21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36



Fusha sportive “Reshit Rusi” është gati për të pritur ndeshjet e Vllaznisë si ekip vendas. Me asfaltimin e rrugës pranë fushës, klubi shkodran ka plotësuar të gjitha kërkesat e vendosura nga FSHF-ja. Pra, ditën e sotme është bërë i mundur asfaltimi i rrugës që të mundëson hyrjen në fushë. Ky ishte kushti i vetëm i paplotësuar nga klubi Vllaznia. Por, duhet theksuar se rruga është asfaltuar vetëm në njërën anë, në krahun e majtë të tribunës, pasi ana tjetër nuk është asfaltuar akoma. Pritet që ditën e nesërme të rinisin punimet dhe ajo pjesë e mbetur të asfaltohet.

Ndërkohë, më parë është vendosur një tjetër rrethim mbi murin e jashtëm, për të shtuar elementet e sigurisë dhe është mundësuar ngritja e dy bazamenteve për vendosjen e kamerave të transmetimit televiziv të ndeshjes.

Tani, me plotësimin e këtyre 3 kushteve të fundit, pritet liçensimi i fushës sportive “Reshit Rusi” dhe Vllaznia të zhvillojë në këtë fushë takimin e planifikuar me 9 Shtator ndaj Skënderbeut. Kjo ndeshje ka qenë për tu zhvilluar javën e parë të kampionatit shqiptar, por FSHF-ja vendosi shtyrjen e kësaj ndeshje për shkak të pjesëmarrjes së Skënderbeut në fazen play-off të Champions League.

Duke qenë se punimet në stadiumin “Loro Boriçi” nuk kanë përfunduar, fusha “Reshit Rusi” pritet të jetë “shtëpia” e Vllaznisë në 2 javët e para të kampionatit.

Shkodra Press ju sjell pamje nga fusha “Reshit Rusi”, ku dallohen shumë ndryshime që janë bërë brenda dhe jashtë kësaj fushe.





SEFA – Por, më parë ekipi i Vllaznisë ka marrë një lajm të keq nga komisioni i disiplinës. Ky komision ka përjashtuar futbollistin aktual të Vllaznisë, Jetmir Sefën, nga të gjitha aktivitetet sportive, për shkak të një borxhi që ka prej 2 vitesh ndaj ekipit të Bylisit.

Sefa u afrua te ekipi i Vllaznisë në orët e fundit të merkatos, duke u konsideruar si një nga afrimet më cilësore, pasi është një lojtar i njohur në kampionatin shqiptar. Por, nëse Sefa kërkon që të aktivizohet me Vllazninë duhet që më parë të shlyejë borxhin ndaj ish-ekipit të tij, Bylisit.

Nga ana tjetër, ky pezullim dëmton edhe ekipin shkodran që duhet ti bëjë llogaritë pa Sefën, duke mos harruar edhe 9 dëmtimet e fundit. Bardulla, Krymi, Marku, Haxhaj, Ahmeti, Sosa, Martinez, Paviçeviç dhe Kalaja nuk janë në dispozicion të trajnerit Zmijani dhe ky i fundit duhet të mendojë për 11-shen titullare ndaj Skënderbeut pa këto lojtarë.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press



Julian Morina është një kandidaturë serioze për të marrë presidencën e ekipit të Vllaznisë. Ai është i gatshëm të nisë bisedimet me kryebashkiaken Ademi, për të marrë në zoterim aksionet e skuadrës shkodrane.

Ish-donatori i bardhebluve e ka të gatshme platformën e tij të investimeve financiare që kërkon të bëjë në klubin e Vllaznise dhe pritet që në orët në vazhdim t’ia dorëzojë kryebashkiakes Ademi, për të arritur sa më shpejt marrëveshjen me Bashkinë e Shkodrës, 

I kontaktuar nga SHKODRA PRESS, Morina e pranon se ka interes nga ana e tij për të marrë drejtimin e Vllaznisë. Sipas Morinës, Vllaznia nuk e meriton situatën që po kalon dhe nëse aksionet e këtij klubi do të kalonin në duart e tij, atëherë ky klub do të ngjitej në nivelet që i takojnë.

“Është e vërtetë që kërkoj presidencën e Vllaznisë. Vllaznia është një emër i madh në kampionatin shqiptar dhe po kalon një situatë të vështirë, të cilën nuk e meriton. Gjithashtu, ky klub ka një tifozeri të mrekullueshme. Nëse unë do të marr drejtimin e këtij ekipi, atëherë shumë shpejt ky ekip do të ngjitet në vendin që i takon. Në ditët e ardhshme do të ketë diçka më konkrete, ku në fillim do të ulem të bisedoj me kryebashkiaken Ademi.” – u shpreh Morina. 

Biznesmeni Morina njihet si një person me bindje dhe afërsi me të djaththën dhe zyrtarizimi i tij në krye të presidencës së Vllaznisë nuk do të ishte ndonjë çudi e madhe. 

Morina ka qenë një nga donatorët e ekipit të Tiranës që nga viti 2013, por mosmarrëveshjet mes tij dhe presidentit Halili e detyruan atë të largohej nga ekipi bardheblu.

Tani, ai po kërkon për të marrë drejtimin e një skuadre tjetër dhe jo si një donator, por si president, ku të ketë të drejtën e plotë për të vendosur.

Kështu, pas kërkesës së Gjicit dhe ish-futbollistit Vata me biznesmenin koreano-jugor, një tjetër ofertë pritet të mbërrijë në zyrat e Bashkisë Shkodër. Oferta e Gjicit është refuzuar, ndërsa tani janë në garë biznesmeni i huaj dhe ai i Tiranës. Gjithsesi, duhet theksuar se kalimi i Vllaznisë në duart e njërit prej këtyre biznesmenëve është tepër i vështirë në këtë periudhë.

Ndoshta, muaji Janar do të sjellë ndryshime në kampin shkodran, por deri atëherë duhet të presim.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press



Ekipi i Vllaznisë do të përballet me Pogradecin në turin e parë eleminator të Kupës së Shqipërisë. Kështu ka përcaktuar shorti i hedhur të mërkuren në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit. 

Në këtë short morën pjesë 32 skuadra, ku 10 janë nga Kategoria Superiore, 20 nga Kategoria e Parë, ndërsa nga Kategoria e Dytë janë vetëm Tomori dhe Naftëtari. Ekipet pjesëmarrëse janë ndarë në dy grupe me nga 16 skuadra dhe ekipi i Vllaznisë bën pjesë në grupin A.

Ndërkohë, ekipi i Tërbunit të Pukës ndodhet në grupin B dhe do të përballet me Burrelin, kurse Ada e Velipojës që edhe ajo është pjesë e këtij grupi do të ndeshet me Teutën e Durrësit.

Turi i parë eleminator do të zhvillohet me datat 16 dhe 30 Shtator, me dy takime vajtje – ardhje. Në rast kualifikimi në turin e parë, shkodranët do të përballen në turin e dytë me fituesin e çiftit: Shkumbini – Apolonia. 

Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet një short i lirë ndërmjet 4 ekipeve të kualifikuara në këtë tur, ndërsa finalja do të zhvillohet me datën 25 Maj të vitit 2016.

Kujtojmë se ekipi fitues në fuqi i Kupës së Shqipërisë është Laçi, ndërsa këtë vit lufta sportive do të jetë më e ashpër, pasi ekipet kanë shpenzuar shumë në merkato.

Përsa i përket Vllaznisë, duhet theksuar se kupa mund të jetë e vetmja rrugë që mund të dërgojë shkodranët në kupat e Europës, pasi ndërmjet kampionatit është shumë e vështirë.

Gjithsesi, mbeten për tu zbuluar edhe objektivat e ekipit të Vllaznisë nga trajneri Zmijani, i cili një gjë të tillë e ka premtuar pasi të përfundojë merkatoja. Merkatoja është mbyllur dhe tifozët po presin objektivin e ekipit të tyre.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press



Ekipi i Vllaznisë ka përfituar nga ndërprerja e kampionatit për të zhvilluar një takim miqësor. Ditën e sotme, në orën 17:00, shkodranët janë përballur me ekipin e Kastriotit të Krujës, në stadiumin këtij ekipi.

Takimi ka përfunduar me fitoren e vendasve, me rezultatin 1-0, ku autor i golit ka qenë Peqini, i cili ka shënuar në minutën e 37-të.

Ky ka qenë goli i vetëm i këtij takimi, i cili u administrua nga ekipi i Kastriotit, duke mos i dhënë mundësi shkodranëve të arrinin një rezultat pozitiv.

Ky ekip drejtohet nga trajneri i njohur shkodran, Elvis Plori, i cili me këtë ekip synon kalimin në Superiore për sezonin e ardhshëm dhe ka ndërtuar një ekip pretendent.

Në këtë takim u aktivizuan edhe afrimet e fundit dhe trajneri Luan Zmijani hodhi në fushën e lojës këtë 11-she: në portë - Dragojeviç, në mbrojtje – Arbri, Borshi, Cicmil dhe Hakaj, në mesfushë  kanë luajtur Sefa, Haxhibuliç dhe Shtubina, ndërsa sulmi është ndërtuar nga treshja: Kiri, Cinari dhe Kdouh.

Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe: Dyca, Pjeshka, Ruqi dhe Lushtaku.

Ndërkohë, nuk luajtën asnjë minutë: Haxhaj, Marku, Bardulla, Krymi, Ahmeti, Martinez, Sosa dhe Paviçeviç, të cilët nuk janë të gatshëm për ekipin për shkak të dëmtimeve.

Në përgjithesi loja ka qenë e qetë nga të dyja skuadrat, ku shkodranët kanë rrezikuar vetëm në disa raste porten kundërshtare.

Tani, ekipi i Zmijanit do të nisë përgatitjet për përballjen ndaj Skënderbeut me 9 Shtator.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press

Page 4 of 101

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO