23 Tetor 2018
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Fusha “Reshit Rusi” është gati për ndeshjet e Vllaznisë (FOTO)



Pas punimeve që kanë nisur në stadiumin “”Loro Boriçi”, ekipi i Vllaznisë ka qenë i detyruar të zgjedhë një fushë tjetër për të zhvilluar ndeshjet e para të Kampionatit Shqiptar. Kështu, shkodranët nuk janë menduar shumë dhe kanë zgjedhur fushën sportive “Reshit Rusi” për të zhvilluar ato ndeshje që do ti ketë si ekip vendas. Kjo fushë përdoret nga ekipi i Vllaznisë për të zhvilluar seancat stërvitore, ndërsa ekipet e Akademisë luajnë ndeshjet e tyre të kampionatit.

Sapo kanë nisur punimet në stadiumin “Loro Boriçi”, një veprim i tillë është ndërmarrë edhe në fushën “Reshit Rusi”. Drejtuesit shkodran kanë marrë udhëzimet nga FSHF-ja për të rregulluar dhe përmirësuar çdo gjë në mënyrë që kjo fushë të plotesojë kushtet e vendosura nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Vetë klubi Vllaznisë, ndërmjet një postimi në rrjetin social “facebook”, përmes faqes zyrtare, ka deklaruar se janë përmbushur të gjitha kërkesat e lëna nga përfaqesuesit e Federatës.

“Pas disa investimeve dhe punimeve që janë bërë në fushën sportive "Reshit Rusi", pritet që brenda kësaj jave atë ta inspektojnë përfaqësues të FSHF-së për të dhënë OK-in e liçensimit të saj në mënyrë që Vllaznia t'i luajë ndeshjet e para të kampionatit të ri aty. Klubi ka përmbushur të gjitha kërkesat e lëna më parë nga përfaqesuesit e Federatës dhe tashmë pritet vetëm miratimi i kësaj fushe në mënyrë që ndeshja e javës tjetër me Skënderbeun të luhet pikërisht në këtë fushë.” – shkruhet në deklaratën e klubit shkodran.

Por, Shkodra Press ka qenë ditën e sotme pranë kësaj fushe për të parë ecurinë e punimeve. Vlen për tu theksuar se fusha është rrethuar me mur në të gjitha anët dhe janë vendosur rreth 250 stola të sjellur nga stadiumi “Loro Boriçi”. Vendosja e stolave është bërë vetëm në njërin krah të fushës, ndërsa në krahun tjetër pritet të bëhet në ditët në vijim. Gjithashtu, është rregulluar tribuna VIP dhe e gazetarëve.

Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga starti i Kampionatit Shqiptar, mund të themi se Vllaznia do ta luajë ndeshjen ndaj Skënderbeut, në javën e parë, në fushën sportive “Reshit Rusi”. Shkodranët do të detyrohen ti luajnë në këtë fushë të gjitha ndeshjet e fazës së parë të kampionatit, pasi edhe punimet në stadiumin “Loro Boriçi” do të përfundojnë vetëm në muajin Nëntor.










DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press

Lexuar 2712 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO