21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Prokurori i Shkodrës, Besnik Cani nuk do jetë më në krye të institucionit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Pas 2 vite e 3 muaj në krye të këtij institucioni, Prokuroria e Përgjithshme e ka transferuar z. Cani nga Shkodra në prokurorinë e rrethit Elbasan. 

Besnik Cani do të zëvendësohet në këtë detyrë nga prokurori Granit Shahu. Shahu e ka nisur karrierën si prokuror në Tiranë në vitin 2003, më pas është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Në 2010-ën Shahu rikthehet sërish në Tiranë ku ka ushtruar detyrën si prokuror për 5-vite, ndërkohë që pas 5-esh shkëputje nga Shkodra rikthehet sërish në këtë qytet, por tashmë si kryeprokuror.

Shkodra Press

Deputeti Tom Doshi është përfshirë në një aksident rrugor ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15 në aksin rrugor Shkodër –Velipojë.

Mjeti tip “Audi” me targë AA833JV me të cilën udhëtonte Tom Doshi dhe që drejtohej nga shoferi i tij Klodian Mema u godit nga pas nga një automjet tip “BMW” që drejtohej nga shtetasi Ramazan Gjekaj.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka të lënduar në njerëz, edhe pse goditja ka qenë mjaft e fortë, ka vetëm dëme materiale.

Aksidentin e ka konfirmuar vetë deputeti Doshi i kontaktuar nga mediat, i cili thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën që shkon për Velipojë, në vendin e quajtur Qaf Shtigjen.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe po hetojnë për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Shkodra Press

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  Kujtim Hotaj, 58 vjeç, banues në  Malësi  e Madhe. Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim  shtetasi me inicialet Q. R. , 54 vjeç, banues në Malësi të Madhe, se është  kanosur  me armë “Atomatik” në banesën e tij, ku shtetasi Kujtim Hotaj ka shkuar në gjendje të dehur në banesën e tij dhe e ka kërcënuar. 

Mënjëherë janë paraqitur shërbimet e Policisë ku kanë shkuar në banesën e shtetasit Kujtim Hotaj dhe kanë sekuestriuar  armën  tip “Automatik”, model  “Zastava”, me një krëhër në të, pa fishekë.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale  “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe të zjarrit ”, parashikuar nga neni 278/2 Kodit Penal. 

Shkodra Press

Policia kufitare e Kakavijës godet një rrjet të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Rreth 46 kilogram kanabis sativa u bllokua paraditen e sotme në një automjet tip Fiat me targe AA 360 LR, ndërsa u arrestua edhe poseduesi i saj nga Shkodra, Ridvan Stankaj, 37 vjeç.

Lënda narkotike e ndarë në 53 pako dhe e mbështjellë me natriban ishte fshehur në pjesën e dyshemesë së makinës.

Materialet në ngarkim të të arrestuarit do ti kalojne Prokurorise se Krimeve Renda Tirane per “Trafik Nderkombetar te Lendeve Narkotike”.

Shkodra Press

 

Një 17 vjeçar ka marrë plagë të rënda në kokë pasi ka pësuar aksident ndërsa udhëtonte me motorcikletë në rrugën kryesore në fshatin Kosmac të bashkisë së Vaut të Dejës.

Neritan Mahmutaj ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi ka humbur kontrollin dhe është përplasur në kanalin anësor të rrugës e për pasoje ka marrë demtime të rënda në kokë.

Banorët e zonës i kanë ardhur në ndihmë 17- vjecarit duke e dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodres . Sipas uniformave blu, shkak i aksidentit është bërë lëvizja e 17 vjecarit me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa nuk mbante as skafandë, cka ka ndikuar edhe më shumë në dëmtimin e adoleshentit.

Shkodra Press

 

Policia italiane ka vënë në pranga dy binjakë shqiptarë, autorë të më shumë se 100 vjedhjeve. 

Dy binjakët identikë, Edmond dhe Eduard Trushi, 30vjec, me origjine shqiptare janë ndaluar nga policia e Companias nën akuzën "vjedhje e rëndë dhe rrëmbim". Pas arrestimit dy vëllezërve u janë gjetur sende të çmuara si dhe 25 mijë Euro të vjedhuraAta ndodhen ende në paraburgimin e burgut të Mantova-s. 

Gjatë kontrollit në shtëpinë e dy të arrestuarve, policia i gjeti bizhuteritë të fshehura në kafazin e pëllumbave, ndërsa 25 mijë Eurot u gjetën në dhomën e gjumit.

Vendimi për arrestimin e tyre është lëshuar nga hetuesi i gjykatës së Cuneo-s, Sandro Cavallo. Operacioni "Binjakët" u kryesua nga zëvendës prokurorja, Gabriella Viglione.

Hetuesit thanë se në momentin e arrestimit ata ishin duke marrë sendet me vlerë për t'u nisur më pas për Shqipëri. Vëllezërit Trushi dyshohet të jenë autorët e rreth 100 vjedhjeve në veri të Italisë dhe një hov vjedhjesh të tjera në Rifreddo, ku u shënuan shtatë vjedhje nv një natë.

Shkodra Press

Skandali i dhunës ndaj jetimëve nga kujdestarja e Shtëpisë së Fëmijës, ka çuar në Shkodër vetë ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosin. Kjo vizitë ka shërbyer për ministrin të shikojë nga afër situatën në këtë jetimore.

Klosi zhvilloi një mbledhje me dyer të mbyllura me stafin e jetimores, ndërsa pas saj mbajti një prononcim për mediat ku beri publik vendimin dhe emerimin ne kete post te drejtoreshes se re Valbona Tulaj, kjo e fundit drejtoreshe e Sherbimit Social ne Shkoder.

“Çdo drejtues duhet të marrë përgjegjësi për ngjarje të tilla, dhuna ndaj fëmijëve jetim është e papranueshme dhe ne do e luftojmë me çdo mjet”, tha ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Ministri njoftoi nga Shkodra se tashmë edukatorët që do punojnë në jetimore do t’i nënshtrohen testeve kryesisht psikologjike përgjatë një viti përpara se të fitojnë vendin e punës.

Ky vendim vjen dy ditë pas publikimit të videos amatore që shfaq dhunën e kujdestares teksa e ulur me të gjithë peshën e trupit në këmbë një jetimi të vogël, i cili qëndronte i ulët në shkallët e jashtë të Shtëpisë së Fëmijës. Kujdestarja dhe dy kolegët e tjerë që ndodheshin me fëmijët u shkarkuan menjëherë nga Shërbimi Social Shtetëror. Policia arrestoi kujdestaren që është protagoniste kryesore e dhunës, ndërsa procedon në gjendje të lirë dy ish-punonjësit e tjerë Manjola Banisha dhe Albert Reka të vënë nën akuzë për keqtrajtimit të të miturve dhe shpërdorim detyre. 

Shkodra Press

Gjykata e Shkodrës dha sot masën e sigurisë arrest me burg për Sokol Mjacaj, i dyshuar si autor i vrasjes së dy turistëve çekë në Prekal të Dukagjinit.

Në seancën gjyqësore ai pranoi autorësinë e vrasjes së dyfishtë, ndërsa mbërriti dhe u largua nga gjykata nën masa të forta sigurie.

Ndërkaq mësohet se gjatë seancës gjyqësore nuk kishte asnjë familjar të pandehurit, sikundër dhe e kishin lënë pa avokat.

Shkodra Press

Skandali i dhunës ndaj jetimëve në Shkodër ka shërbyer që ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi të urdhërojë inspektimet e stafit në të gjitha Shtëpitë e Fëmijës në Shqipëri. Ministri Klosi urdhëroi këtë të martë Shërbimin Social Shtetëror për të kontrolluar dhe vlerësuar të gjithë stafin që përkujdeset për fëmijët, pavarësisht asistencës sistematike që është dhënë në këtë drejtim nga ekspertët më të mirë vendas e të huaj përgjatë dy viteve të fundit.

Ndërkohë po sot është nisur drejt Shtëpisë së Fëmijës Shkodër një grup i specializuar ekspertësh psikologë dhe punonjësish socialë, të cilët do të bëjnë një vlerësim më të plotë të situatës, jo vetëm për fëmijët e dhunuar, por edhe tek fëmijët e tjerë të qendrës 

Pas video-skandalit të dhunës që kujdestares ushtronin ndaj fëmijëve, Shërbimi Social Shtetëror mori vendimin për të shkarkuar nga detyra punonjësit e përfshirë në këtë ngjarje, dhe po ashtu dorëzoi kallëzim penal me motivin e ushtrimit të dhunës ndaj fëmijës dhe neglizhimit të detyrës.

“Ministri Klosi i kërkon organeve hetimore zbardhjen e menjëhershme të këtij akti skandaloz dhe organeve gjyqësore dënimin më shembullor të përgjegjësve për këtë akt të neveritshëm”, thuhet ne njoftimin zyrtar i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Shkodra Press

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO