15 Dhjetor 2018
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Samuel Nikaj zë vendin e Plorit, emërohet trajner i Tërbunit të Pukës



Samuel Nikaj është zyrtarisht trajneri më i ri ekipit të Tërbunit të Pukës. Kështu, vendin e lënë bosh nga trajneri shkodran, Elvis Plori, e zë një tjetër trajner shkodran, i cili është Nikaj. Ky i fundit ka qenë trajner i ekipit të Mamurrasit në sezonin e kaluar, ku zhvilloi një sezon pozitiv, pasi Mamurrasi ishte një nga pretendentet kryesore për tu ngjitur në Kategorinë Superiore.

Por, ndeshja e fundit mes Tërbunit dhe Besëlidhjes bëri që pukjanët të arrinin Superioren për herë të parë që nga krijimi i klubit. Por, pas përfundimit të sezonit, trajneri Elvis Plori dha dorëheqjen në mënyrë të papritur dhe drejtuesit pukjan lëvizen menjëherë në kërkim të trajnerit të ri. Përflitej për shumë emra, si: Canaj, Haxhiosmanoviç, Egbo dhe shumë të tjerë, por në fund postin e trajnerit e mori tekniku shkodran, Samuel Nikaj.

Në një prononcim, gjatë ditës së sotme, për mediat e Shkodrës, Nikaj shprehet se kalimi i tij tek Tërbuni erdhi si rrjedhojë e marrëveshjes mes dy stafeve drejtuese të dy ekipeve. Ai falenderon presidentin e Mamurrasit, Ded Ndreca, dhe thotë se do të përpiqet për të bërë më të mirën në krye të Tërbunit.

“Në sezonin e kaluar isha pjesë e ekipit të Mamurrasit dhe e kisha si detyrim të vazhdoja kontratën me këtë ekip. Por, kalimi im tek ekipi i Tërbunit erdhi si rrjedhojë e marrëveshjes mes dy stafeve drejtuese të dy ekipeve dhe për këtë arsye falenderoj presidentin e ekipit të Mamurrasit, Ded Ndreca, sepse ky është një hap më cilësor për mua, me gjithë vështirësitë që ka ekipi i Tërbunit. Gjithsesi, unë do të mundohem të bëj sa më mirë punen time.” – u shpreh Nikaj.

Ai nuk dëshiroi të fliste që tani për objektivat e klubit dhe tha se do të bëj punën që është mësuar gjithmonë“E di se mediat dhe tifozët presin që të flas me fjalë të medha, por unë do të qëndrojë me “këmbë në tokë” dhe nuk do të ankohem, edhe pse ekipi është i shpërbërë, ku lojtarët aktual kërkojnë të largohen, por unë nuk jam tip që “vdes” nga frika. Do të bëj punen time që jam mësuar gjithmonë dhe me punë mund të arrihet çdo gjë.” - tha Nikaj.

Në fakt, Nikaj do të ketë një punë tepër të vështirë në krye të Tërbunit, pasi ky ekip nuk po kalon një gjendje të mirë, ku shumë lojtarë janë larguar. Portjeri Giljen, mesfushori Karakaçi, mbrojtësit Kepi dhe Lila janë lojtarët e fundit që janë larguar nga ekipi pukjan. Gjithashtu, ky ekip ka një problem edhe për punën e stadiumit, ku po bëhen të gjitha përpjekjet për të plotësuar kushtet e vendosuar nga FSHF-ja.

Ekipi i Tërbunit do të grumbullohet ditën e Hënë, me 13 Korrik në orën 19:30, ku do të zhvillohet seanca e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit të ri, Samuel Nikaj. Me zgjedhjen e trajnerit pritet të afrohen edhe disa lojtarë, për të plotësuar vendet e lënë bosh.

Kujtojmë se Tërbuni i Pukës, në edicionin e ri, do të jetë pjesë e Kategorisë Superiore, duke iu bashkuar ekipeve më të mira shqiptare.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press

Lexuar 2353 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO