18 Nentor 2018
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Talenti shkodran, Denis Pjeshka pranë kalimit në Itali

Vllaznia njihet si klubi që nxjerr çdo vit talentë në fushën e futbollit. Lojtarë si: Sukaj, Bala, Vajushi, Hysaj, e shumë të tjerë, janë “prodhim” i futbollit shkodran. Ato sot luajnë në klube të njohura evropiane, madje duke qenë edhe protagonist në ekipet ku ato luajnë. 

Ka edhe shumë talentë të tjerë që nuk e kanë pasur mundësinë për të luajtur jashtë Shqipërisë, kjo për shumë faktorë të ndryshëm. Lojtari i fundit që nxorri në pah aftësitë e tij ishte mesfushori i talentuar Arsid Kruja, i cili me lojën e zhvilluar arriti të fitonte një vend në formacionin titullar të ekipit të Vllaznisë. Mesa duket, ai do të jetë pjesë e ekipit shkodran edhe për këtë sezon, që pritet të fillojë me 23 gusht.  

Ky sezon pritet të zbulojë edhe shumë talentë të tjerë, të cilët nuk mungojnë asnjë vit në qytetin verior. Njëri prej tyre është Denis Pjeshka. Pjeshka është një mbrojtës, i cili ka luajtur 2 sezonet e fundit tek të rinjtë e Vllaznisë (U-19 ), duke i dhënë një siguri të madhe mbrojtjes shkodrane dhe duke fituar titullin kampion për të rinj, ashtu siç bëri edhe për 2 sezonet e mëparshme tek U-17. Ai nuk luan vetëm rolin e mbrojtësit, por edhe atë të mesfushorit, madje disa herë ka arritur të shënojë disa gola, duke ndihmuar ekipin e tij në arritjen e fitores. Dëshira e tij është të luajë në ndonjë klub evropian dhe mesa duket kjo dëshirë mund të realizohet shumë shpejt, pasi ai ka qenë në provë tek një ekip italian. 

Mbrojtësi 19 vjecar shkodran Pjeshka, ka marrë pjesë për 4 ditë në qytetin e Cozencas, nga 13 gusht deri me 17 gusht, në provë tek ekipi i Catanzaros, ekipi që militon në Seria C1/ B në Itali. Ky ekip e ka mbyllur kampionatin në vendin e 4, duke qenë shumë afër play-offit. Pjeshka është shoqëruar nga menaxheri Luan Shpuza dhe e ka kaluar me sukses provën e tij. Me shumë gjasa, në muajin janar drejtuesit e këtij klubi mund t'i ofrojnë një kontratë mbrojtësit shkodran. 

Vlen të theksohet se aktualisht Pjeshka është pjesë e ekipit të parë të Vllaznisë, por mesa duket do të jetë për një kohë të shkurtër, pasi në janar do të udhëtojë drejt Italisë. I pyetur nga “Shkodra Press” në lidhje me interesimin nga ana e klubit italian, Pjeshka ka konfirmuar një gjë të tillë dhe është i bindur se me 99% në janar është lojtar i këtij ekipi, pasi drejtuesit e atij ekipit janë të gatshëm për t’i ofruar një kontratë. Ai shprehet se është tepër i lumtur që është duke i’u dhënë një mundësi e tillë dhe me anë të këtij ekipi do përpiqet që të synojë më lartë. Nuk na mbetet gjë tjetër, vec se ti urojmë suksese talentit shkodran, dhe pse jo ta shohim sa më parë në Seria A, që është edhe ëndrra e tij.

 

Denis Bajraktari

Shkodra Press

Lexuar 2207 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO