Printo kete faqe

Laçi thellon krizën e Vllaznisë duke e mposhtur në Pukë



Vllaznia rregjistron humbjen e pestë rradhazi në po kaq ndeshje të zhvilluara në sezonin e ri. Shkodranët janë mposhtur me rezultatin e ngushtë 0-1 nga ekipi i Laçit, në takimin e zhvilluar në Pukë në orën 13:00.

Ka qenë Xhejms, i cili ka shënuar në fundin e pjesës së parë, duke i dhënë fitoren ekipit kurbinas.

Loja ka nisur më mirë për laçjanët që kanë rrezikuar që në fillim me Veliaj. Pikërisht ky lojtar kroson nga e djathta drejt zonës dhe Mitraj godet me kokë duke shënuar, por ka pozicion jashtë loje. 

Kundërpërgjigjet Bardulla në minutën e 7-të, por pret portjeri Vujadinoviç.

Është përsëri Xhejms, i cili rrezikon porten shkodrane në minutën e 25-të, por topi devijohet nga portjeri Dragojeviç.

Në minutën e 32-të, Lushtaku jep një pasim për Martinez, por bllokon në momentin e fundit mbrojtësi shkodran Gocaj duke e larguar topin. 

Kur pjesa e parë po i drejtohej fundit, në minutën e 43-të, Xhejms do të gjente golin duke shënuar me kokë pas një krosimi nga e djathta.

Pjesa e dytë nis më mirë për Vllazninë që është më kërkuese ndaj golit.

Por, në minutën e 52-të, Xhejms niset me shpejtësi drejt zonës, pason te Nimani i cili i vetëm përballë portjerit bën më të vështirën duke e gjuajtur topin mbi shtyllën horizontale.

Në minutën e 65-të,  Kalaja shërben për Lushtakun në krahun e djathtë i cili nuk pason për shokët, por tenton goditjen drejt portës. Janë mbrojtësit e Laçit që bllokojnë gjuatjen e mesfushorit kosovar.

Në minutat e mbetura, Vllaznia përpiqet të gjejë golin e barazimit, por Laçi mbrohet mjaft mirë. Nuk ka më ndonjë rast të rrezikshëm dhe takimi mbyllet me fitoren e Laçit. 

Me këtë humbje, shkodranët ndodhen në fund të tabelës me 0 pikë dhe javën e ardhshme luajnë ndaj Kukësit.


DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press

Lexuar 8627 here