18 Nentor 2017
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Liria ekonomike në vendin tonë ka pësuar rënie në krahasim me një vit më parë. Kjo konstatohet në raportin vjetor për Indeksin e Lirisë Ekonomike në botë, botuar nga Fondacioni Heritage.

Sipas këtij raporti kjo rënie vjen për shkak të dobësimit të lirisë në biznes, asaj fiskale dhe në investime. Por vlerësimet më të ulta, Shqipëria i ka në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe të drejtës së pronës.

Shqipëria klasifikohet si një vend me liri të moderuar ekonomike dhe renditet e 63 mes 186 vendeve të përfshira në studim, dhe e  29-ta, mes 43 vendeve të Evropës. Ky klasifikim shënon një ulje nga një vit më parë, kur vendi renditej respektivisht i 54 në botë dhe 25 në Evropë.

Natasha Srdoc, themeluese dhe kryetare e Institutit të Adriatikut për Politika Publike, thotë se në Shqipëri, rënia e lirisë fiskale, i atribuohet rritjes së taksave.

“Ato personale u rritën nga një taksë e sheshtë 10 për qind në 23 për qind dhe ato të korporatave shkuan në 15 për qind. Pra ky ndryshim, e uli nivelin e lirisë fiskale për Shqipërinë”.

Një rënie e ndjeshme prej 7.5 pikësh vihet re tek liria e biznesit. Në raport thuhet se pavarësisht nga reformat e kohëve të fundit, mjedisi jo efiçent i biznesit ende pengon zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.

Por Srdoc thotë se fusha ku duhet të përqendrohet më shumë Shqipëria është ajo e shtetit ligjor, që përfshin të drejtën e pronës dhe  korrupsionin.

“Që do të thotë shtimi i masave mbrojtëse për të drejtat e pronës dhe çrrënjosja e korrupsionit politik në qeveri dhe ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë”.

Për të dyja këto fusha, pronat dhe korrupsioni, vlerësimi është ndër më të ulëtit mes 10 kategorive të lirive ekonomike, megjithëse përsa i takon gjendjes së korrupsionit është shënuar një përparim i lehtë.

Klasifikimi në raport bëhet duke analizuar 10 liri ekonomike që vlerësohen maksimalisht me 100 pikë. Rënia e sivjetme, është e para në 5 vitet e fundit.

Shkodra Press

Mania “selfie” nuk synon të jetë thjesht një trend i momentit i atyre që e kanë passion, por tashmë ajo synon të kthehet në një profesion më vete.

Kolegji “City Lit” në Londër filloi me një kurs të ri në program – “Arti i autoportretit”, që ofron bazat e fotografive të autoportretit.

Kursi që zgjat një muaj fillon në mars dhe bazohet në mësime teorike dhe praktike që do ta paraqesin artin e fotografisë dhe do t’ju ndihmojë studentëve ta kuptojë autoportretin si formë, shkruhet në përshkrimin e kursit.

Edhe pse mund të përfundojmë që ky është një lloj trajnimi për të bërë “selfie” të mirë, nga studentët kërkohen mjete të vërteta, e jo smartphone.

Çdo kandidat duhet të sjellë pajisjen e vet të fotografimit dhe duhet t’i dijë bazat e fotografisë.

Përveç “selfies”, studentët gjatë këtij muaji do të kenë ligjërata, prezantime, seminare, diskutime dhe punë në grupe. Kursi kushton 132 funta, përkatësisht 200 dollarë.

Shkodra Press

Çmimi i një fuçie naftë në tregun botëror llogaritet në 44.50 dollarë. Nafta bruto amerikane WTI ra nën nivelin e 45 dollarëve për fuçi, për të parën herë që prej prillit të vitit 2009.

Dy faktorët kryesorë që qëndrojnë prapa kësaj rënieje dramatike të çmimeve në bursë, janë kërkesa e ulët globale për naftë dhe prodhimi i naftës argjilore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Faktori i tretë, i cili i dha goditjen përfundimtare çmimeve ka qenë vendimi i vendeve të OPEC-ut për të mos ndryshuar strategjinë e tyre të prodhimit.

Kuotimet e “arit të zi” kanë rënë me 60%, që prej mesit të muajit qershor 2014. Ministri i Naftës i Emirateve të Bashkuara Arabe deklaroi se çmimi pritet të stabilizohet vetëm në një periudhë dy ose trevjeçare.

Ekspertët në vendin tonë shpjegojnë se ulja e çmimit në tregjet botërore nuk mund të reflektohet, pasi pjesa e taksave është fikse dhe zë 60 për qind të çmimit përfundimtar. Pra, shqiptarët e blejnë naftën më të shtrenjtë, për shkak të taksave.

Shkodra Press

Pjesa më e madhe e jona e di se pirja e duhanit dhe e alkoolit i bën shumë keq shëndetit. Mjekët për këtë arsye, u rekomandojnë të gjithëve që të mos abuzojnë shumë me to. Në këta dhjetëvjeçarët e fundit, shumë shkencëtarë po punojnë shumë për të kuptuar se sa shumë të dëmshme janë këto substanca për shëndetin tonë dhe po përpiqen të gjejnë mënyra efikase për t’i ndihmuar njerëzit që të mos pinë më duhan dhe alkool.

Deri më tani janë shpikur shumë metoda për t’i bindur disi njerëzit që të qëndrojnë larg këtyre produkteve të dëmshme për shëndetin. Për shembull, disa muaj më parë në Angli u shpik paketa e cigareve që “fliste”, e cila i ftonte njerëzit që të mos tymosnin më duhan.

Specialistët kanë shumë mendime për efektet e pirjes së duhanit mbi shëndetin tonë dhe sot ne duam të paraqesim një zbulim shkencor që pa dyshim do t’ju lërë me gojë hapur.

Cigarja (1)Kështu, një grup shkencëtarësh ka thënë se një cigare mund të reduktojë jetën 14 minuta. Duket absurde, por është pikërisht kështu, duhani ka pikërisht këtë efekt kaq negativ mbi shëndetin tonë. Në sajtin Treatment4addiction, që merret me problemet e varësisë së lidhur me duhanin, alkoolin dhe drogën, janë bërë llogaritje për të kuptuar se sa vjet më pak jeton një person që pi duhan.

Rezultatet e dala janë vërtet shqetësuese dhe prej tyre ju duhet të reflektoni shumë. Nëse një person tymos mesatarisht një paketë në ditë ose 20 cigare, mund të jetojë dhjetë vjet më pak. Nga këto llogaritje konfirmohet se pirja e duhanit e dëmton seriozisht shëndetin dhe se është më mirë që ta lini atë sa më parë të jetë e mundur për të jetuar më gjatë dhe më mirë.

Ndërkohë, një rezultat shqetësues është ai që lidhet me përdorimin e alkoolit. Duket se konsumimi i një pije alkoolike mund të heqë 6 orë jetë. Padyshim, shkencëtarët janë të bindur se edhe marrja e drogave mund të ketë efekte vdekjeprurëse te personat. Vetëm një dozë heroinë mund ta shkurtojë jetën më shumë se 20 orë.

Këto rezultate shqetësuese duhet të dekurajojnë të gjithë ata të cilët përdorin këto substanca vdekjeprurëse për shëndetin fizik dhe mendor. Të gjitha substancat që përmendëm më sipër krijojnë një varësi shumë të fortë nga të cilat është me të vërtetë shumë e vështirë pastaj edhe të largohesh.

Shumë persona luftojnë, madje edhe me dhimbje, për të fituar betejën kundër varësisë. Nuk është aspak e lehtë që t’ia dilni, por fatmirësisht disa persona, me shumë sakrificë, në fund ia dalin. Jeta është një dhuratë e çmuar dhe pikërisht për këtë motiv, nuk duhet ta çoni dëm.

Duhet të përpiqeni të mbani sa më larg të gjitha ato substanca që kërcënojnë shëndetin tuaj dhe ju duhet të bëni gjithçka për të mbrojtur dhe për të kuruar trupin tuaj. Ndaj, përpara se të ndizni një cigare, ose të konsumoni një substancë alkoolike, mendoni nëse ia vlen ta bëni.

Ndërkohë, tymi i cigares ndikon jo vetëm te duhanpirësit, por edhe tek ata të cilët nuk janë pirës të duhanit. Kur pini duhan, nuk rrezikoni vetëm shëndetin tuaj, por edhe atë të personave rreth jush, veçanërisht shëndetin e fëmijëve.

Pirja pasive e duhanit mund të shkaktojë probleme në rrugët e frymëmarrjes, kancer apo sëmundje të zemrës.

Përgatituni për lënien e duhanit

Mos mendoni se nuk mund ta lini duhanin. Mos jini pesimistë.

Saktësoni një ditë për lënien e duhanit dhe atë ditë të jini të vendosur për ta lënë duhanin.

Shkruani arsyet për lënien e duhanit dhe vendosini këto shënime në vende të dukshme, mbajini pranë vetes, varini rreth e rrotull.

Bëjani të ditur vendimin tuaj familjes dhe shoqërisë dhe kërkoni ndihmë nga ata.

Në shtëpi dhe në vendin e punës hiqni çdo gjë që ju kujton duhanin (çakmak, tavëll duhani, mbajtëse cigaresh). Hiqni cigaret nga çanta dhe xhepi juaj. Mos mbani çakmak me vetë.

Kur të lini duhanin, merruni me aktivitete të reja ditore të cilat jua lehtësojnë përpjekjen tuaj. Mund të filloni programe të ushtrimeve fizike të përshtatshme me moshën. Gjëja më e mirë është të ecni. Nëse keni ndonjë hobi apo dëshirë për të bërë diçka, lini një pjesë të kohës për këtë.

Publikuar në Balkanweb

Shkodra Press

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO