22 Korrik 2017
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Kupe Danja / Arshi Pipa

Kû bân brryl kah Arra e Madhe

rruga e Tepes n'për livadhe

kishin ndenjë tue pí duhan 

nji çaush, nji djál azgan,

bashkë me j tjetër mâ të rí,

turq të dy dhe suvarí.

Vjen nji grue me branavekë.

Fluturon, thue me i prekë

n'tokë pashmânga; posi krahë

letë shkon kindat tue ja rrahë 

era e mbrâmes, degermís,

fjolla flokësh prej shamís 

neper báll i janë përdarë...

« Mbrâmja e mirë oj nusja e mbarë!

Kam nji shoq, âsht pak qyqár!

Fort maraku n'ty e ka kapë:

lidhja sŷtë e bâ seváp! »

 

« Pse më lodhë, moj, kish ta dishe,

shega e âmbel devedishe!

Pse më lodhë, e pse më bjerrë!

Bâhem gjarpën n'u ─ bâfsh ferrë!

Bâhem zog n'u ─ bâfsh qershí

fluturoj, mbi gem të rrí!

Ato duer, mori sulltanë

s'janë për vegjë e për gjylpanë!

Në mi dhansh, moj, gjinj e gushë 

me florinj kam me t'i mbushë,

me florinj e me inxhí,

e kam baben Kujunxhí

e grabis, t'i bâj dhantí! »

 

Nalt n'minare thrret akshami;

vjen tue hjekë tespijt imami.

Ngjiten burrat prej pazari,

vijnë te pusi bri çinari.

N'patalok kû losin fmija

te bakalli, ximiçija

ndrrohen gjindja tash e parë;

shkon talim nji tubë ushtarë.

 

Kupe Danja n'ato fjalë

vên tarabat, shkon me u falë.

E qet rruga andej me rá,

shef me sŷ, nuk don me pá.

Shef me sŷ, vjen tue u ndezë: 

 

« Turp e mârre! faqe e zezë!

Kaq u - bâna, kët hatá

s'e kam ndie e s'e kam pá! »

Kupe Danja llafepaku

tha nji fjalë, e ndjeu sokaku:

« S'âsht për búrr me ngucë çarçafë,

me i rá kot të vorfnit n'qafë! »

Nuk pat sosë kur briti grueja:

« Mjera vetë qi ndodha e hueja!

Mjera vetë ndër gjithkta njerz

qi m'la turku sot pa erz! » 

Kupe Danja hodhi krahun:

« Mosni burra, pashë Allahun! »

« Dashke gjobën ti daí?

Kthen çaushi si n'mahí:

Ku po t'hiqet ashkël tye? »

Gjimon trimi tue shpërthye:

« Paç nishane, ngrî qofsh n'ár

i thonë erz, s blehet n' pazár!

i thonë erz, nuk i thonë krande... »

« Kupe Dane ndore tânde! »

Kupe Danja dorën n' brez

« A po shkoni faqezez? »

Vrret çaushi shokut t' vet:

« Bjeri qenit se na mbet! »

Mâ s e ngjati, i hoqi gisht...

« Ndihmo Zojë e Jezu Krisht! »

Krisi pushka, u kuq kalldrâmi:

Kupe Danes i mbet nami.

 

Kupe t' dalshin mendt e krés,

çka t'u - desht ty kjo ngatrresë!

Bâne hasmin tând me qeshë:

vrave turk për nji kaurreshë!

« Agallarë, ju mos u-idhnoni!

Feja, fé... por âsht zakoni!

âsht kanuni qi la i pari:

mârre e dhunë nuk bán shqiptari.

Më rá ndore, ndodhi grue...

Kush e kah s asht punë për mue.

Se qilloj për katolik:

i ndihmoj kur âsht n rrezik,

e kam shoq s e kam anmik.

I ndihmoj si m'ka ndihmue:

sot atij e nesër mue.

Ndryshe kém Bajram e Pashkë

besë e nderë i kemi bashkë!

Ket rrezik s e deshta i ngrati,

borxh m'u bâ... qilloj sahati.

Nuk jam trim qi bâj trimní,

nuk kam emën, pasuní.

Jereví më ka lanë baba

kam dugâjë me tri taraba.

Po s e thotë as robi as Zoti

me u poshtnue kotnasikoti,

me durue qi n'votër tande

kur t'i teket kur t'i kande'

nji kopuk prej Anadollit

me t'i ba paçavër sqollit

gjithshka ma për zêmër ké,

qi pa to, e bâfsha bé,

kot me bâ hije mbi dhé! »

 

Mori fjala mal e kodër.

Qofsh e parë gjithmonë, o Shkodër 

Të lumtë pushka, Kupe Dane! 

Kânga jote m'katër ane! 

 

Nget bimbashi, nji harap: 

« Do ta rrjepi posi sqap! 

Zênje Kupen gjallë a vdekë: 

ka guxue n'asqer me prekë! » 

 

 

Thrret kasneci, bie nji lodër: 

Qitni Kupen mori Shkodër! 

S e qet Shkodra kurr Jakupin 

se vrau t'flligunin, magjupin! 

Mbos e mbajshin ana e vet 

e mban prifti njizet vjet 

me fërrlik e me sherbet! 

U-çue pasha e prej inati 

i muer gjindt ja hallakati, 

i vû zjarmin me çka pati. 

 

U-çue prifti, vendi mbarë, 

shehërlij e katundarë, 

me t'ungjillit e t'islamit, 

turrevrap ju gjegjen dâmit. 

Po n'at plâng e n'ato troje 

mâ të bukur mbi rrenoje 

ja goditën nji konak

me nji qoshk përmbi çardak.

 

 Arshi Pipa, Burgu i Gjinokastres 1950

(përzgjedhur nga S. Saiti)

Shkodra Press

Lexuar 2946 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO