18 Nentor 2018
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36


Ishim Pagane !

 

Ekperimentuan ! Ishim Ilir !

 

Na thërmuan !

 

Flisnim Shqip !

 

Tentuan !

 

Formuam shtet !

 

Na coptuan !

 

Nuk kishim mbret !

 

E kurorëzuam !

 

Kemishë zezë, helmet gri,

 

gjoja kaluan !

 

S'deshëm diktator !

 

E shijuam ! 

 

Fituam lirinë, prap të vonuar !

 

Me lëndë kimike !

 

I shkaterruam !

 

Anëtarë në NATO !

 

Të fituar !

 

Të marrim Zarinë, të "detyruar" !!!

 

                                                     

 

                                                            nga Astrit Fani


 

 


Kjo karrige ka formën e erës tande diktate 

duhantorët e rrudhave që shpërvjelin kurmin e teprum,

kanë vdekë pa dashje n'shërbesën e asaj zonje pa nji lugë sy

me na mblu me pulla t'vrame shiu,

me kafshata që shpojnë republika t'buta,

me gjunj t'qulltë që heshtin ecjaken tonë n'humus .

 N'kto rrugë robnohen  frymt e mia teke,

i vetmi pasagjer që ndrron teshat e natës me drita t'fjollta

e kambadorazi mson me shterr hanën n'fletë mëshire,

zhurmusat e shkarravinave shpinore

m'kallzojnë kpucë erotizmi n'vitrina t'vogla t'lindjes.

 

Ky Dublin asht ura e gungave t'vetmume,

e harqeve t'krrusun mbi anemi parqesh e kinema t'avullta,

 

Metamorfoza e nji kolle me buzë shkumet,

që nen cadra t'pakuqta zhvat muret e lidhun mas rastsisë.

 

Dublini m'ka verbu monologun gjellnor, 

m'len me ikë t'majtave me kmisha t'zbërthyme me erë,

me turmën recitoj paradhomat e vdekjes 

e shtrihem ndër kambet e tyne pa vela t'hapuna,

me gjoks t'përdalun,

me eshtna t'pabindun përmbi boshtllëk,

me vedin e nji fmie që fryn dhè ndër flokë.

 

Apoteoza e një tymi t'varun n'pangimje.

 

Vrapi i marrë i nji të marre.

Vrapi mas shkronjave t'Dublinit.

Vrap i ndenjun.

 

Shtrëngojnë sytë e mi botën e tyne pa rrota,

t'ndalun n'nji epsh me dhambë t'shkurtë,

nji pauze me U-un e nji shekulli fund e krye,shtazunik...

                                                                                                                                                  

                                                                                                 nga Suada Halilaj


 

 

 

 

 

 

 

 

 

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO