21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36



Fajin për humbjen e Vllaznisë në Pukë në ndeshjen ndaj Partizanit e ka gjyqtari kryesor Kreshnik Cjapi. Të këtij mendimi janë tifozët shkodran, por edhe lojtarët me stafin e Vllaznisë.

Edhe tekniku Zmijani fajëson Cjapin për humbjen e shkaktuar, ku penalltia e dhënë nga ai dëmtoi ekipin shkodran.

“Padyshim që unë nuk mund të flas për tërheqjen e ekipit nga fusha. Ne fakt, nuk është hera e parë që ndeshkohemi nga arbirtat dhe FSHF bën mirë t’i shohë këto gjëra. Unë nuk kam dëshirë të merrem me polemika ndaj arbitrave dhe kjo është hera e fundit që e bej këtë gjë, por u pa dukshëm që gjykimi ishte i njëanshëm. Jam i mërzitur nga rezultati pasi sot ( dje ) nuk meritonim të dilnim pa pikë nga ky takim. Megjithatë futbolli i ka këto dhe ne tashmë duhet të punojmë sa më shumë dhe të flasim pak. Vllaznia duhet të jetë në mesin e tabelës dhe nuk e meriton pozicionin që ka aktualisht, por shpresojmë që të vijnë edhe rezultatet në të ardhmen.” – u shpreh Zmijani pas ndeshjes.

Ndërkohë që tekniku shkodran foli edhe për të “ardhmen” e Vllaznisë, ku u shpreh duke thënë: “Natyrisht, tri humbje janë shumë dhe jemi goditur edhe nga ana psikologjike, por do të ulim kokën e do të punojmë që të dalim nga kjo situatë. Padiskutim qe jemi të rrezikuar, sepse jemi pa asnjë pikë në renditje dhe në fundin e tabeles. Vllaznia nuk është Skënderbeu dhe mund ta përmbysë sa hap e mbyll sytë situatën. E përsëris, do të punojmë fort dhe do të marrim rezultatet e duhura. Kampionati është i gjatë dhe do të kërkojmë pikë në çdo fushë dhe në çdo ndeshje.”

Në javën e ardhshme, ekipi i Vllaznisë do të ketë një tjetër transfertë të vështirë ku do të përballet me Flamurtarin.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press



Gjyqtari kryesor i takimit, Kreshnik Cjapi, i mohon fitoren lojtarëve të Vllaznisë, në ndeshjen e tyre më të mirë në këto 3 javë kampionat. Cjapi akordoi një penallti të dyshimtë në fundin e pjesës së parë duke ndikuar në vazhdimin e lojës. 

Takimi ka nisur më mirë për shkodranët, që rrezikojnë në minutën e 5-të me Shtubinen i cili godet me kokë, por topi kalon ngjitur me shtyllen horizontale. 

Kunderpërgjigjet Partizani me Sukajn që godet shtyllen pas një faulli të shkaktuar në zonë nga Dragojeviç i cili pret me dorë një top të kthyer mbrapa nga Hakaj.

Në minutën e 18-të është libanezi Kdouh që i afrohet golit, por mbrojtësi Bicaj devijon topin në goditje këndi.

Por pas këtij aksioni, ekipi i Partizanit ka të gjitha mundësitë për të kaluar në avantazh. Në fillim Plaku, i vetëm në zonë, humbet një rast të pastër në minutën e 22-të, ndërsa pas katër minutash Arbri i largon Sukajt topin nga këmbët duke i mohuar mundësinë për të shënuar.

Kur të gjithë prisnin golin e Partizanit, shkodranët do të befasonin duke kaluar të parët në avantazh. Në minutën e 29-të Krymi gjuan drejt portës, por topi ndalet nga shtylla duke u kthyer përsëri në zonë. Mesfushori shkodran tregohet i vëmendshëm dhe ndjek aksionin duke shënuar golin e parë të takimit. 

Pas golit të pësuar të kuqtë mundohen të reagojnë, por nuk tregohen të saktë në zonen shkodrane.

Por në minutën e 41-të gjyqtari kryesor i takimit, Kreshnik Cjapi, akordon një 11-metërsh për ekipin kryeqytetas pas prekjes së topit me dorë në zonë nga Arbri. Ky i fundit ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke marre automatikisht të kuqen. 

Ky vendim i gjyqtarit Cjapi sjell irritimin e futbollistëve e stafit shkodran dhe kapiteni Shtubina kërkon largimin e skuadrës nga fusha. Në fillim futbollistët dalin nga fusha e lojës, por është drejtori sportiv Armir Grima i cili rikthen skuadrën në fushë.

Penalltia ekzekutohet nga Sukaj që barazon shifrat e takimit. Partizani përfiton prej daljes me të kuqe të Arbrit dhe i afrohet golit të dyte me Plakun. Gjithsesi, pjesa e parë do të mbyllej në barazim 1-1.

Pjesa e dytë nis me dy zëvendësime te ekipi kryeqytetas, ku aktivizohen Tafili dhe Raçiç në vend të Kalarit dhe Plakut. Përsëri Sukaj rrezikon portën shkodrane në minutat 53’ dhe 55’.

Edhe pse me një lojtar më shumë në fushën e lojës, futbollistët e Partizanit zhvillojnë një lojë më të ashpër.

Trajneri Zmijani do të kryente dy zëvendësimet e para, ku do të aktivizoheshin Çinari dhe Sefa, ku ky i fundit ka shlyer edhe borxhin ndaj Bylisit.

Por përpjekjet e lojtarëve të Partizanit do të shpërbleheshin me gol në minutën e 82-të, ku Morini, i aktivizuar në pjesën e dytë, shënon me kokë duke kaluar në avantazh të kuqtë.

Pas golit të dytë, shkodranët kryjnë edhe zëvendësimin e tretë, ku Martinez aktivizohet në vend të libanezit Kdouh. Vllaznia hidhet në sulm në kerkim të golit të barazimit, por mbrojtja e kuqe tregohet e vëmendshme dhe nuk i lejon hapësira shkodranëve.

1 – 2 është rezultati përfundimtar dhe shkodranët rregjistrojnë humbjen e tretë rradhazi në po kaq ndeshje në sezonin e ri. Ekipi i Vllaznisë ndodhet në vendin e fundit me 0 pikë dhe javën e ardhshme udhëton drejt Vlorës për t’u ndeshur me ekipin e Flamurtarit.


Formacionet: 

Vllaznia: Dragojeviç, Arbri, Haxhaj, Marku, Hakaj, Bardulla (Çinari 60′), Krymi, Haxhibuliç (Sefa 78′), Shtubina, Ahmeti, Koduh (Martinez 84′). Trajner: Luan Zmijani 

Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Bicaj, Vrapi, Kalari (Tafili 46′), Batha, Trashi, Fazliu (Morini 62′), Sukaj, Plaku (Raçiç 46′), Mazrekaj. Trajner: Sulejman Starova 

 

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press



Takimi i javës së tretë mes Vllaznisë dhe Partizanit do të ketë një rëndësi të veçantë për dy lojtarë të ekipit kryeqytetas. Kështu, dy futbollistët shkodran, mesfushori Alsid Tafili dhe sulmuesi Xhevahir Sukaj do të përballen me ekipin e Vllaznisë. Ekip, i cili i nxorri si futbollist dhe i bëri të njohur në kampionatin shqiptar.

Para pak ditësh, Sukaj u shpreh që pavarësisht se zemra e tij rreh për Vllazninë, ai do të kërkojë fitoren ndaj këtij ekipi. Të njëjtën gjë kërkon edhe mesfushori Tafili. Ai shprehet se sfida ndaj Vllaznisë do të jetë emocionuese, po është profesionist dhe do të japë maksimumin në mënyrë që Partizani të arrijë fitoren. Por, Tafili e vlerëson ekipin e Vllaznisë dhe i bën thirrje shokëve të tij të tregohen të kujdesshëm dhe mos ta nënvlerësojnë.

“Pas 3 vitesh të luajtura me Vllazninë, kjo sfidë do të jetë me shumë emocione për mua. Vllaznia është një ekip që e kam përzemër, por ne jemi profesionist dhe do te japim maksimumin për skuadrën që përfaqësojmë. Tashmë jam pjesë e Partizanit dhe do jap më të mirën time në mënyrë që Partizani ta fitojë këtë sfidë. Përgatitjet kanë qenë intensive dhe kemi punuar shumë fizikisht dhe taktikisht. Unë e njoh mirë Vllazninë dhe ata janë një ekip që luajnë me agresivitet, prandaj si çdo sfidë tjetër edhe takimin ndaj shkodranëve duhet ta vlerësojmë maksimalisht. Është një ndeshje e veçantë, pasi pjesa dërrmuese e stafit dhe lojtarëve janë miq të mi dhe aty kam kaluar një pjesë të mirë të karrierës sime.” – u shpreh Tafili.

Ndërkohë, mesfushori shkodran flet edhe për situatën që po kalon ekipi i Vllaznisë, ku thekson se problemet e shumta te ky ekip e detyruan të largohej drejt Partizanit.

“E kam ndjekur situatën aktuale te Vllaznia dhe problemet e shumta që ka ky klub më detyruan të largohem drejt Partizanit. Menaxhimi, financat e dobëta nga bashkia e shumë faktorë të tjerë kanë ndikuar në situatën që po kalon skuadra shkodrane. Për momentin edhe ekipi nuk është në gjendjen e duhur, pasi ka pasur shumë hyrje-dalje lojtarësh dhe grupi aktual dhe ende nuk është harmonizuar. Ne si ish-lojtarë të Vllaznisë nuk kemi gjë në dorë për të ndryshuar situatën dhe janë drejtuesit ata që kanë vendimmarrjen. Unë shpresoj që situata të ndryshojë dhe Vllaznia të kthehet në vendin që i takon.” – deklaroi futbollisti shkodran i Partizanit.

Vllaznia – Partizani do të luhet të dilën në orën 16:00, ndërsa fusha nuk është përcaktuar akoma, pasi FSHF-ja nuk ka liçensuar fushen sportive “Reshit Rusi”. Sukaj dhe Tafili pritet ta nisin takimin si titullar në përballjen ndaj Vllaznisë.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press



Humbja e pësuar në Pukë ndaj Skënderbeut ka qenë e dyta rradhazi për ekipin e Vllaznisë të drejtuar nga Luan Zmijani.

Në një prononcim për SuperSport, Zmijani ka komentuar paraqitjen e skuadrës se tij. Sipas tij, ekipin e ka ndjekur fati i keq dhe dëmtimet e virozat në ditët e fundit. Por, tekniku shkodran nuk e mendon rënien e Vllaznisë në një kategori më poshtë.

“Nomalisht i kishim marrë masat që në fillim që të mbroheshim mirë dhe të dilnim në kundërsulm, duke ditur forcën e kundërshtarit. I vendosëm ata në vështirësi, por janë shumë të konsoliduar dhe kanë merita për forcën e tyre. Goli u pësua në një mënyrë jo të mire, por pas pësimit të golit provuam të dalim në kundërsulm. Rezultatet janë të këqija për ne, sepse janë dy humbje rradhazi, por na ka ndjekur fati i keq dhe dëmtimet e virozat në ditët e fundit. Gjithsesi, ne nuk e mendojmë daljen nga kategoria.” – u shpreh Zmijani.

Në lidhje me një afrim të mundshëm të donatorit Julian Morina, Zmijani është shprehur se nuk ka asnjë informacion për një lajm të tillë. Ndërkohë që ka theksuar si të domosdoshëm afrimin e një sponsori, edhe pse Bashkia është kujdesur aq sa ka pasur mundësi për ekipin. 

Por, të ftuarit në studion e SuperSport e kanë pyetur Zmijanin për lojtarët e larguar në merkaton e verës, ndërsa vetë tekniku i shkodranëve është përgjigjur: "Që të fuqizohemi dhe të përballojmë rivalitetin e skuadrave të tjera duhen financa më të shëndosha. Me dëshirën time janë larguar 4 lojtarë, jo më shumë, të tjerët kanë dashur të largohen për oferta më të mira edhe pse na kishin dhënë fjalën që do të qëndronin, por duhet një emision i veçantë për këtë teme. Unë kam larguar Sykajn, Gocajn, Hajdarin, ndërsa Dema, Tafili dhe Lika kanë ikur vetë. Lojtarët e rinj do ta ndihmojmë ekipin, por normalisht duhet pak kohë që të ambjentohen. Ndryshe është një ekip që ka 5 vite bashkë dhe ndryshe kur e nis nga e para. Të gjithë lojtarëve shkodran që luajnë në Shqipëri i kemi bërë oferta, por asnjëri s’ka dashur të afrohet tek Vllaznia. Këtu veçoj Salihin, pasi s’kemi mundësi ta mbajmë një lojtar me nivel të tillë. Disa lojtarë kanë zgjedhur të luajnë me ekipe te tjera dhe jo me vendlindjen, por nuk i paragjykoj ata që kanë zgjedhur të ikin. Prandaj, ne jemi detyruar të marrim lojtarë të huaj që të na shërbejnë se s’mund të luajmë me 10 lojtarë në ekip gjatë të gjithë kampionatit. Sëbashku me drejtuesit më të lartë jemi përgjegjës dhe nuk mund të fshihemi pas gishtit, por do të ndryshojmë dhe do të shikoni një ekip tjetër. Forca reale e Vllaznisë është deri në mesin e tabelës dhe askush nuk duhet të presë më shumë nga ne.” 

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press

Page 3 of 101

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO