21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës, Znj. Voltana Ademi zhvilloi një takim për prezantimin dhe konsultimin e programit për Zhvillimin Ekonomik lokal të Bashkisë së Shkodrës. Takimi i cili u mbajt nën moton “Për Shkodrën e mundësive të zhvillimit”, kishte në fokus problematikat dhe sfidat e zhvillimit të mëtejshëm ekonomik të kësaj Bashkie nëpërmjet një programi të detajuar. 

“Qytetet, si qendra të investimeve, janë motorët e rritjes ekonomike. Ata janë prova fizike e rezultateve të politikave qeverisëse ndërkombëtare, kombëtare e lokale. Bashkia luan një rol të rëndësishëm në krijimin e një mjedisi miqësor për investime, ku investitorët privatë mund të presin një kthim të arsyeshëm të investimeve të tyre dhe qytetarët mund të përfitojnë një cilësi më të mirë jetese, nëpërmjet mundësive të përmirësuara për punësim” – tha Znj. Ademi. 

Një element me rëndësi në programin e kandidates Ademi ishte përdorimi efektiv i burimeve njerëzore, fizike dhe financiare. Sipas znj. Ademi, kjo parashikohet nëpërmjet disa hapave thelbësor siç janë hartimi i Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal/Sektorial të Bashkisë së Shkodrës; ndërtimi i Bordit Këshillimor të Biznesit për tëdhënë rekomandime për Bashkinë dhe Këshillin Bashkiak në procesin e hartimit të politikave zhvillimore; nxitja e reformave të duhura në nivel kombëtar si dhe përmirësimi i klimës së biznesit. 

Nëpërmjet politikave fiskale dhe shpërndarjes së drejtë të ngarkesës tatimore synohet mbajtja e sistemit të taksave të ulta në kufijtë minimalë që i lejon ligji, mundësia e shlyerjes së detyrimit me këste, përcaktimi i nivelit të tarifës sipas llojit të aktiviteti si dhe përcaktimi i nivelit të tarifës sipas vendndodhjes gjeografike duke lehtësuar bizneset në zona më pak të zhvilluara. 

“Pavarësisht ekzistencës së politikave decentralizuese, ose jo, ne do të përfshihemi në aktivitetet e promovimit ekonomik, pasiproblemet e papunësisë dhe varfërisë ndihen më së shumti në nivelin lokal. Një nga shqetësimet më të mëdha është krijimi i vendeve të punës. Nismat tona do të nxisin skemat për vetëpunësim dhe për krijimin e ndërmarrjeve të vogla, kryesisht për grupet që kanë pak ose aspak përvojë në këtë fushë, siç janë të papunët, gratë, të rinjtë. Do të përkrahim skema që forcojnë konkurueshmërinë e firmave ekzistuese nëpërmjet rrjetëzimit, zhvillimit dhe përhapjes së teknologjive inovative, lobimit dhe sigurimit të financimeve, godinave dhe mbështetjes në marketing” – shtoi Znj. Ademi. 

Ajo sqaroi se do të përdoren elementë tradicionalë të zhvillimit ekonomik lokal, siç janë zonimi dhe zhvillimi i parqeve industriale por edhe instrumente të tilla si promovimi i sipërmarrjes, inkubatorët dhe promovimi i“cluster”-ave të biznesit.

Për industrinë përpunuese, Znj. Ademi sheh të rendësishëm tre elementë kryesorë siç janë promovimi i investimeve lokale, stimulimi i veprimtarive inovative me qëllim rritjen e prodhimit, si dhe nxitja e bashkëpunimit mes universtitetit dhe sektorit të industrisë në drejtim të veprimtarisë kërkuese. 

Për të nxitur zhvillimin e sipërmarrjes kreative, me qëllim rritjen e aktiviteteve ekonomike të qëndrueshme dhe krijimin e vendeve të punës kryesisht në sektorin e artizanatit, Znj. Ademi tha se Bashkia do të nxisë zhvillimin e produktit, marketingun, kualifikimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të shoqatave që përfaqësojnë këtë sektor.“Ne do të lehtësojmë deri në 50% tarifat për këto biznese dhe do të vëmë në dispozicion të përkohshëm të tyre hapësira dhe ambiente publike pa pagesë” – u shpreh ajo. 

“Strategjia jonë e komunikimit për tërheqjen e investitorëve do të bazohet në konceptin e markës territoriale, i cili do të nxjerrë në pah identitetin e vërtetë të territorit dhe potencialin e tij unik”, pohoi ajo. 

Znj. Ademi u ndal edhe tek koordinimi i edukimit me punësimin si njënevojëe domosdoshme për orientimin e fuqisë punëtore në tregun e punës. 

Pas prezantimit të programit për zhvillimin ekonomik, përfaqësues të biznesit të vogël dhe të mesëm, pjesmarrës në takim,  i drejtuan pyetje e sugjerime kandidates Voltana Ademi. 

Shkodra Press

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria shqiptare nuk ndërhyn në çështjet e brendshme të Athinës zyrtare, ashtu siç ajo nuk duhet ta bëjë anasjelltas. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Aleksandër Vuçic, Rama u ndal tek çështja e zgjedhjes së nënkryetarit të ri të Kuvendit, Shpëtim Idrizit në vend të Vangjel Dules, ndërsa theksoi se ‘ne nuk e imagjinojmë që ti tregojmë Athinës e kë duhet të zgjedh në krye të parlamentit apo të përfshihej në qeverinë sovrane, ashtu sikur nuk e imagjinojmë ne që Athina të bënte të njëjtën gjë’.

Sipas Ramës, Shqipëria ka një histori të gjatë të fqinjësisë së mirë me Greqinë dhe se përplasjet e ditëve të fundit nuk janë tregues i tensionimit të marrëdhënieve. Kreu i Ekzekutivit tha se çështja e kufirit detar është çështje kombëtare dhe nuk negociohet, ndërsa për deklaratat e zyrtarëve grekë për dorëheqjen e Dules nga nënkryetar i Parlamentit, Rama tha se nuk e imagjinon dot që Athina të ndërhyjë në emërimet e qeverisë së një vendi sovran, të dalë nga zgjedhjet demokratike.

“Me Greqinë kemi një marrëdhënie të gjatë të fqinjësisë së mirë. Kemi partneritet të nënvizuar strategjik dhe nuk kemi asnjë problem. Unë e kam uruar kryeministrin Cipras dhe e kam ftuar në Tiranë. Do të isha i lumtur të vizitoja Athinën. Por, nuk shoh asnjë gjë të gabuar se pse shteti shqiptar kërkon nga autoritetet greke, bazuar në praktikat rutinore të diplomacisë dhe të drejtës ndërkombëtare informacion për kërkimet në det”, tha Rama.

“Ndërkohë që nuk është sekret dhe nuk ka filluar me qeverinë e re të Athinës përpjekja jonë për të gjetur gjuhën e përbashkët për një çështje që për ne është e interesit. Lidhur me çështjen e detit nuk kemi ndërmend ta negociojnë. Për sa i takon zgjedhjes së Dules, ashtu si ne nuk e imagjinojmë që ti tregojmë Athinës se kë do zgjedhë në krye të parlamentit, apo se kë duhet të përfshijë në qeverinë sovrane nuk imagjinojmë që Athina të na tregojë ne si se duhet të veprojë kuvendi i zgjedhur nga populli sovran”, përfundoi kryeministri Edi Rama.

Shkodra Press

Pas 7 dekadash një kryeministër serb viziton Shqipërinë. Ai është Aleksandër Vuçiç dhe vjen pas thyerjes së akullit nga kryeministri ynë Rama, i cili vizitoi Beogradin më 10 Nëntor.

Pas 7 dekadash një kryeministër serb viziton Shqipërinë. Ai është Aleksandër Vuçiç dhe vjen pas thyerjes së akullit nga kryeministri ynë Rama, i cili vizitoi Beogradin më 10 Nëntor.

Konferenca e përbashkët e dy kryeministrave shpërtheu në replika kur u përmend Kosova. Vuçiç tentoi të provokojë Ramën kur tha se “Kosova është pjesë e jona”, por kreu i qeverisë shqiptare nuk e mori këtë si provokim, por si qendrim të kundërt.

Për hir të marrëdhënieve dhe bashkimit të popujve në BE, Rama ftoi Vuçiçin të çlirohet, si ai ashtu edhe populli serb dhe të pranojnë pavarësinë e Kosovës.

“Nuk ndryshoj qëndrimin për Kosovën, njohja do ishte çlirim për ju, por nuk dua të hymë më thellë në këtë çështje”.

 

PYETJE NGA GAZETARËT

Zoti Vucic, Rama ju premtoi se ju do të mikpriteshit dhe nuk do ndiheshit të provokuar, a e mbajti fjalën?

Nëse unë mund të them me shumë pak fjalë nga kjo që kemi parë në Tiranë, falënderoj për një organizim shumë të mirë të përgatitur nga qeveria shqiptare dhe falënderoj mikpritjen. Kur nuk pajtohemi mund ta tejkalojmë këtë duke e thënë me fjalë të cilat tregojnë shumë më shumë, nuk kam asnjë vërejtje për mikpritjen dhe do isha jo i sinqertë nëse do të thoja tjetër, mua më intereson çfarë mund të bëjë mirë për shtetin tim, kështu mendoj dhe Rama, mendoj se takimi do jetë shumë i mirë për dy shtetet tona, ne kemi marrëdhënie më të mira, besoj se në të ardhmen do jenë edhe më të mira.

 

Zoti Rama, ju po rregulloni marrëdhëniet me Serbinë dhe po prishini ato me shtetet e tjera fqinje, siç ishte vetoja ndaj Greqisë, apo dhe qëndrimet me Maqedoninë. Ç’mund të na thoni në lidhje me këtë?

Rama: Ne nuk ndodhemi të provokuar. Për çështjen e Kosovës, ndajmë qëndrimet të papajtueshme. Lidhur me disa marrëdhënie me fqinjët, dua ta përsëris se për ne marrëdhënia e shqiptarëve me serbët është marrëdhënie kyç, për ardhmërinë e rajonit. Ndërkohë që për Greqinë, kemi një marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe një partneritetet të nënvizuar strategjik dhe nuk kemi absolutisht asnjë lloj problemi me qeverinë e Athinës. Unë e kam uruar kryeministrin Tcipras dhe e kam ftuar për një vizitë në Tiranë dhe do të isha i lumtur të vizitoja Athinën. Ndaj analistët nuk duhet të çuditen pse shteti shqiptare kërkon nga autoritetet greke, bazuar në praktika të diplomacisë informacion për kërkimet në det. Ndërkohë që nuk është sekret dhe s’ka filluar me qeverinë e re të Athinë përpjeka jonë për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të zgjidhur një çështje e interesit kombëtar, siç është ajo e Kufirit detar. Ne nuk kemi ndërmend të negociojmë me interesin kombëtar, për fqinjësi të mirë. Nuk jemi zotuar të mbyllim sytë kur shfaqet një problem që nuk e kemi krijuar ne dhe nuk e ushqejmë ne. Sa i takon çështjes me zgjedhjen e nënkryetarit të parlamentit të Shqipërisë, ashtu siç ne nuk e imagjinojmë se ti tregojmë Athinës e kë duhet të zgjedh në krye të parlamentit apo të përfshihej në qeverinë sovrane, ashtu sikur nuk e imagjinojmë ne që Athina të bënte të njëjtën gjë.

 

Çfarë mendimi keni për Shqipërinë e Madhe?

Rama: Ne jemi në mbështetje të fortë të dialogut. Ne e kemi pasur edhe një nismë për ti dërguar Komitetit të Çmimit Nobel kërkesën për t’ja dhënë dy liderëve që çelën dialogun. Dialogu shënoi fundin e historisë së konfliktit. Sanksionoi shpërbërjen e gjithë tymit, pas dhe gjatë shpërndarjes së Ish-Jugosllavisë. Nuk ndryshoj qëndrimin për Kosovën, njohja do ishte çlirim për ju, por nuk dua të hymë më thellë në këtë çështje. Sot jemi miq në shtëpinë tonë, ne respektojmë miqtë dhe sensibilitetet që kanë. Për Shqipërinë e Madhe e përsëris, është një ide të cilën e kanë promovuar dhe ushqejnë ata që nuk i duan të mirën shqiptarëve jo ne dhe jo kombi ynë, që nuk synon zmadhim në kurriz të askujt vetëm vetëvendosja Nuk ka projekt të Shqipërisë së Madhe në Shqipëri, vetëm një projekt bashkimi në rrugën e BE. E duam një Ballkan pa kufij mes shqiptarëve por edhe popujve të tjerë. Kaq ja detyrojmë njerëzve tanë në një kohë të re, kur mitet nacionalizmat e së shkuarës nuk kanë shans që të gjejnë një vend zotërues, siç mungojnë në Serbi, por nuk kanë lidhje me qendrimin tonë për të ardhme të përbashkët për ta bërë ballkanin pjesë integrale të BE.

 

VUÇIÇ: DRONIN E NGRITI DIKUSH ME EMRIN ISMAIL, ISHTE I ORGANIZUAR POLITIKISHT

Kryeministri serb është ndalur tek ngjarjet e tetorit në Beograd ku gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi u ngrit mbi stadium droni me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”. Vuçiç tha se e di emrin e personi që e ngriti, ndërsa u rishpreh se “ngjarja ishte e organizuar politikisht”.

“Incidenti me dronin ka qenë i keq për marrëdhëniet tona, ka qenë i organizuar politikisht. Flamuri i Shqipërisë së Madhe, ngrit në mënyrë të qëllimshme. Në dijeninë time e ngriti dikur me emrin Ismail, mbiemrin nuk e di, dhe kanë ardhur nga Italia. Tre ditë para mbajtjes së kësaj loje është organizuar gjithçka, dhe kjo ka patur edhe ndikimin e saj politik”, tha Vuçiç.

Ismail Morina qytetari nga Kosova që vazhdimisht ka thënë se është personi që lëshoi dronin në stadiumin e Beogradit ku luhej ndeshja Shqipëri-Serbi.

 

RAMA: PËR NE SHQIPËRIA E MADHE NUK ËSHTË AS VIZION AS PROJEKT, ME RËNDËSI ËSHTË PAQJA NË RAJON

Kreu i qeverisë shqiptare ka ritheksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, për të shmangur konfliktet dhe për të garantuar paqen. Rama tha se për vendin tonë “Shqipëria e Madhe nuk është as një projekt e as një vizion”, duke theksuar se e ardhmja e vendeve të Ballkanit është integrimi në Bashkimit Europian.

“Nuk dua të kthehem pas tek fluturaku që na bëri objekt të lajmeve dhe vëmendjes së të gjithë botës. Thjesht besoj se për ne Shqipëria e Madhe nuk është as vizion, as projekt, as program dhe nuk na bën përshtypje kur shfaqet qoftë edhe në atë formë që u shfaq në stadiumin e Beogradit. Po të ishte shfaqur në Shqipëri, do e kishim marrë me të qeshur, por kjo është çështje perceptimesh,. Mësimi për atë ngjarje është nxjerrë nga të dy palët. Kjo paqe e madhe, e pritur, e kërkuar, dhe e mirëpritur nga të gjithë popujt e Ballkanit, është ende aq e brishtë sa mundtë vihet në rrezik nga një top futbolli. Ne e kemi kapërcyer më kurajë atë moment, dhe sot jemi këtu në vizitën e kthimit të kryeministrit të Serbisë, që dëshmon për një shenje të vullnetit të përbashkët për të parë përpara. Dhe që tregon se pavarësisht një mosdakordësie të madhe, ne kemi dëshirën e përbashkët. Serbët dhe shqiptarët nuk kanë përgjegjësi vetëm për vetveten por edhe për vendet e rajonit dhe të Europës”, tha Rama.

 

VUÇIÇ: KOSOVA ËSHTË PJESE E JONA

Ora 13:32- “Dëshiroj t’ju tregoj që jam krenar si i pari kryeministër që ka ardhur në vizitë në emër të Serbisë. Dëshiroj marrëdhënie të mira të miqësisë por edhe ato politke. Ne e dimë që zhvillimi politik, ashtu edhe shkëmbimi i mallrave është i mirë për dy vendet. Me rëndësi mbetet të punojmë së bashku në projekte infrastrukture”, tha kryeministri i Serbisë në nisje të fjalës së tij.

Ndërsa nuk nguroi të ndajë qëndrimin e tij dhe të Serbisë për çështjen e Kosovës, Vuçiç tha: “Është fakt që nuk pajtohemi për Kosovën dhe Metohinë. Serbia e trajton dhe do të vazhdojë ta trajtojë si pjesë të saj Kosovën, ndërsa Shqipëria e trajton si shtet të pavarur, pra ndryshe nga ne. Megjithatë, unë mendoj se këto mospërputhje duhet ti sheshojmë me dialog dhe në mënyrë paqësore. Këto probleme nuk zgjidhen me luftë, por me dialog. Ne jemi fqinj dhe jemi popuj në zgjerim. Ne duhet të marrim bashkë në dorë fatin e Ballkanit Perëndimor”.

 

RAMA: EDHE NJE TOP FUTBOLLI RREZIKOI TI KTHEJE MARREDHENIET TONA NE PIKEN ZERO

Ora 13:20- Në konferencën e përbashkët për shtyp, kreu i qeverisë Rama deklaroi se shkëmbimi i vizitës me Vuçiç flet për një moment historik, edhe pse siç tha ai, nuk jemi dakord për gjithçka me serbët. Por kreu i Qeverisë serbe në fjalën e tij u shpreh se “Beogradi nuk pajtohet me statusin e Serbisë”.

Sipas tij, shqiptarët dhe serbët duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë dhe Francës në Europë dhe të bashkëpunojnë.

“Falenderoj kryeministrin Vuçiç për këtë vizitë dhe shpreh bindjen se këto 24 orë do jenë shtysë që ai të rikthet përsëri në vendin tonë. Uroj që mbresat pozitive ta nxisin që në kthim, të inkurajojë bashkëqytetarët e tij të vizitojnë Shqipërinë sidomos gjatë verës, i siguroj se do të gjejnë vendpushimet ushqimet dhe mikpritje befasues. Vizita dypalëshe ndodhi siç ishim dakordësuar, Vuçiç është këtu për të marrë pjesë në forum, në kuadër të përfundimit të presidencës shqiptare të SEECP…Vuçiç është i pari vizitor i këtij rangu që mikëpritet me të gjitha nderimet. Ne kryem këmbimin e parë të vizitave në rang kryeministrash pas një kohë të gjatë akulli mes shteteve tona. Ky është shembull i dëshirës dhe vullnetit të përbashkët për të sjellë dy kombet tona afër, pavarësisht se jemi end larg të të qenit dakord për gjithçka”.

“Sot shqiptarët dhe serbët kanë një mundësi historike ta kthejnë paqen e meziarritur në një paqe që ja vlen të jetohet. Unë besoj se ne kemi sot mundësinë të bëjmë për të mirën tonë dhe të njëri-tjetrit si dhe vetë rajonit tonë. atë që vetë francezët e gjermanët bënë pas LDB. Vullneti ynë është i palëkundur në mbështetje të synimit tonë të shpallur, axhendën e një rajoni pa kufij”.

Kryeministri Rama nuk ka lënë pa përmendur dhe çështjen e Kosovës, ndërsa theksoi se mes Serbisë dhe Shqipërisë ka një mosdakordësi, që është shteti më i ri.

“Historia e ndasisë mes serbëve dhe shqiptarëve, është e atillë që e bën të ardhmen e rajonit. Edhe një top futbolli rrezikoi të na rrokulliste në pikën zero 6 muaj më parë. Ishte domethënës për këtë kohë paqe për kthimin e bashkëjetesës. Atje ku ka rrugë të përbashkët, vlen për ne shqiptarët dhe serbët. Pavarësisht që ka një jodakordësi me ne për çështjen e Kosovës. Por kjo mosdakordësi nuk e zbeh vlerën e madhe për dialogun mes Kosovën. Kjo pasi është prologu ynë. Pa hapin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës në rrugën e Berlinit, nuk do kishte qenë dot e mundur. Ashtu siç nuk do kishte qenë dot e mundur të bënim projekte të përbashkëta, për energjetikën  infrastrukturën. Duhet të marrim shembull nga Gjermania dhe Franca, pas bashkëpunimit pas luftës”, tha Rama.

Kreu i Ekzekutivit theksoi se duhet të lihen mënjanë barrierat e së shkuarës pasi destinacion i përbashkët është Bashkimi Europian.

“Të rrëzojmë barriera historike, të së shkuarës, të gjitha barrierat që na kanë penguar deri më sot, për të projektuar të ardhmen, jo thjesht politikisht, si një destinacion për BE. Por konkretisht për hartimin bashkërisht për projekte në infrastrukturë, energji, kulturë, arsim. Ne jemi shumë të vegjël për të mos u bërë bashkë, në projektet për të rritur ekonominë tonë dhe shumëfishuar potencialet që u duhen popujve tanë, dhe në këto kohë të vështira dhe sfida të mëdha. Suksesi ynë i përbashkët është e vetmja rrugë që të mbërrijmë në suksesin që duam, në këtë rajon që jetojmë të ndërlidhur në fatet tona. Fatet janë të ndërvarura që është e pamundur që njeri të shkojë shumë para dhe tjetri ngelet pas, dhe një i tretë ngec në rrugë. Ne të gjithë jetojmë me një pjesë të tjetrit, edhe kur jemi të ndarë. Duke ecur veç e veç në drejtimin e duhur të integrimit, të bëjmë me tjetrin dhe për trajtimin, as më shumë e as më pak që tjetri të bëjë me ne. Duhet të frymëzohemi të kthejmë këtë kohë të panjohur paqeje në bashkëjetesë të qëndrueshme, në paqe e harmoni ndëretikne, ndërfetare dhe ndërshtetëror.”, tha kryeministri.

 

RAMA: KUMANOVA TREGOI BRISHTËSINË E MARRËDHËNIEVE NË RAJON, MAQEDONIA TË ZBATOJË “OHRIN”

Kryeministri Rama në fjalën e tij është ndalur edhe tek ngjarjet në Kumanovë, duke ritheksuar rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Ndërsa u shpreh se Shqipëria do një Maqedoni të qëndrueshme, kreu i Qeverisë shqiptare bëri thirrje për eliminim të thirrjeve nacionaliste, dhe për forcim të bashkëpunimit në funksion të paqes dhe integrimit evropian të vendeve të Ballkanit.

“Ne presim që shqiptarëve të jugut të Serbisë t’u jepet ai trajtim dinjitoz që iu ofrohet serbëve në veri të Kosovës. Shprehim vullnetin për të ecur përpara në raportet mes dy vendeve. Është me rëndësi fuqizimi i besimit reciprok. Ngjarjet tragjikë në Kumanovë vërtetuan brishtësinë e kësaj paqeje. Shqipëria e sheh si interes të pacënueshem të saj, dhe të shqiptarëve në Maqedoni, integritetit territorial dhe funksionimin demokratik të Maqedonisë. Ne duam një Maqedoni të qëndrueshme, demokratike, dhe ku padiskutim ku zbatohet Marrëveshja e Ohrit. Të gjitha vendet në rajon dhe përtej duhet ët tërhiqen nga thirrjet që nxisin shfaqje negative. Ato i përkasin një Ballkani që i takon të shkuarës, dhe s’kanë asgjë të përbashkët për të ardhmen e Ballkanit.

Ne synojmë të rilindim vendet tona përmes jetësimit të ëndrrës për integrimin evropian. Ne duhet të bëhemi bashkë për të mbrojtur nga çdo lloj kërcënimi vendet tona, dhe paqen e meziarritur mes nesh”, u shpreh kryeministri Rama.

 

VIZITA

Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Serbisë ka zbritur sot në Aeroportin e Rinasit në orën 11:00, ashtu siç ishte parashikuar. Vizita e tij dyditore vjen pas thyerjes së akullit nga kryeministri ynë Rama, i cili vizitoi Beogradin më 10 Nëntor.

Në Rinas ai u prit nga numri dy i qeverisë, Niko Peleshi, ndërsa në Pallatin e Brigadave e priste kreu i qeverisë Rama. Ceremonia e mirëseardhjes iu përmbajt tërësisht protokollit të shtetit shqiptar, madje ndryshe nga Serbia, në Pallatin e Brigadave krahë flamurit shqiptar ishte vendosur edhe ai serb. Më pas u luajtën himnet kombëtare, fillimisht i Serbisë e më pas ai shqiptar. Si Vuçiç e Rama u përkulën përpara flamurit shqiptar.

Takimi i dy delegacioneve zgjati 40 minuta, ndërsa priten me interes fjalët e Ramës e Vuçiç në konferencën për shtyp.

Në kuadër të vizitës dy ditore të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç e gjithë policia e Tiranës dhe ajo e Shtetit është vënë në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë. Masat e rrepta kanë nisur që në Rinas, ndërsa mësohet se janë mbyllur edhe bizneset në autostradë, nga parashikohet të kalojë eskorta që shoqëron kryeministrin dhe delegacionin serb. Disa prej masave të marrja janë të ngjajshme edhe me atë të vizitës së Papa, Franceskut në Tiranë.

Të angazhuar do të jenë në total rreth 1500 policë e gardistë si dhe shërbimet inteligjente, drejtoria e antiterrorit në policinë e Shtetit. Po ashtu bëhet me dije se kryeqyteti do monitorohet nga helikopterë të ushtrisë.

 

KONFERENCA

Pritet të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Nuk dihen deklaratat, por po ti referohemi vizitës së Ramës në Beograd, atje Vuçiç ia lejoi një “provokim”, siç e quajti ai deklaratën për Pavarësinë e Kosovës.

Marrë nga Balkanweb

Shkodra Press

Kandidatja e majtë për bashkinë e Shkodërs Keti Bazhdari, vijon takimet e saj me banorët e bashkisë së re. Këtë radhë Bazhdari vizitoi komunën Shalë, ku shpalosi programin e saj duke vënë theksin tek nevojat emergjente të infrastrukturës në këtë zonë. Ajo gjithashtu tha se kjo kumunë ka shumë mundësi zhvillimi përmes turizmit malor.

"Unë kam ardhur të flas për hallet tuaja, për problematikat tuaja. Në këto pjesë kaq të bukura të Shqipërisë që është shumë rrallë t'i gjesh në Europë dhe të mos vish t'i vlerësosh me një rrugë, kjo është turp, është dicka që nuk ka lidhje vetëm me fondet, por ka lidhje me mungesën e vizionit. Pavarësisht se Thethi njihet kudo, nuk është e thënë se do të zhvillohet vetëm ky fshat. Në pjesët e tjera të Shalës ka perla pa fund. Dy gjëra janë të rëndësishme, rruga nga Shkodra në Shalë si dhe partneriteti i qeverisë e pushtetit lokal me bizneset, për të ndërtuar komplekset më të mira të turizmit malor. Përsa i përket ndihmës ekonomike, përpara varfërisë cështjet politike gjithnjë duhet të ndalen"- tha nga komuna Shalë kandidatja Bazhdari.

Pas takimit me banorët në qendër të komunës Shalë, Bazhdari u drejtua për në Parkun Kombëtar të Thethit ku dhe aty u prit nga banorë të shumtë së bashku me pronarë hotelesh e bujtinash. Nga Parku i Thethit, Bazhdari premtoi vëmenje të vecantë për zhvillimin e turizmit malor në këtë zonë.

Shkodra Press

Viti akademik 2015 do të rikthejë mesataren për hyrjen në universitetet publike dhe private. Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla, gjatë diskutimeve mbi projektligjin e arsimit të lartë në Komisionin Parlametar, tha se do të jetë Këshilli i Ministrave që do të caktojë pragun, për ata që mund të ndjekin universitetin.

Lënia e kopetencave për dhënien dhe njohjen e titujve akademikë universiteteve, ka ngjallur debat në Komision. Ish – Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, u shpreh kundër fuqizimit të rolit të dekanatit në ligj.

Kredia studentore, autonomia financiare dhe përzgjedhja e drejtuesit të bordit të akreditimit, ishin tre pika risi të ligjit, të cilat morën më shumë vëmendje gjatë diskutimit.

Shkodra Press

Gjykata e Shkodrës ka rrëzuar sot kërkesën për pezullimin e efektivit të policisë Gjergj Dodani, i cili akuzohet se ka sulmuar vëllain e kandidatit të PD-së për Vaun e Dejës.

Pak ditë më parë Edi Paloka në emër të Partisë Demokratike denoncoi sulmin e bërë ndaj vëllait të kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Vaut të Dejës, në Shkodër. Fred Hila deklaroi se është sulmuar me armë ndërsa udhëtonte me makinë nga një polic i zonës, ndërsa Paloka tha se kjo s’është gjë tjetër veçse implikimi i policisë në fushatën e qeverisë. Sipas tij, qeveria po e përdor policinë për dhunë e presione.

Ministria e Brendshme reagoi ndaj deklaratave të Selisë Blu. Një një njoftim për mediat, Ministria e Brendshme shprehet punonjësi i Policisë i akuzuar, Gjergj Dodani është shoqëruar në Komisariat dhe i është nënshtruar hetimit ku është përfshirë menjëherë edhe Prokuroria.

“Në qoftë se z. Paloka ka interes të dijë të vërtetën lidhur me çfarë ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit lidhur me incidentin të cilit i referohet, në kryerjen e detyrës së tij si shpifës profesionist, mjafton që Partia Demokratike të informohet nga kandidati i saj. Me kandidatin jo vetëm Ministri i Punëve të Brendshme, por edhe vetë Kryeministri kanë qenë në kontakt dhe komunikim të vazhdueshëm, për të dëgjuar versionin e tij për ngjarjen, si edhe për ta informuar mbi veprimet e menjëhershme të ndërmarra për zbardhjen e plotë të incidentit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Më tej MPB sqaron se polici i shoqëruar është pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve dhe nëse rezulton fajtor do të marrë ndëshkimin sipas ligjit, ndërsa i kujton PD¬-së situatën në të cilën qeverisja e saj e kishte lënë Policinë e Shtetit.

Marrë nga Balkanweb

Shkodra Press

Me një pjesëmarrje masive të qytetarëve të Shkodrës, Voltana Ademi, kandidate e Partisë Demokratike për kryetare të kësaj Bashkie ka hapur sot në mbrëmje fushatën elektorale për zgjedhjet e 21-Qershorit 2015 me një miting madhështor në sheshin “Nenë Tereza”. Për të mbështetur kandidaten Ademi kanë qenë të pranishëm në miting dhe deputetët Jozefina Topalli, Arben Imami, Helidon Bushati, Irma Kopliku, kryetari aktual i Bashkisë Lorenc Luka, kryetari i PD-së së Shkodrës, Ramiz Çobaj, etj. 

Për rreth dy orë, Shkodra është mbuluar nga flamujt blu, fishekzjarret dhe adrenalina e krijuar nga tingujt muzikorë të këngëtarëve të mirënjohur si Rezarta Smaja & Band, Mukades Çanga e Adelina Corraj, nën moderimin e Julian Dedës. 

Gjatë fjalës së saj, Voltana Ademi ka kërkuar mbështetjen e banorëve të Shkodrës duke premtuar më shumë punë, dinjitet dhe mirëqenie. Mes të tjerave Ademi shtoi: “Unë kam punuar gjithmonë në Shkodër. Kam punuar përkrah administratorëve në Bashki dhe Komuna duke u shërbyer njerëzve. Kam avantazhin e madh që përvojën time si Zëvendës Kryebashkiake e Shkodrës e si Prefekte qarku ta vazhdoj sërish nëpërmjet një programi tejet të detajuar për mirëmenaxhimin e administratës lokale. Unë do të jem Kryebashkiake e cila do të jetë pranë e në shërbim të njerëzve! Çdo familjeje, kudo që jeton do t’u ofrojmë të njëjtin shërbim, në kohë, me transparencë e përgjegjësi.

Unë do të kujdesem që çdo qindarkë që vjen nga taksat tona të shpenzohet mirë. Me pjesmarrjen e qytetarëve, me përgjegjësi së bashku ne do të vendosim për çdo investim komunitar. 

Unë do t’i shërbej të gjithë qytetarëve në të njëjtën mënyrë, pa marrë parasysh nëse janë nga Bashkia apo Komuna, nëse vijnë nga një parti tjetër politike apo nga asnjë parti politike - unë do të jem atje për t’ju shërbyer ju! Jam këtu për të kërkuar mbështetjen tuaj, për realizimin e projektit tonë për zhvillimin, për bujqësinë, për turizmin, për biznesin, për punësimin, për sigurinë, për mirëqënien!

Për Shkodrën me njerëzit kreativ, historinë e kulturën, mikpritjen e burimet natyrore, një komunitet që jeton e zhvillohet, derë e hapur për integrim!

Më 21 qershor, më të bashkuar se kurrë për të ndëshkuar me votë keqqeverisjen. 

Pa dyshim! Për Shkodrën e së ardhmes. Pa dyshim! Për Shkodrën e familjes. Pa dyshim! Për Shkodrën e fëmijëve tanë. Pa dyshim! Për Shkodrën e kulturës dhe traditës. Pa dyshim! Për Shkodrën e miqve. Pa dyshim! Për Shkodrën e Vllaznisë. Pa dyshim! Votoni Partinë Demokratike dhe Alenacën Popullore për Punë dhe Dinjitet” – ka përfunduar fjalën e saj zonja Ademi. 

Shkodra Press

"Ndihem e perulur ndaj mbeshtetjes qe me keni dhene... Them me plot gojen qe ia vlejten muaj e muaj pune, fjale te padrejta, nete te tera pagjume dhe lodhja, pasi ne keto dite kam pare nje komb te bashkuar si rradhe here, per nje kenge, per mua.

Te jesh ne ate skene nuk eshte e lehte. Duke pas pergjegjesine te perfaqesoj vendin tim me ka emocionuar shume dhe ndoshta me mire, pasi cdo tingull qe kam nxerr nga trupi im ka qene i vertete, i sakte apo jo , ai ka qene i sinqerte dhe i ndjere si asnjehere me pare.

Ky status eshte vetem per ju, te gjithe ju qe me mbeshtetet. Per votat e shumta qe shpenzuat per mua gjithe shqiptaret ne te gjithe boten. Tani nuk duhet te merzitemi pasi me besoni, do punoj shume qe emrin e shqiperise ta marr me vete edhe ne skena me te medha.

Ju dua shume vertete

Ju perqafoj une, dhe familja ime qe ju falenderon sinqerisht ." - ka shkruar në facebook një ditë pas Finales përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision.

Shkodra Press

Tom Doshi ka zhvilluar ditën e sotme një takim elektoral në komunën Bushat në Shkodër. Ndërsa është takuar me banorë të zonës, Tom Doshi ka shprehur mbështetjen e tij ndaj kandidatit të mazhorancës për zgjedhjet lokale për këtë zonë.

Në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, Aleanca për Shqipërinë Europiane kandidon Gjokë Lleshin për Bashkinë e Vaut të Dejës.

Ndërsa u kërkoi banorëve të zonës mbështetje për kandidatin e PS Gjok Lleshin, Tom Doshi tha se “Askush nuk më përjashton nga politika. Është populli që vendos”.

Shkodra Press

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO