21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36



Mesfushori shqiptaro-maqedonas, Jasir Selmani, nuk do të jetë pjesë e ekipit të Vllaznisë për sezonin futbollistik 2015-2016. Ai u “detyrua” të largohet nga ekipi shkodran pas veprimit të turpshëm të drejtuesve, të cilët i kërkuan largimin dhe i mohuan firmosjen e kontratës.

Selmani dërgoi në FSHF një letër zyrtare për t’u ankuar për këtë vendim të drejtuesve shkodran, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Kështu, ai “pranon” vendimin e klubit Vllaznia dhe largohet pa zhvilluar asnjë ndeshje me këtë ekip.

Në një postim në rrjetin social “facebook” ai pohon largimin e tij nga Vllaznia dhe akuzon përsëri drejtuesit e Vllaznisë. Sipas tij, mediat shqiptare kanë treguar vetëm një pjesë të manipulimeve të drejtuesve shkodran, por në ditët në vijim do të pasqyrohet çdo gjë. Selmani thotë se personat që po drejtojnë Vllazninë nuk e dinë se çfarë është profesionalizmi dhe nuk njohin rregulla e ligje.

Në fund, ai shprehet se kërkon të largohet nga Shkodra faqebardhë me tifozët dhe pa asnjë jokorrektësi nga ana e tij.

Ja statusi i plotë i Selmanit:


“Prej sot, unë nuk jam më pjesë e Vllaznisë. Shkaqet dhe arsyet përse erdhi kjo ndarje i kam thënë për mediat shqiptare, që deri më tani kanë treguar një pjesë të tyre dhe besoj se do të shfaqin gjithçka që është e nevojshme deri në fund.

Mua më vjen shumë keq në dorë të kujt ka rënë Vllaznia. Këta persona që udhëheqin sot këtë klub nuk e dinë çfarë është profesionalizmi, nuk njohin rregulla dhe ligje. Ata nuk dinë të respektojnë.

Te këta persona nuk ekziston kodi moral dhe etik. Fundja, këto përfaqësojnë për momentin klubin Vllaznia dhe ky klub nuk doli aspak korrekt me mua. 

Falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan gjatë aventurës time në Shkodër. Shpresoj të largohem faqebardhë dhe pa asnjë jokorrektësi nga ana ime.”

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press



Afrimi i lojtarëve të rinj në merkato dhe plotësimi i të gjitha reparteve te formacioni i ekipit të Vllaznisë krijoi mendimin se shkodranët do të ndërtonin një ekip serioz këtë sezon. Por, njëri prej afrimeve ka zbuluar një veprim të turpshëm të drejtuesve shkodran.

Këto të fundit i kanë kërkuar mesfushorit shqiptaro-maqedonas, Jasir Selmani, të largohet nga ekipi i Vllaznisë. Një veprim i tillë ka habitur edhe vetë lojtarin, i cili nuk e ka pritur një gjë të tillë nga drejtuesit e klubit Vllaznia.

Pas këtij vendimi, ai ka dërguar një letër ankese në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku kërkon që drejtuesit shkodran ti dorëzojnë letrat dhe ta lejojnë që të jetë një lojtar i lirë.

Sipas drejtuesve, kontrata me Selmanin nuk egziston, ndërsa futbollisti pretendon të kundërten duke u bazuar në fakte dhe argument.

Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë të Selmanit, ku i drejtohet FSHF-së.


Letër drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit

Klubi i futbollit KF Vllaznia, me prezencën e drejtorit teknik Armir Grima dhe trajnerit Luan Zmijani vendos të më anullojë kontratën pa asnjë arsye, duke më larguar nga stërvitja dhe duke më përjashtuar nga klubi.

Unë, Jasir Selmani, i kam respektuar të gjitha pikat e kontratës, e cila është firmosur me datë 30 Qershor 2015 në zyrat e klubit të futbollit Vllaznia deri ditën e sotme.

Ky është vendimi i klubit dhe mua nuk më lejohet të stërvitem dhe të jem pjesë e këtij klubi.

Kam kërkuar nga klubi të më jepet një letër, e cila kërkon largimin tim dhe ndërprerjen e kontratës, por klubi nuk ka pranuar të m’a dorëzoj këtë letër.

Nga ky moment, unë nuk ndjehem i sigurtë në këtë ambjent të këtij qyteti për arsye se ky klub nuk respekton kontratën time, por edhe po mundohen të mohojnë se egziston kjo kontratë, për të cilën kam fakte dhe argument që është nënshkruar.

Pra, jam i detyruar që të mos vazhdoj të stërvitem edhe pse nuk më është dorëzuar ndonjë kërkesë e tillë në mënyrë të shkruar.


DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press



Ekipi i Vllaznisë e nis me humbje sezonin e ri duke u mposhtur nga Teuta e Durrësit. Shkodranët kanë pësuar nga një gol në secilën pjesë, duke mos arritur as edhe një pikë në “Niko Dovana”.

Takimi ka qenë i dominuar nga durrsakët, të cilët kanë rrezikuar disa herë porten shkodrane. Nga ana tjetër, ekipi i Vllaznisë e nisi ndeshjen me ndryshime, ku portjeri Dragojeviç dhe mbrojtësi Cicmil nuk u aktivizuan për arsye se nuk janë federuar akoma në FSHF. Një veprim i tillë amator nga drejtuesit shkodran ka zhgënjyer tifozët, të cilët e “parashikuan’ humbjen. Kështu, formacioni i Vllaznisë ishte ky: Sherri, Gurishta, Haxhaj, Marku, Hakaj, Krymi, Borshi, Shtubina, Ahmeti, Lushtaku dhe Kdouh.

Minutat e para të takimit “flasin” për Teutën, që rrezikon porten shkodrane. Në fillim Magani dhe më pas Lamçe i afrohen golit të parë të takimit. Provon edhe Dita, por godet dobët.

Duhej të vinte minuta e 25-të që ekipi i Vllaznisë të rrezikonte për herë të parë porten e mbrojtur nga Rizvani, ku Shtubina do të provonte të gjente golin me anë të një kundërsulmi, por nga topi i dërguar në zonë nga ai nuk do të perfitonin as Kdouh e as Borshi.

Menjëherë pas këtij aksioni, në minutën e 26-të do të realizohej goli i parë i takimit. Gjatë një goditje dënimi në favor të Teutës, topi shkon drejt zonës, ku përplaset me shyllën vertikale dhe kthehet mbrapa. Aty përfiton Erand Hoxha, i cili e shtyn në rrjetë duke kaluar në avantazh ekipin e Teutës.

Pas golit të pësuar, shkodranët mundohen të reagojnë, ku në minutën e 32-të Hakaj kalon tre mbrojtës dhe godet fuqishëm, por pret Rizvani. Në minutën e 35-të, pas një gjuajtje të Gurishtes, shkodranët pretendojnë për një 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari kryesor, i cili lejon vazhdimin e lojës.

Minutat e fundit të pjesës së parë nuk do të sillnin ndryshim rezultati dhe do të mbylleshin me fitoren e Teutës. 

Pjesa e dytë nis me zëvendësim tek shkodranët, ku trajneri Zmijani aktivizon Kapaklijën në vend të Krymit.

Në minutën e 52-të, durrsakët do të shënonin edhe golin e dytë, ku është Magani që shënon me kokë pas krosimit nga Kotobelli.

Pas golit të dytë, shkodranët kryejnë edhe dy zëvendësimet e fundit, ku aktivizohen dy sulmuesit Kiri e Çinari dhe largohen Kdouh dhe mbrojtësi Haxhaj. Ky zëvendësim sposton në qendër të mbrojtjes Borshin, ndërsa sulm Çinarin dhe Kirin.

Vllaznia tenton të shënojë golin e parë me Kapaklijën në minutën e 67-të, por topi i goditur nga ai kalon sipër shtyllës horizontale.

Nga ana tjetër, Mihani dhe Hila rrezikojnë porten shkodrane dhe i afrohen golit të tretë.

Në minutat e fundit, ekipi shkodran ka të gjitha mundësitë për të ngushtuar rezultatin, ku Kiri dhe Ahmeti janë fare pranë golit të parë, por gabojnë në finalizimin e aksionit. Edhe 3 minutat shtesë nuk sjellin ndryshim rezultati dhe takimi mbyllet me fitoren e Teutës.

Me këtë fitore, durrsakët arrijnë në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Vllaznia nuk ka asnjë pikë, edhe pse me një ndeshje më pak.

Në javën e tretë të kampionatit shqiptar, që do të zhvillohet pas dy ndeshjeve të kombëtares, ekipi i Vllaznisë do të përballet me Partizanin. Por më parë, me 9 Shtator, shkodranët do të luajnë ndaj Skënderbeut për takimin e prapambetur të javës së parë.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press



Ekipi i Vllaznisë e nis sot sezonin e ri futbollistik 2015 - 2016, ku në javën e dytë të kampionatit shqiptar, shkodranët do të përballen në Durrës me ekipin e Teutës. Takimi do të luhet në orën 20:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Në fakt, ky takim ishte planifikuar për t’u zhvilluar të dielën, por FSHF-ja ka ndryshuar datën dhe ka vendosur që të zhvillohet ditën e sotme.

Ekipi i Vllaznisë vjen i “freskët” në këtë takim, pasi në javën e parë të kampionatit ka qëndruar pushim, për shkak të pjesëmarrjes së Skënderbeut në play-off të Champions League, ndërsa Teuta ka mposhtur me rezultatin 1-0 ekipin e Flamurtarit.

ZMIJANI - Pavarësisht fitores së arritur në javën e parë nga Teuta, trajneri i Vllaznisë, Luan Zmijani, beson në një rezultat pozitiv të skuadrës së tij. Në një konferencë për shtyp para mediave, Zmijani ka theksuar se takimi ndaj Teutës do të jetë i vështirë, por ekipi i Vllaznisë do të kërkojë që të mos dalë pa pikë nga kjo ndeshje.

“E kam parë Teutën në ndeshjen e parë ndaj Flamurtarit dhe mund të them se është një skuadër agresive, e cila mbrohet mirë dhe del shpejt në kundërsulm. Do të jetë një takim i vështirë, megjithatë ne do të kërkojmë të mos dalim pa pikë nga kjo ndeshje dhe nuk mendoj se do të jetë problem faktori fushë. Aktualisht kemi disa probleme me formacionin, ku Bardulla e Krymi janë te dëmtuar dhe nuk është e qartë nëse do t’i aktivizojmë apo jo, por edhe pa këto dy lojtarë do të kërkojmë të bëjmë më të mirën në këtë ndeshje të parë për ne.” - shprehet Zmijani.

Tekniku i shkodranëve sqaroi edhe njëherë se pa përfunduar merkatoja, ai nuk mund të flasë për objektivat e Vllaznisë në sezonin e ri.

“E kam thënë edhe më parë dhe po e përsëris përsëri. Pa përfunduar merkatoja nuk mund të flasim për objektiva, sepse presim edhe lojtarë të tjerë. Me ardhjen e tyre do të shpallim edhe objektivin tonë në sezonin e ri.” – theksoi Zmijani.

FORMACIONI – Përsa i përket formacionit që pritet të zbresë në fushën e lojës ndaj Teutës, trajneri Zmijani e ka zbuluar në seancat stërvitore 11-shen e titullarëve.

Kështu, në portë pritet të aktivizohet Dragojeviç, në mbrojtje: në qendër të saj do të luajnë Cicmil dhe Haxhaj, ndërsa nga krahët do të aktivizohen Marku dhe Gurishta. Mesfusha pritet të “ndërtohet” nga Kapaklija dhe Borshi para mbrojtjes dhe me Shtubinen dhe Lushtakun më të avancuar. Në sulm do të jetë libanezi Kdouh, i cili do të ketë edhe ndihmën e Ahmetit. Pra, ky pritet të jetë formacioni i Vllaznisë në ndeshjen ndaj Teutës. Paviçeviç, Krymi, Bardulla dhe Selmani nuk janë rikuperuar plotësisht dhe nuk janë të gatshëm për këtë takim.

VELIU – Edhe pse vëmendja është përqendruar te sfida e parë ndaj Teutës, shkodranët po tregohen aktiv edhe në merkaton e verës.

Ish-mbrojtësi i Flamurtarit, Franc Veliu, pritet të jetë goditja e rradhës e drejtuesve të Vllaznisë. Ai është larguar nga ekipi i Flamurtarit dhe për momentin është një lojtar i lirë, por deri në Janar, pasi më pas do të aktivizohet me ekipin e Vardarit të Shkupit.

Në një prononcim për SHKODRA PRESS, Veliu e pohon një gjë të tillë dhe thotë se brenda pak ditëve do të jetë lojtar i Vllaznisë.  

“Kam zhvilluar bisedime me drejtuesit e Vllaznisë, por akoma  nuk kam firmosur. Firmosja e kontratës mund të bëhet brenda këtyre dy ditëve. Unë jam një lojtar i lirë deri në Janar, pasi më pas do të luaj me ekipin e Vardarit të Shkupit dhe kam firmosur një parakontratë me atë ekip, por deri në Janar mund të jem pjesë e Vllaznisë. Eshtë një ekip i madh në kampionatin shqiptar dhe ka një tifozeri të mrekullueshme.” – u shpreh Veliu.

Por, bashkë me mbrojtësin Veliu, në Shkodër mund të vijë edhe ish-mesfushori i Flamurtarit dhe i Kukësit, Hair Zeqiri. Drejtuesit shkodran kanë nisur kontaktet me këtë futbollist dhe ai pritet të jetë afrimi i rradhës për ekipin e Vllaznisë.

Me afrimin e këtyre dy lojtarëve, shkodranët do të formonin një ekip serioz për sezonin e ri dhe mbijetesa nuk do të diskutohej.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press

Page 5 of 101

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO