22 Korrik 2017
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Rreth nesh

 

Media online konsiderohet si ndryshimi më i madh pas Revolucionit Industrial.   

Shtatëdhjetë e katër përqind (74 %) e banorëve të USA-s përdorin internetin. Pesëdhjetë përqind (50 %) e popullsisë së botës është nën moshën 30-vjeçare. Sot në botë, ndër 1000 vetë, 96% e tyre kanë akses në një rrjet social.

Radios iu deshën 38 vite për të arritur 50 milion dëgjues. Televizionit iu deshën 13 vite për të arritur 50 milion shikues. Internetit iu deshën 4 vite për të sjellë online 50 milion njerëz. Ipod-i arriti që për 3 vite të ketë 50 milion përdorues. Facebook-ut iu deshën më pak se 12 muaj për të arritur 200 milion përdorues.

Media online po bën ndryshimin, po u lejon miliona njerëzve të marrin informacion në një mënyrë që s’është provuar kurrë më parë. Facebook-u po kryeson mënyrën se si njerëzit bien në kontakt me njëri-tjetrin, mënyrën se si ata informohen. Nëse Facebook do ishte një vend konkret në hartën e botës, ai do ishte vendi i 3-të në Planet. Facebook-u ka më shumë se 500 milion përdorues aktiv. Mesatarisht përdoruesit harxhojnë në Facebook më shumë se 55 minuta në ditë. Rreth 60 milion statuse Update-ohen në Facebook çdo ditë.

Smart Phone-at po ndryshojnë mënyrën se si ne lidhemi me Median Online. Më shumë se 65 milion përdorues të Facebook-ut kanë akses në të nëpërmjet telefonit. Tetëdhjetë përqind (80%) e përdoruesve të Twitter-it kanë akses nëpërmjet telefonit celular.

Videoja po ndryshon mënyrën se si ne informohemi. Youtube është motori i dytë më i madh kërkues në botë. Shikueshmëria e videove në Median Online u rrit me 98 % në periudhën Tetor ’08 – Tetor ’09. Mesatarisht, ata që hyjnë në internet, shikojnë 12.2 orë video online çdo muaj. Ju nuk mundeni më të blini vëmendjen! Të keni buxhet të lartë nuk do të thotë gjë në Median Online.

Kompanitë e mëdha e kanë kuptuar impaktin e madh që ka Media Online, mes të tjerash ata po e përdorin atë për të reklamuar produktet e tyre.

Në këtë kontekst, duke vlerësuar rëndësinë dhe shpejtësinë e raportimit që ka sot Media Online, gjykuam se edhe ne duhet të jemi prezent në këtë evolucion mediatik. Terreni mediatik në Shkodër na e lejonte këtë. Me SHKODRA PRESS mendojmë të plotësojmë boshllëkun që ekzistonte në Shkodër për sa i përket Medias Online.

SHKODRA PRESS është Media Online me fokus qytetin e Shkodrës dhe zonat përreth. Synimi i saj është i thjeshtë, të jetë pasqyruese e realiteteve të shumta që zënë vend këtu. Do përpiqemi të mundësojmë bashkëjetesën e pjesëve pozitive të Medias Klasike dhe asaj Online. Do përpiqemi që të ruajmë filtrat profesional të Medias Klasike, por duke përdorur shpejtësinë që të mundëson media online. 

Kjo është një tribunë për të gjithë, sepse të gjithëve ne na bashkojnë vlerat e këtij qyteti të lashtë, aq të lashtë sa vetë jeta.

Kjo është një nismë modeste që ka nevojë kurdoherë për bashkëpunimin tuaj!

 

 

 

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

REKLAMA (2)

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO