22 Korrik 2017
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

HYN NË FUQI AMNISTIA PËR TË DËNUARIT E NDËRTIMEVE PA LEJE, JA KATEGORITË QË LËNË QELITË

Ka hyrë sot në fuqi vendimi i Parlamentit për të amnistuar të gjithë ata qytetarë që janë dënuar apo proceduar penalisht për ndërtime pa leje. Që nga dita e sotme, të gjithë ata persona që para datës 10 prill 2014, janë proceduar penalisht do t’u pushohen hetimet, ndërsa ata që janë burgosur, do të lirohen. Edhe ata me detyrim paraqitje çlirohen nga çdo detyrim që rrjedh nga vendimi i gjykatës. 15 ditë më parë projektligji u botua në Fletoren Zyrtare dhe tashmë me hyrjen në fuqi do të nisë zbatimi i tij në të gjithë vendin.

Drafti në fjalë u propozua disa muaj më parë nga deputetët Ndoka, Kozma Dashi dhe Miranda Rira.   Sipas deputetëve, ligji i mëparshëm ju mundësonte amnisti personave që janë proceduar kur kanë ndërtuar në tokën e tyre, por përjashtime bëheshin në rastet kur objekti është ndërtuar në pronë shtetërore apo të dikujt tjetër, për shkak të parashikimeve në Kodin Penal. Prandaj, kanë kërkuar që amnisti të ketë dhe për ndërtime në pronë shtetërore apo të palëve të treta dhe me hyrjen në fuqi të tij do të përfitojë dhe kjo kategori. “Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 22/2014 “Për dhënie amnistie”, ka si qëllim përjashtimin nga dënimi apo ndjekja penale e personave të dënuar me burgim për veprën penale të ndërtimit pa leje parashikuar nga neni 199/a, paragrafi i dytë të Kodit Penal, e cila është kryer jo më vonë se data 10.04.2014. Dallimi që bën ligji nr. 22/2014, “Për dhënie amnistie”, për sa i përket ndërtimit të paligjshëm bie në kontradiktë me trajtimin uniform, jo selektiv, që i bëhet kësaj çështje te ligji nr. 9482, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar”, janë shprehur deputetët.   Ndryshimet ligjore    Në relacionin e ligjit jepen dhe arsyet se përse është e nevojshme dhënia e amnistisë. Deputetët kanë thënë se në vend ndërtimet e paligjshme janë masive, por dënimet kanë qenë vetëm për disa persona të caktuar. Po ashtu janë shprehur se numri më i madh i të dënuarve apo procedurave është në rastet kur nuk kanë ndërtuar në pronën e tyre. Sipas tyre, është shkelur parimi kushtetues i barazisë dhe duhet që të gjithë ata që janë dënuar apo ndiqen penalisht të amnistohen.

Ata kanë shpjeguar se ka një moskoordinim të ligjit për legalizimet dhe Kodit Penal. Deputetët kanë argumentuar se pavarësisht se ligji jep mundësi që ndërtesa të legalizohet edhe kur është në tokë shtetërore apo të tjetrit, Kodi Penal e dënon ndërtuesin.   Sipas tyre për këtë arsye do të ketë edhe një diferencim të amnistisë. “Sipas këtij ligji (nr. 9482, date 3.4.2006 ) pavarësisht se cili është pronari i tokës ku është bërë ndërtimi, subjekti që ka bërë ndërtimin e paligjshëm mundet ta legalizojë atë (ndërtimin) sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara nga ky ligj. Pronësia mbi tokën nuk është kriter përjashtues për të përfituar nga legalizimi i një ndërtimi të paligjshëm”, janë shprehur deputetët më tej.

Ligji u miratua bashkë me draftin e qeverisë për të futur në proces legalizimi dhe objektet e ndërtuara pas vitit 2009. Me këtë ligj u lejua që të futen në proces ndërtimet pas vitit 2009 të ndërtuara në tokë shtetërore dhe të tjetrit, ndërsa tani kjo kategori do të përfitojë dhe amnisti.

Shkodra Press

Lexuar 3226 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO