21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Sokol Mjaci, 20-vjeçar, lindur më 14.02.1995 në fshatin Lotaj të Dukagjinit.

Sokol Mjaci, person me precedent të rëndë kriminal. Pesë vjet më parë kur ka qenë vetëm 15-vjeç, ai ka kryer një vjedhje në bashkëpunim për një varëse floriri, nga ku ka mbetur i vdekur një fëmijë 11-vjeçar. Në vitin 2013 Gjykata e Apelit në Shkodër ka rishqyrtuar dosjen e vrasjes së një 13-vjeçari me iniciale A.L, për vrasjen e të cilit një ndër akuzuarit ishte dhe Sokol Mjaci, në bashkëpunim me vëllezërit Edmond dhe Besnik Kodra. 

Në sajë të dëshmive të ndryshuara të Mjacaj, Gjykata e Apelit kishte vendosur që t'ia shkurtonte dënimin me 6 vite burg, nga 10 vite që ishte dënuar në fillim. 20 vjeçari kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu dhe tashmë akuyohet për vrasjen e dy turistëve çek. 

Një muaj më parë përfundoi dënimin dhe rifitoi lirinë. Të Premten në mbërmje, Sokol Mjaci qëlloi për vdekje dy turistët çek në Prekal.

Shkodra Press

Dy ditë pas vrasjes së turistëve çek policia ka identifikuar autorin që ekzekutoi me kallashnikov dy të rinjtë nga brenda makines se tyre ku kishte hipur si pasagjer. 20-vjeçari Sokol Mjacilindur dhe banues në fshatin Lotaj të Dukagjinit është personi i cili sipas policisë i ka marrë jetën turistëve. Një akuzë e tillë është e vërtetuar shkencërisht, - thote policia, - përmes gjurmëve qe i riu ka lënë në brendësi të makinës.

Sipas policisë autori ka pasur qëllim grabitjen e makinës. Në një operacion të nisur nga mbrëmja e djeshme policia është duke kërkuar për 20-vjeçarin në zonën e Grudës.

   Në foto autori

“Policia i bën thirrje banorëve të mos e strehojnë autorin dhe të kontribuojnë në kapjen e tij”, - thuhet në njoftimin e policisë.

Edhe pse 20 vjeç Mjaci, sipas policisë është me rrezikshmëri të lartë. Ai është i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen e një fëmije në bashkëpunim në vitin 2010. I riu ka bërë pesë vjet burg dhe ka dalë nga burgu para një muaji.

Rreth 350 forca të policisë, të FNSH-së, RENEA dhe njësi snajper kanë rrethuar të gjithë zonën për të mundësuar kapjen e autorit. Operacioni është përqendruar në një banesë ku dyshohet se po fshihet Sokol Mjaci.

Operacionin nga terreni po e udhëheqin dy drejtuesit e lartë të policisë për rendin dhe Krimin në Policinë e Shtetit Ardian Cipa dhe Altin Qato.

Shkodra Press

Policia bie në gjurmët e autorit, i dyshuari është një 25-vjeçar,  me precedent të lartë kriminal. Autori i dyshuar është nga Pulti, Dukagjin. Njollat e gjakut të gjetura në automjet dhe në trupin e viktimave, korrespondojnë me ato të autorit të dyshuar, pas ekspertizës së ADN-së. Njëkohësisht, pas konfiskimit dhe kçyrjes së aparatit fotografik, është konstatuar se 25-vjeçari kishte dalë në shumë foto sëbashku me çiftin gjë që shton dyshimet se ai ka qenë shoqëruesi i tyre. 

Policia ka shoqëruar për t'i marrë në pyetje mbi 35-persona nga zona ku ka ndodhur krimi, sipas policisë, mes të ndaluarve është edhe autori i këtij krimi.

Autori është kultivues i bimëve narkotike, pjesë e grupit të zjarrit që qëlloi helikopterin e policisë në aksionin antikanabis një vit më parë në Dukagjin.

Këto janë të dhënat e fundit që vijnë nga grupi i hetimit.

Shkodra Press

Vazhdojnë hetimet për zbulimin e autorit/ve të vrasjes së dy turistëve çek. Sipas informacioneve paraprake që kanë dalë në media, një bari i zonës së Dukagjinit dyshohet të jetë autori i krimit të rëndë i vrasjes së dy turistëve çekë, Michael Svatos dhe Anna Kasinova. Kjo pistë hetimi e mbështetur mbi dyshime të arsyeshme është ngritur nga prokuroria dhe policia e Shkodrës, burime pranë së cilave thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se autori i krimit mendohet se është një bari i zonës së Dukagjinit.

Këto dyshime kanë lindur pas ndërtimit të dinamikës së këtij krimi të rëndë,ku mendohet se autori është marrë në automjet gjatë rrugës nga turistët Çekë,për ta transportuar. Sipas hetuesve, autori i krimit që mendohet se është rreth 18 deri në 25 vjeç, ka pasur me vete dhe një çantë, ku brenda saj kishte fshehur një automatik. 

Shkodra Press

Është organizuar shoqëria civile në Shkodër, qytetarë të këtij qyteti të cilët bëjnë thirrje që sot në orën 19:00 tek shatërvani, pranë Bashkisë Shkodër, mblidhemi të gjithë banorët e Shkodrës për një ecje sensibilizuese për dy të rinjtë çek që humbën jetën në Prekal. 

"Do jetë një tubim i heshtur me qirinj, fotografi të tyre të printuara apo ndonjë mesazh i shkruar nga ju në një letër.

Të mblidhemi dhe ti tregojmë shtetit Çek dhe botës që shkodranët janë të mërzitur me këtë rast dhe nuk identifikohen me kriminelët që morën jetën atyre dy pasionantëve të Alpeve tona.

Ejani të mblidhemi të gjithë sëbashku sot në orën 19:00 tek shatërvani pranë Bashkisë Shkodër" - shkruhet në thirrjen që po qarkullon në rrjetet sociale.

Shkodra Press



Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Prekal të Dukagjinit ku u ekzekutuan me armë zjarri dy turistë çekë. Sipas burimeve nga policia, çifti i turistëve çekë, Michal Savtos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe janë qëlluar me nga një plumb pas koke nga një person i tretë që ndodhej në të një njëjtin automjet me ta ndërkohë që makina ishte në ecje e sipër.

Siç ka bërë me dije vetë zv/drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Ardian Çipa në një deklaratë për mediat nga ambientet e jashtme të drejtorisë së policisë së Shkodrës, dyshohet se autori i krimit e ka kryer vrasjen brenda në automjetin ku udhëtonte me viktimat.

“Referuar veprimeve të para hetimore dhe procedurale në vendngjarje krijohen dyshime se autori i krimit ka qenë në brendësi të automjeti të viktimave duke realizuar vrasjen e tyre”, tha Çipa.

Dyshohet se autori i krimit të trefishtë, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka shërbyer si udhërrëfyes për çiftin e turistëve çekë dhe ishte ulur në sedijen e pasme të makinës tip ‘Nissan’ me targa çeke 4P8 9798 ndërsa çifti i të rinjve në sediljet e para. Ndërkohë që në momentin që mjeti ka humbur kontrollit për shkak të goditjes ndaj drejtuesit të tij, autori i vrasjes ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të tij.

Sipas policisë, në automjet janë gjetur gjurmë të autorit të vrasjes makabre. 
Forcat e policisë kanë nisur një operacion të gjerë në terren që prek mbrëmjes së djeshme në kërkim të autorit të krimit, ndërkohë që sot është vënë edhe një shpërblim prej 30 mijë eurosh për çdo informacion të saktë që mund të çojë tek autorët e ngjarjes.


Shkodra Press



Policia   e Shtetit   jep  30. 000 Euro shpërblim për këdo që jep informacion për autorët e vrasjes. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Prekal , ku u vranë me armë zjarri dy turistë Çekë , ju informojmë si më poshtë.

Hetimet drejtohen nga Prokurori z.Besnik Cani dhe specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe Drejtoria e Përgjithshme për Rendin dhe Sigurinë Publike.

Grupi hetimor po vijon veprimet i kryesuar nga prokurori  ku po vazhdon kqyrja e vendit të ngjarjes , e automjetit si dhe fiksimi i provave  në vendngjarje.

Policia e Shkodër , e mbështetur edhe nga  grupe të FNSH ,  po vijon  krehjen e zonës , ku aktualisht deri tani janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër rreth 30 persona të cilët po pyetën për rrethana të hetimit.

Në lidhje me identifikimin e autorëve , Policia e Shtetit , vë në dispozicion 30.000 mijë Euro shpërblim , për këdo që jep informacion të saktë në lidhje me autorët e kësaj ngjarje, duke garantuar  anonimatin e plotë të atij personi që do japë informacion. 

Vihet në dispozicion ky numër telefoni : 0694103984

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e banorëve të zonës për evidentimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.

 

Ngjarja e ndodhur.

(Më datë 03.07.2015, rreth orës 20.00 në sallën operative është marrë një telefonatë nga një shtetas se në vëndin e quajtur fshati Prekal, komuna Postribë në rrugë kryesore është një mjet me dy shtetas të huaj, Cek, një djalë dhe një vajzë të vrarë me armë zjarri automatik. Në vëndin e ngjarjes janë nisur mënjëherë forcat e Policisë.

Grupi hetimor nga veprimet e para hetimore bëri të mundur identifikimin e viktimave të cilat rezultojnë se janë shtetas Cekë, dhe janë vrarë me armë zjarri.

1.Michael Svatos, 27 vjeç, SUFICE.

2.Anna Kosinova, 36 vjeçe, KLANDO.

Targa e mjetit te çekeve 4P8:9798

Në automjet janë gjetur një armë automatik, jashtë automjetit është gjetur një krëhër rreth 30 m larg, 2 gëxhoja rreth 10 m nga krëhëri.

Aktualisht në vëndngjarje janë grupi i FNSH-së si dhe forca të shumta të Policisë, ekspertë të ardhur dhe nga Tirana ku po bëhet krehja e zonës.

Po punohet për zbardhjen e rretrhanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Po vijon puna me Prokurorë të rrethit gjyqësor Shkodër, si dhe ekspertë për kqyrjen e automjetit i cili është transportuar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër).


Shkodra Press

Janë zbuluar edhe fotot e çiftit që mbetën të vrarë në vend nga dora kriminale në Prekal të Dukagjinit me armë zjarri tip kallashnikov. Sipas policisë, ka qenë më shumë se një autor, dhe besohet se njëri nga autorët ka udhëtuar me çiftin si shoqërues, ndërsa të tjerët kanë dalë në pritë në vendin ku ka ndodhur ngjarja.

Viktimat ishin nga Çekia, një djalë dhe një vajzë, Michael Stavos 27-vjeç dhe Anna Kosinova 36-vjeç, siç mund ti shihni edhe në foto.

Policia ende nuk ka të dhëna më shumë se sa informacionet bazë mbi ngjarjen, mësohet se nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë ka nisur "krehja e zonës" për të bërë të mundur arrestimin e autorëve. 

Kjo ngjarje na turpëron të gjithëve, ndërsa një Shkodër e tërë lutet që shpirti i viktimave të prehet në paqe!

Shkodra Press

Lidhur me ngjarjen e shëmtuar të ndodhur disa orë më parë në Prekal të Dukagjinit, ku nga një sulm barbar u ekzekutuan me armë zjarri dy turistë çek, ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila e cilëson këtë ngjarje si të tmerrshme dhe u bën thirrje organeve ligj-zbatuese që ti shkojnë deri në fund hetimit të kësaj ngjarjeje.

Postimi i plotë në Facebook i znj. Ademi:   "Me hidhërim të thellë mësova lajmin e tmerrshëm për humbjen tragjike të jetës së dy turistëve çekë në afërsi të fshatit Prekal. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e dy të rinjëve, miqtë dhe përfaqësinë diplomatike të Çekisë në Shqipëri. Akte të tilla i përkasin individëve të cilët nuk kanë përfaqësuar e as nuk mund të përfaqësojnë kurrë vlerat humane e mikpritëse të shqiptarëve. U bëj thirrje organeve ligjzbatuese që t’i shkojnë deri në fund hetimit të kësaj ngjarje të rëndë e të vendosin përpara drejtësisë autorët. 

Lutem që shpirtrat e dy të rinjëve të pafajshëm të prehen në paqe e ngjarje të tilla të na bëjnë më të fortë e të bashkuar për të përkrahur vlerat, lirinë e të drejtat e njeriut!" - e mbyll kështu postimin kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Shkodra Press 

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO