21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Sociale / Dhuna te adoleshentët

Sa herë dëgjojmë për dhunë, i referohemi sjelljeve agresive tek dikush tjetër. Po para se të fillojmë që të shpjegojme arsyet, te ndalemi pak të kuptojmë konceptin “dhunë”.

Ajo shpesh është justifikuar  si  instinkt natyror dhe kusht për dominim dhe afirmim e Uni-it mbi tjetrin e pra, kusht i ekzistencës fizike. 

Gati në të gjithë edicionet e lajmeve flitet për sjelle anti-sociale tek mosha e re, flitet për dominime, ndjekje sterio-tipesh etj. Por gjithmonë shtrohet pyetja: Kush e nxitë këtë pjesë sjellje ?

 

Tek adoleshentët vihet re më shumë, pasi vetë zhvllimi psikologjik i tyre e favorizon, nxjerrjen në pah me lehtësi të veprimeve te tilla

Adoleshenti është në kërkim të realizimit të vetes dhe të dëshirës së tij më të madhe, dëshirë për të qenë i admiruar, për të qenë në sytë e të tjerëve si “ai”,  të jetë mbi të tjerët, të ndjehet i fortë dhe mbizotërues, këto që sapo citova janë elementat e parë që favorizojnë një sjellje të tillë tek adoleshentët. Nuk janë vetëm këto predispozita që e shtyjnë të riun të veprojë, janë dhe kushtet sociale dhe kulturore që ka kaluar, po kalon dhe po e zhvillon vetë konteksti social i shoqërisë sonë. 

Po të analizojmë të kaluarën tonë, sipas arketipeve të Jungut, vëmë re se mbartim arketipe të së shkuarës, arketipe të shoqërisë agresive, e cila shumë marrëdhenie njerëzore me të tjerët (prind-fëmjë, drejtor-puntorë, mësues-nxënës), i ka vënë në bazë frikën që buron nga agresiviteti dhe dëshira për dominim apo “sundimin” e tjetrit. E thënë ndryshe, një i ri i cili mund të thotë: “jo”, nuk na duhet, duhet luftuar, duhet “mposhtur” e prandaj përdorim dhunën e agresivitetin që na “lejon” statusi i prindërit apo i mësuesit.

Në një nga mediat lokale të Shkodrës po flitej pikërisht për dhunën nëpër shkolla dhe shumë nga telefonuesit që mund të jenë gjyshër, prindër, mësues etj, thonin se fajin e ka mësuesi apo prindi. Në gjykimin tim kanë të drejtë, por përsëri është tipike e jona si shoqëri që të bëjmë “bisht” dhe fajin ta drejtojmë jo aty ku dhemb por te tjetri. Por këta prindër vallë ku janë? A mund të jem unë njeri (që po shkruaj në këto caste), a mund të jenë vetë telefonuesit, a mund të jetë dikush që është mësues në fisin tonë apo në rrethin tonë shoqëror, pra shkaku I fajit “mësuesi-prindi”, jemi pikërisht ne që jemi të tillë “agresiv”.

Përsëri dua atë qartësoj: Nuk them që të jemi liberal dhe as që adoleshentët të jenë ata që drejtojnë apo që bëjnë “ligjin”, thjeshtë dua të nënvizoj që të ndërtohet marrdhënia e tillë, ku i adoleshenti kuptohet si i tillë me gjithë kompleksitetin e moshës dhe me zhvillimine  tij. Në krahun tjetër duhet një sjellje më liberale apo e thënë ndryshe, më miqësore me adoleshentin nga ana e atyre që kërkojnë llogari (prindërit, mësuesit etj).  Kujtoj që cdo “presion”,  kërkesë llogarie apo përgjegjësie, thjeshtë e fruston dhe e vetmja formë reagim nga pamundësia për t’i plotësuar është dhuna!.

 

Altin Nika

Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike (QKSHP)

 

Lexuar 13681 here
Te tjera ne kete kategori: Normal Normali »

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO