ndal në komunën Bërdicë, banorët e së cilës i ofruan mbështetje maksimale kandidates.

Gjatë fjalës së saj Ademi deklaroi se vota e 21 Qershorit i jep mundësinë cdo shkodrani dhe shqiptari për t'i dhënë fund keq qeverisjes dhe për të filluar një kapitull të ri drejt një jete më të mirë. "Ajo cka është e rëndësishme është që t'u krijojmë njerëzve kushte për të punuar. Kjo është një ndër prioritetet tona kryesore. Ne do ti hedhim paratë tek punësimi. A është më mirë të bëjmë ketë apo të bëjmë një pistë skie, e cila nuk mund të egzistojë, sepse në 700 m mbi nivelin e detit nuk ka as dëborë? Kështu duhet të gjejmë edhe dëborën. Pra me këtë dua të them se mashtimet nuk duhet t'i hyjnë kujt në punë e aq më pak të funksionojnë. Nuk është vetëm kjo e mbështetur nga ana juaj përmes pranisë dhe takimeve, por është gati si një dëshirë e madhe për të shprehur me votë revoltën"- u shpreh kandidatja Ademi para banorëve të Bërdicës.

Gjatë takimit, banorëve iu bë thirrje që vecmas kandidates për bashkinë e Shkodrës, të votojnë edhe Partinë Demokratike për këshillin Bashkiak. Kandidatja Voltana Ademi vijon takimet e saj në cdo zonë që tashmë është pjesë e bashkisë së re të Shkodrës.

Shkodra Press

 

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë  52 vjeçarin Rasim S,  banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin e tij.

Shtetasi po qarkullonte me mjetin tip “Mitsubishi fuoristrad” me targa TR 6244 F  në segmentin rrugor “Sheshi i Teatrit-Dobraç”, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Dobraçit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale  "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" parashikuar nga neni  291 i Kodit Penal.  

Shkodra Press

Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi para pak minutash në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në vendin e quajtur Rrjoll. Si pasojë e daljes nga rruga të mjetit tip 'Volkswagwen Golf 2' me targë Sh6437D është aksidentuar shtetasi A.Gj, i moshës rreth 25 vjec, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendngjarje po kryhen veprimet nga grupi hetimor. Në përfundim informacion i plotë...

Shkodra Press

Kandidati i pavarur për bashkinë e Shkodrës Vullnet Elbasani, iu bën thirje subjekteve politike në Shkodër për të cliruar hapësirat publike nga flamujt dhe banderolat propagandistike. Gjatë deklaratës së sotme, kandidati Elbasani shprehet se qytetarët nuk kanë nevojë për stërmbushje me benderola politke, ndërsa tha se dy partitë e mëdha politike nuk e kanë mbajtur premtimin për heqjen e flamujve.

"Ashtu si javën e kaluar që shpërndamë qindra trëndafila që t'u bëjmë thirrje partive politike në mënyrë që të lirojnë qiellin e shkodranëve, ne sot morëm një iniciativë të re, gjithmonë për të iniciuar lirimin e hapësirave publike. Kjo iniciatië simbolike është një flamur në të cilin është e shkruar "Shkodra është e jona, jo klaneve politike". Prandaj sot iu bëj thirrje partive të mëdha politike në Shkodër që të vazhdojnë nismën e PD-së që ka marrë në mes të javës dhe të clirojnë qiellin shkodran"- u shpreh kandidati i pavarur Vullnet Elbasani.

Simbolika e kësaj dite ishte lëshimi në ajër i disa tollumbaceve të cilat mbanin të varur flamurin me mbishkrim " JO KLANEVE POLITIKE'.

Shkodra Press 

 

Përfaqësues të forumit rinor CATI youth dhe FRESSH ishin të pranishëm sot në shtëpinë e fëmijës Shkodër në kuadër të 1 Qershorit, ditës së fëmijëve. Këto dy forume rinore ofruan një sërë dhuratash për fëmijët e këtij institucioni.

Drejtoresha e shtëpisë së fëmijëve parashkollor, Anjezë Gjeluci deklaroi se e vecanta e këtij 1 Qershori është se 2 fëmijë janë kthyer në familjet e tyre biologjike. "Sot janë vetëm 22 fëmijë, që do të thotë se shumë prej tyre janë kthyer në familjet e tyre biologjike dhe pikërisht ky 1 Qershor ka ardhur i mbarë, sepse sot dy fëmijë janë kthyer në familjet e tyre biologjike që është edhe synimi më i lartë i institucionit tonë. Sigurisht që mund të flasim për një sukses të shërbimit social, i cili ka bërë punë të mrekullueshme në lidhje me rikthimin e fëmijëve në familjet biologjike"- u shpreh drejtoresha Gjeluci.

Fëmijët parashkollor kaluan sot një ditë ndryshe me aktivitete dhe dhurata, kjo e mundësuar edhe nga të rinjtë e CATI youth dhe FRESSH Shkodër.

Shkodra Press

Në kuadër të 1 Qershorit, ditës së fëmijëve, Bashkia Shkodër organizoi një sërë aktivitetesh me fëmijët e qytetit ku ata patën mundësi të luajnë, vizatojnë dhe aktivizojnë talentet  e tyre. Pjesëmarrëse në këtë aktivitet ishte edhe kandidatja e djathtë për bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila u bë mbështetëse e aktiviteteve të fëmijëve. Ademi uroi të gjithë fëmijët e Shkodrës për 1 Qershor. 

"Me rastin e 1 Qeshrorit, ditës së fëmijëve, gjej rastin që t'iu uroj gjithë fëmijëve në Shkodër dhe kudo gëzuar festën e tyre. Si nënë, si grua dhe si politikane, ne do të përpiqemi shumë për Shkodrën e fëmijëve tanë. Do të përpiqemi shumë që të punojmë për arsimimin e tyre, për shëndetin e tyre, për argëtimin, për jetën e mirë në familje dhe në qytet. Kudo ku ata janë do të jenë pjesë e mundësisë për të ndryshuar dhe për t'u ardhur në ëndrrën e tyre me aq sa mund të bëjmë me investimin në shkolla, me aq sa mund të bëjmë me ambientin dhe hapësirën për argëtim, kudo edhe me shërbimin social. Eshtë prioritet, në do të punojmë në Shkodër për qytetin e fëmijëve tanë"- u shpreh Voltana Ademi në kuadër të 1 Qershorit.

Ndër pikturat më të shumta të fëmijëve spikatnin hapësirat e gjelbërta dhe këndet e lojërave. Kandidatja Ademi premtoi për fëmijët e Shkodrës më shumë hapësira publike dhe dhe mundësi për të kaluar kohën e lirë.

Shkodra Press

Policia e Shkodrës ka asgjesuar 561 rrënjë bimë narkotike pas kontrolleve të imtësishme në disa zona në Qarkun e Shkodrës.

Në fshatin Pylaj, në vëndin e quajtur “Kodër të Shëngjergjit”, në komunën Shosh, Shkodër, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan në 2 parcela,  485 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva me një gjatesi nga 20-30 cm.

Po ashtu në fshatin Karmë, ne vendin e quajtur "Sipër trojeve të Mjekajve", në komunën Vau Dejës, në Shkodër, janë gjetur të kultivuara dhe asgjesuar 3 parcela me gjithësej 76 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.

Këto bimë u asgjesuan në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. 

Shkodra Press

Departamenti i Integrimit të ish të Përndjekurve Politik pranë PD Shkodër, Departamenti i Rinisë dhe i Sporteve si dhe Forumi Rinor i PD-së, nën kujdesin e veçantë të kandidates Voltana Ademi shfaqën gjatë në kinema  "Millenium" dokumentarin me titull “Në emër të pafajsisë”, një punim i gazetares Beti Njuma.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin ish të përndjekur politik, por edhe të rinjtë e Shkodrës së bashku me kandidaten e djathtë, znj. Voltana Ademin.

Kryetari i shoqatës së të përndjekurve Zenel Drangu, tha se e shkuara nuk duhet harruar. "Me manifestime publike sidomos me votën e lirë që të ringjallim interesimin kombëtar dhe ndërkombëtar për padrejtësinë që jetojmë sot. Do të zgjedhim si përfaqësues të së drejtës dhe drejtësisë kolegët tonë që kanë jetuar vitet e shtypjes. Të votojmë Voltana Ademin, të pranojmë të mirën dhe të qëndrojmë larg të keqes. Rroftë rinia shkodrane antikomuniste".

Më pas ka qenë kandidatja për bashkinë Shkodër, znj. Voltana Ademi, e cila tha se edhe pas 25-vitesh ne ndeshemi me një sërë problemeh që shoqërojnë vendin tonë. "Në këtë rast do të duhet të bashkëpunojmë me ata që vuajtën, me shoqatën e të persekutuarve, me familjet e të persekutuarve në Shkodër. Do të duhet të bashkëpunojmë me klerin në Shkodër. Do të duhet të bashkëpunojmë me shkollën, me institucionin, me arsimin. Do të duhet të bashkëpunojmë me universitetin. Do të duhet të bashkëpunojmë me të gjithë ata që duan që këtë vlerë të trashëgimisë, të dhimbshme të Shkodrës, të mund t'a vëmë në pah dhe bazuar në këtë jemi në një shoqëri të lirë, sepse kjo është ajo që ne duhet të bëjmë. Pas 25 viteve demokraci ndodhemi në një rrezik shumë të madh. Ndodhemi në një rrezik që përthehet me dhunën e pushtetit përmes injorancës, padijes apo përdorimit të shtetit pa ligj"- u shpreh kandidatja Ademi para të pranishmëve. 

Dokumentari tregon se si njerëzit janë vrarë, pushkatuar dhe burgosur pa asnjë faj. Një histori e cila vendit tonë i ka kushtuar mjaft  dhimbje. Qëllimi i dokumentarit ka qenë rikujtimi që të rinjtë duhet të kenë ndaj historisë.

Shkodra Press

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO