18 Nentor 2018
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Smajli firmos me Tiranën: Tifozët shkodran të më kuptojnë



Mbrojtësi lezhjan, Dritan Smajli, është zyrtarisht lojtari më i ri i ekipit të Tiranës. Pasi kishte arritur disa ditë më parë akordin me presidentin Halili, Smajli është prezantuar ditën e sotme përpara mediave në ambjentet e stadiumit “Selman Stërmasi”  si një nga përforcimet e para të kësaj vere për ekipin kryeqytetas. Bashkë me Smajlin ka firmosur një kontratë të re edhe futbollisti Ronald Gërçaliu. Pra, këto dy lojtarë janë blerjet e para të ekipit të Tiranës.

Por, kalimi i Smajlit tek ekipi i Tiranës duket se nuk i ka pëlqyer tifozëve shkodran, të cilët janë kundër zgjedhjes që ka bërë ish-mbrojtësi i Vllaznisë. Pas largimit nga Kukësi flitej se Smajli do të rikthehej tek Vllaznia, por me kalimin e ditëve kjo dëshirë e Smajlit dhe tifozëve të Vllaznisë u shua.

I kontakuar nga SHKODRA PRESS, Dritan Smajli shprehet se ekipi i Tiranës ka qenë e vetmja skuadër që i ka bërë një ofertë konkrete, ndërsa nga Vllaznia nuk ka pasur asnjë ofertë. Ai ndihet i lumtur që ka zgjedhur këtë ekip dhe do të kërkojë të arrijë titullin kampion që në sezonin e parë me kryeqytetasit.

“Dua t’ju them se ekipi i Tiranës ka qenë e vetmja skuadër që më ka bërë një ofertë konkrete, ndërsa ekipi i Vllaznisë nuk më ka bërë asnjë ofertë në asnjë moment. Jam i lumtur që zgjodha Tiranën, nje klub i madh që kërkon vetëm titullin kampion dhe kjo ishte një arsye më shumë përse zgjodha këtë ekip. Tani i përkas ekipit të Tiranës dhe kam një sfidë ku duhet të fitoj zemrat e tifozëve të Tiranës dhe besoj se do ia arrij shumë shpejt. Përsa i përket ekipit të Vllaznisë, i uroj çdo të mirë e në veçanti tifozëve të mrekullueshëm shkodran.” – shprehet Smajli.

Pikërisht, në lidhje me reagimin e tifozëve shkodran për kalimin e Smajlit tek Tirana, mbrojtësi lezhjan thotë: “Dua të sqaroj të gjithë tifozët e Vllaznisë, pasi e di që nuk e kanë pritur mirë këtë transferim. Prandaj, dua t’ju them se nuk mund të quhet ofertë vetëm një e folur në telefon. Tifozët e Vllaznisë i kuptoj shumë mirë, por edhe ata duhet të më kuptojnë mua. Kam pritur të paktën një muaj për të marrë një ofertë nga drejtuesit e Vllaznisë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Pastaj zgjodha të firmos me ekipin e Tiranës, që u interesua më shumë për mua.”

Smajli ka firmosur me Tiranën një kontratë 1 vjeçare me të drejtë rinovimi edhe vitin tjetër. Më parë, ai ka luajtur me Kastriotin, Besëlidhjen, Vllazninë dhe Kukësin.


Denis BAJRAKTARI
Shkodra Press

Lexuar 1888 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO