22 Korrik 2017
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

SHKODËR / GODITET ME LEVË KREU I INSPEKTORIATIT TË PUNËS

Kreu i Inspektoratit të Punës në qytetin e Shkodrës, Agim Shimaj është goditur me mjetë të forta ndërsa po shkonte në punë. Dy personat i kanë zënë pritë mëngjesin e sotëm përpara Inspektoratit të Punës ku gjatë përleshjes fizike e kanë goditur me levë në kokë, pastaj i kanë marrë një cantë dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Kanë qenë punonjës e Inspektoratit të Punës që i kanë ardhur në ndihmë Shimajt duke e dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku edhe ka marrë ndihmën e parë, më pas Shimaj ka bërë kallëzimin në polici.

Në një prononcim për shtyp, Agim Shimaj i ka bërë thirrje policisë së shtetit që ta zbardhë sa më shpejt këtë ngjarje të rëndë dhe të paprecedentë ndërsa ka shtuar se nuk ka pasur probleme apo konflikte me asnjë person.

Sipas Policisë së Shkodres po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shimaj ka marrë dëmtime të lehta në krahun e djathtë dhe në këmbë ndërsa është rikthyer në institucionin që ai drejton.

Deklarata e Shimaj:

"Në mëngjes teksa po dilja në punë si gjithmonë pikërisht në këtë vend këtu jam sulmuar pas shpine nga dy persona me mjete të forta dhe jam dëmtuar në disa pjesë të trupit. Për mua kjo nuk ka asnjë shpjegim, nuk arrij ta kuptoj. Jam vetëm 10 metra larg institucionit ku unë punoj dhe jam sulmuar haptazi në mes të ditës nga persona të paidentifikuar, të panjohur megjithëse u rrëzova unë arrita ti ndjek pas rreth 20 metra por pastaj ndoshta edhe për shkak të goditjeve nuk pata më fuqi të vrapoja. Kam dëmtime në këmbë, kam dëmtime në bërryl por fatmirësisht për shkak të vetëmbrojtjes kam arrit të evitoj goditjet në pjesë shumë jetësore. Tani çfarë të them unë më tepër, shteti e ka në dorë këtë punë. Shteti të zbulojë rrugaçët, kriminelët deri sa kriminelët guxojnë e vijnë e godasin një zyrtar shteti në oborrin e institucionit të paktën kërkoj prej shtetit që të veproj menjëherë. Unë me të vërtetë nuk kam asnjë konflikt me askënd dhe i kërkoj shtetit krahas zbulimit të kriminelëve, rrugaçëve i kërkoj shtetit ta hetojë komplet veprimtarinë e jo vetëm shtetasit Agim Shima por edhe të titullarit Agim Shimaj edhe të shohin në qoftë se unë në jetën time kam bërë një shkelje qoftë edhe më të voglën ose qoftë edhe një cenim më të vogël ligjor në unë. Unë nuk e shpjegoj ndryshe, unë jam para institucionit" - është shprehur Shimaj.

Shkodra Press

Lexuar 3385 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO