15 Dhjetor 2018
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Jep dorëheqjen Samuel Nikaj, ja arsyet pse po largohem



Samuel Nikaj nuk do të jetë më trajneri i Vllaznisë U-19. Në fakt, ashtu siç ishte lajmëruar dje me një lajm Flash nga Shkodrapress, Nikaj kishte dhënë dorëheqjen nga 19-vjeçarët e akademisë Vllaznia sapo mësoi që në krye të ekipit të Vllaznisë u emërua si trajner i parë Luan Zmijani, por Nikaj ka dalë sot në një konferencë për shtyp para mediave për të shpjeguar vendimin e tij.

Në fillim, ai i uron suksese Luan Zmijanit në punën e tij si trajner i Vllaznisë.  Më pas, Nikaj thotë se ka mbetur i zhgënjyer nga zgjedhja e bordit, pasi Nikaj ishte një nga kandidaturat  për të qenë trajner i ekipit të parë të Vllaznisë.

Sipas tij, meqë kriteri bazë është liçensimi me Liçensën e UEFA PRO-së dhe nga CV-ja e tij, ai duhej të ishte trajneri i Vllaznisë.

“Aktualisht trajner i Vllaznisë U-19, me 16 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje; vjet isha zv.trajner i Vllaznisë dhe kam drejtuar disa ndeshje si trajner i parë; për dy vjet kam drejtuar ekipin e Adës dhe Burrelin si drejtor teknik; 3 herë kam dalë kampion i Shqipërisë ( 1 herë me U-17 dhe 2 herë me U-19 ); dhe duke u mbështetur në këto rezultate mendova se do të isha zgjedhja e parë, por isha i gabuar.” – u shpreh Nikaj.

Nikaj thekson se nuk është ndjerë i vlerësuar nga bordi dhe drejtuesit e Vllaznisë, për arsye se ndoshta nuk ka pasur ndonjë karrierë të madhe futbollistike, por kjo gjë nuk i duket si justifikim. Ai thotë se në punën e tij, gjatë këtyre viteve, ka punuar me drejtësi dhe i ka mbyllur dyert ndërhyrjeve të çdo tipi.

Gjithashtu, Nikaj shpreson se vendimet e bordit dhe te drejtuesve të mos kenë qenë për shkak të përkatësisë fetare apo bindjeve politike. Në fund, ai falendëron djemtë e ekipit dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Denis BAJRAKTARI
Shkodra Press

Lexuar 1573 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO