21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Nga Shkodra ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Cannon u bëri thirrje partive politike që të shmangin nga listat e tyre personat e inkriminuar, qoftë për kandidat për kryetar bashkia por edhe për këshillat bashkiak. Ambasadori Cannon mbështeti organizmat e tjerë ndërkombëtar që listat duhet të jenë të pastra dhe votuesve në zgjedhjet vendore të 21 qershorit t’i ofrohen lista të denja dhe jo lista me persona që kanë të shkuar kriminale. Kjo deklaratë vjen pas asaj të ambasadorit amerikan Donald Lu i cili tha se në listat aktuale ka kandidatë që më parë kanë qenë të inkriminuar.

“Mendoj se edhe ne biem dakord me mendimin e partnerëve të tjerë ndërkombëtar që listat duhet të jenë me kandidat të denjë dhe të papërfshirë në aktivitete kriminale të mëparshme. Për këtë ka dy mënyra. Patjetër që ka një mënyrë ligjore por mund të bëhet edhe përmes politikës që ata të mos përfshihen në listat për kandidat. Pra në mbështesin kauzën e çuar nga ambasada amerikane dhe kolegë të tjerë siç është BE apo OSBE që personat e përfshirë në lista të kenë një reputacion të respektueshëm. Mendoj se kemi marrë këtë si mësim muajt e shkuar për reputacionin goditjen dhe dëmin që i jep kjo reputacionit të Shqipërisë nga njerëz të parespektuar ose pa reputacion pozitiv dhe të përfshirë njëkohësisht në jetën politike. Mendoj se nuk do të kishte një reflektim të mirë për vendin nëse do të kishte persona me të shkuar kriminale dhe nëse do e gjenin veten në pozicionin e kryetarit të Bashkisë apo anëtarit në këshillat bashkiak”-u shpreh ambsadori.

I pyetur për emra konkret, këtë ambasadori Cannon ia la mediave të cilat këto ditë kanë bërë të ditur disa prej tyre. Kreu i diplomacisë britanike mohoi se ambasada e Britanisë ka një listë me emra secret të kandidatëve që garojnë me 21 qershor, si persona me të shkuar kriminale.

“Disa emra janë bërë të ditur nga mediat, janë përfolur dhe këtu është edhe kontributi i mediave dhe nuk duhet nënvlerësuar në këtë rast për ata njerëz që janë jo ekzaktësisht të duhurit. Mendoj që roli kryesor duhej të vijë nga partitë për njerëzit që ata zgjedhin, veçanërisht mbi atë që nesër këta njerëz mund të kenë poste zyrtare. Jo nuk është e vërtetë se ne kemi një listë secrete me emra të inkriminuar që kandidojnë. Po ta kishim do ta publikonim që votuesit të njiheshin me ta”-u shpreh Cannon.

Zgjedhjet e 21 qershorit ambasadori britanik i quajti të rëndësishme.

“Mos harroni se këto zgjedhje janë një test i rëndësishëm dhe ky vit është një tranzicion për shkak të reformës të re administrative-territoriale. Partitë, kandidatët por edhe vetë ata që do të votojnë me 21 qershor duhet të bëjnë kujdes në mënyrë që ky proçes të shkojë sa më mirë sepse natyrisht lidhet me të ardhmen e Shqipërisë për më tej”-përfundoi ambsadori Cannon.

Ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Cannon e bëri deklaratën e tij menjëherë pas një konference që u zhvillua në Shkodër kundër trafikimit të qënieve njerëzore ku u vlerësua fakti që deri tani janë evidentuar vetëm në Qarkun Shkodër 22 raste si qënie të cilat i kanë shpëtuar në kohë trafikimit.

Senad Nikshiqi

Shkodra Press

Mbrëmë, në orët e vona, tre persona të maskuar kanë tentuar të vjedhin karburant në sarboratorin e makinave të parkuara në oborrin e një banese.

Mënjëherë në vendngjarje kanë mbërritur Specialistëve për Krimet në Komisariatin e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Patrulllën e Përgjithshme ku bë arrestimi i shtetasit : Aleksandër Gjinaj, 27 vjeç, banues në Pukë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Pukë, për vepren penale « Vjedhje në bashkëpunim » Nenet 134/2 dhe 25 i Kodit Penal.

Shkodra Press

Largimi i kandidatëve me të shkuar kriminale është detyre e votuesve shqiptar dhe e  partive që i kanë zgjedhur. Duke përdorur një fjalë të urtë popullore në një intervistë të dhënë për revistën Java ambasadori amerikan Donald Lu ka vënë theksin në faktin se është detyrë e institucineve shqipatre të largojnë apo të hetojnë individët me të shkuar kriminale.

Donald Lu: Unë besoj, që votuesit kanë të drejtën të dinë mbi historitë kriminale të kandidatëve politikë. Por, siç thoni ju në shqip “vetëm i zoti e nxjerr gomarin nga balta”. Duke përdorur informacion të disponueshëm publikisht, partitë politike, media dhe shoqëria civile duhet të hetojnë të shkuarën kriminale të kandidatëve dhe ta ndajnë këtë informacion me votuesit. Këtë nuk mund ta bëjnë të huajt për ta. Do të shtoja edhe, që detyra e vështirë e të larguarit të kriminelëve prej politikës është përgjegjësi e institucioneve demokratike të Shqipërisë, por ata nuk mund të mbështeten për ndihmë te Shtetet e Bashkuara. Është Partia Socialiste, ajo që e përjashtoi Tom Doshin. Është prokurori juaj i Përgjithshëm, ai që ngriti akuza penale kundër Tom Doshit dhe Mark Frrokut. Janë drejtuesit e partive politike shqiptare, ata që kanë hequr disa politikanë me histori kriminale prej listave të kandidatëve. Sigurisht, ishin po këta kryetarë partish, që i vendosën ato emra në lista në fillim.

Diplomati amerikan ndër të tjera bën me dije se tashmë partitë politike janë informuar në lidhje me kandidatët me lidhje kriminale ,kanë larguar disa por duhet të largojnë edhe më shumë.

“Jo, nuk është një ndryshim në politikën amerikane. Ne jemi duke mbështetur në mënyrë konkrete angazhimin e Dhjetorit për të dekriminalizuar Kuvendin, për të cilin u ra dakord nga të dyja palët, si nga mazhoranca, ashtu edhe nga opozita. Kemi hulumtuar historitë kriminale të kandidatëve për zgjedhjet vendore. Ne e kemi ndarë këtë informacion me kryetarët e partive politike, me kërkesën që ata ta verifikojnë këtë informacion dhe të ndërmarrin veprime. Ata kanë hequr disa prej këtyre emrave nga listat e kandidatëve dhe shpresojmë që do të heqin më shumë.

Edhe ambasadori italian ne vendin tone Massimo Gaiani, i ka kujtuar klasësë poltike shqiptare, se është detyre e tyre për largojnë te inkriminuarit nga kandidimi, por pa dhënë një përgjigje së pse nuk bëhen publik nga ndërkombëtarët, emrat e tyre.

Masssimo Gaiani: “Publikohet ajo qe mund te behet publike, pozicioni ynë, si vend anëtar i Bashkimit Evropian për cështjen e dekrimininalizimit, është shumë i qartë. Kemi marre kontaktet e nevojshme me autoritetet kompetente dhe partite politike. Pas kësaj, u takon atyre të bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve”

Prokurorisë shqiptarë, i është kërkuar nga mazhoranca që të hetojë listën e kadidatëve, por vetëm të demokratëve,  për zgjedhjet e 21 qershorit, për të zbuluar nësë ata kanë apo jo rekorde kriminale.

 Shkodra Press

Që kur ajo fitoi The Voice of Italy në vitin 2013 ishte e shkruar që Elhaida Dani të përfaqësonte Shqipërinë në shfaqjen televizive më të preferuar në Europë një ditë.

Dhe ajo ditë ka ardhur! Elhaida kishte rradhën të kryente provën e dytë në Wiener Stadhalle ku habiti me zërin e saj të mrekullueshëm.

Festivali “Eurovision 2015” do të jepet ditën e martë më 19 Maj ku këngëtarja shqiptare do të performojë me këngë “Im Alive”.

Shkodra Press

 

Në takimin Town-Hall të zhvilluar në pedonalen e qytetit pranë Bashkisë, lideri i opozitës i ka njohur të rinjtë me ofertën e PD-së për punë dhe dinjitet, me vizionin e saj për t’i kthyer shpresën të rinjve dhe qytetarëve të Shkodrës e Shqipërisë.

Ulja e taksave dhe e çmimeve, dedikimi i fondeve për projekte që hapin vende pune, rritja e pagave dhe pensioneve është prioritet i kryetarit të opozitës.

“Papunësia e të rinjve ka arritur në shifra alarmante, rreth 40%. Mazhoranca që erdhi me premtimin për 300 mijë vende pune nuk ka hapur asnjë vend të ri, madje ka mbyllur mijëra vende pune me politikat e saj të rritjes së taksave dhe çmimeve të energjisë, naftës etj. Heqja e taksave për bizneset që punësojnë të rinj është prioritet i demokratëve. Ekonomia në Shkodër dhe në tërësi në Shqipëri është e vajtueshme. Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për shtresat në nevojë”, theksoi Basha.

Nga ana tjetër, kandidatja Ademi foli para të rinjve për mundësinë e shfrytëzimit të potencialeve natyrore duke e cilësuar një proces të tillë si më të rëndësishmin për bashkinë e madhe të Shkodrës.

"Shqetësimi është vërtetë i madh, sepse papunësia është rritur dukshëm dy vitet e fundit. Papunësia ka prekur jo vetëm prindërit tonë, por sidomos rininë. Në kuadër të një Shkodre të re që bashkon zonën urbane, zonën malore, zonën bregdetare apo bujqësore, zhvillimi i integruar duke përdorur të gjitha potencialet tona është sfida më e madhe që ka Shkodra, Malësia e Madhe, Vau-Dejësi dhe Puka. Filozofia e shërbimit lokal do të jetë jo vetëm për atë cfarë ofron shërbime dhe ka funksione e kompetenca që ne duhet t'i ushtrojmë në të gjithë territorin, por sfida më e madhe e jona në nivel lokal ka për të qenë punësimi. E parë në konceptin e gjerë të administrimit që do të kemi në Bashkinë e Shkodrës, mbështetja e fermave, produktit bio të Shkodrës, investimi në kanalizime kulluese dhe vaditëse do të jetë prioriteti kryesor në të gjitha zonat bujqësore, e kam fjalën këtu për zonën e Nënshkodrës, por edhe në zonat tjera ku produkti si duhani apo bimët e tjera medicianle mbeten dhe janë autoktone të këtij territori që ne duhet t'i mbështesim"- u shpreh kandidatja Voltana Ademi.

Më pas diskutimi vijoi me pyetje nga të rinjtë e Shkodrës, ku kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha dhe kandidatja për Bashkinë e Shkodrës Voltana Ademi, iu dhanë përgjigje dhe shpalosën mënyrën e zgjidhjes së shumë prej problemeve dhe vështirësive që hasin të rinjtë.

Shkodra Press

Nën moton "Fuqizojmë Familjen", kandidatja për kryetare bashkie Keti Bazhdari mblodhi në teatrin Migjeni familje në një koncert festiv në të cilin u dhanë mesazhe për bërthamen e shoqërisë, në kuadër të ditës botërore të familjes. Sipas znj. Bazhdari, familja përbën kodin etik, moral dhe ligjin e qytetërimit, bazë mbi të cilën ngrihet edhe programi për bashkinë Shkodër.

"Krejt programi ynë, krejt fryma jonë, krejt puna e skuadrës tonë është e orientuar tek familja, ka në qendër familjen dhe të gjitha rrafshet e punës tonë kryqëzohen tek familja. Ne po punojmë fort në rrafshin ekonomik, ne po punojmë fort në rrafshin urbanistik, në rrafshin mjedisor dhe në të gjitha fushat ku shtrihet ekonomia, në turizëm, në bujqësi, në blegtori, sepse të gjitha këto rrafshe japin efektet e veta që kjo familje të forcohet gjithnjë e më shumë, që kjo familje të jetë në qendër të vëmendjes së politikave të një bashkie. Vetë një bashki në vetvete është një familje e madhe. Vetë bashkia është më afër familjeve, më afër qytetarëve, se askush tjetër. Asnjë lloj pushteti nuk mund të jetë më afër sesa bashkia. Prandaj për ne është e nevojshme të kontaktojmë me ju çdo ditë, t'ju shtrijmë dorën dhe të na kuptoni që po mundohemi të organizojmë një familje të madhe për Shkodrën, një familje transparente. Në bazën e familjes është transparenca. Në ato familje ku ka pastërti dhe sinqeritet, aty ka vazhdimësi dhe mbarësi. Kështu duam t'a bëjmë edhe Shkodrën" - u shpreh kandidatja për bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari.

Me moton "Ejani ta bëjmë bashkë Shkodrën", kandidatja Bazhdari kërkoi bashkëpunimin dhe mbështetjen për ta kthyer Shkodrën në një qytet të nderuar në Europë, për t'u qëndruar afër familjeve shkodrane, familjeve në nevojë.

Shkodra Press

Një 18- vjecar nga Shkreli i Malësisë së Madhe është mbytur sot në ujërat e Malit të Zi, konkretisht në plazhin e Budvës ku kishte shkuar ekskursion me klasën.

Sipas informacioneve paraprake, i riu D. Kapllaj. kishte shkuar të festote maturën. Polumbarët e Malit të Zi po kërkojnë trupin në Budva.

Akoma nuk dihen rrethanat sesi i riu është mbytur.

Në vijim pritet informacion i plotë...

Shkodra Press

Familja po shkatërrohet. Ky është mesazhi që përcollën fuqishëm tre komunitetet fetare në Shkodër, ai musliman, katolik dhe ortodoks. Në një konferencë të përbashkët të quajtur “familja dhe moderniteti”, tre komunitetet fetare kritikuan ashpër trended e fundit sidomos për të rinjtë por jo rrallë herë edhe për prindërit e tyre. Sipas komuniteteve familja në ditët e sotme ndodhet në një pikë tejet -delikate dhe dita-ditës rrezikon të shkatërrohet. Po humb moraliteti, sipas komuniteteve fetare e po ashtu familja në ditët e sotme po humb dinjitetin e saj. Gjatë konferencë u dha mesazhi se në thelb familja është e shenjtë ndaj të gjithë bashkë, edhe institucionet duhet të bëjnë shumë më shumë për të mbrojtur vlerat e familjes që askush më mirë se shqiptarët i kanë trashëguar ndër shekuj.

I pari fjalën e mori famullitari i Kishës Ortodokse Nikolla Petani i cili u shpreh totalisht kundër idesë për miratimin e ligjit të martesave të së njëjtës gjini.

“Bota është gjithmonë në lëvizje. Njeriu duket se po fiton gjithnjë e më shumë autonomi sepse po i ekspozohet një lii më e madhe. Zhvillimi shkencor dhe zbulimet teknologjike racionalizmin dhe prodhimtarinë i kanë bërë dy simbole të kohës sonë, saqë njeriu shpesh e ngatërron faktin e modernitetit me atë që duhet të jetë. Me këtë procces transformimi po krijohen llo lloj pseuodo-familjesh të reja të cilat nuk kanë asnjë lloj baze apo vlere shoqërore por kanë një shpërqëndrim dhe prishje të imazhit të familjes normale.

Me modernizimin e botës dhe me fuqizimin e disa mendjeve djallëzore sot të vjen keq që brenda Shqipërisë sonë të dashur nga ku jemi mburrur dhe mburremi mbi vlerat e forta dhe tradicionale të familjes shqiptare, po i imponohet njerëzve se duhet ta heqim tashmë brenda në kod pra në ligj përcaktimin burrë dhe grua duke e zëvendësuar me grua me grua dhe burrë me burrë. Këto ndryshime po bëhen me arrogancë pa u konsultuar me popullsinë që është mjaft e ndjeshme ndaj këtij fakti djallëzor dhe aq më pak me komunitetet fetare të cilat rregullisht injorohen në ligjbërjen e këtij lloji. Në të kundërt, qeveria dhe ligjbërësit konsultohen me disa shoqata të papërfillshme dhe të panjohura ose fantazëm duke i dhënë jehonë dhe vizibilitet të ekzagjeruar.

Mbi të gjitha, ky servilizëm pa shtyllë kurrizore ndaj disa ndërhyrjeve nga shoqata e grupe të huaja perëndimore duke harruar se mjaft nga këto vende nuk kanë pranuar për t’i bërë këto ndryshime në legjislacionin e tyre. Perëndia e ka krijuar familjen midis burrit dhe një gruaje për të siguruar vazhdimësinë e jetës dhe krijimin e fëmijëve të tyre. Edhe sikur t’i imponohet shtetit tonë dhe deputetëve tonë për ta votuar apo miratuar këtë kod, sepse edhe ato vetë janë kundër, është i destinuar ky projekt djallëzor të dështojë përballë reagimit qytetar dhe reagimit tonë të fortë si komunitete fetare apo si besimtar, pra ose populli duhet ta respektojë shenjtërinë e familjes të krijuar nga perëndia burrë dhe grua ose duhet të shuhet krejt si popull”.

Më tej arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult imzot Angelo Massafra rikujtoi mesazhin e Papa Francceskut gjatë vizitës së tij historikë që bëri me 21 shtator 2014 në Shqipëri.

“Midis të tjerave Papa Franccesku na është drejtuar me këto fjalë: Është e rëndësishmë që jemi këtu sëbashku duke u përpjekur të lidhni me njëri-tjetrin marrëdhënie bashkëpunimi vëllazërore për të mirën e mbarë shoqërisë. Faleminderit për atë që bëni”.

Më pas Arben Halluni, përfaqësues i Myftinisë Shkodër foli për faktorët që po prishin harmoninë në familje.

“Sot, më shumë se kurrë, është detyra e përfaqësuesve të fesë në këtë vend, që të bashkojmë duart dhe të drejtojmë kontributet tona, në rrugën e përkujdesjes prindërore ndaj brezit të ri dhe udhëzimeve të urta në rrugëtimet e tyre në një jetë të turbulluar nga sprova e modernitetit, shpesh të paekuilibruar.

Është e udhës, që komunitetet fetare të jenë më aktive në jetën e përditshme, duke kontribuar me urtësi dhe largpamësi, për ruajtjen e rinisë dhe mbrojtjen e familjes nga sprova të shumta të kësaj kohe, që si hije të fshehura, përpiqen të prishin jetën dhe të shuajnë shpresën e udhëzimit.

Po bëhet përherë e më e domosdoshme që të shtohet bashkëpunimi ynë për të qëndruar të bashkuar përballë sfidave, me të cilat rinia e jonë dhe familja në tërësinë e saj, po përballet ditë pas dite, me faktorë të prishjes së harmonisë dhe dhunimit të saj, si: ateizmi i fshehur në neglizhencën ndaj fesë, mungesa e lëndës së edukatës fetare në shkollat e vendit tonë, laicizmi ekstrem dhe ai selektiv, që nxisin përherë e më shumë tendenca të urrejtjes fetare, injoranca, si shërbëtori më besnik i së keqes, krejt të keqes në shoqëri, devijimet nga natyra, me të cilën Zoti e ka krijuar njeriun dhe reklamimi i tyre me të madhe, si vlerë, liria e paekuilibruar dhe e papeshuar e fjalës, mendimit dhe shprehjes, që kohët e fundit po bëhet objekt i rritjes së islamofobisë dhe nxitjes së shkeljes së të drejtave të besimtarëve në vendin tonë dhe përtej tij, mosvlerësimi i diversitetit fetar, kulturor e intelektual, si një alternativë më shumë për t’u thelluar në rrugët e bashkëpunimit, jo një mallkim shtesë në jetë, mosrespektimi i shenjtërive të tjetrit, që nxit ekstremizëm në emër të fesë, tendenca prishëse të harmonisë dhe bashkëpunimit qytetar etj”-përfundoi Halluni.

Më pas dom Marjan Gega dhe teologu Lavdrim Hamja referuan nga një temë me fokus familjen duke përmendur kështu disa prej shkaqeve negative të saj.

“Të rinjtë kurrë nuk kanë qenë më të lodhur se sot. Nuk kanë qenë kurrë më të lodhur nga luksi i mundësive të shumta që kanë, normalisht falë modernizmit. Nuk kanë qenë kurrë më të paedukatë e kurrë me dembela”-tha dom Marjan Gega.

Më tej tregoi edhe një shembull.

“Një grua e martuar tre herë kishte fëmijë me dy burrat e mëparshëm ndërkohë që një fëmijë kishte edhe burri i tretë i saj me gruan e mëparshme të tij. Një ditë burrin e tretë e merr në telefon gruaja e tij dhe i thotë se kam një problem. CCfarë ke e pyet burri i tretë i saj, po si ta them i thotë gruaja, djalim im dhe djali jot po rrahin djalin tonë”

Teologu Lavdrim Hamja u shpreh se strukturat bazë të familjes në ditët e sotme po kërcënohen.

“Është e pamundur të ketë shoqëri njerëzore pa familje, dhe baza e familjes është martesa e shëndoshë midis mashkullit dhe femrës. Pa martesë logjike e legjitime nuk ka familje dhe pa familje nuk ka shoqëri njerëzore. Për këtë, çdo lloj lidhje, apo formë tjetër jashtë këtij konteksti, në Islam është e ndaluar dhe të refuzuar. Thirrjet denigruese për ndryshimet në familje, duke shthurur dhe prishur rendin hyjnor të saj janë me pasoja katastrofale për njerëzimin dhe me pasoja fatkeqe për të ardhmen e tij në tokë.

Strukturat bazë të shoqërisë bashkëkohore po kërcënohen dhe familja, si institucioni fillestar dhe shumë i ndjeshëm po goditet nga sëmundjet e ndryshme dhe forca, që kanë për qëllim shkatërrimin e saj.

Qytetërimi i ri, me të vërtetë ka arritur përparim në teknologji e zhvillim, por ai mbetur shumë prapa në aspektin e familjes, madje me këtë vrull që ka marrë, po shkon drejt shkatërrimit total të familjes dhe simptomat e gjendjes së emergjencës tashmë janë të dukshme. Sepse, për ditë e më tepër po shohim një brez, i cili po ushqehet me një mënyrë të jetuari larg familjes dhe përgjegjësive familjare. Sapo arrin moshën 18-vjeçare, ai e quan veten të lirë dhe shkëputet prej familjes dhe ndikimit prindëror. Kjo filozofi jete, po dëmton rëndë shoqërinë njerëzore dhe po shkatërron bërthamën e kësaj shoqërie, që është familja.

Sfidat e kohës sonë moderne, si imoraliteti, dhuna, droga, alkooli, bixhozi, lojërat e ndryshme të fatit, varësia ndaj internetit dhe teknologjisë, thirrjet për liri të jetuari pa kufi etj, kanë çuar që rinia dhe familja të jenë në krizë të përgjithshme dhe të kërcënuara seriozisht. Kjo kërkon një angazhim total nga të gjithë institucionet shtetërore dhe jo shtetërore, nga çdo njeri, si individ dhe shoqëri, të përfshihen të gjithat shtresat sociale, arsimore dhe kulturore, për të shpëtuar familjen dhe brezin e ri prej këtyre sfidave.

Prandaj, nëse duam që familja dhe brezi i ri në këtë modernitet të egër, të mbrohet prej  këtyre sfidave, të cilat e kërcënojnë seriozisht, unë besoj se është detyrë e komuniteteve fetare të kërkojnë me ngulm, që lënda e besimit fetar të vendose në kurrikulat e shkollave publike, në mënyrë që fëmijët të edukohen, përmes mësimeve fetare, me dashurinë për familjen, respektin ndaj prindërit, nderimin e më të rriturve dhe dashurinë për vëllezërit dhe motrat e tij. Në këtë drejtim, jemi tepër të vonuar, sepse shumë vende evropiane, ku ne aspirojmë të shkojmë, si Gjermania, Belgjika, Austria etj, tashmë e kanë bërë një gjë të tillë, dhe nxënësit në shkollat publike, marrin lëndën e besimit fetare, sipas fesë, të cilës i përkasin”-përfundoi teologu Hamja.

Në fund të kësaj konference “familja dhe moderniteti” u tha se është detyrë e komuniteteve fetare për t’u mbledhur sërish dhe për të diskutuar mbi një problem kaq thelbësor. Nga ana tjetër komunitetet fetare kërkuan që institucionet të bëjnë shumë më shumë për mbrojtjen e vlerave shoqërore që patjetër nisin nga familja e cila konsiderohet e shenjtë dhe thelbi dhe baza e shoqërisë.

Senad Nikshiqi

Shkodra Press

Kandidatja e majtë për Bashkinë e SHkodrës, Keti Bazhdari vijon takimet e saj me grupet e interesit në prag të prezantimit të programit të saj elektoral më 22 Maj. Bazhdari takoi këtë radhë pedagogët e Universitetit Luigj Gurakuqi me të cilët diskutoi për rritjen e cilësisë së arsimit universitar dhe ngritjen e urave të bashkëpunimit ndërmjet Bashkisë Shkodër dhe universitetrit Luigj Gurakuqi.

Grupi i punës pranë kandidates Bazhdari, tregoi disa nga projektet për të cilat synohet krijimi i urave të bashkëpunimit me universitetin për të sjellë zhvillim në territorin e bashkisë së re. Kandidatja për kryetare bashkie, Keti Bazhdari theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit konstruktiv të pedagogëve duke e vlerësuar si të vetmen rrugë për të pasuruar administratën e ardhshme me kapital njerëzor cilësor por edhe me projekte që bazën e tyre e kanë në studime e kërkime nga ky tempull i dijes.

"Filozofia ime është e thjeshtë, nuk do të shpik asgjë të re. Për këtë arsye kam nevojë për mbështetjen tuaj konstruktive. Sado e drejtë, e matur dhe e guximshme që kam qenë në marrjen përsipër të përgjegjësive, maturia, drejtësia dhe guximi në këtë fushatë e nesër si kryetare e një prej bashkive më të mëdha të republikës, do të ishin pa vlerë në rast se çdo veprim i imi, çdo e thënë e imja, çdo propozim politik në rrafshin komunal e më gjerë, nuk do të ishin të bazuara në dije të themeltë. Këtu e shoh unë bashkëpunimin me ju. Ura midids bashkisë dhe univesritetit duhet të formohet me hir dhe jo me pahir. Eshtë e vetmja rrugë për të pasuruar administratën e ardhshme me kapital njerëzor cilësor, por edhe me projekte që e kanë bazën e tyre në studime e kërkime që vijnë nga ky tempull i dijes. Bashkia dhe universiteti konstituojnë njëri-tjetrin, s'kanë jetë pa njëri-tjetrin dhe kështu do të jetë në të ardhmen. Këtij qëndrimi do t'i mbahem sot e kurdoherë"- u shpreh kandidatja Bazhdari.

Nga ana tjetër, kanë qenë vetë pedagogët, të cilët shkëmbyen idetë e tyre për mundësinë e zhvillimit të këtij rajoni përmes kapitaleve njerëzore që ofron universiteti duke theksuar gjithashtu edhe rëndësinë që ka bashkëpunimi ndërmjet bashkisë dhe universitetit.

Financimi i bursave për studentët më të mirë, krijimi i kampuseve universitare, vënia në dispozicion të godinave në pronësi të bashkisë, lehtësitë në transport për studentët, promovimi i vlerave kulturore, historike e turistke në bashkëpunim me pedagogët si dhe shumë projekte të tjera që do lançohen në programin e znj. Bazhdari, u bënë fokus i diskutimeve me personalitetet e universitetit të Shkodrës.

Shkodra Press

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO