21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Nuk është harruar nga tifozët shkodran përplasja në prokurorinë e Shkodrës mes ish-këshilltarit të Bashkisë Shkodër, Erogen Vaso dhe stafit drejtues të F. K Kukësit mbi një akuzë publike të ish-këshilltarit se Kukësi ka blerë tre ndeshjet e luajtura radhazi me Vllazninë. Ishin tre ndeshje radhazi të luajtura mes Vllaznisë dhe Kukësit në muajin Janar, të humbura nga Vllaznia, dy ndeshje kupe dhe një ndeshje kampionati.

Administratori i ekipit të Kukësit, Lavdrim Gjici, çoi në prokurori një kallëzim penal ndaj ish-këshilltarit Vaso ku mes të tjerash shprehet në kallëzim se klubi i Kukësit nuk pret tolerime nga ekipe që renditen në fund të tabelës si Vllaznia, ekipe si kjo, në fund të tabelës së renditjes janë atje se nuk kanë kualitetet që ekipi i Kukësit ka.

Ja një pjesë e reagimit ku citohet Vllaznia:

"... duhet theksuar se reputacioni, emri i mire dhe imazhi i Klubit tone eshte i njohur edhe ne Europe dhe me gjere. FK Kukesi eshte i vetmi Klub, nder klubet shqiptare qe ka arrit te kualifikohet deri ne turin e katert te Europa Lige. Per kete sukses dhe lojen e ndershme ka marre vlersime nga Presidenti i UEFA-s dhe klube te njohura ne Evrope dhe vlersime maksimale nga mediat Evropiane. Vlersimet me te mira, ekipi yne ka marre nga kreret me te larte te vendit. Pra, klubi i Kukesit nuk pret tolerime nga ekipe qe renditen ne fund te tabeles. Ekipet ne fund te tabeles se renditjes jane atje se nuk kane kualitetet qe ekipi i Kukesit ka" - shprehet në fund të kallëzimit, Lavdrim Gjici, administratori i F.K. Kukësi. 

Shkodra Press



Presidenti aktual i Kukësit, Safet Gjici, në një deklaratë zyrtare, ka sqaruar opinionin sportiv rreth qëndrimit të tij në krye të Kukësit dhe për mundësitë e afrimit te Vllaznia. Gjici bën publike objektivat e tij në krye të ekipit të Vllaznisë, nëse ky ekip kalon nën administrimin e tij.

Ai kërkon që Bashkia Shkodër të derdhë 500 mijë euro në fillim të sezonit dhe aksionet të jenë: 40% bashkia dhe 60% të administrohen nga ai si president i klubit. Ndër të tjera, presidenti Gjici nuk lejon ndërhyrje apo ndikime në vendimet apo emërimet që ai ndërmerr. 

Në fund, ai i jep 5 ditë kohë Bashkisë Shkodër për të vendosur nëse Vllaznia do të kalojë në “duart” e tij.


Ja deklarata e plotë e Safet Gjicit:


Deklaratë zyrtare e presidentit të Kukësit Safet Gjici

Presidenti i FK Kukësit, Safet Gjici, me konsideratën më të lartë për tifozërinë e Vllaznisë dhe historinë gati shekullore të djepit të futbollit shqiptar, por dhe në respekt të pafund për tifozërinë e Kukësit dhe opinionin publik, bën këto sqarime rreth pozicionimit të tij në futbollin shqiptar.

Të nderuar miq të futbollit, kudo që jeni !

Kohët e fundit nisur nga dëshira e shumë simpatizantëve të Vllaznisë, unë kam deklaruar se nëse lë ekipin tim të zemrës Kukësin, i vetmi ekip ku mund të kontribuoj është Vllaznia. Kjo dhe nga mërzia që më solli ndëshkimi ne tavolinë në ndeshjen me Legia Varshavën dhe nga mungesa e mbështetjes që kam patur nga Bashkia e Kukësit.

Unë si njeri i fjalës së mbajtur, dhe i rezultateve me histori europiane të Kukësit, me dëshirën e madhe për të ndihmuar futbollin shqiptar, jam i gatshëm që të kontribuoj te Vllaznia, por unë dua rezultate dhe tituj, ndaj më duhet të bëj publike dhe kërkesat e mia për Vllazninë dy herë kampione në pesë sezone.

- Së pari në një sezon futbollistik, unë kërkoj që të jem bashkë-aksioner konform gjithë rregullave në fuqi me Bashkinë Shkodër në marrëveshje mbi baza ligjore e juridike dhe transparente për publikun.

- Unë kërkoj që shuma që do derdhë bashkia në arkën e klubit para fillimit të sezonit të jetë 500 mijë euro, ndërkohë unë do të garantoj shumën prej 700 mijë eurosh në çdo fillim sezoni. Aksionet do të jenë 40% bashkia dhe 60% unë si president i klubit.

- Kërkoj adminsitrimin nga ana ime të stadiumit, komplekseve stërvitore, akademisë, ekipeve zinxhir dhe ekipit të vajzave, si dhe gjithë bazës materiale dhe stërvitore. Unë do jem personi që do drejtoj dhe menaxhoj gjithë aktivitetin organizativ e finaciar të klubit.

- Unë dua të kem dorë të lirë në ndërtimin e ekipit, stafit dhe adminstratës së klubit, dhe nuk dua ndërhyrje apo ndikime në këto emërime dhe vendime. Bashkia do të ketë vetëm një person në administratë që do jetë dhe koordinator mes klubit dhe bashkisë, pjesën tjetër të adminsitratës dhe stafit e përzgjedh unë.

- Gjithashtu presidenti do të jetë personi i vetëm që vendos mbi kontratat me lojtarët dhe stafin, si dhe për përfitimet dhe premiot.

- Unë jap mbështetjen time maksimale për Vllazninë, duke deklaruar se do jem pjesëmarrës për çdo vit në Kupat e Europës dhe për një periudhë 5-vjeçare garantoj se e shpall ekipin dy herë kampion, duke e lartësuar edhe më shumë këtë ekip elitar të Shqipërisë. Koha e bashkëpunimit me Vllazninë duhet të jetë pesë vjeçare, mbi marrëvëshje dypalëshe, me vendime të Këshillit Bashkiak dhe gjithë proçedurave ligjore e juridike që kërkon një sipërmarrje e tillë.

Unë pres përgjigje nga Bashkia e Shkodrës brenda pese ditëve, ndryshe vijoj punën, që nuk e kam ndërprerë asnjë ditë, në të mirë të Kukësit. Edhe te Kukësi nëse do kem mbështetjen e bashkisë, e cila duhet të shlyejë detyrimet e parapambetura dhe të garantojë detyrimet për sezonin e ri që nis shumë shpejt. Këtë e bëj nga dëshira që kam për të qenë pranë futbollit, mirëkputimin e tifozërisë , ndryshe unë do shoh punët e mia, sepse kam bërë të pamundurën në futboll dhe mbetem një admiruses i futbollit.

Me respekt, Safet Gjici. Tiranë, 08,08.2015.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press



Ekipi i Vllaznisë po zhvillon normalisht fazën përgatitore në Slloveni, aty ku është vendosur që prej datës 3 Gusht. Nën drejtimin e trajnerit Zmijani, futbollistët po kryejnë dy seanca stërvitore në ditë për të qenë gati për sezonin e ri futbollistik.

Shkodranët do të rikthehen me 15 Gusht në qytetin e Shkodrës,  ku pas një jave do të startojë sezoni i ri, në rast se nuk do të ketë shtyrje të kampionatit për shkak të pjesëmarrjes së Skënderbeut në kompeticionin e Uefa Champions League.

MIQËSORJA E DYTË - Ashtu siç është bërë e ditur, ekipi shkodran ka zhvilluar miqësoren e parë në token sllovene, ku ka mposhtur ekipin e Dravogradit me rezultatin 4-2. Edhe pse kundërshtari ka qenë i ligës së tretë sllovene, ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar një lojë të bukur, duke dominuar takimin.

Por, ditën e nesërme, shkodranët pritet të zhvillojnë miqësoren e dytë gjatë qëndrimit në Slloveni. Kundërshtari nuk bëhet i ditur dhe do të caktohet gjatë ditës së sotme. Në fakt, ekipi i Vllaznisë ka planifikuar edhe dy miqësore të tjera, që pritet të zhvillohen në ditët e ardhshme. 

BORSHI NË PROVË – Përsa i përket lojtarëve që janë pjesë e ekipit të Vllaznisë, duhet theksuar se prej disa ditësh vazhdon të jetë në provë futbollisti shkodran që jeton në Itali, Spartak Borshi. Ky lojtar luan në qendër të mesfushës dhe është aktivizuar me disa ekipe në Seria D.

Mosha e tij është 21-vjeçare dhe vjen nga qyteti i Romës. Ky futbollist u aktivizua edhe në takimin ndaj Dravogradit, ku luajti për rreth 20 minuta në pjesën e dytë. Ai do të qëndrojë edhe disa ditë në provë dhe më pas do të jetë trajneri Zmijani që do të vendos nëse Borshi do të jetë pjesë e Vllaznisë apo do të ndjek “rrugën” e shumë lojtarëve të tjerë të ardhur në provë gjatë kësaj merkato verore.

BASHKOHEN ME EKIPIN AHMETI DHE HAXHAJ – Dy futbollistët e afruar te ekipi i Vllaznisë në këtë merkato, Ahmeti dhe Haxhaj, nuk kanë arritur të nisen bashkë me pjesën tjetër të ekipit drejt Sllovenisë. Shkak ka qenë mungesa e vizave, por tani që ky problem është zgjidhur, këto dy futbollistë do të udhëtojnë ditën e sotme drejt Sllovenisë për tu bashkuar me skuadrën.

Kujtojmë se Haxhaj luan në qendër të mbrojtjes, ndërsa Ahmeti aktivizohet në mesfushë pas sulmuesve. Stafi teknik beson shumë tek këto dy lojtarë, ku sëbashku me portjerin Dragojeviç konsiderohen si blerjet më cilësore të ekipit të Vllaznisë.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press



Ekipi i Vllaznisë ka arritur fitoren e parë në token sllovene. Shkodranët kanë mposhtur me rezultatin 4 – 2 ekipin slloven të NK Dravogradit. Vetë rezultati tregon për lojen e mirë që ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar gjatë 90 minutave të takimit. 
Ky takim ka nisur në orën 18:00 dhe është zhvilluar në qendrën stërvitore ku Vllaznia po kryen fazën përgatitore.

Në fakt, më parë ishte bërë e ditur se Vllaznia do të luante miqësoren e parë në Slloveni ndaj ekipit arab të Al Hilalit, por kjo miqësore nuk u zhvillua dhe shkodranët gjetën një kundërshtar tjetër. Duhet theksuar se ekipi i NK Dravogradit luan në ligën e tretë të Kampionatit Slloven.

Përsa i përket takimit mes këtyre dy ekipeve, Vllaznia zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Dragojeviç, Gurishta, Pjeshka, Cicmil, Marku, Borshi, Krymi, Bardulla, Shtubina, Çinari dhe Kabuni.

Pjesa e parë do të mbyllej në barazim 1 - 1, ku autor i golit për ekipin e Vllaznisë do të ishte sulmuesi Kabuni, ndërsa pjesa e dytë do të dhuronte më shumë gola, ku do të shënoheshin plot katër të tillë.

Për shkodranët do të realizonin: Dragojeviç me një penallti, i cili është edhe goli i dytë për portjerin malazez me ekipin e Vllaznisë në këto miqësore të zhvilluara; mesfushori Dyca, i cili do të shënonte nga një goditje dënimi në një distancë prej 25 metrash dhe mesfushori tjetër Bardulla, ku edhe ai do të realizonte nga një largësi prej 20 metrash, gjatë një aksioni të ekipit shkodran.

Kjo është fitorja e dytë e ekipit të drejtuar nga trajneri Luan Zmijani, pas fitores ndaj Kamzës në Shkodër. Më parë, shkodranët kishin pësuar tre humbje, ndaj Zetës, Kastriotit dhe Deçiç. Pra, në 5 miqësore të zhvilluara, ekipi i Vllaznisë rregjistron 3 humbje dhe 2 fitore.

Ky ekip do të qëndrojë deri me 15 Gusht në Slloveni dhe më pas do të rikthehet në Shkodër për të qenë gati për startin e sezonit të ri futbollistik.





DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO