21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36



Ekipi i Vllaznisë ka zhgënjyer në miqësoren e tretë të zhvilluar në token sllovene, teksa ka barazuar 2 - 2 me ekipin Promo Team. Përballë shkodranëve ka qenë një ekip slloven, që ndodhet në kategoritë e ulëta dhe pjesa më e madhe e lojtarëve janë në provë te ky ekip.

Edhe pse rezultati nuk mund të konsiderohet negativ, duhet theksuar se ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar një lojë të dobët gjatë 90 minutave të takimit.

Persa i përket formacionit, ashtu si në takimet e tjera, edhe ndaj Promo Tema, trajneri Zmijani ka bërë përsëri ndryshime. Kështu, nga minuta e parë janë aktivizuar këto lojtarë: Dragojeviç, Gurishta, Haxhaj, Cicmil, Marku, Krymi, Shtubina, Ahmeti, Lushtaku, Çinari dhe Iviçiç.

Loja ka nisur më mirë për sllovenët, që kanë kaluar të parët në avantazh. Pas golit të pësuar, ekipi i Vllaznisë është hedhur në sulm në kërkim të golit të barazimit. Gol, i cili do të vinte në minutat e fundit të pjesës së parë, ku kapiteni Shtubina do të barazonte shifrat e takimit, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim.

Pjesa e dytë nis ndryshe nga e para, ku këtë herë janë shkodranët që kalojnë në avantazh falë golit të mbrojtësit malazez Cicmil. Por, ky avantazh nuk do të zgjaste shumë, pasi ekipi slloven do të barazonte rezultatin në 2 – 2. Pavarësisht përpjekjeve nga të dyja skuadrat për të gjetur golin e avantazhit, takimi do të mbyllej në barazim, duke lënë të pakënaqur stafin shkodran.

Në ketë takim u aktivizuan edhe dy lojtarët e ardhur në provë, mesfushori Lushtaku dhe sulmuesi Iviçiç, të cilët do të jenë në provë edhe për disa ditë. Por, ditën e djeshme, te ekipi i Vllaznisë ka qenë në provë edhe një tjetër futbollist kroat. Bëhet fjalë për sulmuesin 22-vjeçar, Marko Vukçeviç. Ky futbollist ka ardhur nga ekipi Olimpija i Kampionatit Malazez, por nuk ka bindur drejtuesit shkodran dhe është larguar nga qëndra stërvitore ku Vllaznia po zhvillon fazën përgatitore.

Ndeshja ndaj Promo Team ka qenë e treta për ekipin e Vllaznisë, ku më parë ka fituar ndaj Dravogradit 4 – 2 dhe Celjes 1 – 0. Të shtunën, që do të jetë edhe dita e fundit e qëndrimit të ekipit të Vllaznisë në Slloveni, do të zhvillohet takimi mes Vllaznisë dhe ekipit nga Katari, Al Sharahnija. Pas përfundimit të këtij takimi, shkodranët do të kthehen në Shkodër për të bërë përgatitjet e fundit për përballjen e parë të kampionatit, që do të zhvillohet me 22 Gusht ndaj ekipit të Skënderbeut.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press



Pas punimeve që kanë nisur në stadiumin “”Loro Boriçi”, ekipi i Vllaznisë ka qenë i detyruar të zgjedhë një fushë tjetër për të zhvilluar ndeshjet e para të Kampionatit Shqiptar. Kështu, shkodranët nuk janë menduar shumë dhe kanë zgjedhur fushën sportive “Reshit Rusi” për të zhvilluar ato ndeshje që do ti ketë si ekip vendas. Kjo fushë përdoret nga ekipi i Vllaznisë për të zhvilluar seancat stërvitore, ndërsa ekipet e Akademisë luajnë ndeshjet e tyre të kampionatit.

Sapo kanë nisur punimet në stadiumin “Loro Boriçi”, një veprim i tillë është ndërmarrë edhe në fushën “Reshit Rusi”. Drejtuesit shkodran kanë marrë udhëzimet nga FSHF-ja për të rregulluar dhe përmirësuar çdo gjë në mënyrë që kjo fushë të plotesojë kushtet e vendosura nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Vetë klubi Vllaznisë, ndërmjet një postimi në rrjetin social “facebook”, përmes faqes zyrtare, ka deklaruar se janë përmbushur të gjitha kërkesat e lëna nga përfaqesuesit e Federatës.

“Pas disa investimeve dhe punimeve që janë bërë në fushën sportive "Reshit Rusi", pritet që brenda kësaj jave atë ta inspektojnë përfaqësues të FSHF-së për të dhënë OK-in e liçensimit të saj në mënyrë që Vllaznia t'i luajë ndeshjet e para të kampionatit të ri aty. Klubi ka përmbushur të gjitha kërkesat e lëna më parë nga përfaqesuesit e Federatës dhe tashmë pritet vetëm miratimi i kësaj fushe në mënyrë që ndeshja e javës tjetër me Skënderbeun të luhet pikërisht në këtë fushë.” – shkruhet në deklaratën e klubit shkodran.

Por, Shkodra Press ka qenë ditën e sotme pranë kësaj fushe për të parë ecurinë e punimeve. Vlen për tu theksuar se fusha është rrethuar me mur në të gjitha anët dhe janë vendosur rreth 250 stola të sjellur nga stadiumi “Loro Boriçi”. Vendosja e stolave është bërë vetëm në njërin krah të fushës, ndërsa në krahun tjetër pritet të bëhet në ditët në vijim. Gjithashtu, është rregulluar tribuna VIP dhe e gazetarëve.

Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga starti i Kampionatit Shqiptar, mund të themi se Vllaznia do ta luajë ndeshjen ndaj Skënderbeut, në javën e parë, në fushën sportive “Reshit Rusi”. Shkodranët do të detyrohen ti luajnë në këtë fushë të gjitha ndeshjet e fazës së parë të kampionatit, pasi edhe punimet në stadiumin “Loro Boriçi” do të përfundojnë vetëm në muajin Nëntor.










DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press



Pas deklaratave të drejtorit sportiv, Armir Grima, dhe administratorit të klubit Vllaznia, Neritan Kalamishi, ka reaguar edhe Bashkia Shkodër në lidhje me ofertën e presidentit të Kukësit, Safet Gjici, i cili kërkon të marrë ekipin e Vllaznisë. Në deklaratën e dhënë për mediat, Bashkia Shkodër kërkon të sqarojë opinionin publik për kërkesat e Gjicit.

Sipas bashkisë, në bazë të ligjit Nr. 8652 datë 31.07.2000, akoma nuk kanë filluar punën organet e qeverisjes vendore që kanë dalë nga zgjedhjet e 21 Qershorit. Nga ana tjetër, bashkia thekson se do të jetë korrekte dhe e hapur për të trajtuar çdo kërkesë zyrtare nga persona të interesuar që duan të kontribuojnë për ekipin e Vllaznisë.

Kështu, pas kësaj deklarate të Bashkisë Shkodër mund të themi se edhe për sezonin e ardhshëm ekipi i Vllaznisë do të jetë në “duart” e bashkisë. Përsa i përket ofertës së Gjicit, ajo mund të konsiderohet e refuzuar, pasi afati i fundit që ka caktuar presidenti i Kukësit është dita e Enjte, por duke qenë se Këshilli i ri Bashkiak mblidhet me datën 20 Gusht tani çdo gjë mund të quhet e mbyllur rreth një afrimi të Gjicit te Vllaznia.

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë të Bashkisë Shkodër:

DEKLARATË E BASHKISË SHKODËR

“Sqarim i opinionit publik në lidhje me kërkesat e z.Safet Gjici, për vetofrimin e tij që të kontribuojë pranë Klubit të Futbollit “Vllaznia”.

Bashkia Shkodër e sheh të nevojshme që të sqarojë opinionin sportdashës shkodran dhe më gjerë në lidhje me deklarimet në media të z. Safet Gjici për pretendimet ndaj klubit “Vllaznia”. Pavarësisht se këto deklarime nuk janë zyrtare dhe nuk kanë referenca ligjore, ato nuk mund të trajtohen në momentin tranzitor që ndodhet Këshilli i Bashkisë Shkodër. 

Sipas ligjit Nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, akoma nuk janë konstituar organet e qeverisjes vendore, të dala nga zgjedhjet e datës 21 qershor 2015. 

Bashkia Shkodër dëshiron të theksojë se ajo do të jetë korrekte, transparente dhe e hapur për të trajtuar ligjërisht çdo kërkesë zyrtare nga persona apo palë të interesuara, që duan të kontribuojnë pranë ekipit të futbollit “Vllaznia”, gjithmonë në përputhje të plotë me aktet ligjore “Për Shoqëritë Tregtare”, pasi i tillë është statusi ligjor aktual i klubit të futbollit “Vllaznia”.

BASHKIA SHKODËR

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press



Ngjarjet e fundit të lidhura me presidencën e klubit të Vllaznisë kanë bërë që ky i fundit të reagojë në lidhje me ato që fliten në media. Në një deklaratë për shtyp, administratori i klubit Vllaznia, Neritan Kalamishi, ka dhënë një sqarim rreth situatës aktuale që po kalon ekipi shkodran.

Ai thotë se ekipi i Vllaznisë po zhvillon fazën përgatitore në kushte shumë të mira dhe siguron se do të zhvillohen edhe dy miqësore të tjera në ditët në vijim. Sipas Kalamishit, klubi Vllaznia garanton të gjithë futbollistët që janë pjesë e Vllaznisë dhe palët e treta që kanë firmosur kontrata me këtë ekip se janë të garantuar nga Bashkia Shkodër.

Administratori i Vllaznisë thotë se financat e klubit janë të garantuara dhe po punohet për merkaton, ku priten edhe katër afrime të tjera. Përsa i përket objektivave të klubit shkodran për sezonin e ri nuk jepet me saktësi se çfarë objektivash do të ketë ekipi i Vllaznisë.

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë për shtyp të dhënë nga klubi i futbollit Vllaznia.


Deklaratë për shtyp

KF Vllaznia bën të ditur se ekipi prej më tepër se një javë vazhdon fazën përgatitore në kushte shumë të mira në Slloveni, teksa ka zhvilluar deri më tani dy ndeshje miqësore dhe do të zhvillojë edhe dy të tjera në ditët në vijim. Sa i takon shkrimeve të publikuara në media për frikë dhe pasiguri tek futbollistët për kontratat e tyre, klubi garanton të gjithë futbollistët e po ashtu edhe palët e treta me të cilat ka firmosur kontrata, se ato janë të garantuara nga Bashkia Shkodër, si aksionere e vetme me 100% të aksioneve të KF Vllaznia sh.a.

Zhurmat e ndryshme që krijohen rreth klubit nga individë të ndryshëm me qëllime të caktuara bëhen me qellimin e vetëm që Vllaznia të mos ketë sukses, por ato do të marrin përgjigjen e duhur në bazë të ligjit.

Ajo që mund të themi ne është se financat e KF Vllaznia për sezonin e ri futbollistik janë të garantuara nga Bashkia Shkodër dhe nuk ka vend për panik. Po bëhen të gjitha përpjekjet për të ndërtuar një ekip krejt ndryshe në sezonin e ri, ndryshe nga sezonet e mëparshme. Deri më tani kemi realizuar gjashtë blerje, ndërsa konfirmojmë se deri në fund të merkatos mund të marrim edhe katër lojtarë të tjerë, nga të cilët shpresojmë të arrijmë akordin me dy lojtarë të Kukësit.

Përveç se tek merkatoja, natyrisht që puna e skuadrës është e përqëndruar tek stërvitja dhe futbollistët po marrin ngarkesat e plota stërvitore, në mënyrë që të bëhet gati për sezonin e ri, në të cilin do të ketë objektiva të qarta.

Administratori 

Neritan Kalamishi


DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press

Page 7 of 101

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO