22 Korrik 2017
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36
E merkure, 23 Shtator 2015 14:50

MYFTIU I SHKODRËS URON BESIMTARËT MUSLIMAN PËR FESTËN E "KURBAN BAJRAMIT"



Të dashur besimtarë, vëllezër dhe motra muslimanë!
Të nderuar bashkëqytetarë shkodranë!


Lebbejkall-llahumme lebbejke, lebbejke la sherike leke lebbejke, innel-hamde ven-ni’mete leke vel-mulk, la sherike leke, lebbejke!

Tashmë që mbarë bota islame është përqendruar me zemër e shpirt në vendin më të pastër e fushën më të begatë të adhurimit dhe lutjeve, Arefatin Sherifë, aty ku miliona haxhilerë nga mbarë globi, me rrobat e tyre të bardha, janë tubuar në lutje dhe adhurim drejtuar Zotit të Vetëm të botëve, All-llahut të Madhëruar, më lejoni t’ju drejtohem me këtë mesazh urimi.

Në mbarë botën sot, padrejtësia, anarshia morale, korrupsioni, haramet dhe veset më të ulëta njerëzore, po bëhen përherë e më shumë një thirrje për zgjimin e vëmendjes së besimtarëve për të dëshmuar fenë e tyre, Islamin e pastër, Dritën e tij, forcën e bashkimit dhe bashkëpunimit në mes vete, tamam si ata miliona njerëz me zemra të bardha dhe ihrame përkushtimi, të cilët po thërrasin me zemër, edhe në emrin e secilit prej nesh: “Lebbejkall-llahumme lebbejke”, duke dëshmuar dorëzimin dhe përgjigjen ndaj thirrjeve të Hakut.

Sot, më shumë se kurrë, po na vërtetohet sesa e rëndësishme është ta dëshmojmë fenë tonë dhe të kapemi fort pas saj; të tjerët nuk e kanë humbur shansin e tyre! Sot, ne si muslimanë e kemi për detyrë të shenjtë të rikthejmë vëmendjen tek mësimet dhe simbolet e fesë tonë, për ta dëshmuar moralin e fesë, me dinjitetin e dëshmimit të Islamit në jetë.

Të shumta janë sot thirrjet që ju tërheqin drejt largimit nga krenaria dhe dinjiteti islam, drejt thirrjeve të tjera në emër të kombit, harmonisë, shoqërisë etj, por që kanë për qëllim dobësimin e bindjes dhe besimit tonë; t’i bëjmë lanet e t’i gjuajmë me moralin e besimit tonë, tamam si haxhilerët që gjuajnë me guralecët e bindjes, simbolikën e shejtanit të mallkuar!

Të jeni të bindur, se me forcën e besimit tonë, do të jemi pa asnjë dyshim praktikues më të mirë të fesë, shqiptarë më të mirë, mbrojtës të denjë të interesit kombëtar, që nuk mund të jetë asesi tjetërsimi fetar a zhveshja nga përkatësia jonë e shenjtë islame!

Dita-ditës po shohim sesi bota islame është ndezur në luftra e dhunë, vrasje e zhvatje të pasurive kombëtare, laborator human për zhvillimin e viruseve më të egra të terrorizmit, ekstremizmit të urryer fetar, intolerancës, mosrespektimit të vlerave fetare të kujtdo dhe lirisë së shprehjes, besimit dhe përkatësisë, tamam si katrahura komuniste (një prodhim i kobshëm joislam), krimi i pashoq, terrorizmi shtetëror dhe padrejtësia shekullore ndaj muslimanëve shqiptarë, që për 23 vite u persekutuan dhe u dhunuan për shkak të fesë.

U trillua historia e jonë, u abuzua me simbolet tona, u shkatërruan xhamitë e teuhidit, u persekutuan hoxhallarët tanë, u ndalua rreptësisht praktika fetare dhe dëshmimi i shpirtit islam në një shoqëri thuajse islame, për të mbërritur në këto ditë, ku intrigat, padrejtësitë, shkeljet flagrante, mungesa e ekuilibrave, laicizmi selektiv dhe abuzimi me të drejtat legjitime të muslimanëve, po kthehen në një zakon ndaj të cilit duhet edhe të heshtim!?

Kurban Bajrami vjen pikërisht për të zgjuar ndjenjat e besimit dhe për ta forcuar krenarinë e përkatësisë islame në zemrat e pjesës dominuese të këtij kombi, që Islamin e përqafoi si alternativë largpamëse, dritë për të sotmen, siguri dhe garanci për të adhmen; në dije, moral, pastërti, harmoni komunitare, tolerancë ndaj jomuslimanëve, respekt dhe vlerësim ndaj krejt qënieve, si krijesa të Një Zoti!

Më lejoni t’ju uroj me zemër këtë Kurban Bajram, që përkon edhe me 25 vjetorin e rihapjes së xhamisë së parë në Shqipëri, pas viteve të errësirës, si një datë dhe ditë e shtrenjtë, që na fton përherë e më shumë drejt vlerësimit të mirësisë së Zotit ndaj nesh, xhamitë e shumta të Shkodrës e mbarë Shqipërisë, nga minaret e të cilave ezani ju fton pesë herë në ditë për të mos shitur fenë, për të mos thyer besën, për të mos devijuar rrugën!

Përhapeni gëzimin tuaj legjitim, festën e madhe të Kurban Bajramit! Mos kini ndrojtje për ta dëshmuar Islamin tuaj dhe mos u tundoni nga trendi i shëmtuar i kohëve që kalojmë, që ju bën të kompleksoheni nga përkatësia e juaj fetare; mos u tundoni para thirrjeve të shejtanit dhe taborrave të tij!

All-llahu i Madhëruar jua begatoftë jetën, jua mbushtë me besim, dashuri, prehje shpirtërore dhe tërheqje të vazhdueshme drejt Thirrjes së Tij, tamam si tërheqja e haxhilerëve drejt Qabes së Madhnueshme!


Gëzuar e me zemër të mirë Kurban Bajramin! 

All-llahu i Madhëruar i begatoftë haxhilerët e Shtëpisë së Tij, i faltë dhe i mbushtë me Dritë besimi!


Shkodra Press

Lexuar 1876 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO