22 Korrik 2017
 Facebook Twitter YouTube 
RAPORTO
Na kontaktoni në info@shkodrapress.com - E hene, 14 Prill 2014 16:36
Na shkruani për çdo shqetësim që doni të bëni publik në info@shkodrapress.com - E merkure, 10 Dhjetor 2014 22:36

Sa shumë emra për stolin e Vllaznisë….



Largimi i trajnerit Luan Zmijani nga ekipi i Vllaznisë ka bërë që drejtuesit shkodran të kërkojnë një trajner të ri. Po përfliten shumë emra, që kanë qenë edhe më parë pjesë e Vllaznisë, por ka edhe prej atyre që kërkojnë një eksperiencë të re me ekipin shkodran. 

Pas largimit të Zmijanit, alternativat e para që u menduan për ta zevendesuar ishin: Elvis Plori dhe Samuel Nikaj. Por, këto dy trajnerë momentalisht janë pjesë e dy skuadrave. Përkatësisht, Plori është trajner i Kastriotit të Krujës në Kategorinë  e Parë, ndërsa Samuel Nikaj vazhdon të jetë trajner i Tërbunit të Pukës në Kategorinë Superiore.

Duke qenë se si Plori ashtu edhe Nikaj janë pjesë e këtyre dy ekipeve, mundësitë që njëri prej këtyre dy trajnerëve të afrohet te Vllaznia janë të pakta.

Por, të gatshëm për të drejtuar ekipin e Vllaznisë janë edhe tre ish-trajnerë të këtij ekipi.

Bëhet fjalë për trajnerin shkodran Edi Martini, malazezin Dervish Haxhiosmanoviç dhe italianin Baldo Raineri.

Edi Martini e ka drejtuar para disa vitesh ekipin e Vllaznisë dhe tani po shihet si një alternativ serioze për stolin shkodran.

Përsa i përket dy të huajve, ashtu sic dihet Haxhiosmanoviç është i njohur për ekipin e Vllaznisë për shkak të suksesit që ka pasur te ky ekip, ndërsa Raineri e shpëtoi ekipin shkodran nga rënia në një kategori më poshtë në sezonin e kaluar, pavarësisht se u largua për mungesë të rezultateve pozitive.

Edhe ish-trajneri i Flamurtarit, Ernest Gjoka dhe ish-futbollisti i Vllaznisë dhe Tiranës, Klodian Duro, janë shprehur të gatshëm për të marrë përsipër drejtimin e Vllaznisë. Burime të sigurta pranë Duros e pohojnë një gjë të tillë, edhe pse ish-futbollisti i Vllaznisë nuk e ka shfaqur hapur një dëshirë të tillë.

Por, nuk janë vetëm këto 7 trajnerë apo persona që kërkojnë drejtimin e Vllaznisë.

Eugent Zeka dhe Adrian Barbullushi janë dy emrat më të fundit që i shtohen listës së trajnerëve që dëshirojnë të jenë pjesë e Vllaznisë.

Dëshiren e tij për të drejtuar ekipin e Vllaznisë, Zeka e ka shfaqur me një letër drejtuar kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, dhe tashmë edhe ai shihet si një alternativ për ekipin e Vllaznisë, ndërsa Barbullushi ka qenë ish-futbollist i Vllaznisë në fundin e viteve 80’dhe ka disa vite që jeton në Greqi, ku punon si trajner.

Tani, drejtuesit e Vllaznisë kanë shumë emra në “tavolinë” dhe do të jenë ato që do të vendosin se cili prej këtyre emrave do të drejtoje Vllazninë, e cila ndodhet në një gjendje të vështirë si asnjëherë më parë në këto vite të fundit.

Kujtojmë se shkodranët në 5 javë kampionat kanë rregjistruar 5 humbje dhe ndodhen në fundin e tabelës me 0 pikë.

DENIS BAJRAKTARI
Shkodra Press

Lexuar 2169 here

Te pergjithshme

Qejt e rrugave

Qejt e rrugave

Rozafa Shpuza / Ata sfidojnë indiferentë zhumhurin qytetas e nuk bahen merak se kanë bjerrë amanetin...

Dritëhije

Dritëhije

Zija Vukaj/  Aty në pedonalen e qytetit tim, ku përqafohen dashuritë e feve të mëdha abrahamike,...

Njeriu që thotë “JO”

Njeriu që thotë “JO”

Nga Javier Cerkas Mena  Përgatiti Zija Vukaj   E dimë ç’është intelektuali: bëhet fjalë për një person që,...

SONDAZH

Ku do i bëni pushimet e verës?

Brenda Shqipërisë - 39.1%
Nuk do bëj pushime - 37.9%
Jashtë Shqipërisë - 23%

Votat totale: 87
The voting for this poll has ended on: 20 Aug 2015 - 16:03

VIDEO PROMO

VIDEO PROMO