22 Korrik 2017
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Fëmijë lajmëtare / Nerinda Hysa

 

Aty te ai kopësht i vocërr me pemishte bojë blu ( në atë bojë të lyme nadje ) rrinte fëmija miturak dhe mbante doresh nji kukull me havër copë e me pak qerpikë në njenin sy.

Po kjate. Me theri në zemër . Erdh emta e kapi doresh dhe e çoi ne shpi. Vendi mbeti bosh.

Bash aty ku kje fëmija vuna nji lule jete apo si po quhen Bonsai apo soj fikusi.

Shndriti ai vend. O fëmijë a je e lumtur tash, a kujdeset emta për ty, a të pyet shpesh si ndjehesh, a të blen ashtu çokollatash kakao e qumësht bashkë, a të thotë se të don, a të lejon me vizatu muret, a të rrok, a të ban me u ndi e randësishme?

( Fëmi, mos lejo me të shkel me kamb )

Mbas dy ditësh, kur kishte çelë dielli në flakë të kupës qiellore, u ula tu ndërtu copa gjethurinash ramë në tokë.

Kur qe, fëmija në mu. Ishte aty. Po tjerrte dritë.

Iu vuna kërkimit e i thashë: - A don ta ujisim këtë tokë dhe të mbjellim lule?

Por ndërkohë fëmija prap shkoi. Mbeta tu e prit.

Bash atë dekik kuptova se gjendesha shtatzanë.

 

 

Shkodra Press

Lexuar 2405 here
Te tjera ne kete kategori: « Përkthyesit J. V. Piqueras

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO