22 Korrik 2017
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Bari Drishti, legjendari shqiptar i picave në Nju Xhersi ndërron jetë

Bari Drishti, i njohur me emrin “Benny Tudino”, pronari i picerisë Benny Tudino në rrugën Uashington, ka ndërruar jetë. Drishti ishte një fytyrë familjare që e shihje të ulej jashtë picerisë së tij mjaft popullore, e njohur për picat më të mëdha në zonë.

Dyqani i tij u bë legjendar, pasi ka ushqyer breza në Hoboken. Picat e tij janë shumë të mëdha dhe klientë të shumtë bënin foto të tyre me fëmijët pranë.

Drishti la pas dy djem, Arbend dhe Edi, të cilët punojnë në institucionet e zbatimit të ligjit.

Rezidentët e Hoboken në Nju Xhersi mbajtën zi për të. Dikush e kujtonte në rrjetet sociale se kishte ngrënë pica në picerinë e tij sa herë kishte qenë gjatë netëve i dehur. Dikush tjetër e kujtonte si bujar, pasi thotë se i kishte dhënë gjithnjë pica falas. Bari Drishti u zhvendos në Nju Xhersi në vitin 1963, në moshën 26 –vjeçare. Ai udhëtoi nga Bari, qyteti i lindjes së nënës së tij.

Në SHBA miqtë e thërrisnin Beni. Ai gjeti punë menjëherë në restorantin e njohur “Mamma Leone” në Manhatan, Nju Jork. Gjatë asaj kohe ai u njoh me Sofinë, e cila më pas u bë gruaja e tij.

Në vitin 1968 ata u zhvendosën në Hoboken, ku gjendej kushëriri i Benit, atë Tudino, i cili kishte blerë një lokal në rrugën Uashington, që më parë kishte shërbyer si dyqan ëmbëlsirash, në pronësi të një izraeliti. Ai hapi më pas një piceri të quajtur Tudino’s. Por biznesi nuk i eci dhe ai thirri në ndihmë Benin.

Bari Drishti (Beni) investoi 29 mijë dollarë për ta bërë të vetën ndërtesën 3 –katëshe. Ai i shtoi emrin Benny dhe mbajti edhe mbiemrin italian Tudino. Në vitin 1968 piceria nisi të funksinojë.

Por jo cdo gjë shkoi mirë për të. Në vitin 1985 Drishti u dënua me 20 vjet burg dhe pagoi 50 mijë dollarë nën akuzën se bënte pjesë në një bandë shqiptaro –jugosllave të shpërndarjes së drogës, sic raportonte në atë kohë New York Times. Dy të tjerë u dënuan, përfshirë një të tretë që u akuzua se kishte kërcënuar gjykatësin me vdekje. Familja e tij e coi biznesin përpara dhe Beni u kthye sërish në punë pasi përfundoi dënimin.

Sipas mediave në Hoboken, Beni do të varroset në Shqipëri, pranë bashkëshortes.

                                                                                                                                                                                                                       Shkodra Press

Lexuar 2464 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO