21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36



Mbrojtësi shkodran, Elseid Hysaj, është lojtari më i ri i ekipit të Napolit. Një lëvizje e madhe për një futbollist shqiptar, i cili do të jetë pjesë e një ekipi të njohur jo vetëm në Itali, por në të gjithë botën. Pasi ka arritur akordin me klubin italian, ditën e sotme Hysaj ka mbërritur në Napoli për të kryer vizitat mjekësore. Pas kontrollit mjekësor, ai ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me Napolin dhe do të përfitojë rreth 600 mijë euro në sezon plus bonuset e ndryshme në bazë të paraqitjeve të tij me ekipin italian.

Te ky ekip, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare do të gjejë ish-trajnerin e tij, Maurizzio Sarri, i cili pas largimit nga stoli i Empolit kërkoi me ngulm shërbimet e futbollistit shkodran dhe në fund e afroi te Napoli.

Pas firmosjes së kontratës, Hysaj është bashkuar me skuadrën e tij më të re dhe është përfshirë në grupin e përzgjedhur të futbollistëve, të cilët janë nisur drejt Nicës të Francës për të zhvilluar edhe ndeshjen e parë ndërkombëtare miqësore në stadiumin “Allianz Riviera”.

Por, kalimi i Hysajt te Napoli nuk ka qenë aq i lehtë, pasi para pak ditësh një kontratë prej 50 mijë eurosh që mbrojtësi i Kombëtares ka me firmën e njohur të veshjeve “Puma” ka vonuar zyrtarizimin e tij te Napoli. Edhe pse dy klubet dhe lojtari kishin rënë dakort për nenshkrimin e kontratës, të drejtat e imazhit penguan transferimin. Presidenti I Napolit, De Laurentis, nuk pranonte që në klubin e tij lojtarët të kishin marrëveshje me firma të ndryshme në mënyrë individuale. Por, më pas çdo gjë është zgjidhur dhe është gjetur marrëveshja mes të dyja palëve.

Pas 3 sezonesh si profesionist me Empolin ( dy sezone në Serinë B dhe një sezon në Serinë A ) për shkodranin Elseid Hysaj nis një aventurë e re në karrierën e tij futbollistike. Te ekipi i Napolit ai do të stërvitet me lojtarë të mëdhenj si: Higuain, Hamsik, Kallejon, Maggio, Reina etj. Objektivi kryesorë për Hysajn do të jetë të sigurojë vendin e titullarit në formacionin e Napolit.

Madje, gazeta më e madhe sportive italiane “La Gazzeta dello Sport” e ka vendosur Hysajn si lojtar titullar në formacionin e Napolit, në krahun e majtë të mbrojtjes, që është edhe roli i preferuar i Hysajt. Edhe Hysaj ka bërë publik lajmin e transferimit të tij te Napoli, duke hedhur në rrjetin social “facebook” një foto të tij me bluzen e Napolit.

Karriera e 21-vjeçarit shkodran merr një kthesë tjetër, ku tani do të jetë pjesë e një ekipi pretendent në Kampionatin Italian.





DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press



Presidenti aktual i klubit të Kukësit, Safet Gjici, mund të largohet nga ekipi kuksjan dhe të marrë drejtimin e një skuadre tjetër. Sipas lajmeve që po qarkullojnë ditën e sotme, ai do të jetë në kryë të ekipit të Vllaznisë. Por, një gjë e tillë do të ndodhë vetëm pas vendimit të komisionit të disiplinës në lidhje me incidentet gjatë ndeshjes Kukësi – Legia e Varshavës.

Përleshjet mes dy tifozerive dhe goditja e futbollistit Duda janë dy faktorë deçiziv që do të ndikojnë negativisht te ekipi kuksjan, i cili pritet të dënohet nga UEFA. Ndërprerja e ndeshjes nga gjyqtari i takimit ka bërë që ekipi kuksjan të jetë shumë pranë eliminimit nga kompeticioni i Europa League, ndërsa dënimi më i vogël mund të jetë ndonjë gjobë e madhe dhe humbja e ndeshjes në tavolinë. Por, cilido vendim qoftë nuk do ti pëlqejë presidentit Gjici, i cili ndihet i “tradhëtuar” nga tifozët kuksjan për shkak të gjesteve që dëmtojnë klubin e tyre. Kjo ka bërë që Gjici të mendohet edhe njëherë rreth qëndrimit të tij në krye të ekipit kuksjan. 

Ai shprehet se nëse UEFA do ta dënojë Kukësin, atëherë do të largohet nga ai ekip dhe do të jetë i gatshëm të marrë drejtimin e ekipit të Vllaznisë. “Nëse UEFA e dënon ekipin e Kukësit nuk kam se çfarë të bëj më te ky ekip. Unë mund të largohem nga ky klub dhe nëse ndodh kjo atëherë do të isha i gatshëm të merrja drejtimin e ekipit te Vllaznisë.” – flitet ti ketë thënë Gjici njërit prej bashkëpunëtorëve të tij.

Ndërsa në një intervistë për Sport Ekspres, Gjici shprehet: “Nuk do të marr asnjë vendim deri sa UEFA të japë verdiktin e saj për ndeshjen ndaj Legias. Ajo çfarë ndodhi në stadium kundër skuadrës polake është e pafalshme, pasi kjo skuadër kërkon të respektohet për arritjet e saj. Kemi dalë 3 herë nënkampionë të Superligës, kemi shkuar deri në play-off të Ligës së Europës dhe këtë sezon jemi në turin e tretë eliminator të këtij kompeticioni. Këto janë suksese që nuk duhen hedhur në “erë” nga disa persona të papërgjegjshëm që shkaktojnë të tilla akte në stadium. Do ta rishikoj pozicionin tim pas vendimit të UEFA-s. Dyshoj për inskenime të ndryshme që mund të jenë bërë aty.”

Safet Gjici është prej 5 vitesh në krye të presidencës së klubit të Kukësit, qe falë investimeve të tij ka arritur të ngrihet në majat e futbollit shqiptar. Prej 3 sezonesh, Kukësi është pjesëmarrës i rregullt në Kupat e Europës, duke kaluar edhe disa ture.

Në lidhje me Vllazninë, duhet theksuar, se edhe më parë, konkretisht para një viti e gjysëm ka pasur kontakte mes tij dhe presidentit të Vllazisë, kryetarit të Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka, për administrimin e klubit Vllaznia nga presidenti Gjici. Por, të dyja palët nuk kanë rënë dakort, duke mos arritur një marrëveshje, ndërsa tani që Bashkia Shkodër do të administrohet nga një drejtuese, që në këtë rast është Voltan Ademi, atëherë mund të ketë shpresa për një afrim të Gjicit te Vllaznia.

Përveç Gjicit, ditët e fundit, flitet edhe për një president koreano-jugor që është propozuar nga ish-futbollisti i Vllaznisë dhe i Kombëtares Shqiptare, Rudi Vata, i cili mund të marrë drejtimin e Vllaznisë, por deri tani nuk ka pasur diçka konkrete.

Nisur nga këto lajme, mund të themi se shumë shpejt Vllaznia do të privatizohet dhe të rikthehet si pretendente në Kampionatin Shqiptar.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press



Ekipi i Vllaznisë ka arritur fitoren e parë në miqësoren e luajtur ndaj ekipit të Kamzës. Dy golat e Çinarit dhe një i Dycës i kanë dhuruar fitoren e parë ekipit shkodran, pas tre humbjeve rradhazi ndaj Zetës, Kastriotit dhe Deçiç. Takimi është zhvilluar në fushën sportive të Shtojit dhe ka nisur në orën 17:30, duke u ndjekur nga një numër i lartë tifozësh.

Ekipi i Vllaznisë zbriti në fushën e lojes me këtë formacion: Dragojeviç, Haxhaj, Marku, Gurishta, Hakaj, Krymi, Shtubina, Bardulla, Ahmeti, Selmani dhe Çinari.

Loja nis më mirë për shkodranët, ku rrezikojnë që në minutat e para porten kundërshtare, por goli do të vinte pas 20 minutash lojë, ku Çinari do të kalonte në avantazh ekipin e Vllaznisë. Në minutat në vazhdim, lojtarët e ekipit shkodran do të provonin të gjenin golin e dytë, por nuk do të tregoheshin të saktë në zonën e ekipit mik. Konkretisht, Shtubina dhe Bardulla do të kishin disa mundësi për të dyfishuar rezultatin, por mbrojtja e Kamzës do të largonte rrezikun. Pjesa e parë do të mbyllej me një rast të humbur nga Çinari, i cili nuk arrin të shtyjë topin në porten e boshatisur.

Pjesa e dytë nis me ndryshime, ku largohen nga fusha e lojës Gurishta e Bardulla dhe në vend të tyre aktivizohen Pjeshka e Dyca. Edhe kjo pjesë është e njëjtë si e para, me Vllazninë që është më kërkuese ndaj golit. Ashtu si në pjesën e parë, edhe në të dytën është i njëjti autor dhe e njëjta minutë ku do të shënohet edhe goli i dytë. Në minutën e 65-të, Çinari do të dyfishonte rezultatin, duke i siguruar fitoren e parë ekipit të Vllaznisë.

Pas golit të dytë, trajneri Zmijani vendos të aktivizojë një nga një të gjithë lojtarët që ishin në stol, si: Borshi, Kabuni, Paviçeviç, Kapaklija, Ruçi, Kiri, Vjerdha dhe Beci.

Pavarësisht dy golave të realizuar, shkodranët do të kërkonin edhe golin e tretë. Gol, i cili do të vinte në fund të takimit, ku në minutën e 90-të Dyca do të shënonte për ekipin e Vllaznisë dhe më këtë gol do të mbyllej krejt takimi.

Fitorja e arritur ndaj Kamzës dhe loja e bukur e zhvilluar nga futbollistët e Vllaznisë “rikthejnë” buzëqeshjen në kampin shkodran, pas atyre rezultateve negative në tre miqësoret e mëparshme.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press



Ndeshja Shqipëri – Serbi nuk do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, por në “Elbasan Arena”. Lajmi është bërë publik nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila nuk kërkon të rrezikojë në një ndeshje të tillë. Në një deklaratë për mediat, FSHF-ja ka sqaruar arsyet për marrjen e këtij vendimi.

Sipas FSHF-s, UEFA kërkon siguri të lartë dhe për këtë arsye ndeshja ndaj Serbisë nuk mund të zhvillohet në një stadium ku luhet për herë të parë. Nga ana tjetër, stadiumi “Elbasan Arena” ka dhënë prova të suksesshme në aspektin e sigurisë. FSHF-ja e mirëkupton shqetësimin e UEFA-s dhe prandaj ka vendosur ndryshimin e stadiumit për ndeshjen Shqipëri – Serbi.

Por, në muajin Nëntor, vetë FSHF-ja do të sigurojë një miqësore të nivelit të lartë në qytetin e Shkodrës.

Ja deklarata e plotë e FSHF-s: 

“Në lidhje me organizimin e ndeshjes eliminatore të Kampionatit Europian “Francë 2016”, që do të luhet në Shqipëri, FSHF informon se UEFA kërkon siguri të plotë dhe gjykon se ky takim nuk mund të zhvillohet në një stadium, ku luhet për herë të parë. Stadiumi “Elbasan Arena” ka dhënë prova të sukseshme në aspektin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së përgjithshme të ndeshjeve. Sipas UEFA-s, stadium i ri duhet testuar fillimisht në një miqësore të nivelit të lartë dhe pastaj mund të vazhdojë normalisht ndeshjet zyrtare ndërkombëtare.

Federata Shqiptare e Futbollit e mirëkupton shqetësimin legjitim të UEFA-s, duke patur parasysh specifikën e këtij takimi dhe shkallën e lartë emocionale të krijuar rreth saj për shkaqe që dihen. Për këtë arsye, ajo vendosi që takimin Shqipëri – Serbi ta organizojë në “Elbasan Arena”. Ndërkohë në muajin Nëntor, FSHF-ja do të sigurojë një miqësore të nivelit të lartë në Shkodër. Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur punën me agjensitë ligj-zbatuese për të siguruar plotësisht ecurinë normale të kësaj ndeshje.”

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press

 

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO