21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

 

Katër turistë i kanë shpëtuar mrekullisht një aksidenti, ndërsa udhëtonin në aksin Shkodër-Dukagjin. Mësohet se automjeti me të cilin udhëtonin 4 turistë ka dalë nga rruga dhe ka rrëshqitur për afro 10 metra dhe më pas është përplasur me një pemë.

Aksidenti ka ndodhur pranë pikës turistike të Thethit, që ishte edhe destinacioni i 4 turistëve. Automjeti tip “Fuoristradë” me targë targë AA397IZ është dëmtuar ndërsa fatmirësisht 4 turistët nuk kanë pësuar lëndime.

Shkodra Press

Partia Demokratike dega Shkodër, përmes një deklarate për shtyp ka sot denoncuar një rast të dhunës ku pretendohet se mbrëmjen e djeshme, një person i maskuar ka kanosur dhe kërcënuar me armë disa zyrtarë të kësaj partie në Vau Dejës.

 

Ja deklarata e plotë e Partisë Demokratike:

Jemi në këtë konferencë për media për të denoncuar një ngjarje shumë të rëndë, të ndodhur në Bashkinë e Vau-Dejësit.

Mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 21:30 minuta, në segmentin Bushat-Paçram, një person i maskuar dhe me armë, i ka bllokuar rrugën Nënkryetarit të KZAZ-së Nr.6 Benard Ndreca, i cili, së bashku me Kryetarin e PD-së për fshatin Paçram Kolë Gjeçi dhe me anëtarin e grupit të punës Mirash Thepi, po kthehej me automjetin e tij, nga takimi elektoral i Kandidatit të PD-së.

Të ndodhur përballë presionit të armës dhe fjalëve fyese, kanë arritur të largohen, ku vetëm pak metra më tutje, një automjet tip Golf në të cilin ndodheshin dy persona të tjerë, u ka bllokuar rrugën, me qëllim që të mos i lënë të largohen.

Ndërkohë, personi i armatosur po vinte me vrap në drejtim të tyre.

Vetëm kalimi në ato momente, i një mjeti të rastit, ka bërë që personi i maskuar të largohet me vrap dhe ngjarja nuk ka precipituar me pasoja më të rënda.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, nga tre personat e lartpërmendur, është bërë denoncimi në Polici, dhe kjo e fundit ka shoqëruar tre shtetas nga kjo zonë.

Pak kohë pas shoqërimit të tyre, në ambientet e Drejtorisë së Policisë Shkodër, është shfaqur Kandidati i Mazhorancës Gjokë Lleshi, i cili, pas komunikimit me drejtuesit e Policisë, ka bërë të mundur lirimin e menjëhershëm të të shoqëruarve.

Partia Demokratike denoncon me forcë këtë rast të papreçedent, megjithëse nuk është i vetmi.

Tashmë, në Bashkinë e madhe të Vau-Dejësit, qarkullojnë përditë persona të inkriminuar, persona në kërkim, persona të armatosur, që lëvizin me makina me xhama të zinj dhe pa targa dhe Policia nuk merret me to, por merret me qytetarët e zakonshëm që kalojnë limitin e shpejtësisë me 5 km/orë.

Në situatën e rëndë të krijuar, pas disa ngjarjeve të rënda të denoncuara herë pas here nga ana e Partisë Demokratike, situata rrezikon të përshkallëzohet edhe me shumë.

Proçesi zgjedhor është në rrezik.

I kërkojmë Drejtorit të Policisë Shkodër, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ministrit të Brendshëm, Kryeministrit dhe Prokurorisë së Rrethit Shkodër dhe Prokurorisë së Përgjithshme, të vënë përpara Drejtësisë autorët dhe urdhëruesit e kësaj ngjarje të rëndë, si dhe të marrin të gjitha masat për garantimin e proçesit zgjedhor, që në këtë Bashki rrezikon mjaft shumë.

Për këtë ngjarje, i bëjmë me dije Ambasadës së SHBA-ve, OSBE-ODHIR-it dhe përfaqësueses së Delegacionit Europian, të monitorojnë situatën, pasi ajo po del jashtë kontrollit dhe për këtë përgjegjëse është Qeveria shqiptare, si garantuese e proçesit zgjedhor.

Shkodra Press

 

Në emër të dinjitetit tim personal, në shprehje të përgjegjshmërisë më të lartë institucionale, me dëshirën për t’i hapur plotësisht rrugën cdo hetimi dhe me vullnetin për të ruajtur dhe forcuar emrin e mirë të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor: "Deklaroj dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij Fondi, i bindur se krijoj kështu klimën më të mirë institucionale për mbarëvajtjen e reformës në shëndetësi dhe për luftën e domosdoshme kundër korrupsionit. Jam krenar për arritjet e shënuara në këtë periudhë 20 mujore gjatë së cilës kam drejtuar një prej Enteve më të rëndësishëm në zemër të reformës më të vështirë të ndërmarrë nga një administratë politike. Në dokumentat bashkëngjitur do të gjeni të plotë arritjet e kësaj periudhe, e cila ka qenë e vështirë, plot me sfida dhe me shumë kënaqësi që prodhon puna e përbashkët. Falenderoj çdo bashkëpunëtor që ka qenë pranë meje me kontributin e tij dhe jam i bindur se arritjet e shënuara gjatë kësaj periudhe nga stafi që kam drejtuar, janë të pakthyeshme dhe të qëndrueshme.

Në lidhje me hetimin penal të kërkuar prej meje si Drejtor i Përgjithshëm për shpërdorimet dhe përfitimet e paligjshme nga skema e rimbursimit të disa subjekteve farmaceutike, i takon institucioneve  të  drejtësisë  t’i  shkojnë  deri  në  fund  politikës  “zero  tolerancë”  ndaj korrupsionit, që unë kam zbatuar në krye të Fondit. Për arsye të sekretit hetimor kam zgjedhur gjatë kësaj periudhe të mos flas publikisht. Me  përfundimin  e  projekt-raportit  auditit  kam  dërguar  pranë  Drejtorisë  së  Tiranës rekomandimet per masat organizative, disiplinore dhe  administrative, të cilat mendoj që do të mundësojnë mirë-administrimin e kësaj drejtorie. Jam i bindur se pasardhësi im në detyrë do t’i ketë ato përparësi të punës së tij. Duke  falenderuar  personalisht  të  gjithë  ata  që  patën  besim  tek  unë  dhe  më  mbështetën moralisht dhe institucionalisht, mbetem i bindur se cdo arritje e secilit është një hap më tej i vendit dhe i qytetarëve të tij drejt një standardi më të lartë e më të merituar jetese.

Me respekt Dr. Astrit Beci

Shkodra Press

 

Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Shkodrës Voltana Ademi vijoi gjatë ditës së sotme, në kuadër të zgjedhjeve të 21 Qershorit, takimet me banorët e fshatrave të komunës Rrethina. Në Dobraç, Golem e Bardhanjor, Bleran, Bardhaj, Hot dhe Grudë Ademi ka marrë mbështetjen e banorëve të cilët në mënyrë masive i kanë premtuar Ademit se do të votojnë Partinë Demokratike dhe zonjën Ademi për të qenë në krye të Bashkisë Shkodër.

Infrastruktura, uji i pijshëm dhe shërbimet publike kanë qenë premtimet e Voltana Ademit të cilat do të realizohen sa më shpejt për banorët e komunës Rrethina.

"Unë po bëj një zotim këtu për të tregur se ne duam të punojmë në mënyrë profesionle, ndershmërisht. Kështu bëjmë më të mirën dhe u shërbejmë njerëzve më mirë. Unë di që ka një nevojë shumë të madhe për investime dhe nevoja më e madhe në komunën Rrethina pikë së pari është infrastruktura. Pasi kanë kaluar dy vite nga zgjedhjet e fundit parlamentare, ne ndodhemi në një situatë të rënduar ekonomike. Në cdo fshat ne do të bëjmë rrugët kryesore menjëherë, pasi është prioritet të investojmë në infrastrukturë. Pra tre gjëra mundemi dhe duam të bëjmë. Do bëjmë rrugë, do sjellim ujin dhe do të investojmë menjëherë në shërbim", premtoi kandidatja Ademi gjatë takimeve me banorët e komunës Rrethina.

Më pas diskutimi vijoi mes kandidates Ademi dhe banorëve të zonës, ku këta të fundit i shprehën ankesat e tyre duke vënë theksin tek mungesa e ujit të pijshëm, i cili prej vitesh mungon në këtë zonë.

Shkodra Press



Bashkia Shkodër ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra gjatë ditës së djeshme nga kryeministri Edi Rama. Gjatë takimit elektoral në mbështetje të kandidates së majtë, Keti Bazhdari, kryeministri Rama akuzoi hapur Bashkinë Shkodër, se ka vonuar 3 javë, për një çelës, fillimin e punimeve në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i kësaj bashkie shprehet se këto akuza të bëra nga Rama janë qesharake dhe anakronike. Bashkia Shkodër sqaron qytetarët se ka qenë gjithmonë dashamirëse dhe bashkëpunuese për një projekt të tillë. Gjithashtu, ky institucion rëndit shkresat zyrtare të korrespondencës Qeveri – Bashki.

Në fund, i kërkohet kryeministrit Rama që herën tjetër kur ti drejtohet qytetarëve të Shkodrës të jetë më serioz dhe të mos shpifë. 

Më poshtë mund të lexoni të plotë deklaratën për shtyp:

BASHKIA SHKODËR

Shkodër, me 10.06.2015

Deklaratë për Shtyp

Bashkia Shkodër e ndjen për detyrë të sqarojë opinionin shkodran, në lidhje me disa të pavërteta që kryeministri i vendit Edi Rama, bëri dje në mitingun elektoral të mazhorancës në qytetin e Shkodrës.

Kryeminsitri vendit abuzoi dje në fjalen e tij, kur akuzoi se gjoja e paskan vonuar tre javë ecurinë e punimeve të stadiumit për një çelës. Kjo akuzë është sa qesharake dhe aq anakronike, të mundohesh të mbulosh mangësitë e proçedurave të tija për fillimin e punimeve, duke të përmendur, disa herë si argument para qytetarëve shkodran, gjoja mungesen e një çelësi dhe aq më tepër, të dalë nga goja e një kryeminsitri, tregon sa poshtë ka rënë niveli i tij, i argumentave të tij, për të mbuluar paftësinë e strukturave që ai ka ngarkuar për të rikonstruktuar stadiumin “Loro Boriçi”.

Në lidhje me këtë, Bashkia Shkodër sqaron të gjithë qytetarët e saj se pavarësisht se institucioni i saj është anashkaluar në proçedurat ligjore për hartimin dhe miratimin e projektit të rikonstrusionit të stadiumit “Loro Boriçi”, ajo ka qenë gjithnjë dashamirëse dhe bashkëpunuese për një projekt të tillë, pasi ka qenë dhe është e bindur se ai objekt, do ti shërbejë të gjithë qytetit, përmirësimit të jetës kulturore dhe sportive të tij.

Më poshtë po rendisim kronologjinë e shkresave zyrtare të korrespondencës Qeveri-Bashki:

Më datë 1 prill, nëpërmjet mediave vihemi në dijeni për miratimin e lejes të rikonstrusionit të Stadiumit” Loro Boriçi”.

Për çudi shkresa e ministrisë së Zhvillimit Urban, që pëcjell vendimin e datës 1 prill, është hartuar me daten 30 prill 2015 dhe mbërrin dorazi në Bashkinë Shkodër, diten e shtunë me datë 2 maj, pikërisht një ditë përara se kryeministri të bënte me 3 maj “Shoun e rradhës”, atë të inagurimit të punimeve të rikonstruksionit së stadiumit. 

Por edhe pse ditë e shtunë, përfaqësuesit e Bashkisë Shkodër me përgjegjësi qytetare kanë dalë dhe e kanë marrë dorazi këtë shkresë, së cilës nga vendimi i datës 1 prill dhe deri në formulimin e saj dhe mbërritjen në qytetin e Shkodrës i janë dashur plot 31 ditë. 

Se ç’faj ka Bashkia Shkodër në këtë vonesë, vetëm kryeministri mund ta gjejë.

Duke shpresuar se fajin mund ta ketë miratimi i lejes me datë 1 prill, si një datë që ka domethënien e vet, jo vetëm për shkodranët, por për mbarë popullin shqiptar, do t’i luteshim kryeministrit të vendit z. Edi Rama, që herën tjetër, kur ti drejtohet qytetarëve shkodranë, të jetë më serioz, të mos shpifë me argumenta të tillë fëminorë, e aq më shumë kur bëhet fjalë për një objekt të tillë, siç është stadiumi ”Loro Boriçi”, një objekt që ka shkruar emrin e tij me germa të arta, në historinë e sportit shqiptar.

Ju faleminderit!

Denis BAJRAKTARI
Shkodra Press

Shqipëria dhe Mali i Zi po punojnë bashkërisht në luftën kundër terrorizmit. Kështu u shprehen nga Shkodra drejtori i policisë së shtetit Haki Çako dhe homologu i tij Malazez Sllavko Stojanoviç.

2 drejtuesit e policisë nënshkruan një protokoll marrëveshje për bashkëpunim policor gjatë sezonit turistik.

 “Është kënaqësi e imja që kemi këtë bashkëpunim profesional me policinë e shqipërisë, e cila do vazhdojnë edhe në të ardhmen. Kemi pasur raste që në mënyrë miqësore dhe si partner të mirë, të caktojmë prioritetet e tona të përbashkëta sic tha zoti Cako, që kanë të bëjnë në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, korrupsionit, dhe luftën kundër terrorizmit. Prioritetet e përbashkëta na obligojnë që me shkëmbimin e të dhënave operative dhe strategjike të punojmë në nivelin strategjik dhe operativ duke qenë një pengesë e fortë për të gjitha sfidat me të cilat mund të ballafaqohemi në rajon.”- u shpreh Stojanoviç.

Për tre muaj gjatë sezonit veror oficer të dy policive do jenë pjesë e patrullave të përbashkëta nëpër zonat turistike te 2 vendeve. 

Shkodra Press

Asgjesohen 730 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa në qarkun e Shkodrës pas operacionit antikanabis të policisë së Shkodrës dheatij në të gjithë vendin.

Bimët narkotike u asgjësuan në terren në fshatin Shkrel ku u sekuestruan 380 rrënjë u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe kryeplaku i fshatit me inicialet D,M banues në Malësinë e madhe për moskallëzim të krimit dhe shpërdorim detyre.

Ndërkohë që sasia tjetër e bimëve në dy parcela  u asgjesua në komunën Temal.

Në të dy rastet bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale që do ti kalohen prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë. 

Shkodra Press

Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në qytetin e Shkodrës. I arrestuar është shtetasi V. Prroni, 25 vjeç, banues në Shkodër. Prroni u arrestua, pasi akuzohet për kryerje të marrëdhënieve me të mitura.

Policia e Shkodrës bën me dije se 25 vjecari, në datën 06.06.2015, në automjetin e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen F.L., 17 vjeçe, banuese në Shkodër.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të Marrdhënie seksuale me dhunë me të mitura, parashikuar nga neni 101 i Kodit Penal.

Shkodra Press

 

Pas akuzave të sekretarit të përgjithshëm të LSI-së Luan Rama për blerje votash nga ana e Partisë Demokratike të Shkodrës, kjo e fundit përmes nën kryetarit të saj Bujar Hotit, është përgjigjur se koalicionin PS-LSI e ka kapur paniku dhe se numërimi i ditëve ka nisur mbrapsht për ta.

 

Ja Deklarata e Partisë Demokratike Shkodër:

Numërimi mbrapsht për humbjen në zgjedhjet e 21 Qershorit të aleancës PS-LSI ka filluar. Megjithse po përdorin shtetin si vegël të pazareve të tyre e po shfaqin gjithë talentin e dobët në piktura, karikatura, e photoshop po tregojnë se sërish janë të dështuar si piktori i tyre në krye të qeverisë. 

Dy ditë më parë, kandidatja e Partisë Demokratike për kryetare e Bashkisë së Shkodrës, Znj. Voltana Ademi, gjatë një takimi publik ku i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Donald Lu denoncoi haptas skenarin kriminal të aleancës PS-LSI për manipulimin dhe blerjen e votave në Shkodër. Faktet e pa kontestueshme, kandidatja Ademi i’a dorëzoi personalisht edhe ambasadorit amerikan, në prani të medias, shoqërisë civile dhe vetë kandidates së aleancës PS-LSI. 

Partia Demokratike dhe kandidatja e saj për Bashkinë e Shkodrës përshëndesin deklaratën e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri, Z. Donald Lu i cili u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos e shesin votën por të vendosin të lirë dhe masivisht për të ardhmen e tyre. 

Partia Demokratike e Shkodrës u kujton sërish banorëve të saj faktet e turpshme të bëra publike nga mediat gjatë ditëve të fundit për përpjekjet e aleancës PS-LSI për blerjen e votave në Shkodër. 

LSI po blen voten e të rinjëve me anë të kuponave të barazvlefshem me një palë xhinse. Kjo është alternativa e tyre dhe e kandidates së tyre për të ardhmen e rinisë, thjesht një palë xhinse apo një bluzë që i del boja brenda vitit. 

LSI po blen varfërinë dhe mjerimin e shkaktuar nga aleanca në pushtet duke i gënjyer familjet e varfra me thasë me miell në kembim të votës. Por shkodranët nuk do bëjnë pite as petulla me miellin e LSI-së. Jo më!

LSI dhe PS po shpërndajnë përditë shuma të mëdha parash në zyrat e tyre elektorale me synim blerjen e votave. Qytetarëve u kërkohet karta e identitetit, si dhe numri i votave që do të garantojnë, ndërsa në këmbim u ofrohet 50 apo 100 euro. Shuma e parave që u jepet varet nga sasia e votave që ata premtojnë. 

Të punësuarit po dorëzojnë gjysmën e pagës së tyre tek zyrat elektorale te LSI dhe PS. Ata kërcënohen dhe u bëhet presion që të garantojnë jo vetëm votën e tyre, por edhe të farefisit.  

Presion dhe terror po ushtrohet ndaj nëpunësve të punësuar, duke i kërkuar secilit të japë 150 mijë lekë kontribut për fushatë. 

Media u tregoi shqiptarëve se pa nisur ende fushata ishin prodhuar mbi 700 karta identiteti fallco për t’u përdorur në Shkodër. Aleanca në pushtet po kontrollon nga zyrat e saj sistemin ndërkufitar TIMS për regjistrimin në mënyrë abuzive të emigrantëve që gjoja hyjnë në Shqipëri, për të justifikuar më pas votimin fiktiv të tyre nga persona të tjerë, përmes përdorimit të kartave fallco. Por vullneti i lirë i shkodranëve nuk mund të klonohet e as të falsifikohet. 

PS-LSI dhe kandidatja e tyre shpresojnë që me manipulimet e tyre të genjejnë shkodranët por aq sa ç’ndodh të bjerë borë në qershor, aq do ndodhë që qytetarët të besojnë mashtrimet qesharake të tyre. 

As 200 ciceronët në kala e as antenat që shpërndajnë trakte mediokre që i kënaqin vetëm ata që i publikojnë, nuk do e ndihmojnë aleancën në pushtet dhe kandidaten e tyre t’i shmangen disfatës së 21 qershorit.

Banorët e Shkodrës tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre: në mënyrë masive do u drejtohen kutive të votimit, do votojnë Voltana Ademin me numrin 3 dhe Partinë Demokratike me numrin 15, për më shumë punë dhe dinjitet. 

 

Shkodra Press

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO