24 Shtator 2017
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Zmijani: Do të takohem me drejtuesit për të diskutuar rreth të ardhmes time



Humbja ndaj Laçit ka zhgënjyer edhe trajnerin Zmijani, i cili është i kënaqur me lojen e skuadrës së tij, por “qan” pikët e munguara.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri shkodran ka deklaruar: “Jam i kënaqur me lojen e skuadrës, por më kryesorja, pikët, po mungojnë. Është situatë kritike, pasi ne 5 ndeshje kemi 5 humbje, por rezultati i ndeshjes qe u zhvillua sot nuk përshtatet me lojen tonë. U ndëshkuam me një episode nga Xhejms. Mund të ndëshkoheshim edhe më shumë, por me pak fat mund të kishim barazuar edhe ndeshjen. Të vjen keq kur ndëshkohesh në një rast të vetëm. Vllaznia e kohës sime ka pasur më shumë cilësi dhe më shumë shpirt gare. Kemi zhvilluar një takim me kryetaren e Bashkisë Shkoder, por edhe me bordin e vjetshëm. Kemi diskutuar shumë gjëra për problematikën tone dhe mendoj se takimi ka qenë pozitv, pavarësisht se i vonuar. Ka për të qenë ende Zmijani apo jo në drejtim ? Kjo s’ka rëndësi, sepse unë se kam marrë me tapi Vllazninë. Rruga ime dhe e Vllaznisë do të ndahen një ditë. Për më tepër kur rezultatet mungojnë, kjo gjë është edhe më afër. Persa i perket pezullimit te Shtubines, ai ka pasur një komunikim jo të mirë me stafin dhe për këtë gjë e kam pezulluar. Por dihen vlerat e tij dhe une e quaj ndihmësin tim, por në këtë moment s’ishte e hijshme ajo situatë që krijoi Shtubina. Duhet të jemi model tek disiplina dhe duhet të keni parasysh se Vllaznia do të eci përpara pa Zmijanin, pa Shtubinën, asnjë individ s’mund të shpëtoj Vllazninë. Une do të takoj drejtuesit e klubit dhe do të diskutoj për problematikat që kemi, si edhe për të ardhmen time.”

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press

Lexuar 1824 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO