22 Korrik 2017
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

QEVERIA MIRATON BUXHETIN: 1.5 MILIARDË LEKË PËR “LORO BORIÇIN”, DO KETË 17 MIJË VENDE

Qeveria shqiptare, sikurse kishte premtuar, ka akorduar 1.5 miliardë Lekë për përfundimin e punimeve që kanë nisur prej disa muajsh për stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër. Sipas njoftimit për media që ka bërë Ministria e Financave, në buxhetin e ndryshuar të qeverisë janë garantuar 1.5 miliardë lekë për stadiumin në qytetin e Shkodrës. Investimi Që në start të punimeve është thënë që impianti “Loro Boriçi” do të jetë një bashkinvestim mes qeverisë shqiptare dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Deri në këtë pikë të punimeve, në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve nuk ka pasur asnjë fond të garantuar për punimet e stadiumit.

Deri në këtë periudhë është përdorur pjesa e investimeve të dhëna nga FSHF, ndërkohë që pjesa më e madhe e shpenzimeve është ajo që do të kryhet në vazhdim. Punimet në tribunën qendrore të stadiumit kanë ecur me ritme të kënaqshme dhe stadiumi ka marrë formën që do të ketë në përfundim. Ndërkohë që janë hedhur katet e tribunës qendrore, është nisur nga puna edhe për ndërtimin e tribunave anësore. Sipas projektit, apo edhe në terren, vihet re që do të jenë pesë tribuna të ndara që do të shtojnë kapacitetin e stadiumit “Loro Boriçi” deri në 17 mijë vende.

Impianti do të jetë më i madhi në Shqipëri për nga kapaciteti i tij, si dhe do të jetë stadiumi më modern për nga parametrat që përmbush. Ai do të plotësojë të gjithë kriteret e kërkuara nga FIFA dhe UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare në të gjitha kompeticionet.  Gjithashtu, stadiumi pritet të ketë edhe një pistë vrapimi me përmasa olimpike. Vetëm para pak ditësh u zbulua se stadiumi “Loro Boriçi” nuk do të jetë ai që do të presë ndeshjen Shqipëri- Serbi, pasi FSHF nuk e kishte përmendur asnjëherë në UEFA si një mundësi për luajtjen e një takimi me rëndësinë dhe rrezikshmërinë që do të ketë ajo përballje.

Pavarësisht kësaj, punimet në impiantin e qytetit të Shkodrës po vijojnë dhe miratimi i buxhetit nga qeveria shqiptare është garancia e nevojshme financiare për zhvillimin e punimeve deri në fazën finale të ndërtimit të tij. Ndërkohë, qeveria e futbollit shqiptar ka premtuar se në muajin Nëntor në “Loro Boriçi” do të luhet një miqësore luksi, teksa mbetet për t’u përcaktuar kundërshtari.

Shkodra Press

Lexuar 2470 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO