21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36



Humbja e katërt rradhazi në po kaq ndeshje për ekipin e Vllaznisë ka zhgënjyer tifozët e shumtë shkodran të cilët nuk janë dakort me gjendjen e vështirë që po kalon ky ekip. Shkodranët ndodhen si asnjëherë më parë, në këto vitet e fundit, në fund të tabelës së rënditjes në kuotën e 0 pikëve.

I mërzitur shfaqet edhe trajneri Zmijani, i cili nuk pajtohet me rezultatin përfundimtar të takimit.

Në një prononcim për SuperSport, pas përfundimit të ndeshjes me Flamurtarin, Zmijani u shpreh: “Krijuam lojë e raste dhe jam i kënaqur, por është një humbje e pamerituar. Flamurtari krijoi shumë pak, dy-tre raste për gol dhe shënoi duke përfituar nga gabimet tona. Është e qartë që kemi probleme dhe vështirësi, sepse pikët nuk po vijnë, lojtarët kanë nevojë të ambientohen dhe po vuajmë edhe faktin që nuk luajmë në fushën tonë. Gjithsesi, do të mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme. Loja është e mirë dhe jam i bindur që shumë shpejt do të vijnë edhe rezultatet.”

Por, padyshim që fajtorët kryesorë për këtë situatë që po kalon Vllaznia janë drejtuesit dhe tekniku shkodran, sëbashku me lojtarët. Një fakt të tillë e pranon edhe vetë Zmijani, i cili merr përsipër të gjitha përgjegjësit.

“Shifrat flasin vetë, asnjë pikë në 4 ndeshje dhe kemi të gjithë përgjegjësi, ndaj nuk mund të mohoj që jemi në situatë mjaft të vështirë, por kemi ende kohë dhe do të japim maksimumin. Është një situatë problematike ana financiare dhe nuk e mohoj që zgjidhja më e mirë do të ishte që klubi të privatizohej ose të gjente një sponsor të fuqishëm, por nuk është e lehtë dhe nuk më takon mua të merrem me këto gjëra. Ndërsa unë nuk dorëzohem dhe do të vazhdoj të punoj për të nxjerrë Vllazninë nga kjo situatë.” – theksoi trajneri i Vllaznisë.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press



Ekipi i Vllaznisë thyen rekordin negativ, duke mos arritur asnjë fitore në 12 ndeshje rradhazi. Për më tepër, ky ekip nuk arrin një fitore në Vlorë që prej 8 vitesh dhe duhet pritur faza e tretë për të mposhtur vlonjatët në stadiumin e tyre. Kështu, shkodranët kanë humbur në Vlorë me rezultatin 2-0.

Duhet theksuar se ka qenë një lojë e barabartë nga të dyja ekipet, por Flamurtari është treguar më konkret në finalizimin e aksioneve.

Takimi ka nisur më mirë për Vllazninë, ku në minutën e 5-të Shtubina nuk përfiton nga pasiguria e portjerit Halili, duke e goditur topin sipër shtyllës horizontale.

Në rastin e parë të rrezikshëm, vlonjatët gjejnë golin, ku në minutën e 19-të, pas një rrëmuje në zonën shkodrane përfiton Greca dhe kalon në avantazh ekipin e Flamurtarit. Pas golit të shënuar loja bëhet më agresive nga të dyja skuadrat.

Në minutën e 30-të, Bardulla i “dhuron” një top Lenës, por ky i fundit nuk përfiton dhe godet dobët përballë portjerit Dragojeviç. Kundërpërgjigjet Bardulla në minutën e 37-të me një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zone, por grushton portjeri Halili.

Ndërkohë që pritej goli i shkodranëve, janë vlonjatët që dyfishojnë rezultatin me Tskhadadze në minutën e 42-të, pas një krosimi të Lenës. Me këtë gol mbyllet edhe pjesa e parë, ku nisin edhe reshjet e para të shiut.

Pjesa e dytë nis me reshje të dendura shiut, ku edhe terreni rëndohet, duke vështiresuar lojën e skuadrave.

Rasti i parë i rrezikshëm në këtë pjesë vjen në minutën e  52-të, ku Telushi godet nga jashtë zone, por grushton portjeri Dragojeviç.

Në minutat në vazhdim, tapeti i stadiumit të Flamurtarit edhe pse i ri u rikthye në moçal duke e mbajtur ujin sipër dhe lojtarët e kishin të vështirë të luanin dhe të krijonin aksione.

I vetmi rast i pastër në 20 minuta e fundit ishte në minutën e 70-të, ku Martinez humbet me porten bosh, pas gjuajtjes së Sefës nga një goditje dënimi.

Kështu, krejt takimi mbyllet me fitoren e vlonjatëve me rezultatin e pastër 2-0 dhe Flamurtari arrin fitoren e parë, duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve. 

Nga ana tjetër, Vllaznia mbetet në fund me 0 pikë, duke rregjistruar katër humbje në po kaq ndeshje këtë sezon. Javën e ardhshme, shkodranët presin ekipin e Laçit, ku stadiumi nuk është përcaktuar akoma.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press



Sot në orën 19:00, ekipi i Vllaznisë do të përballet në Vlorë me ekipin e Flamurtarit. Një takim i vështirë për shkodranët, që në rast të një humbje tjetër rrezikojnë të rregjistrojnë një rekord negativ.

Kuqeblutë kanë 11 javë që nuk e njohin shijen e suksesit, duke përfshirë edhe kupën e Shqipërisë dhe fitorja e fundit i përket datës 4 Prill 2015, në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi” ndaj Teutës. 11 ndeshjet pa fitore Vllaznia i ka regjistruar edhe në periudhën Dhjetor 2012 – Mars 2013, por ndaj Flamurtarit kuqeblutë mund të vendosin një rekord negativ, pasi kurrë më parë në këto 20 vitet e fundit nuk kanë regjistruar 12 ndeshje pa fitore.

ZMIJANI - Prandaj ndaj vlonjatëve, trajneri Zmijani kërkon një rikthim të skuadrës së tij.

Në konferencën për shtyp para mediave, në prag të sfidës me Flamurtarin, tekniku shkodran u shpreh: “Unë kam besim se prej Vlorës do të vijmë me një rezultat pozitiv. E kemi të qartë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, sepse edhe kundërshtari ndodhet në pozita jo komode në renditje, por Flamurtarin e favorizon fakti që pas katër muajsh rikthehet për të luajtur në fushën e tij. I kemi marrë masat edhe për këtë dhe besoj se paraqitja jonë do të jetë shumë e mirë në këtë ndeshje dhe nuk do të kthehemi duarbosh nga Vlora. Por, kemi disa probleme me ndërtimin e formacionit, pasi siç dihet, Arbri është i skualifikuar për shkak të kartonit të kuq që ka marrë në ndeshjen e kaluar, portjeri Dragojeviç ka qenë në spital sot ( dje ) për shkak të një problemi që ka pasur, po ashtu edhe Ahmeti po kalon një gjendje jo të mirë shëndetësore. Të tjerët janë të gjithë të gatshëm, duke përfshirë edhe Kdouh, që u rikuperua në kohë rekord nga dëmtimi që pësoi në Pogradec.”

FORMACIONI – Përsa i përket formacionit, ashtu siç e theksoi edhe trajneri Zmijani, portjeri Dragojeviç ka shfaqur probleme në seancën e fundit stërvitore. Portjeri malazez është helmuar dhe ka kaluar gjithë ditën e djeshme me probleme, duke bërë që situata të tij të përkeqësohet. Gjithsesi, ai ka udhëtuar me ekipin, por nuk është vendosur nëse do të aktivizohet nga minuta e parë. Në vend të tij pritet të luajë Sherri. Edhe në mbrojtje do të ketë ndryshime, ku Gurishta do të aktivizohet në vend të Arbrit, i cili do të mungojë për shkak të kartonit të kuq që ka marrë në takimin ndaj Partizanit, ndërsa në qendër do të aktivizohen Marku-Haxhaj, në krahun e majtë do të jetë Hakaj. Në qendër të mesfushës do të jenë Krymi dhe Haxhibuliç, kurse nga krahët Shtubina dhe Bardulla. Martinez do të jetë i vetëm në sulm, por i ndihmuar edhe nga Ahmeti, që do të vendoset pas tij.

Momentalisht, Flamurtari ndodhet në vendin e tetë me 1 pikë, ndërsa Vllaznia mban vendin e fundit me 0 pikë.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press



Ekipi i Tërbunit të Pukës është mposhtur në javën e katërt të kampionatit nga ekipi i Teutës. Në takimin e zhvilluar në Durrës, pukjanët kanë humbur me rezultatin 3-1.

Golat u shënuan nga: Lamçja 11′, Artur Magani 35′ dhe Gripshi 90’ për Teutën, ndërsa për pukjanët golin e “nderit” e realizoi Dhrami në minutën e 19′.

Ka qenë një lojë e barabartë nga të dyja skuadrat, por durrsakët përfituan nga gabimet e mbrojtjes pukjane dhe të portjerit Haxho.

Por, në fund të takimit, trajneri shkodran, Samuel Nikaj është shprehur i revoltuar jo për rezultatin e takimit, por për disa persona që po ndërhyjnë në punët e tij, duke mos e lënë të punojë i qetë.

“Ishte një ndeshje ku prodhuam futboll, edhe pse kemi bërë gabime individuale, veçanërisht në dy golat e parë me portjerin dhe golin e tretë me Lilajn. Duhet të ishim më të kujdesshëm, pasi mund të merrnim pikë. Dua të theksoj se në dhoma futen njerëz që i bëjnë presion skuadrës dhe japin mend për futbollin. Jemi profesionistë dhe nuk mund të vijnë në dhomat e zhveshjes persona që nuk kanë lidhje me sportin. Nuk jemi ekip amator që të ndodhin këto gjëra. Do të rishikoj pzoicionin tim, sepse më duhet ta di kush është i pari dhe i dyti në klub. Nuk mund të vazhdohet kështu. Unë kam ardhur të bëj punën time dhe kurrsesi nuk mund të pranoj që njerëz të tjerë të fusin hundët në skuadër.” – është shprehur Nikaj për SuperSport, pas përfundimit të takimit.

Pas 4 javësh kampionat, ekipi i Tërbunit ndodhet në vendin e shtatë, me 3 pikë.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press

Page 2 of 101

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO