21 Janar 2019
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Zmijani: Kam besim te skuadra, ja lojtarët që refuzuan Vllazninë



“Padyshim që unë jam fajtori për situatën që po kalon Vllaznia”. Kështu shprehet tekniku shkodran, Luan Zmijani. I ftuar në emisionin “Sport Arena” në një nga televizionet lokale të qytetit të Shkodrës, Zmijani ka folur për ecurinë negative të skuadrës së Vllaznisë. Pavarësisht rezultateve negative, ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Vllaznia.

“Padyshim që unë jam fajtori për situatën që po kalon Vllaznia. Nuk jam prej atyre që fshihem pas gishtit për t’iu shmangur përgjegjësive, por pranoj atë çfarë kam bërë. Nuk është në karakterin tim, prandaj nuk kam pse të jap dorëheqjen. Mund të kem gabuar, por kam shumë besim te kjo skuadër që kam ndërtuar, sepse sëbashku me të mund t’ia dalim të kthehemi te rezultatet pozitive, madje që nga ndeshja e kësaj jave me Laçin. Skuadra është, por natyrisht që ka patur ato problemet e veta të fillimit,sepse kanë ardhur shumë lojtarë e po ashtu nuk kemi patur as fat, sepse në tri ndeshjet e fundit kemi luajtur mirë.” – shprehet Zmijani.

Gjithashtu, tekniku shkodran i përgjigjet tifozëve, të cilët kërkojnë largimin e tij nga Vllaznia, duke thënë: “Se çfarë thonë tifozët, është çështje tjetër, por unë e thashë edhe më lart se nuk e kam në karakter të tërhiqem, por nëse drejtuesit e klubit dhe kryebashkiakja Ademi, mendojnë se jam unë e keqja e kësaj skuadre, atëherë jam gati të largohem. Megjithatë, e përsëris se kjo nuk është zgjidhja që i shërben skuadrës”.

Ndër të tjera, Zmijani ka folur edhe për ndërtimin e skuadrës, ku ka përmendur edhe lojtarët që kanë refuzuar Vllazninë në merkaton e verës.

“Për ndërtimin e skuadrës së këtij sezoni kam filluar të mendoj që pa mbaruar sezoni i kaluar. Planifikova lojtarët që do mbaja nga kontigjenti aktual dhe të tjerët që do merrnim dhe për këtë arsye hyra menjëherë në negociata me ta. Lojtarë të tillë: si Sykaj, Gocaj, Baci, Hajdari, Dibra nuk ishin në planet e mia. Dema insistonte për t’u larguar, sepse nuk ndihej mirë te Vllaznia dhe meqë kontrata ishte më të drejtë rishikimi dypalëshe, u la i lirë nga ana e klubit. Me Beqirin u bisedua dhe nuk është e vërtetë se klubi nuk e respektoi. Tafili kërkoi rritje të kontratës dhe unë, pasi mora miratimin e klubit, ia plotësova kërkesën e tij, por një ditë të bukur marrim vesh se ai ka dalë në stërvitje te Partizani. Edhe me Likën u ra dakord, por në skenë doli një ofertë e Tiranës për t’i larë edhe një borxh të mëparshëm prej 30 mijë eurosh dhe lojtari na kërkoi mirëkuptim për të firmosur në kryeqytet. Keshtu, u detyruam të hynim në merkato. Unë kisha hartuar një listë me lojtarët që dëshiroja dhe me ta kam nisur kontaktet që në muajin maj. Kam folur fillimisht me shkodranët. Ansi Nikes i ofrova më shumë sesa kishte marrë te Teuta, por ai donte 4 mijë euro në muaj dhe ne nuk kishim mundësi t’ia jepnin dhe ai zgjodhi Kukësin. Kemi kontaktuar me Vucajn dhe i kam ofruar 50 milionë lekë. Ai fillimisht u tregua i gatshëm, por më pas zgjodhi Tiranën. Kisha dëgjuar se Sukaj vinte edhe pa lekë te Vllaznia, i kam telefonuar dhe i kam thënë se cilat ishin pretendimet e tij financiare dhe përgjigja ka qenë: më jepni 50 mijë dollarët që klubi më ka marrë kur kam shkuar në Iran dhe kthehem. Nuk ishte një çështje që më takonte mua dhe, për rrjedhojë, edhe me të u mbylla. Kam ngulur këmbë që të merrnim Krujën, por problemet që kishim me klubin arab, bënë që ai të mos huazohej te Vllaznia. Së fundi, i kemi bërë ofertë edhe Edon Hasanit, që luan te Kukësi, madje bashkë me Musollin. Të dy ishin të gatshëm në një moment të braktisnin këtë ekip, por në fund nuk i lanë të iknin dhe historia me ta u mbyll. Këta ishin shkodranët e vetëm që unë dëshiroja të kisha në ekip, sepse mendoja që ishin lojtarë me vlera dhe do t’i shërbenin Vllaznisë. Pasi dështuam me këta lojtarë, kemi negociuar me mbrojtësin e Partizanit, Krasniqi, por ai ndryshoi mendje dhe u kthye te Partizani. Kemi biseduar me Pashajn, Zeqirin, Veliun, Shametin e po ashtu ishim pranë marrjes në formë huazimi të Jashanicës dhe Lulajt nga Skënderbeu, por asnjëri prej tyre nuk u realizua për një apo një arsye tjetër. Me të fundit me të cilin kemi qenë në bisedime ka qenë Lena i Flamurtarit, por në fund edhe ai ndryshoi mendim. Nëse do vinin vetëm një pjesë e tyre, besoj se gjendja te Vllaznia do të ishte ndryshe, por këto nuk u realizuan dhe jo për fajin tonë. Të gjendur përballë një fakti të tillë, ndërhymë sërish në merkato dhe morëm 12 lojtarët që kemi aktualisht në skuadër. Nuk jam i zhgënjyer pse i kemi marrë ata.” – thekson Zmijani.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press

Lexuar 11339 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO