21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36


Ditën e enjte në Tiranë do të zhvillohet Kampionati Kombëtar i sallave të mbyllura në atletikë. Themi i sallave të mbyllura sepse në fakt kështu është emërtimi por që në Shqipëri zhvillohet në kushte skandaloze, në qiell të hapur. Natyrisht, ky është një nga zhgënjimet e mëdha të njerëzve të këtij sporti me qeveritë, pasi nuk është bërë asgjë për të qenë në të njëjtin hap me botën sa i takon infrastrukturës sportive. Madje, mund të themi me bindje të plotë se jemi shumë larg edhe vendeve më të prapambetura në këtë drejtim. Megjithatë kampionati "i sallave të mbyllura" do të zhvillohet ditën e enjte në pistën e "Qemal Stafës". Në të, krahas ekipeve të tjera, do të marrë pjesë padyshim edhe ekipi i Vllaznisë. Kryetrajneri i tij Albert Marashi në një prononcim mediatik ka thënë: "Ne sigurisht që kemi pretendimet tona në shumë gara për të zënë vendet e para me sportistët që kemi. Këtë objektiv e bazojmë tek stërvitja që kemi bërë dhe forma që zotërojnë ato". Shumë i bindur për sukses është edhe atleti Izmir Smajlaj që do tentojë vende të para, si në garën e kërcimit së gjati ashtu edhe në atë të kërcimit trehapësh. "Do kërkoj vendet e para në këto dy disiplina, por pse jo do tentoj edhe rekordin e kërcimit së gjati në salla të mbyllura që është 7.60 m, megjithëse këtë mund ta kërkoj ta thyej ndoshta në Kampionatin Ballkanik të Sallave të mbyllura që do zhvillohet në fund të këtij muaji në Stamboll"-ka thënë ai.

 

 

 

 

Pas fitimit të Kupës së Shqipërisë, vajzat shkodrane janë pritur nga Kryebashkiaku

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO