Gjatë gjithë natës forcat Speciale të RENEA-s, kanë mbajtur nën rrethim autorin e vrasjes së komandantit të njësisë të FNSH-së Shkodër, Simon Gjeta. Autori i krimit, Ruzhdi Aishta, përgjatë natës, në mënyrë të vazhdueshme ka hapur zjarr në drejtim të RENEA-s. Kjo e fundit ka përdorur gaz lotsjellës, tymuese e strune dhe i ka bërë thirrje të dorëzohet, por autori i krimit thirrjeve të policisë u është kundërpërgjigjur me zjarr të vazhdueshëm.
Në orën 07:10 të mëngjesit të sotëm, në kushtet e ndriçimit të plotë, efektivat e RENEA-s, i kanë bërë përsëri thirrje të dorezohet, por autori nuk është përgjigjur. Forcat RENEA kanë ndërhyrë në banesë dhe në momentin e ndërhyrjes autori i krimit ishte fshehur në aneks të baneses dhe ka hapur zjarr me breshëri ndaj tyre. Efektivat i jane kundërpërgjigjur, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë autori i krimit.
Një ditë më parë, policia e Shkodrës kishte bërë një aksion për arrestimin e Ruzhdi Arishtës sepse kishte plagosur me armë një person. Gjatë këtyre momenteve ai ka qëlluar mbi policinë, deke vrarë efektin e FNSH-së.
Kush ishte Simon Gjeta?
Simon Gjeta, Komandanti i Grupit të FNSH-së që mbeti i vrarë sot, ishte 47 vjeç dhe baba i dy fëmijëve. Ai ishte me origjinë nga Rrësheni, ndërsa prej pak vitesh jetonte në Shkodër, në lagjen “Mark Lula”. Gjeta kishte mbaruar Shkollën Ushtarake Skënderbej por më pas kishte kaluar në forcat e Policisë. Në ngjarjen e sotme, komandanti Simon Gjeta vendosi të hynte në shtëpinë e autorit, banesë njëkatëshe me katër dhoma dhe ta zinte në befasi 52-vjeçarin por, ky i fundit ishte i armatosur me një kallashnikov dhe hapi zjarr me breshëri ndaj tij.
Shkodra Press