21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36



Ka përfunduar me fitoren e krutanëve, ndeshja miqësore e luajtur ditën e sotme mes Vllaznisë dhe Kastriotit. Takimi është zhvilluar në orën 17:00, në kompleksin sportiv të Pezë-Helmes, Tiranë.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1 – 1, ku autor i golit për shkodranët ka qenë portjeri malazez Dragojeviç, i cili ka shndërruar në gol një penallti, ndërsa për ekipin e Kastriotit ka shënuar futbollisti Kuka. Pjesa e parë ka qenë e përqëndruar në mesin e fushes, por duhet theksuar se krutanët kanë zhvilluar një lojë më të bukur se shkodranët.

Edhe në të dytën janë krutanët që tregohen më të qartë në fushen e lojes, ku arrijnë të shënojnë edhe golin e dytë me Veselin, duke mbyllur krejt takimin me rezultatin 2 – 1 në favor të ekipit të Kastriotit. 

Kështu, ekipi i Vllaznisë arrin humbjen e dytë në dy miqësore të zhvilluara në prag të sezonit të ri. Më parë, shkodranët kanë humbur edhe ndaj ekipit malazez të Zetës. Miqësorja me Kastriotin i ka shërbyer trajnerit Zmijani për të parë më mirë gjendjen e skuadrës, si edhe të blerjeve të fundit.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ekipin krutan, që drejtohet nga trajneri tjetër shkodran, Elvis Plori. Ekipi i Kastriotit është pjesë e Kategorisë së Parë dhe në sezonin e ri do të synojë vendin e parë për të qenë sezonin tjetër pjesë e Superligës Shqiptare. Krutanët kanë zhvilluar një merkato cilësore, duke afruar lojtarë të njohur të Kampionatit Shqiptar.

Duke u rikthyer te ekipi i Vllaznisë, ditën e shtune, shkodranët do të luajnë në Tuz ndeshjen e tretë miqësore ndaj ekipit vendas të Deçiçit. Në këtë miqësore pritet të aktivizohet edhe blerja më e fundit, mesfushori kosovar Berat Ahmeti.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press



Futbollisti kosovar, Berat Ahmeti, është lojtari më i ri i ekipit të Vllaznisë. Ai është blerja e gjashtë e ekipit shkodran në këtë merkato verore. Pasi ka arritur akordin me drejtuesit shkodran, Ahmeti është prezantuar gjatë ditës së sotme nga administratori i klubit Vllaznia, Neritan Kalamishi, në zyrat e klubit shkodran.

Pas nënshkrimit të kontratës, mesfushori kosovar ka folur para mediave lokale, ku ka vlerësuar ekipin e Vllaznisë dhe beson në një sezon pozitiv me këtë ekip.

“Jam shumë i kënaqur që kam arritur marrëveshjen me një ekip të madh dhe me traditë në Kampionatin Shqiptar, siç është ekipi i Vllaznisë. Do të jap maksimumin për këtë fanellë dhe shpresoj që të kemi edhe mbështetjen e tifozëve të zjarrtë që ka kjo skuadër. Besoj që do të zhvillojmë një sezon të mirë.” – shprehet Ahmeti.

I kënaqur me këtë blerje është edhe administratori i klubit shkodran, Neritan Kalamishi, i cili është shprehur: “Berat Ahmeti është lojtari më i ri i ekipit të Vllaznisë. Besoj se Berati e njeh ekipin tonë dhe ne e kemi parë në disa ndeshje dhe e njohim shumë mirë këtë lojtar. Shpresoj që Berati ka për të dhënë më të mirën për ekipin tonë .”

Gjithashtu, Kalamishi ka folur edhe për merkaton e ekipit të Vllaznisë, ku ka theksuar se në ditët në vazhdim do të ketë edhe blerje të tjera.

“Kjo është blerja e gjashtë, por ashtu siç e kemi thënë edhe më parë, ne nuk do të ndalemi këtu dhe do të vazhdojmë me blerje të tjera. Sezonin e ri do të kemi një ekip më konkurrues. Ne jemi munduar të plotesojmë të gjitha kërkesat e trajnerit Zmijani dhe me kalimin e ditëve ekipi do të jetë më i plotë. Mund t’ju them se do të realizojmë edhe 2 – 3 blerje të tjera” – shprehet Kalamishi.

Mosha e Ahmetit është 20-vjeçare dhe luan në rolin e mesfushorit të avancuar, pra pas sulmuesit. Më parë, ai ka qenë pjesë e ekipit të Prishtinës në Kampionatin Kosovar, si edhe është aktivizuar me ekipin e Ujpestit në Kampionatin Hungarez.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press



Ashtu siç u bë e ditur ditën e djeshme, sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj është prezantuar sot si lojtari me i ri i ekipit të Partizanit. Prezantimi i Sukajt është bërë rreth orës 12:00 në zyrat e klubit kryeqytetas. Ai ka qenë i shoqëruar nga trajneri dhe njëkohësisht drejtori sportiv i Partizanit, Sulejman Starova dhe ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me këtë ekip.

Në prezantimin e tij të parë si lojtar i Partizanit, Sukaj është shprehur se ka pasur kontakte të shumta me klube të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, por Partizani ka qenë zgjedhja më e duhur. Ai ka premtuar se ka për të dhënë maksimumin për të arritur objektivat e vendosura nga drejtuesit e Partizanit. 

"Gjatë kësaj periudhe kam pasur kontakte të shumta me disa klube si brenda ashtu edhe jashtë vendit, por mendoj se Partizani është zgjedhja e duhur. Unë premtoj se do të jap maksimumin tim për të arritur objektivat e vendosura nga klubi, që janë: titulli kampion dhe Kupa, objektiva që më kanë tërhequr dhe mua për të qënë pjesë e kësaj skuadre. Afrimet e bëra në merkato tregojnë qartë seriozitetin e këtij klubi. Me ekipin e Sepahanit e kam mbyllur tashmë dhe jam i përqëndruar vetëm te ekipi im i ri, me shpresën për ti shërbyer dhe për të dhënë kontributin maksimal me të kuqtë. “ – shprehet Sukaj.

Por, futbollisti shkodran ka folur edhe për objektivat e tij, si edhe për traditën e lojtarëve shkodran që kanë qenë dhe janë tek Partizani, ku thotë: “Konkurrenca në ekip është tepër pozitive për lojtarët. Unë këtu nuk jam për para. Normalisht pagesat janë të mira dhe falënderoj Zotin për këtë. Tani që do të jem lojtar i Partizanit do të shpresoj të jem pjesë e Kombëtares Shqiptare, sepse kur luaja në Iran isha “larg syrit e larg zemrës”. Shkodranët kanë lënë gjithmonë gjurmë te ky klub dhe shpresoj që sëbashku edhe me Tafilin të japim më të mirën tonë dhe ta ruajmë këtë traditë."

Sukaj nuk ka harruar të flasë edhe për ekipin e Vllaznisë, ku ka akuzuar përsëri drejtuesit e ekipit shkodran, duke thënë: “Kisha një mundësi për tu rikthyer tek Vllaznia dhe e prita për një kohë të gjatë këtë ekip, pasi jam shkodran dhe jam i detyruar ti pres, por drejtuesit e ekipit të Vllaznisë ngaqë nuk e duan ekipin, normalisht që nuk e dëshirojnë as Sukajn në ekip, dhe kështu në fund vendosa të luaj për Partizanin.”

Edhe trajneri i ekipit të Partizanit, Sulejman Starova, e ka vlerësuar sulmuesin shkodran dhe e ka falenderuar që ka zgjedhur Partizanin.

"Falenderoj Sukajn i cili zgjodhi Partizanin. Është një lojtar me mjaft vlera dhe unë e njoh shumë mirë. Jam i sigurt që do na ndihmojë akoma më tepër në arritjen e objektivave tona, të cilat janë shumë të qarta. Gjithashtu, dua të falenderoj presidentin Demi i cili po bën një punë të jashtëzakonshme për ta rikthyer aty ku e ka vendin këtë klub të madh. Afrimet e lojtarëve cilësor dhe më kryesorja fillimi i ndërtimit të kompleksit sportiv shfaqin dukshëm ambicjet konkrete dhe serioze të klubit." – shprehet Starova.

Xhevahir Sukaj do të jetë një ndër lojtarët më të paguar në Superligë, ku do të përfitojë rreth 150 mijë euro në sezon, ndërsa paga mujore e tij është është rreth 15 mijë euro.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press



Mbrojtësi shkodran, Elvin Beqiri, i jep fund karrierës së tij futbollistike, duke vendosur të largohet nga sporti i futbollit në moshën 34-vjeçare. Një gjë të tillë e ka pranuar vetë ish-kapiteni i ekipit shkodran.

Në një prononcim për SHKODRA PRESS, Beqiri thotë se ndërprerja e bashkëpunimit me ekipin e Vllaznisë ka bërë që të marrë këtë vendim, pasi ai ka deklaruar edhe më parë që në Shqipëri nuk do të luaj për asnjë ekip tjetër. Pavarësisht ofertave nga ekipet e tjera, ai vendosi të tërhiqet nga futbolli.

“Është e vërtetë që kam vendosur të tërhiqem nga futbolli. E kisha shumë të vështirë të merrja këtë vendim, por mendoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme. Përderisa nuk vazhdova bashkëpunimin me ekipin e Vllaznisë mendova ti jap fund karrierës time futbollistike. Unë e kam deklaruar edhe më parë që në Shqipëri do të luaj vetëm për Vllazninë, por duke qenë se me ekipin e Vllaznisë nuk arritëm një marrëveshje për sezonin e ri, atëherë alternativa e vetme ishte largimi nga futbolli.” – shprehet ish-kapiteni i Vllaznisë.

Gjithashtu, Beqiri flet edhe për sezonin e ri që e pret ekipin e Vllaznisë. Ai thotë se Vllaznia do të ketë një sezon të vështirë për shkak të largimeve të shumta dhe i uron një kampionat të mbarë ekipit ku kaloi një periudhë të gjatë.

“Sezoni i ri do të jetë i vështirë për ekipin e Vllaznisë, sepse nga ekipi janë larguar shumë lojtarë që kanë qenë boshti i skuadrës në sezonin e kaluar dhe po afrohen lojtarë të tjerë, të cilët e njohin shumë pak lojen e njëri – tjetrit. Gjthsesi, unë do ti uroj sa më shumë suksese ekipit të Vllaznisë dhe një kampionat sa më të mbarë.” – thekson Beqiri.

KARRIERA FUTBOLLISTIKE - Elvin Beqiri e nisi karrierën futbollistike tek ekipi i Vllaznisë, ku qëndroi katër sezone, 1999 – 2003, duke zhvilluar 83 takime dhe shënoi 6 gola. Më pas, ai u transferua në Kampionatin Ukrainas, duke u aktivizuar me ekipin e Metalurh Donetsk, ku qëndroi nje sezon tek ky ekip dhe zhvilloi 49 ndeshje.

Pas këtij sezoni, Beqiri provoi një eksperience të re, ku luajti në dy sezone me dy ekipe të ndryshme. Në sezonin 2004 - 2005 ishte pjesë e skuadrës së Alania Vladikavkaz ( Rusi ), ndërsa një sezon më pas u bë pjesë e Maccabi Tel Aviv ( Izrael ). Por, mbrojtësi shkodran u rikthye përsëri në Kampionatin Ukrainas, duke u aktivizuar për dy sezone ( 2006 – 2008 ) me ekipin e Metalurh Donetsk. Pas aventurës në Ukrainë, Beqiri u bë përsëri pjesë e Vllaznisë në sezonet 2008 – 2010, ku zhvilloi 48 takime dhe shënoi 5 gola.

Ekipi i fundit i huaj që Beqiri do të luante ishte Khazar Lankaran, pjesë e Kampionatit të Azerbajxhanit. Me këtë ekip, mbrojtësi shkodran zhvilloi 60 takime dhe shënoi 4 gola.

Në fund, në vitin 2012, Beqiri vendosi të rikthehej tek Vllaznia, ku qëndroi 3 sezone rradhazi dhe zhvilloi 74 takime me ekipin që edhe e nisi karrierën e tij. Kështu, lojtari shkodran rregjistron 205 ndeshje me Vllazninë dhe 13 gola.

Ai ka qenë kapiteni i Vllaznisë në sezonet e fundit dhe një ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit shkodran. Nuk duhet harruar edhe sezoni 2000 – 2001, ku fitoi Kampionatin e 65-të Kombëtar të Shqipërisë me ekipin e Vllaznisë.

Në total, Beqiri ka zhvilluar plot 346 takime me ekipet që u përmendën më lartë, por ai ka qenë pjesë edhe e Kombëtares Shqiptare, ku është aktivizuar në 47 takime gjatë viteve 2002 – 2009.

Elvin Beqiri e nisi karrierën tek Vllaznia dhe po tek ky ekip e mbylli. Tifozët shkodran dhe drejtuesit e ekipit të Vllaznisë ndër vite duhet ti jenë mirënjohës Beqirit për atë që ka dhënë për këtë ekip gjatë këtyre viteve.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO