21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Mediat lokale të Shkodrës kanë reaguar sot me një deklaratë për shtyp në lidhje me incidentin e djeshëm në tregun informal të Rusit ku u konfiskua duhan i grirë që shitej në trotuare. Deklarata e përbashkët e mediave ka ardhur menjëherë pas deklaratës së policisë në të cilën thuhet se " Sqarojmë se në asnjë rast punonjësit e policisë nuk kanë përdorur dhunë ndaj asnjë shtetasi, tregtari apo gazetari, por vetëm u është kërkuar të largohen nga rruga autmobilistike pasi ishte bllokuar lëvizja e lirë të mjeteve. Drejtoria e Policisë se Shkodres bën me dije se bashkëpunimi me median ka qenë korrekt dhe transparent, njekohësisht garantojmë bashkëpunimin dhe respektimin e çdo media apo gazetari".

 

Deklarata e plotë e pesë televizioneve lokale të Shkodrës:

"Drejtuar:  Drejtorisë së Policisë së Qarkut në Shkodër

Një ditë pas skenave të turpshme dhe aspak profesionale që të gjitha mediat lokale dhe kombëtare prezantuan lidhur me aksionin e policisë së Shkodres ndaj tregtarëve të duhanit, ka ardhur edhe reagimi i policisë së Shkodres. Kjo e fundit sqaron se në asnjë rast punonjësit e policisë nuk kanë përdorur dhunë ndaj asnjë shtetasi, tregëtari apo gazetari, por vetëm u është kërkuar të  largohen nga rruga autmobilistike pasi ishte bllokuar lëvizja e lirë të mjeteve.

Madje ky institucion e quan korret dhe transparent bashkëpunimin me median. Të indjinjuar nga kjo deklaratë aspak profesionale dhe fyese për ne mediat, televizionet e veriut të Shqipërisë “Tv1 Channel, TV Rozafa, Star Plus Tv, Antena Nord Tv dhe Kopliku Tv” i kujtojnë policisë së Shkodres se pamjet e transmetuara flasin qartazi dhe më shumë se sa fjalët. Shtyrja e qytetarëve, por edhe e gazetarëve e operatorëve në atë mënyrë jo vetëm që nuk është etike dhe profesionale, por madje ndaj punonjësve të mediave dëshmon qartazi se ju nuk jeni korrekt kur citoni marëdhëniet dhe bashkëpunimin. Ky i fundit çdo ditë e më shumë po mungon nga ana juaj me mediat e Shkodres dhe këtë po e tregojnë ngjarjet njëra pas tjetrës, ku gazetarët tanë shtyhen, fyhen, nuk lejohen të filmojnë nga punonjësit e policisë dhe drejtues të DPQSH Shkoder. 

Ne destinacohemi nga këto deklarata dhe kërkojmë respektimin por edhe lejimin e ushtrimit të detyrës pa cenime te profesionit te gazetarit ne Shkoder. Sjellja e shefit të komisariatit të Shkodres ndaj gazetarit të Star plus, por edhe e drejtorit të policisë përballë operatorit të Tv1 Channel qëndron jashtë çdo norme dhe minimalisht duhet të kishte një ndjesë publike, e jo justifikime të kota. Duke rikujtuar se ky nuk është rasti i parë i kësaj sjellje të policisë së shtetit, në si media ju bëjmë me dije ju si drejtori policie por edhe opinionit publik se nëse nuk përmirësohen marëdheniet reciproke dhe do të vijojmë të cënohemi në punën tonë, se nuk do të pasqyrojmë asnjë aktivitet të drejtorisë së policisë qarku Shkoder" - përfundon deklarata e përbashkët e mediave të Shkodrës.

Shkodra Press

Mjeku radiolog i Spitalit të Shkodrës me inicialet A. T., djali i të cilit ndodhet në burg, ishte objektivi për të cilin 21-vjeçari Osman Mulja tashmë i arrestuar, ishte paguar për ta ekzekutuar. Porosia për këtë atentat të parandaluar ishte dhënë nga një i burgosur.

Eljon Hato që vuan dënimin në burgun e Lezhës për vrasje është personi që sipas policisë ka porositur atentatin ndaj mjekut A. T., ekzekutim të cilit mjeku i shpëtoi për mrekulli pasi blutë e Shkodrës mundën të neutralizonin në kohë atentatorin të cilint e kishin nën vëzhgim, duke e vënë atë në pranga.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim shtetasit Sh. Rr., i cili ka ndihmuar 21-vjeçarin Osman Malja në përgatitjen e atentatit.

Por cilat janë dyshimet mbi motivin që shtynë të dënuarin për vrasje të paguajë për kokën e mjekut?

Djali i doktorit kohë më parë ka plagosur me armë zjarri pa leje një person duke e lënë të paaftë fizikisht dhe dënimin për këtë vepër penale po e kryen në burgun e Shën Kollit në Lezhë, aty ku qëndron edhe Eljon Hato.

Pikërisht këtu është përqendruar policia në një nga pistat e hetimit, për një hakmarrje të mundshme ndaj djalit të mjekut duke i ekzekutuar babanë. Megjithatë ende nuk dihet se cila është lidhja e të dënuarit Hato me personin që ka mbetur i gjymtuar nga plumbat e djalit të mjekut.

Një tjëtër pistë që policia po heton është edhe ajo e vrasjes së mundshme për shkak të detyrës. 

25-vjeçari Hato banues në lagjen Kiras të Shkodrës u arrestua në Laç më 1 maj të këtij viti pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje me dashje, plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Bashkë me të, në të njëjtin operacion spektakolar Policia e Shtetit arrestoi edhe vëllain e tij, Elkier Hato 31 vjeç, i dënuar përr “Armëmbajtje pa leje”.

Ekzekutimi i mjekut dështoi falë ndërhyrjes në kohë të forcave të policisë që prej ditësh kishin nën vëzhgim 21-vjeçarin Osman Mulja, i paguar për të kryer vrasjen. Mesditën e së mërkurës në afërsi të spitalit të Shkodrës kur 21-vjeçari do finalizonte “misionin” e tij ndërhynë forcat e rendit. Gjatë aksionit pati edhe përplasje me armë mes efektivëve të rendit dhe Osman Muljes, i cili mbeti i plagosur dhe u dërgua në spitalin e Shkodrës ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. 

Killerit pas arrestimit iu konfiskua edhe arma e zjarrit tip kallashnikov që do përdorej për vrasjen e mjekut. 

Njoftimi zyrtar i Policisë për vrasjen e parandaluar:

Në lidhje me parandalimin e vrasjes së një shtetasi në Shkodër një ditë më parë, Policia e Shtetit jep detaje se:

Pas një ndjekje hetimore-proaktive të bërë nga struktura të specializuara, të Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Shkodër, ju informojmë se në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Osman Malja, 21 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas mbahej nën vëzhgim prej disa kohësh nga  policia, e cila  kishte në kontroll të plotë lëvizjet dhe veprimtarinë  e tij për vrasjen e porositur të mjekut A.T.

Forcat e Specializuara të Policisë kanë ndërhyrjes duke neutralizuar dhe arrestuar autorin në momentin që ky tentoi të hapë zjarr në drejtim të objektit të sulmit (mjekut  A.T) me armën e tij tip kallashnikov  të kamufluar në një çantë sporti.

Në momentin e ndërhyrjes, autori ka tentuar të reagojë edhe ndaj forcave policore por kjo është bërë e pamundur falë veprimeve të shpejta policore në neutralizimin dhe arrestimin e tij.

Gjatë këtij operacioni autori Osman Malja ka mbetur i plagosur dhe aktualisht pas ndihmës mjekësore të dhënë, është jashtë rreziku për jetën.

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Osman Malja  kishte si qëllim vrasjen e një mjeku në Spitalin Rajonal Shkodër( Mjekun A.T). 

Kjo vrasje ishte e porositur nga burgu, nga shtetasi  Eljon (Esmeraldo) Hato 31 vjeç, i cili ndodhet i arrestuar në ambjentet e I.E.V.P. Lezhë, për “Vrasje”. 

Në cilësinë e provës materiale, autorit  iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatike me fishek në gojë dhe një krehër me 15 fishekë.

Në hetim për këtë çështje gjithashtu janë edhe shtetasit Eljon (Esmeraldo) Hato si dhe shtetasi Sh.Rr, i shpallur në kërkim  si bashkëpuntor në përgatitjen, porositjen dhe vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit A.T, mjek në Sptalin Rajonal Shkodër.

Vazhdon hetimi për thellimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij organizimi kriminal, për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese kryer në bashkëpunim mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga Nenet 79/c-22-25 dhe 278/5 të Kodit Penal. 

Kronologjia e ngjarjes nga A1 Report

Shkodra Press



Ndeshja Shqipëri – Serbi nuk do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe nuk ka qenë e planifikuar ndonjëherë për tu zhvilluar në këtë stadium. Pavarësisht premtimeve të kryeministrit Rama, ditën e djeshme është zbuluar e vërteta rreth kësaj ngjarje.

Telesport.al i ka dërguar një mesazh organit më të lartë europian për sportin, UEFA-s, në lidhje me ndryshimin e stadiumit për ndeshjen Shqipëri – Serbi. Përgjigjia e UEFA-s ka qenë e menjëhershme, e cila ka përgënjështruar Federatën Shqiptare të Futbollit, duke thënë se stadiumi “Elbasan Arena” ka qenë gjithmonë vendi i konfirmuar dhe i pranuar nga UEFA për ndeshjen Shqipëri – Serbi dhe nuk ka pasur ndonjë ndryshim vendi për këtë ndeshje.

“UEFA: Ndeshja do të luhet në “Elbasan Arena”, i cili ka qenë gjithmonë vendi i konfirmuar dhe pranuar nga UEFA për këtë ndeshje. Nuk kishte asnjë ndryshim vendi të zhvillimit.” – shkruhet në përgjigjen e UEFA-s.

Kështu, UEFA hedh poshtë pretendimet e FSHF-s, ku kjo e fundit theksoi se ndryshimi i stadiumit për takimin Shqipëri – Serbi ka qenë një urdhër nga UEFA për shkak të sigurisë, ku një ndeshje e tillë nuk mund të zhvillohet në një stadium në rindërtim, siç është ai i Shkodrës. Përveç FSHF-s ka qenë edhe kryeministri Rama, i cili u ka premtuar tifozëve se ndeshja do të zhvillohet në “Loro Boriçi”. Por, pas përgjigjes së UEFA-s zbulohet se stadiumi “Loro Boriçi” është përdorur politikisht, në mënyrë që qeveria ( e majta ) të marrë sa më shumë vota në qytetin e Shkodrës, në zgjedhjet e 21 Qershorit. Pra, ashtu si në shumë raste të tjera, edhe këtë herë politika ndërhyn në sport, duke dhënë premtime boshe dhe duke zhgënjyer tifozët shqiptar.

Përveç vonesës në rindërtimin e stadiumit, kohët e fundit janë zbuluar edhe disa gabime në tribunën qëndrore, ku përgjegjëse është firma e cila ka marrë përsipër rindërtimin e stadiumit “Loro Boriçi”. Zgjatja e punimeve në stadiumin e Shkodrës do të dëmtojë edhe ekipin e Vllaznisë, ku përveç gjendjes së vështirë që po kalon në fazën përgatitore, do ti duhet të luaj edhe dy fazat e para të kampionatit në një fushë tjetër.


DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press

Një vrasje është parandaluar ditën e sotme nga Policia e Shkodrës. Forcat e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar Osman Malja, 21 vjeç si personi i porositur për të vrarë një tjetër person. 

Policia ka arritur të ndërhyjë në momentet kur 21-vjeçari po tentonte të vriste me armë kallashnikov një person në afërsi të spitalit rajonal të Shkodrës. Në këtë operacion Osman Malja u plagos, por jashtë rrezikut për jetën. 

Policia e mbante nën vëzhgim të riun prej disa kohësh pasi kishte të dhëna se ai po përgatitej për kryerjen e një akti kriminal. Osman Malja është një ish i dënuar më parë për Prodhim dhe shitje të narkotikëve" si dhe për vjedhje. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën tip kallashnikov e autorit, që do kryente krimin si dhe një motor.

 

Aksioni

Një përplasje midis një personi të armatosur dhe policisë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Nga përplasja ka mbetur i plagosur 21 vjeçari nga Shkodra Osman Malja.

Malaj po tentonte të vriste me armë kallashnikov një shtetas në afërsi të spitalit rajonal të Shkodrës dhe ka qenë ndërhyrja e policisë në momentin e duhur që e ka parandaluar krimin.

 Sipas policisë, 21-vjeçari ishte vënë prej shumë kohësh nën vëshgimin e policisë pasi këta të fundit kishin marrë informacion se ai kishte pregatitur një akt kriminal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma tip kallashnikov e autorit, që do kryente krimin si dhe një motorr.

Ndërkohë, sipas policisë dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasje të porositur (me pagesë) dhe se po hetohen të gjitha pistat

Malja është me precedent penal i dënuar më parë për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" si dhe për vjedhje.

 

Shkodra Press

Shqipëria me Serbinë nuk do të përballen me njëra-tjetrën në stadiumin e rindërtuar “Loro Boriçi” të Shkodrës, por në “Elbasan Arena”.

Kështu njoftoi Federata Shqiptare e Futbollit, duke saktësuar se ky vendim është marrë nga UEFA, që ka dashur që takimi të mos zhvillohet në një stadium të patestuar më parë.

Shqipëria dhe Serbia do të përballen më 8 tetor në ndeshjen e vlefshme për grupin I të eliminatoreve të europianit Francë 2016-të. 

Me trepikëshin e marrë nga CAS-i, Shqipëria aktualisht mban vendin e dytë në grup, me 10 pikë, po aq sa Danimarka, me të cilën do të ndeshemi në shtator, ndërkohë që Serbia ndodhet në kuotën e minus 2 pikëve, pa asnjë shpresë për kualifikim.

 

Shkodra Press

Një peshkatar është mbytur mesditën e sotme në ujërat e lumit Buna në Shkodër. Mësohet së viktima është 75-vjeçari më iniciale Z.B, banor i zonës. I moshuari është futur në ujë për të rregulluar rrjetat e peshkimit por nuk ka mundur të dalë dot më nga uji i gjallë.

Kanë qenë peshkatarët ata që kanë pikasur trupin e pajetë të peshkatarit dhe kanë njoftuar policinë. Trupi i 75-vjeçarit është nxjerrë nga uji i liqenit të Shkodrës dhe po dërgohet në morgun e spitalit të qytetit.

Shkodra Press

Nga shërbimet e Komisariatit të policisë Shkodër dhe Pukë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- Rozart Volaj, 23 vjeç, banues në Shkodër.

- Astrit Dauti, 22 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Marjan Ndoja, 18 vjeç, banues në Durrës.

- Mark Qungeli, 21 vjeç, banues në Durrës, i denuar me parë për vjedhje.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, kanë vjedhur disa kabinat në plazhin e Velipojës.

Pas ndërhyrjes së mënjëhershme të punonjësve të Policisë Shkodër, u bë e mundur gjetja dhe kapja e autorëve, si dhe sekuestrimi në cilësinë e provave materiale të:

-2 gr. material i dyshuar si Canabis Sattiva.

-30 gram farë e dyshuar si lëndë narkotike Canabis Sattiva.

-13 copë aparate celulare të tipeve të ndryshme.

-4 portofola me : 144 euro, 4560 lekë të reja dhe 11 dollarë amerikan.

-1 orë dore

-1 palë syze IPKO

-1 maskë, 1 palë doreza llastiku, 1 barset, 1 çantë brezi, 2 karikuesa telefoni.

- dorezë sporti, 1 kapele, 4 blloqe me vizatime tatuazhe, 1 shirit natriban, 1 zhvillues boje,1 ngjitëse e bardhë plastike, 1 boks i bardhë muzike dhe 1 palë syze dielli,d he

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të « Vjedhje në bashkëpunim », dhe « Prodhim dhe mbajtje të lëndeve narktoke », parashikuar nga nent 134-25 dhe 283/a të Kodit Penal.

 

Shkodra Press

Një hidroavion është rrëzuar sot pak para mesditës në pjesën malazeze të liqenit të Shkodrës. Avioni i cili po mbushej me ujë në liqen me qëllim shuarjen e zjarreve duket se ka pësuar defekt dhe ka rënë në liqen, ndërsa mësohet se piloti me iniciale B.S nuk është lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Malit të Zi, sipas të cilës avioni i përkiste kësaj ministrie dhe përdorej për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Ndërkaq, zyrtarët kanë nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.

Shkodra Press

Duket se ditët e nxehta të kësaj jave kanë kthyer në vatra zjarri pyjet në vend,ku rreth 40 hektarë pyje e kullota në Shkodër janë përfshirë nga flakët ditën e sotme. Zjarri ka përfshirë këto sipërfaqe pyjesh e kullotash në fshatin Melgush e në Bushat.

Tre zjarrfikëse kanë mbërritur në zonë për shuarjen e zjarrit madje dhe ushtria është mobilizuar duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve në Bushat, ndërsa në Melgush situata paraqitet më problematike. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forca të shumta policie e ushtrie.Vatrat e krijuara të zjarrit janë bërë rrezik për disa banesa që ndodheshin aty pranë, por situata po shkon drejt normalizimit.

Shkodra Press

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO