21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Vijon numërimi me ritme të shpejta në bashkinë e Shkodrës. 

Përditësimet:

 

23.06.2015 / ORA 19:50

Vullnet Elbasani (LDVMP): 1517 Vota (2.9%)

Keti Bazhdari (ASE): 21282 Vota (40.00%)

Voltana Ademi (APPD): 30467 Vota (57.2%)

Shkodra Press

Në orën 16:00 të 21 Qershorit ka filluar zyrtarisht numërimi i fletëve të votimit në Malësinë e Madhe. Numërimi i votave ka pasur disa ndërprerje dhe vijon me ritme të ngadalta.

Ja rezultatet HAP PAS HAPI:

 

23.06.2015 / ORA 20:00

Tonin Marinaj (ASE): 5455 Vota-51.8%

Anton Kokaj (APPD): 5069 Vota-48.2%

Shkodra Press

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në bashkinë e madhe të Vau Dejësit. Fitues është shpallur kandidati i djathtë Zef Hila me rreth 2000 vota përparësi ndaj kandidatit të majtë Gjokë Lleshit.

Në vijim pritet informacion i plotë.

Shkodra Press

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar paraprakisht shifrat e pjesëmarrësve në votime në të gjitha bashkitë e vendit. Përsa i përkjet numrit pjesëmarrës të zgjedhësve në bashkitë e qarkut të Shkodrës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar këto rezultate.

Shkodra Press

Bllokohet proçesi i votimit në Vrakë. Shkak për këtë sipas kreut të qendrës së votimit 002 të Malësisë së Madhe, është bërë identifikimi i rasteve të votimit familjar.

Ky i fundit ka ndërprerë procesin, çfarë ka sjellë edhe reagimin e kandidatit të djathtë për këtë Bashki, Anton Kokaj.

Mes tyre ka pasur debate për zhbllokimin e proçesit. Në pamundësi të gjetjes së zgjidhjes, Kokaj ka tërhequr komisionerët e djathtë.

Kokaj: “Të lutem, ligjërisht shteti shqiptar ka dhënë të drejtën me e hedh votën secili ku do, jo ku ke qejf ti”.

Kreu i QV: “A lejohet familjarisht, 10 vetë bashkë? Nuk mund ti lë se më fusin në burg”.

Kokaj: “Unë u bëj thirrje komisionerëve të mi të mbyllet qëndra e votimit dhe të mos hapet, sa të jen ky burrë këtu nuk votohet. Ky nuk njeh ligj, nuk njeh rregulla, nuk ka as minimumin e edukatës së diskutimit”.

I pranishëm në qendrën e votimit ishte dhe deputeti socialist Paulin Sterkaj.

Shkodra Press

 

Kryetari i Partisë Demokratike Shkodër Ramiz Cobaj, ka denoncuar orët e fundit se në dy qendra votimi, në shkollën Arben Broci si dhe në kopështin Ton Alimhilli ka prani të objekteve propagandistike të LSI-së.

Shkodra Press

Partia Demokratike e Shkodrës ka dalë sot në një deklaratë për shtyp nëpërmjet zëdhënëses së saj, Benardeta Syku, ku akuzon koalicionin PS-LSI se po manipulon procesin zgjedhor.

Deklarata e plotë: 

"Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë humbur çdo drejtim e moral. Pas disa orësh varka e tyre do të zhytet në llumin e mashtrimit e të shpifjes që vetë e fabrikojnë me satelitët e ndryshkur të propagandës. 

Guzhinierët e miellit që gatuajnë manipulime me paratë e pista në gjirizet e selisë mavi, nuk u hedhin dot hi syve shqiptarëve. 

Montazhierët e dobët këtë herë me dylbitë e tyre sipër tarracës do të shohin më afër dhe më qartë se kurrë disfatën e tyre zgjedhore nga banorët e Shkodrës. 

PS-LSI që me paratë e pista po tentojnë të blejnë vullnetin e qytetarëve po përdorin median për të mbuluar zullumet e tyre, mashtrimet e tyre. 

PS-LSI po joshin banorët e Shkodrës me leje legalizimi në këmbim të votës, diten me kollare, e naten me lekurë ujku. 

Partia Demokratike përshëndet deklaratën më të fundit të Ambasadorit Amerikan në Shqipëri, Z. Donald Lu i cili gjatë një interviste ka pohuar se:

“Nëse do të zgjidhen, ata do pretendojnë se ju mbështesin, ndërkohë që vjedhin paratë tuaja për të financuar Mercedezët e zinj luksozë, vilat anës detit apo rezidencat e tyre skandaloze. Shqipëria meriton më shumë. Tashmë i takon votuesve t’i refuzojnë këta kriminelë që përbëjnë tallje për sistemin politik të Shqipërisë”.

Shkodranët dhe gjithë shqiptarët e kuptojnë se për kë bien këmbanat!

Që në fillim të fushatës elektorale, PS-LSI po përdorin të gjitha format dhe instrumentat e manipulimit e të lojës së pisët me presione ndaj biznesit, me kërcënime të hapura se do u prishin tregjet nëse nuk votojnë për kandidaten e tyre, keqpërdorim të administratës, dhunim të simboleve dhe zyrave elektorale, keqpërdorim të të rinjëve që i anëtarësojnë në shoqata gjoja bamirëse që pastrojnë paratë e krimit e përdoren për të nxitur atentate ndaj procesit zgjedhor. 

Pavarësisht shantazheve vota e fshehtë është e garantuar me ligj. 

Shkodra e cila solli demokracinë, nuk bie kurrsesi në kurthin e Lëvizjes për Servilizëm dhe Interes, e as në prehërin e Partisë Social-Komuniste që i dënoi shqiptarët për 50 vjet. 

Shkodra tashmë e ka vulosur marrëveshjen e saj për të mbështetur Partinë Demokratike, Aleancën Popullore për Punë dhe Dinjitet" - thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike të Shkodrës.

Shkodra Press

Ministrja e Kulturës prezantoi në Shkodër projektin e ri të teatrit “Migjeni”, i cili do ti nënshtrohet restaurimit.

Projekti është hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe fondi i akorduar për fazën e parë të punimeve kap shifrën e 86 milion lekëve të reja.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se projekti me një rëndësi jetike për jetën artistike të këtij qyteti do të realizohet brenda 2015.

Kumbaro: “Vetëm pak muaj më parë, konkretisht në 4 shkurt 2015 kam marrë një letër të shqetësuar të drejtorit të Teatrit Migjeni, Edmond Angoni, i cili njoftonte për gjendjen e mjeruar të ndërtesës dhe kushtet teknike, që e bënin të pamundur zhvillimin e aktivitetit artistik. Që nga momenti i marrjes së detyrës dhe deri më tani kam shprehur gadishmërinë dhe vullnetin e institucionit që drejtoj, në mbështetje të artistëve dhe skenës kulturore, sepse artin nuk e bëjnë politikat, por njerëzit e kulturës, skena nuk është e politikës, por e njerëzve të artit. Në pak muaj kemi bërë realitet një projekt restaurimi të teatrit, i cili kap vlerën e 86 milionë lekëve, për të përballuar fazën e parë të restaurimit. Jam këtu për të shprehur gadishmërinë time dhe të gjithë qeverisë për restaurimin e teatrit, jo vetëm si objekt kulture por edhe si monumente të njerëzve të kulturës. Ky fond është hapur nga qeveria shqiptare që ta bëjmë realitet këtë projekt brenda vitit 2015”.

Faza e parë e projektit , quajtur edhe faza e shpëtimit është menduar të ndërhyjë në impiantet dhe sistemet teknologjike.

Konkretisht do të ndërhyhet në impiantin elektrik, i amortizuar dhe pa asnjë projekt që nga koha e ndërtimit, në impiantin mekanik të skenës dhe në impiantin e ndërrimit të ajrit.

Projekti parashikon edhe ndërhyrje emergjente në sistemin e mbrojtjes nga zjarri, ku ekspertiza e kryer e gjen jashtë çdo sistemi funksional.

Në aspektin struktural do të ndërhyhet në strukturën e mbulimit në holl, skenë dhe sallë. Elementet arkitektonikë parashikojnë ndërhyrje në çati, ku do të merren masa për vendosjen e kapriatave, binarëve, etj.

Projekti parashikon ndërhyrje në katin e nëntokës në sistemin e drenazhit dhe në fasadën e të gjithë ndërtesës.

Shkodra Press

 

Një tjetër risi sillet nga shoqata “Istanbul” në bashkëpunim me bashkinë Bursa të Turqisë dhe Myftininë Shkodër për Shkodrën dhe më gjerë. Ka qenë një aktivitet mjaft i larmishëm i organizuar nga nxënësit e medresesë “Haxhi Sheh Shamia” të cilët si përherë përçuan emocione të shumta për qindra pjesëmarrës që u grumbulluan në sheshin para bashkisë së shkodrës.

 “Shëndet, Pastërti, Obligim…” është titulluar ky program i synetimit, i pari i këtij lloji duke qenë se ky rit fetar dhe kjo traditë e hershme popullore bazohet pikërisht në këto tre aspekte kryesore.

Pjesë kulmore ka qenë edhe ngjitja në skenë e vogëlushëve të synetimit, të cilët tërhoqën vëmendjen e publikut të pranishëm me veshjet e tyre karakteristike. E më pas kanë qenë nxënësit e klasave të gjashta dhe shtata të Medresesë së djemve, të cilët u kanë dhuruar lule këtyre vogëlushëve.

Më pas organizatorët patën mundësinë të shijojnë ëmbëlsira të ndryshme të ofruara nga organizatorët.

 

 

Shkodra Press

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO