21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36


Vuksani: Shteti të kthejë sytë, këto raste të përsëritura

3 dyqane në qendër të Komunës së thellë malore të Shalës, në Qarkun e Shkodrës, janë djegur plotësisht mbrëmjen e së shtunës. Persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin dyqaneve, të cilët janë shkrumbuar plotësisht në pak minuta. Në mungesë të patrullës së policisë në këtë zonë dhe të favorizuar nga errësira, autorët e kësaj zjarërvënie janë larguar të qetë, ndërsa kanë qenë të zotët e këtyre subjekteve që janë munduar me mjete rrethanore për të shuar flakët.

Çdo gjë ka qenë e kotë, pasi i gjithë malli që ndodhej brenda tyre është shkrumbuar nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Kryetari i Komunës Shalë, Bal Vuksani, i bën thirrje qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Brendshme të ndërhyjë duke sjellë një patrullë policie në këtë zonë, pasi ngjarjet e rënda po përsëriten vazhdimisht dhe për to nuk ka asnjë të arrestuar.

Komuna e Shalës ka qenë, gjatë viteve të fundit e veçanerisht pas zgjedhjeve të 23 qershorit, objekt i një sërë ngjarjesh të rënda. Fillimisht persona të paidentifikuar kanë shembur me dinamit 2 ura: atë të Thethit dhe urën e Ndërlysajve. Pak muaj më vonë një sasi dinamiti shpërtheu në hidrocentralin e Ndërlysajve duke shkaktuar dëme të mëdha në të, e duke lënë për pasojë pa energji të gjithë zonën. Sipas drejtuesve të Komunës të gjitha këto ngjarje janë të lidhura me dorën e disa personave që kanë si synim terrorizimin e banorëve të Shalës, për ti detyruar të braktisin këtë zone turistike, që në verë pret deri në 15 mijë turist. 

 

 

 

 

 

 

Shkodër / Po ecte me shpejtësi, Arrestohet për mosbindje ndaj urdhërit për tu ndalur.

-  Me datën 09. 02. 2014, u bë arrestimi në  flagrancë i shtetasit Kol Ndoc Shpendi, vjeç 46, lindur dhe banues ne Lagjen “Mark Lula” të qytetit Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara, me automjetin e tij, në qytetin e Shkodrës, nuk i ështe bindur për tiu ndaluar shërbimeve të policisë rrugore.

Pas ndjekjes nga policia  dhe ndalimit të tij, ky shtetas ka kundërshtuar me forcë dhe goditur punonjësin e policisë të policisë rrugore V. P, vjeç 53.

U kryen veprimet proceduriale dhe materialet u kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publike” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet  236/a dhe 291 i Kodit Penal.


-  Me datën 08. 02. 2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen Lula K., vjeç 42, lindur dhe banuese në lagjen “Daniel Matlia”të qytetit Shkodër
Procedimi ndaj saj filloi pasi duke udhëtuar në aksin rrugor Koplik – Shkodër, me automjetin e saj me targa SH 0200 E, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesja e mjetet dhe shtetaset Vera K, vjeç 34, lindur dhe banuese në Lagjen “Salo Halili” të qytetit Shkodër dhe Prenda L, vjeç 61, lindur dhe banuese në Lagjen “Salo Halili” të qytetit Shkodër, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u kaluan Prokurorisë për veprën penale të “Shkelje e rregullave të qarkullimt rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

 

 

 

 

 

 

 


Kuqeblutë kanë barazuar 1-1 me gola të shënuar nga Nika dhe Shtubina.

Skuadra e Vllaznisë nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 me Teutën duke mos marrë më shumë se një pike në një ndeshje shumë të vështirë, por që përcakton dhe ecurinë e kuqebluve për ndeshjet e ardhshme. Shkodranët e kanë filluar shumë mirë ndeshjen, madje në 15 minutat e para të takimit kanë patur tre raste të arta për të shënuar me anë të Tafilit e Hajdarit, të cilët nuk janë treguar aspak të saktë përpara portës së kundërshtarit.

Në momentin më të mirë për vendasit, vjen dhe goli për durrësakët, të cilët arrijnë të shfrytëzojnë një kundërsulm me anë të mesfushorit shkodran, Ansi Nika. Ky i fundit tregohet shumë i saktë përballë portierit Vujadinovic dhe me një gjuatje të mrekullueshme arrin të befasojë kuqeblutë. Vllaznia pëson dhe goditet psikologjikisht në momentin më të mirë të saj. Gjatë gjithë fraksionit të parë të takimit, shkodranët u munduan të reagonin por nuk arritën të shënonin. Madje Canaj, realizon zëvendësimin e parë që në minutën e 20 duke  aktivizuar Shtubinën në vend të Seminës. Pavarësisht paaftësisë së shkodranëve për të shënuar, duhet vlerësuar dhe aftësia e portierit durrësak, Rizvani, i cili ka qenë në një formë shumë të mirë. Me fillimin e pjesës së dytë, trajneri Canaj ka realizuar dhe zevëndësimin e dytë duke nxjerrë nga loja Nikolic, e në vend të tij aktivizon Krujën. Ndryshimet nuk sjellin ndonjë ritëm më të lartë loje. Madje në 20 minutat e para të pjesës së dytë, skuadra është pothuajse e qetë në lojën e saj, ndërkohë qe Canaj nga pankina bën thirrje për një grintë më të madhe të lojtarëve dhe të  luanin më shumë me lojë sulmuese. Teksa ndeshja po i drejtohej fundit, fati është me Vllazninë, ku në minutën e dytë shtesë, Shtubina arrin të barazpeshojë rezultatin e  ndeshjes  duke shenuar në portën e mbrojtur nga Rizvani. Ndonëse kishte dhe një minutë për të përfunduar ndeshja, Vllaznia sulmon sërish, madje Bushic pëson dhe një ndërhyrje të rëndë afër zonës së rreptësisë, por që nuk akordohet faull ngaJemini,  gjyqtari i ndeshjes. Kurt ë gjithë priten një faull, arbitri sinjalizon për përfundimin e gjithë takimit. Vendim ky që u kontestua dhe nga trajneri Canaj. Gjithsesi, Vllaznia duhet të mjaftohet vetëm me një pikë duke shkuar në kuotën e 22 pikëve, por që nuk shkëputet nga zona e ftohtë e renditjes.

 

 

 

 

 

 

 

 


Alia: Do të ketë risi në këtë sezon të ri të Qendrës Kulturore të Fëmijëve

Qendra Kulturore e Fëmijëve në Shkodër ka filluar sezonin e saj të ri për vitit 2014. Ky vit do i qëndrojë besnik organizimeve tradicionale, por gjithashtu do ketë risi që do i ofrohen spektatorit shkodran në këtë vit.

Investimi ndaj artit në përgjithësi dhe për QKF në veçanti ka mbetur në të njëjtat nivele.

Bashkia, në buxhetin e sapomiratuar, ka akorduar për QKF të njëjtin fond, megjithatë sipas drejtuesit të këtij institucioni, Kujtim Alisë,  mbështetja nga institucionet vendore nuk ka munguar.

Në Shkodër prirja artistike është gjenetike, kjo bën që  prurjet në këtë fushë të jenë të konsiderueshme. Talentet e rinj shkodranë i kanë demostruar aftësitë e tyre artistike deri në skenat më të famshme të botës, prandaj krijimi i lehtësive dhe infrastrukturës së përshtatshme për integrimin e tyre artistik përbën një element shumë kyç në pasurimin e skenës me artistë.

 

 

 

 

Prefekti i Shkodrës vërejtje për nismën për pastrimin e rrugëve

Ky aksion i ndërmarre nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Mjedisit është thjesht një komedi që i shfaqet shkodranëve. Ka qenë kjo deklarata e Prefektit te Shkodrës, z. Paulin Radovani, i cili i pranishëm në këtë nismë, ka lëshuar kritika për mënyrën se si është organizuar.

Z. Radovani, që me marrjen e detyrës së tij,  në krye të Prefekturës, ka kërkuar mbështetjen e të gjithë aktorëve për të pastruar Qarkun e Shkodrës, duke nisur me depozitimin e mbetjeve në Landfildin e Bushatit nga Bashkia e Shkodres, duke i larguar përfundimisht nga Varrezat e Dëshmorëve. 

 

 

Ka nisur sot në Shkodër operacioni për pastrimin e rrugëve nacionale në kuadër të emergjencës mjedisore të shpallur pak ditë më parë nga Komiteti Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve.

Aksioni organizohet nga Ministria e Mjedisit. E pranishme në këtë aksion zv/ministrja e Mjedisit njëherësh dhe kryetarja e Komitetit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, Olijana Ifti ka deklaruar se, “shpallja e Emergjencës Mjedisore sjell këtë aksion të kryesuar nga Ministria e Mjedisit. E nisim nga Shkodra për të vazhduar në të gjithë vendin.

Në aksion kanë marrë pjesë 1000 trupa ushtarake me 75 automjete, të cilët u shpërndanë në të gjitha pikat më të nxehta të qarkut të Shkodrës në kuadër të një Task Force të ngritur me urdhër të Kryeministrit.  Nga ana e tij, ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka instruktuar të gjitha institucionet e varësisë që të impenjohen maksimalisht në ndërmarrjen e këtij aksioni.   Në përfundim të aksionit në Shkodër të gjitha mbetjet do të shkojnë në landfillin e Bushatit. Për mbetjet inerte Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Prefekturën e Qarkut Shkodër ka caktuar një vend të përshtatshëm. Të gjitha faturat për këto mbetje do t’i ngarkohen autoriteteve vendore ku janë evidentuar mbetjet.

 

 

 

 


Policia në kërkim të autoreve 

63 kg kanabis ativa janë sekuestruar nga Policia e Shkodrës në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Një fakt i tillë është pohuar nga Policia e Shkodrës, e cila bën me dije se ka nisur proçedimi penal, pa autor, pasi në vendin e quajtur “Gropat e Rërës”, në fshatin Hot, Komuna Kastrat e rrethit Malësi e Madhe, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kapur një sasi prej 63 kg dhe 328 gram lëndë narkotike, e dyshuar si Canabis Sattiva. Kjo sasi lënde narkotike ishte e paketuar më pako të mbështjella me natriban dhe e ndarë në tre thasë plastik.  Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet u kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Trafikim të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Kjo sasi lëndësh narkotike është më e madhja për vitin 2014-te duke zgjuar sërish vemendjen e bluve për luftën ndaj këtij fenomeni, i cili duket se nuk do të largohet për një kohë të gjatë nga Qarku i Shkodrës.

 

 

 

 


6 të vdekur dhe 5 të plagosur bilanci i aksidentit.

Gjashtë persona që po udhëtonin nga fshati Shtrezë humbën jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë në një aksident automobilistik në aksin rrugor Shishtavec-Kukës. 

Aksidenti ndodhi ne vendin e quajtur Ura e Topojanit. Automjeti raportohet të ketë dalë nga rruga rreth orës 7:00 të mëngjesit të së shtunës, kohë në të cilën salla operative e policisë së Kukësit është njoftuar nga një kalimtar i rastit për aksidentin tragjik. Viktimat,- thote policia lokale,- janë të afërm me njeri-tjetrin, ndërkohë që tre prej tyre janë nga e njëjta familje.

Policia e Kukësit thotë se viktimat janë Fehim Biba 58 vjeç, Zykri Shehu 65 vjeç, Zaim Karanxha 42 vjeç, drejtuesi i mjetit Bashkim Çuni 21 vjeç, kunata e tij Majlinda Çuni, e cila raportohet se ishte shtatzënë dhe Meleqe Serani. Pesë të plagosurit e tjerë, mes të cilëve edhe vellai i drejtuesit të mjetit Xhevahir Çuni, Petrit Mustafa, Hyrije Kovaçi dhe Rustem Biba janë përcjelle për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku dy prej tyre raportohet së janë në gjendje kome. Policia e Kukësit deklaron  se drejtuesi i mjetit, tip furgon me targat AA 870 FY,  ishte i pajisur me dokumentacionin përkatës, ndërkohë që besohet se ai mund të ketë humbur kontrollin nga ndonjë tërheqje e mundshme e vëmendjes, pasi sipas ekspertëve paraprakisht mjeti besohet të mos ketë qenë me shpejtësi. Ekspertët thanë se mjeti u gjet në marshin e dyte dhe me frena të ngritura. Policia ndërkaq po vijon hetimet për të zbardhur mekanizmin si ka ndodhur ky aksident tragjik. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj duke folur nga ambientet e Spitalit Ushtarak në Tiranë thotë se dy prej të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë në kushte më të mira shëndetësore. Rrjepaj njoftoi se ekipet mjekësore në spital janë trefishuar dhe se gjendja po monitorohet minutë pas minute.

 

 

 

 


Pas 21 ditësh qëndrimi në vendin tonë, truporja e Zojës Fatima do vijojë rrugëtimin e saj drejt vendeve të tjera. Besimtarët e shumtë kanë qenë të pranishëm në meshën e falenderimit të mbajtur në Katedralen e “Shen Shtjefnit” për nder të Zojës Fatima. E ardhur nga Portugalia, kjo trupore ka vizituar për herë të parë Shqipërinë dhe Shkodrën, prandaj gjatë këtyre ditëve të qëndrimit të kësaj truporeje në vendin tonë, besimtarët e shumtë i kanë dedikuar lutje e adhurime kësaj truporeje dhe shenjtërisë që ajo përfaqëson për të gjithë besimtarët e krishterë kudo në botë.

 

 

 

 

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO