22 Korrik 2017
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Përkthyesit J. V. Piqueras

***

Përkthyesit, nga Juan Vicente Piqueras

për Jorge Luis Borges dhe përkthyesve që nuk përthyejnë

 

Janë një fis për bind shpërnda nëpër botë

prejse e lëvizin botën

Përkthejnë botët nga njena gjuhë në tjetrën.

Kjo asht zyra e tyne.

Bajnë me ra borë n'arabishte,

ia ndërrojnë emnin detit,

shpiejnë gamile Sahare në Suedi,

bajnë që Don Kishoti ta grahin Rosinantin

prej Mançës në Mançuri.

Bajnë gjana për bind, gati gati të pamujtuna.

Thonë në gjuhën e tyne gjana

që kurrë kjo gjuhë s'kish thanë ma parë,

gjana që s'e dija se mundesha me thanë.

Lindën prej një rrungaje, ndodhun në Babel,

dhe nga një andërr: që një ditë

shpirtënt që tash jetojnë në antipode

të njihen, të kuptohen e të duhen.

Janë një fis i pagojë:

ia japin zanin e tyne zanave tjerë.

Janë ba të padukshëm prej përvujtnisë.

Me shekuj vepra e tyne qe anonime.

Ata, që jetojnë prej emnave dhe ndër emna,

nuk kishin një emën.

Në liturgjinë e letërsisë

janë trajtue si djem lteri.

Ndryshej, janë urtarë: ata që shtrijnë ura

mes ishujve të gjuhëve të largëta, ata që dinë

se të tana gjuhët janë të hueja,

se mbrenda nesh gjithçka asht përkthim.

Janë një fis për bind shpërnda nëpër botë

prejse janë tue e ndryshue botën

prejse janë tue e pshtue botën.

 

SAIT SAITI 

(foto: Kulla e Babelit, Lucas van Valckenborch (1595), origjinali me ngjyra) 

Shkodra Press

Lexuar 2011 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO