24 Shtator 2017
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

KAPET DUKE TRANSPORTUAR DRU, PËRFUNDON NË SPITAL, FAMILJARËT: 'E DHUNOI POLICIA'

Një 30-vjeçar i ndaluar nga Policia e Shkodrës teksa transportonte lëndë drusore, akuzon uniformat blu se e kanë dhunuar. 

Sipas të ndaluarit Bahri Malja ngjarja ka ndodhur pas shoqërimit në ambientet e komisariatit. Vëllai i 30-vjeçarit, Dema Malja shpjegon se çfarë ka ndodhur. “Kanë përdorur dhunë derisa e kanë bërë për vdekje. Nga koka, nga trupi, nga këmbët”, shprehet i vëllai.

Tensionet mes uniformave blu dhe familjarëve të të dëmtuarit kanë vijuar edhe në urgjencën e spitalit të Shkodrës. Familjarët dhe efektivët kanë debatuar ashpër. 

Pretendimet e Bahri Malajt janë hedhur poshtë nga bluzat e bardha të Shkodrës. Mjeku i urgjencës Aldo Gjoka, shprehet se pacienti është paraqitur në urgjencë me dhembje të forta koke dhe veshi, por nuk janë konstatuar shenja dhune. 

“Është paraqit me dhimbje të forta koke dhe veshi. Është bërë dhe një skaner koke, vërehet vetëm një edem e lehtë e veshit të majtë por pa probleme dhe shenja të dukshmë në skaner”,  u shpreh Aldo Gjoka, mjek i Urgjencës.

Aktualisht 30-vjeçari po mbahet në observacion në shërbimin e kirurgjisë në spitalin Rajonal të Shkodrës. Bahri Malja është ndaluar ditën e premte në Hot i Ri teksa ndodhej në një kamion me lëndë drusore si pasagjer. Ai punonte në ngarkim shkarkim të lëndës drusore.

Shkodra Press

Lexuar 2473 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO