21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36



Një person është plagosur me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja është regjistruar në orët e paradites së sotme në zonën e njohur si “Dollari”, ku shtetasi Lulzim Leckaj është qëlluar me armë zjarri.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ngjarja ka ardhur pas një konflikti që Lelckaj ka pasur me një person të dytë, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Lulzim Leckaj mësohet se është transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës për marrjen e ndihmës mjekësore.

Ndërkohë policia e mbërritur në vengjarje ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.


Shkodra Press



“Sporti i futbollit do të jetë në vëmendjen time për të shkuar drejt asaj që ne kemi premtuar.” – kështu është shprehur kryetarja e Bashkisë Shkodër dhe njëkohësisht presidentja e klubit Vllaznia, Voltana Ademi. Këtë deklaratë për mediat lokale Ademi e dha në 10-vjetorin e krijimit të ekipit të futbollit të femrave, Juban Danja.

E pranishme në këtë përvjetor, kryetarja Ademi foli për situatën  e vështirë që po kalon ekipi i Vllaznisë. Ajo u shpreh se për të ngritur sportin e futbollit nuk duhet vetëm ta mbështetësh financiarisht, por edhe t’u japësh mundësinë njerëzve që dinë të bëjnë punën. Ndër të tjera, Ademi tha se duhet të bëjmë shumë kujdes në çdo hap që do të hedhim në të mirë të sportit dhe të sportdashësve.

“Skuadra e Vllaznisë nuk ka qenë mirë përgjatë gjithë këtyre viteve të fundit dhe nuk dua të ndalem vetëm te sporti i futbollit, por edhe te shumësportëshi. Për ta ngritur në lartësinë e duhur duhet shumë punë, ta ngresh do të thotë jo vetëm ta financosh. Ju e dini që ta mbështesësh sportin do të thotë jo vetëm ta mbështetësh financiarisht, por t’u japësh mundësinë të punojnë njerëzve që dinë të bëjnë punën apo atyre që kanë vullnet pozitiv dhe nuk duhet ta përdorin, por të japin nga vetja e tyre. Kjo na ka munguar gjatë këtyre viteve dhe këtë e them me sinqeritet. Kështu ka qenë në jetën e shkodranëve dhe të atyre që e duan këtë skuadër, të tifozëve dhe prandaj duhet pasur shumë kujdes. Duhet të bëjmë shumë kujdes në çdo hap që do të hedhim në të mirë të sportit dhe të sportdashësve. Sporti i futbollit do të jetë në vëmendjen time për të shkuar drejt asaj që ne kemi premtuar. Kuptohet me një partneritet të mirëvlerësuar, financiarisht të besuar dhe transparent. Unë mendoj se kjo na ka munguar dhe do ta realizojmë sa më shpejt të jetë e mundur.” – u shpreh Voltana Ademi.

Kryetarja e re e Bashkisë Shkodër nuk ka preferuar të flasë për ofertat në drejtim të Vllaznisë nga biznesmeni koreano-jugor apo donatori Julian Morina. Në këtë mënyrë, ekipi i Vllaznisë pritet të administrohet nga Bashkia Shkodër edhe për këtë sezon.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press

Bari Drishti, i njohur me emrin “Benny Tudino”, pronari i picerisë Benny Tudino në rrugën Uashington, ka ndërruar jetë. Drishti ishte një fytyrë familjare që e shihje të ulej jashtë picerisë së tij mjaft popullore, e njohur për picat më të mëdha në zonë.

Dyqani i tij u bë legjendar, pasi ka ushqyer breza në Hoboken. Picat e tij janë shumë të mëdha dhe klientë të shumtë bënin foto të tyre me fëmijët pranë.

Drishti la pas dy djem, Arbend dhe Edi, të cilët punojnë në institucionet e zbatimit të ligjit.

Rezidentët e Hoboken në Nju Xhersi mbajtën zi për të. Dikush e kujtonte në rrjetet sociale se kishte ngrënë pica në picerinë e tij sa herë kishte qenë gjatë netëve i dehur. Dikush tjetër e kujtonte si bujar, pasi thotë se i kishte dhënë gjithnjë pica falas. Bari Drishti u zhvendos në Nju Xhersi në vitin 1963, në moshën 26 –vjeçare. Ai udhëtoi nga Bari, qyteti i lindjes së nënës së tij.

Në SHBA miqtë e thërrisnin Beni. Ai gjeti punë menjëherë në restorantin e njohur “Mamma Leone” në Manhatan, Nju Jork. Gjatë asaj kohe ai u njoh me Sofinë, e cila më pas u bë gruaja e tij.

Në vitin 1968 ata u zhvendosën në Hoboken, ku gjendej kushëriri i Benit, atë Tudino, i cili kishte blerë një lokal në rrugën Uashington, që më parë kishte shërbyer si dyqan ëmbëlsirash, në pronësi të një izraeliti. Ai hapi më pas një piceri të quajtur Tudino’s. Por biznesi nuk i eci dhe ai thirri në ndihmë Benin.

Bari Drishti (Beni) investoi 29 mijë dollarë për ta bërë të vetën ndërtesën 3 –katëshe. Ai i shtoi emrin Benny dhe mbajti edhe mbiemrin italian Tudino. Në vitin 1968 piceria nisi të funksinojë.

Por jo cdo gjë shkoi mirë për të. Në vitin 1985 Drishti u dënua me 20 vjet burg dhe pagoi 50 mijë dollarë nën akuzën se bënte pjesë në një bandë shqiptaro –jugosllave të shpërndarjes së drogës, sic raportonte në atë kohë New York Times. Dy të tjerë u dënuan, përfshirë një të tretë që u akuzua se kishte kërcënuar gjykatësin me vdekje. Familja e tij e coi biznesin përpara dhe Beni u kthye sërish në punë pasi përfundoi dënimin.

Sipas mediave në Hoboken, Beni do të varroset në Shqipëri, pranë bashkëshortes.

                                                                                                                                                                                                                       Shkodra Press



Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 27-vjeçari, me inicialet E.A, ka ndodhur sot rreth orës 02:40, në aksin rrugor Shkodër - Koplik. 

Sipas hetimeve paraparake rezulton se personi ka qenë duke duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA499AG dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me rrethimin e varrezave të Lagjes Dobraç.

Për pasojë, ai ka gjetur vdekjen teksa po transportohej për në spital, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje. 

Sipas policisë, dyshohet që viktima të ketë humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë makina është përplasur me murin rrethues të varrezave.

Shkodra Press

Page 1 of 254

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO