22 Korrik 2017
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

SHKODËR / POLICIA: 'NUK KEMI USHTRUAR DHUNË NDAJ BAHRI MALAJT'

Policia e Shkodrës me një komunikatë të shpërndarë për mediat ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj shtetasit Bahri Malaj, i cili u arrestua në afërsi të Urës së Mesit teksa po udhëtonte në një kamion që transportonte dru. Në komunikatën e shpërndarë për mediat, policia mohon të jetë ushtruar dhunë nga efektivët në momentin e arrestimit dhe brenda në komisariat, ndërkohë që shtetasi Bahri Malaj ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Komunikata zyrtare e Policisë: "Nga shërbimet e Komisariatit Shkodër u bë arrestimi ne flagrance i shtetasit Bahri Malaj, 30 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në vëndin e quajtur « Ura e Mesit », në Shkodër duke drejtuar mjetin kamion « Benz », me targe AA274HZ, të ngarkuar me një sasi lëndë drusore për të cilën nuk dispononte dokument shoqërues të lëndës drusore dhe se e drejtonte këtë mjet pa pasur lejen e drejtimit te klasit përkatës për këtë kategori mjeti. 

Gjithashtu, në momentin kur patrulla e Policisë ka qënë duke e shoqëruar në Komisariat, ka ngritur me krik karrocerinë e mjetit duke hedhur dhe shpërndarë një sasi lënde drusore në rrugë duke u bërë pengesë për lëvizjen e mjetit të Policisë dhe duke vënë në rrezik jetën e  punonjësit e Policisë. 

Gjithashtu me datë 08.08.2015, ora 11.00, u bë arrestimi në flagrancë edhe për shtetasin Isuf Lumaj, 53 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në momentin kur shtetasi Bahri Malaj ka qënë duke marrë mjekimin në spitalin Rajonal Shkodër, për shkak të një operacioni në vesh të kryer disa kohe me përpara, ka tentuar te godasë, ka sharë dhe fyer punonjësit e Policisë që kanë bërë shoqërimin e shtetasit Bahri Malaj.

Lidhur me pretendimet e të arrestuarit Bahri Malaj, se punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit të tij për në ambjentet e Komisariatit të Policisë kanë ushtruar dhunë ndaj tij, bëjmë me dije se në asnjë moment nga asnjë punonjës Policie nuk është ushtruar dhunë ndaj këtij shtetasi.

Po në lidhje me pretendimët e të arrestuarit për dhunë nga Policia, shërbimi i çështjeve të brendshme dhe ankesave ka nisur verifikimet.

Njëkohësisht bëjmë me dije se në kartelën mjeksore të hapur në Spitalin Rajonal të Shkodrës për këtë shtetas nuk ka asnjë evidentim nga mjekët për ushtrim dhune nga ana e Policisë.

Por ky shtetas është paraqitur në spital për shkak të shqetësimeve të ardhuara si pasojë e një operacioni të kryer me parë.

Theksojme faktin se sjellja e tij ndaj policise si dhe e familjareve te tij ka qënë shumë agresive duke fyer dhe kundërshtuar punonjësit e Policisë, por punonjësit e Policisë në asnjë rast nuk kanë tejkaluar kompetencat e ushtrimit të detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim te shtetasit Bahri Malaj për veprat penale "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt", si dhe "Kundërshtim i forcave të Policiseë" dhe "Prerje e paligjshme e pyjeve", parashikuar nga nenet 291, 236 dhe 205 te Kodit Penal, si dhe në ngarkim të shtetasit Isuf Lumaj për veprën penale "Kundërshtim i forcave të Policisë", parashikuar nga neni 236 të Kodit Penal" - e mbyll kështu komunikatën për shtyp Policia e Shkodrës.

Shkodra Press

Lexuar 2287 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO